Sections Sections

    Pese postuesit e javes


    V-Rave
    Anėtar i ri
    Posts: 305

    Hbk
    240

    iLirjam
    139

    theaxeofpain
    117

    gafi
    88

    Fotografite e fundit

    Recent Forum Posts Recent Forum Posts

    Hahahahahahaha.... Shko tek postimi i fundit

    PetritKola ON 12-03-10

    Miratohet rezoluta per heqjen e vizave

    Une nuk e kuptoj kete. Si mund te miratoje kuvendi jone rezoluten per liberalizim vizash me bashkimin europian? Nuk e kemi ne ne dore diēka te tille. Me duket paksa absurde. Shko tek postimi i fundit

    KuBaNiTo ON 12-03-10

    Miratohet rezoluta per heqjen e vizave

    Normal qe do bie milan ska lejtar qe luajn pasi mosha mesatare esht 35 vjec. Shko tek postimi i fundit

    Opium ON 12-03-10

    Milani, Berlusconi fik televizorin

    Shyqyr qe ran njeher dakort se na lodhen , mos gaboj dhe doganat me BE do hiqen shum shpejt ne vere. Shko tek postimi i fundit

    Opium ON 12-03-10

    Miratohet rezoluta per heqjen e vizave

    Ska llogjik ti dali brir kocakt tani filloj e zvloghen e jo ti shtohen lol , kto lajmet jan ber qeshni me sport Shko tek postimi i fundit

    Opium ON 12-03-10

    Njėqindvjeēares i doli briri nė ballė

    Recent Articles Recent Articles

    Toka ėshtė njė anije kozmike nė hapėsirė


    6 miliardė banorė, burime tė limituara dhe njė planet drejt shkatėrrimit. Kjo ėshtė gjendja aktuale e Tokės. Edhe pse kemi arritur nė pikėn kritike, nuk ka organizėm ndėrkombėtar qė na bėn tė biem nė njė mendje pėr tė ndaluar efektin serrė dhe pėr tė drejtuar burimet

    “Toka ėshtė djepi i njerėzimit, por njeriu nuk mund tė jetojė pėrjetėsisht nė djepin e tij”, shkruante Konstantin Tsiolkovsky, shkencėtar rus nė fillim tė shekullit XX, duke profetizuar nisjen e qenieve njerėzore drejt planetėve tė tjerė. Por ndryshe nga thėnia e tij, e ardhmja jonė po zhvillohet nė njė mėnyrė tjetėr. Sipas dy astrofizikanėve, Roger Maurice Bonnet, president i “Cospar”, Komiteti pėr Kėrkimet Hapėsinore, dhe Lodewijk Woltjer, nuk ekziston njė Tokė tjetėr. Duhet tė qėndrojmė kėtu ku jemi, nė kėtė planet, duke u pėrpjekur tė kapėrcejmė ēdo problem qė del dhe me shpejtėsi madje. Nė studimin “Tė mbijetosh 1000 vjet: a do tė mundemi?”, dy shkencėtarėt ekzaminojnė rreziqet qė na kanosen dhe zgjidhjet e mundshme, duke pėrfshirė kėtu edhe “braktisjen e anijes” dhe kėrkimin e planetėve tė tjerė pėr t’i pushtuar.

    Nė brendėsi tė sistemit diellor, teorikisht planeti Mars do tė ishte mė i pėrshtatshmi, por do tė duheshin dhe 200 vjet pėr tė pasur njė atmosferė si e jona. Veē tė tjerash, thekson Bonnet, “variacionet kaotike tė aksit tė rrotullimit marsian do tė shkaktonin katastrofa tė tmerrshme natyrore”. Situata nuk do tė ishte mė e mirė nė planetėt e Venusit dhe Uranit. “Njė spostim jashtė sistemit diellor do tė kėrkonte udhėtime pėr mijėra vjet nė autonomi totale”, thotė Bennet, “ndėrkohė qė sot ėshtė i mundur sigurimi i qenieve njerėzore nė hapėsirė vetėm pėr njė apo disa muaj. Gjithsesi metabolizmi i personave qė do tė gjendeshin nė bord, nė harkun kohor tė pak viteve, do tė modifikohej nga lindjet dhe vdekjet. Dhe pėr ta mbyllur, do tė ishte e pamundur ta transferonim tė gjithė njerėzimin, kėshtu qė kujt do t’i takonte tė vendoste se cili do tė ngjitej nė bord e cili jo?”
    Meteorė dhe yje

    Pra nuk mund tė lėvizim qė kėtu. Por cilat janė rreziqet qė na kanosen dhe a mund t’u bėjmė ballė atyre? Ėshtė e mundur qė tė verifikohen pėrplasjet me asteroide tė mėdhenj, por sot ka mė pak trupa qiellorė tė rrezikshėm, sesa nė kohėrat e para tė sistemit diellor. Gjithsesi, njė pėrplasje me njė meteor mund tė parashikohej dhe mė pas tė ndėrhyhej duke i devijuar trajektoren. Pėr sa u pėrket rreziqeve tė tjera kozmike, si ndryshimi i fushės manjetike tokėsore, ose futja e sistemit diellor nė njė krah tė ri tė galaktikės, “gjithēka ka ndodhur, por nuk ka pasur katastrofa”, thekson Bonnet. Sigurisht nga pikėpamja gjeologjike Toka mund tė fshehė edhe ndonjė surprizė tė pakėndshme, tė tipit supershpėrthime vullkanike.
    Koha ka skaduar

    Problemi kryesor ėshtė se nė Tokė po shterojnė tė gjitha burimet natyrore. Sipas dy shkencėtarėve, brenda 60 vjetėve nuk do tė kemi mė naftė, madje edhe rezervat e mineraleve tė tjera do tė jenė ezauruar. E gjitha kjo ėshtė rezultat i njė rritjeje demografike pa precedent dhe e zhvillimit industrial qė e ka shoqėruar. Sot popullsia e botės ėshtė 6 miliardė banorė dhe ėshtė parashikuar qė do tė arrijė nė 9.4 miliardė brenda vitit 2050, pėr tė vazhduar me 11 miliardė rreth vitit 2200. Pėr fatin tonė rritja demografike po rrallohet. “Ėshtė njė tendencė qė duhet konfirmuar”, thotė Bonnet, “sepse bota nuk mund tė mbajė 11 miliardė banorė, me njė mėnyrė jetese si ajo europiane”. Veē tė tjerash rritja e popullsisė ėshtė njė nga shkaqet e ngrohjes globale: edhe nėse do tė merreshin menjėherė masa drastike, fenomeni do tė vazhdonte pėr inerci pėr dhjetėra vjet. Ēfarė duhet bėrė? Sipas dy shkencėtarėve, receta pėr mbijetesėn e njerėzimit fillon me ndalimin e rritjes sė popullsisė dhe mbajtjen e rritjes sė ekonomisė nė nivelin zero. Duhet tė zvogėlohet emetimi i gazit serrė dhe riciklimi i plehrave tė bėhet i detyrueshėm. Gjithashtu duhet investuar nė zhvillimin e energjisė sė rinovueshme dhe kėrkimet pėr shpėrthimet bėrthamore. Por qė kjo tė ishte e mundur, duhet njė qeveri botėrore, e cila tė jetė nė gjendje tė zgjidhė problemet e njerėzimit. Mund tė bėhet?
    Vende dhe strategji

    “Njė lloj fuqie qė tė kapėrcejė atė tė Shteteve tė Bashkuara nuk ėshtė e mundur, e ndoshta nuk do tė ishte as e nevojshme”, bėn tė ditur njė docent i shkencave politike nė njė universitet tė Milanos. “Ėshtė momenti qė tė mendojmė pėr formimin e rajoneve tė mėdha si Europa, qė tė veprojnė sė bashku mbi qėllimet globale, tė tipit ekologjik dhe demografik, por edhe kundėr luftės pėr pabarazinė gjinore, rregullimin e tregjeve ekonomike dhe paqen. Por qė kėto strategji tė funksionojnė, nuk mjafton vetėm veprimi i qeverive. Nevojiten organizma tė tjerė dhe tė gjithė ne qė ta forcojmė edhe mė shumė kėtė rol”.

    •shqip•
    This article was originally published in forum thread: Toka ėshtė njė anije kozmike nė hapėsirė started by evi3 View original post
    Comments 1 Comment
    1. Avatari i scorpione29
      Ky eshte vertete shqetesim i madhe, dhe eshte emergjente, ndryshimet klimaterike duhet te na bejne qe te mendojme seriozisht se menyra jone e jeteses nuk eshte brenda ligjeve te natyres. Kjo menyre te jetuari, duke shpenzuar energji ne keto nivele ka ardhur koha te jete e patolerueshme, sepse te gjitha keto bien ne vesh te shurdher, Ky model zhvillimi eshte i gabuar, sepse po demton rende, ekuilibrin e jetes ne toke, shume gjallesa po fillojne te zhduken dhe kjo duhet te jete nje kambane alarmi, duhet te na beje te reflektojme...
      Po me sa dukrt ne nuk kemi gje ne dore.....
      ...Te heqesh dore nga shfrytezimi i naftes nuk eshte aq e lehte, kjo do te thote te paralizosh te gjithe industrine ne te gjithe boten, do te ndodhte nje cekuiliber ekonomik, qe do te rendonte me se shumti,puntoret qe jane te varur direkt ose indirekt nga ndustria e nafteste ardhurat qe ata marrin nepermjet punes se tyre ne kete industri. Ky model zhvillimi eshte i gabuar, sepse propozon te vetmin burim energjie,naften, qe ne po vuajme sote pasojat . Behet shume pak per energjite e rinovuara qe kane impakt zero mbi mjedisin si energjia e eres , e ujit.Mendimi ime eshte se duhet ti drejtohemi energjise nukleare , si e vetmja shprese, per te dale nga kjo krize,...eshte e vertete se eshte me rrezike te larte, por duhet punuar per te inventuar nje teknologji te sigurte qe do te ishte edhe zgjidhja afatgjate. NE TE GJITHE BOTEN QARKULLOJNE ME MILIONA MAKINA QE NDOTIN AMBIENTIN CDO DITE. ALTERNATIVA E KESAJ ESHTE GJETUR SI MAKINA ELEKTRIKE APO AJO ME CELULA HIDROGJENI, POR NUK PERDOREN NE MASE TE GJERE , PERDERISA DO TE GJEJNE GJITHMONE NJE PENGESE , ESHTE FJALA PER INTERESA MULTIMILIARDERE QE NGA SHOQERITE MULTINAZIONALE, ASHTU EDHE QEVERITE E VENDEVE TE ZHVILLUARA SI ATO TE EVROPES PERENDIMORE, USA, DHE VENDET E LINDJES SE LARGET,EKONOMITE E KETYRE VENDEVE DO TE FALIMENTONIN NE MOMENT, DHE DO TE ISHTE NJE KATASTROFE ME PERMASA GLOBALE, MJAFTONE KETU TE PERMENDIM KRIZEN EKONOMIKE BOTERORE QE PO KALOJME,KJO KRIZE U SHKAKTUA NGA SHTRENJTIMI I NAFTES, PERSHKAK TE ZVOGELIMIT TE REZERVAVE TE NAFTES NE TREGUN BOTEROR, NAFTA NE TREG ISHTE E PAKET DHE KERKESA PER NAFTE ISHTE E MADHE KJO GJE RRITI NE MENYRE ARTIFICIALE CMIMIN E NAFTES , QE PASTAJ U REFLEKTUA NE TE GJITHE KATENEN INDUSTRIALE. UNE KAM FRIKE SE HEQJA DORE NGA SHFRYTEZIMI I NAFTES NUK KA PER TE NDODHUR KURRE, PER ARSYET QE THASHE ME LARTE, KRIZA E KALUAR ISHTE NJE TEST PER KETE PROBLEM