Shqiptarėt herė pakicė e herė bashkėsi etnike por asnjėherė tė barabartė me maqedonas
by
Published on 04-02-10 02:26
Nė Maqedoni nuk mund tė bėhet fjalė pėr marrėdhėnie tė mira ndėretnike, pasi qė ashtu si edhe nė federatėn ish jugosllave, ku shteti ishte vetėm i sllavėve tė jugut, pa dhėnė asgjė pėr popujt tjerė jo sllav, tė cilėt quheshin kombėsi. Edhe nė Maqedoninė post jugosllave, maqedonasit qofshin, me prejardhje sllave, apo edhe ata qė tani janė ri pagėzuar si antik, kanė vetėm njė synim, ndėrtimin e shtetit etnik maqedonas, me ndihmėn e atyre qė herė i quajnė pakica e herė bashkėsi etnike, por asnjėherė tė barabartė me vetveten. Apo thėnė ndryshe ata nuk janė tė gatshėm tė bėjnė marrėdhėnie tė mira ndėretnike, sepse kjo nėnkupton tė marrėsh diēka qė tė duhet, nga ata me tė cilėt bashkėjeton, por edhe tu japėsh atyre atė pėr tė cilėn kanė nevojė. Por deri mė tani jemi dėshmitarė se nė Maqedoni po ndodhė vetėm procesi i njėanshėm, ai i marr-marrjes, ku ėshtė pėrjashtuar dhėnia. E nėse kėtė e sqarojmė nė kontest tė dy blloqeve politike, blloku politik maqedonas insiston vetėm nė marrje. Por pėr ēudi blloku politik shqiptar nė plot njėzet vitet e kaluara ka qenė i gatshėm vetėm tė jap, me shpresėn se njė dit do tė marr, edhe pse ajo dit assesi tė vijė. Dhe nė krejt kėtė dėshtim tė bllokut politik shqiptar, arsyetimi gjithmonė gjendet te insistimi i faktorit ndėrkombėtarė, pėr marrėdhėnie tė mira ndėretnike. Por kėtu ose bėhet gabim i qėllimshėm, ose nuk ėshtė kuptuar sa duhet porosia. Faktori ndėrkombėtarė gjithnjė ka insistuar pėr marrėdhėnie tė mira ndėretnike, apo thėnė mė qartė marrėdhėnie midis etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar, e jo nėnshtrim i plotė i shqiptarėve dhe sundim absolut i maqedonasve. Askush nė botė nuk insiston e bile as qė ka pranuar dikush maqedonizimin e Lekės sė Madh, e Gonxhe Bojaxhiut, apo sė fundmi edhe tė fėmijėve gjashtėvjeēar shqiptar. Kėtė faktori ndėrkombėtarė po e refuzon disa herė me radhė, meqė pikėrisht kėtu qėndronte arsyeja, si atėherė kur politika maqedonase, mori veton e parė pėr anėtarėsim nė NATO, ashtu edhe me reprizėn e vetos sė dytė, nė caktimin e datės pėr fillimin e bisedimeve pėr anėtarėsim nė BE. Njė refuzim mė i rij i politikės maqedonase, ishte edhe letra e pėrfaqėsuesit tė OSBE-sė nė Maqedoni, dėrguar nė adresė tė Qeverisė, e cila mes rreshtash porosiste, kujdes se shqiptarėt edhe mund tė lodhen duke dhėnė, mendoni pak edhe tu jepni diēka. E un kėtu do tė pyesja, a pyetet kush, athua a u lodhėn shqiptarėt duke ndėrtuar shtetet e huaja? Dhe kur e parashtroj kėtė pyetje, kam parasysh kontributin e shqiptarėve, pėr ndėrtimin e disa shteteve, por unė do tė pėrmendja vetėm kontributin pėr ndėrtimin e shtetit turk e grek, ku shqiptarėt aktualisht, jo vetėm qė nuk gėzojnė kurrfarė tė drejtash kombėtare, por i janė nėnshtruar plotėsisht asimilimit. Prandaj kėtu edhe njė herė duhet pėrkujtuar se shtėpia nuk ėshtė ēdo herė e mjeshtrit qė e ndėrton, por e atij qė ka dokumentet e pronėsisė. E nė rastin e shteteve dokument pronėsie ėshtė kushtetuta, e cila definon se i kujt ėshtė shteti. E sipas kushtetutės aktuale, Maqedonia ėshtė shtet unitar, apo thėnė mė qartė ka vetėm njė pronarė, maqedonasit. E bashkėsia e njėzet pėrqinshit dhe bashkėsitė tjera kanė tė drejtė tė jetojnė dhe punojnė nė hapėsirėn maqedonase. Por ėshtė e qartė se nėse jetoni nė saje tė punės qė bėni ne ndėrmarrjen e njė pronari, duhet tė flisni gjuhėn e tij. Duke u nisur pikėrisht nga kjo, Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, si stėr-stėrnipi i vetėshpallur i Aleksandrit tė Maqedonisė, kėrkon qė tė gjithė ti binden urdhrit tė tij, e me krenari tė mėsojnė maqedonishten sllave. Prandaj kėtu dikund ose duhet ti jepet fund kėsaj parodie, e cila shumė herė kemi thėnė se na ėshtė bėrė monotone, ose duhet tė pranojmė se jemi mėsuar e smund tė jetojmė pa tė. Apo thėnė mė qartė duhet tė binden edhe skeptikėt mė tė mėdhenj nga radhėt tona, se ėshtė koha e fundit, qė shqiptarėt tė dinė ēka duan nė kėtė shtet. Nėse me partnerin e keq nė biznes nuk keni arritur tė bėni marrėdhėnie gojore, pėr tė definuar ēėshtjen e pronėsisė, nuk ja vlen tė tentoni deri nė pafundėsi ta bindni se edhe ju keni hisen tuaj nė atė pronė, duhet definuar juridikisht se ju jeni bashkėpronarė, apo siē thotė populli ortak. E pėr tė qen bashkėpronar tė njė shteti dy popuj, ėshtė e pa mundur deri sa karakteri i shtetit ėshtė unitar, e jo federal. Prandaj ėshtė koha qė secili qė ka marr mbi supe fatin e popullit, tė rishqyrtoj veprimet e tija tė deritanishme dhe pėrcaktimet programore pėr tė cilat angazhohet ai dhe subjekti i tij politik. Le tė bėjmė krahasime me shtetet tjera dhe tė bindemi se nė asnjė shtet unitarė nė botė nuk ka dy gjuhė zyrtare, gjithkund ku ka dy gjuhė dhe popuj tė barabartė, shtetet janė tė definuar si federale. Prandaj ata qė nuk janė tė gatshėm tė shkojnė mė tej, siē u tha nė njėrin nga kongreset e fundit partiake, le tė pushojnė pak, apo un do tė thoja le tė shtrihen plotėsisht, sepse shqiptarėt janė lodhur e stėrlodhur me lojėrat e politikės ditore, qė nėnkupton aktualizim e ri aktualizim tė disa temave tė nxehta, vetėm sa pėr tė mbajtur vėmendjen e opinionit tek ata. Nė fakt shqiptarėt ndodhen ende nė epokėn e PPD-sė, ku gjėrat zhvillohen ne stilin ne kėrkojmė, e ata sna japin dhe gjithēka merr fund me njė spektakėl te rremė medial patriotik. Por populli njė ditė moti u ra kambanave dhe natyrisht e shpalli tė vdekur atė qė e kishte dėshpėruar, atėherė PPD-nė, e sot? ATHUA PĖR KĖ BIEN KĖMBANAT?
Naim SINANI /lajmpress.com/