Duke shfaqur rezultatet 1 nga 12 e 12

Temė: Kohet e foljes

  1. #1
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim Kohet e foljes

    pjesore = shkrua-r
    paskajore = per te shkruar
    percjellore = duke shkruar

    1. zgjedhimi vepror:

    a. menyra deftore

    a.1 e tashme

    shkruaj

    shkruan

    shkruan

    shkruajme

    shkruani

    shkruajne

    a.2 e tashme e caktuar

    jam duke shkruar

    je duke shkruar

    eshte duke shkruar

    jemi duke shkuar

    jeni duke shkruar

    jane duke shkruar

    a.3 e kryer

    kam shkruar

    ke shkruar

    ka shkruar

    kemi shkruar

    keni shkruar

    kane shkruar

    a4 e pakryer

    shkruaja
    shkruaje
    shkruante
    shkruanim
    shkruanit

    a5 e pakryer e caktuar

    isha duke shkruar
    ishe duke shkruar
    ishte duke shkruar
    ishim duke shkruar
    ishit duke shkruar
    ishin duke shkruar

    a6 me se e kryer

    kisha shkruar
    kishe shkruar
    kishte shkruar
    kishim shkruar
    kishit shkruar
    kishin shkruar

    a7 e kryer e thjeshte

    shkrova
    shkrove
    shkroi
    shkruam
    shkruat
    shkruan

    a8 e kryer e tejshkuar

    pata shkruar
    pate shkruar
    pat (i) shkruar
    patem shkruar
    patet shkruar
    paten shkruar

    a9 e ardhme

    do te shkruaj
    do te shkruash
    do te shkruaje
    do te shkruajme
    do te shkruani
    do te shkruajne

    a10 e ardhme II

    kam per te shkruar
    ke per te shkruar
    ka per te shkruar
    kemi per te shkruar
    keni per te shkruar
    kane per te shkruar

    a11 e ardhme e perparme

    do te kem shkruar
    do te kesh shkruar
    do te kete shkruar
    do te kemi shkruar
    do te keni shkruar
    do te kene shkruar

    a12e ardhme e se shkuares

    do te shkruaja
    do te shkruaje
    do te shkruante
    do te shkruanim
    do te shkruanit
    do te shkruanin

    a13 e ardhme e se shkuares II

    kisha per te shkruar
    kishe per te shkruar
    kishte per te shkruar
    kishim per te shkruar
    kishit per te shkruar
    kishin per te shkruar

    a14. e ardhme e perparme e se shkuares
    do te kisha shkruar
    do te kishe shkruar
    do te kishte shkruar
    do te kishim shkruar
    do te kishit shkruar
    do te kishin shkruar


  2. #2
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim

    b. habitore

    b1 e tashme
    shkruakam
    shkruake
    shkruaka
    shkruakemi
    shkruakeni
    shkruakan

    b2 e kryer
    paskam shkruar
    paske shkruar
    paska shkruar
    paskemi shkruar
    paskeni shkruar
    paskan shkruar

    b3 e pakryer
    shkruakesha
    shkruakeshe
    shkruakesh
    shkruakeshim
    shkruakeshit
    shkruakeshin

    b4. me se e kryer
    paskesha shkruar
    paskeshe shkruar
    paskesh shkruar
    paskeshim shkruar
    paskeshit shkruar



  3. #3
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim

    c. lidhore

    c1. e tashme
    te shkruaj
    te shkruash
    te shkruaje
    te shkruajme
    te shkruani
    te shkruajne

    c2. e kryer
    te kem shkruar
    te kesh shkruar
    te kete shkruar
    te kemi shkruar
    te keni shkruar
    te kene shkruar

    c3. e pakryer
    te shkruaja
    te shkruaje
    te shkruante
    te shkruanim
    te shkruanit
    te shkruanin

    c5. me se e kryer
    te kisha shkruar
    te kishe shkruar
    te kishte shkruar
    te kishim shkruar
    te kishit shkruar
    te kishin shkruar



  4. #4
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim

    ē. Lidhore-habitore

    ē1. e tashme
    te shkruakam
    te shkruake
    te shkruaka
    te shkruakemi
    te shkruakeni
    te shkruakan

    ē2. e kryer
    te paskam shkruar
    me paske shkruar
    te paska shkruar
    te paskemi shkruar
    me paskeni shkruar
    te paskan shkruar


    ē3 e pakryer
    te shkruakesha
    te shkruakeshe
    te shkruakeshte
    te shkruakeshim
    te shkruakeshit
    te shkruakeshin

    ē4 me se e kryer

    te paskesha shkruar
    me paskeshe shkruar
    te paskesh shkruar
    te paskeshim shkruar
    me paskeshit shkruar
    te paskeshin shkruar


  5. #5
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim

    d. Kushtore

    d1. e tashme
    do te shkruaja
    do te shkruaje
    do te shkruante
    do te shkruanim
    do te shkruanit
    do te shkruanin

    d2. e tashme II
    kisha per te shkruar
    kishe per te shkruar
    kishte per te shkruar
    kishim per te shkruar
    kishit per te shkruar
    kishin per te shkruar

    d3. e kryer
    do te kisha shkruar
    do te kishe shkruar
    do te kishte shkruar
    do te kishim shkruar
    do te kishit shkruar
    do te kishin shkruar



  6. #6
    VIP Avatari i Jeta
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi ETNIKE!
    Mosha
    31
    Postime
    1,186
    Rrespekti
    99

    Gabim

    dh. Deshirore

    dh1. e tashme
    shkrofsha
    shkrofsh
    shkrofte
    shkrofshim
    shkrofshi
    shkrofshin

    dh2. E kryer
    paca shkruar
    pac shkruar
    paste shkruar
    pacim shkruar
    paci shkruar
    pacin shkruar

    e. Urdherore

    shkruaj
    shkruani



  7. #7
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime

    Zgjedhim quhet tėrėsia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, mėnyrės e kohės, si edhe e formave te pashtjelluara.

    Zgjedhimi ne gjuhėn shqipe ėshtė dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjatė zgjedhimit te saj, janė sintetike dhe analitike.

    Format sintetike te foljes ndėrtohen:

    1. Me anė te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
    2. Me anė te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
    3. Njeherazi me anė mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
    4. Me anė prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjėherė edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
    5. Me anė te supletivizmit, te plotėsuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
    6. Me anė te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.


    Format analitike te foljes ndėrtohen:

    1. Me anė te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
    2. Me anė te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare..

    Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:

    - Ne zgjedhimin e pare pėrfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohės se tashmė narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.

    - Ne zgjedhimin e dytė pėrfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.

    - Ne zgjedhimin e tretė pėrfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohės se tashmė te mėnyrės deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze, di. Ky zgjedhim perfshin njė numer te vogėl foljesh dhe nuk ėshtė prodhimtar.


    … Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
    dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
    dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
    dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...

  8. #8
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    Zgjedhimi i parė

    Ndahet ne dy grupe:

    1. Foljet qe ne dy vetat e para njejes te se kryeres se thjeshtė marrin tingullin kundėr hiatit - v - midis temės dhe mbareses vetore.

    Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
    Grupi 1:
    a) Foljet me teme me zanore - o - ose -e -, qe ne shumesin e se kryeres se thjeshtė si edhe ne pjesore e zberthejne zanoren fundore te temės ne njė tog zanoresh: -ua, -ye, si:
    puno-j puno-v-a / punua -m punua-r
    rrefe-j rrefe-v-a / rrefye-m feefye-r

    b) Foljet me teme me tog zanoresh -ua-, -ye-, qe ne njejesin e se kryeres se thjeshtė e mbledhin atė ne -o-, perkatesisht -e-, si:
    shkrua-j shkro-v-a / shkrua-m shkrua-r
    lye-j le-v-a / lye-m lye-r


    Grupi 2: Foljet me teme me zanore, qe nuk e zberthejne kėtė ne tog zanoresh as ne te kryeren e thjeshtė e as ne pjesore, si:
    la-j la-v-a / la-me la-re
    fshi-j fshi-v-a/ fshi-me fshi-re


    2. Ato folje qe e zgjerojne temėn ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore.

    Ky grup ndahet ne dy nengrupe:
    Grupi 1: Foljet, qe ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore e zgjerojne temėn me prapashtesen -t- : arri-j, gjė-j, mba-j. P.sh.:
    arri-j arri-t-a arri-t-a
    gjė-j gjet-a gjet-u-r
    mbaj-j mbajt-a mbajt-ur

    Grupi 2: Perfshin foljet bėj dhe hyj e ndonjė tjetėr, qe ne te kryeren e thjeshtė (vetėm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar me - r - .
    be-j ber-a ber-e
    hy-j hyr-a hyr-e


    Zgjedhimi i dytė

    Zgjedhimi i dytė ndahet ne dy grupe:

    Grupi 1: Perfshihen ato folje, qe dalin me te njėjtėn teme ne tė ardhmėn, ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore, si: vendos vendos-a vendos-r

    Grupi 2: Perfshihen ato folje, qe pesojne nderrim zanoresh ne te tashmen ose ne te kryeren e thjeshtė, ose ne te dyja kėto kohe.

    Ky grup ndahet ne tri nengrupe:
    1. Foljet qe ne te kryeren e thjeshtė pesojne ndėrrimin -e- : -o- ose -je-: -o-, perkatesisht -a-: -o-, si:
    heq hoq-a heq-ur
    dal dol-a dal-e

    2. Foljet me teme te zgjeruar te tipit perkas, qe pesojne ndėrrimin zanor -a-: -e-, ne veten e dytė e te tretė njejes te kohės se tashmė te mėnyrės deftore dhe qe ne te kryeren e thjeshtė dalin ose me teme te pazgjeruar ose edhe me temėn e zgjeruar te se tashmes duke pėsuar ndėrrimin -e-: -i-. P.sh.:
    flas/flet fol-a fol-ur
    trokas/troket troki-t-a trokit-ur
    therras/thėrret therr-a/therrit-a thirr-ur

    3. Foljet shkas, ngas dhe gergas, te cilat pesojne ndėrrimin -a-: -e-, ne veten e dytė e te tretė njejes dhe ndėrrimin -e-: -i-, ne veten e dytė shumes te se tashmes, ndersa ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore dalin me teme ne zanore, d.m.th. nuk e kanė tingullin fundor te temės se kohės se tashmė. Foljet e kėtij grupi marrin mbaresa vetore tė njėjta si ato te nengrupit 2 te grupit 1 te zgjedhimit tė parė. P.sh. ngas/nget, nga-va, nga-re.


    Zgjedhimi i tretė

    Ky zgjedhim ndahet ne tri grupe:

    Grupi i 1: Perfshihen ato folje, qe ne kohėn e tashmė dalin me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtė (vetėm ne njejes) dalin me teme te zgjeruar ne -r-. Kėtu hyjne foljet , , pėrzė dhe nxė, te cilat ne te kryeren e thjeshtė nderrojne edhe zanoren -ė- ne -u-, si:
    vė vur-a ve-ne
    zė zur-a ze-ne

    Grupi i 2: Perfshihen ato folje, te cilat ne kohėn e tashmė dalin mė me teme ne zanore, kurse ne te kryeren e thjeshtė dalin me teme ne bashketingellore. Kėtu hyjne foljet di, fle dhe ngre, qe ne te kryeren e thjeshtė dhe ne pjesore e zgjerojne temėn me prapashtesen -e-, si:
    di dit-a dit-ur
    fle fjet-a fjet-ur
    ngre ngrit-a ngrit-ur

    Grupi i 3: Ne kėtė grup pėrfshihen foljet pi dhe shtie, te cilat ne dy vetat e para (njejes) te se kryeres se thjeshtė marrin tingullin -v- para mbareses vetore:
    pi piva pi-rė
    shtie shti-v-a shtė-nė


    … Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
    dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
    dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
    dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...

  9. #9
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    Foljet e parregullta

    Foljet e parregullta ndahen ne dy grupe kryesore: supletive dhe josupletive

    1. Foljet e parregullta supletive:
    ja-m qe-shė qe-nė
    ka-m pat-a pas-ur
    bie prur-a prur-e
    bie ra-shė rė-nė
    ha hėngr-a ngrė-nė
    jap dha-she dhė-nė
    rri ndenj-a ndenj-ur
    shoh pa-shė pa-rė
    vi-j erdh-a ardh-ur


    2. Foljet e parregullta josupletive
    the-m tha-shė thė-nė
    dua desh-a dash-ur
    lė la-shė lė-nė
    vdes vdiq-a vdek-ur
    vete vajt-a vajt-ur


    … Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
    dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
    dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
    dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...

  10. #10
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    Formimi i foljeve

    Foljet e gjuhės shqipe mund te jenė fjale te parme, te prejardhura, te perbera (te perngjitura).


    Folje te parme

    Janė ato folje, qe nuk janė formuar nga ndonjė fjale tjetėr me anė ndajshtesash ose me anė konversioni. P.sh.: rrefej, mesoj, hap, mbyll, heq etj.

    Nuk merren si folje te parme:
    - foljet qe formojne cifte antonimike te tipit:ngarkoj:shkarkoj, ngul:shkul etj. Foljet e kėtij tipi, te tė cilat kuptimi antomik del nga kundervenia e parashtesave perkatese, merren si fjale te prejardhura.
    - foljet e huazuara qe ne gjuhėn shqipe mund te analizohen, pasi krahas tyre pėrdoren edhe fjalėt e parme, prej te cilave ato janė formuar. Tė tilla janė foljet e tipit: autorizoj (autor), neutralizoj (neutral) etj..
    - foljet e tipit gezoj, lemoj, levdoj etj., te tė cilat zanorja e temės fjaleformuese ėshtė reduktuar ne -ė- gaz, lime, lavd.


    Foljet e prejardhura

    Janė ato folje te formuara kryesisht nga emrat, nga vete foljet si edhe nga mbiemrat e ndajfoljet. P.sh.: pėr-dor, z-bukuroj, pėr-hap, pun-o-j etj..

    Foljet e prejardhura formohen:
    - me anė te prapashtesash: pun-o-j, uj-it
    - me anė te parashtesash: pėr-hap, pėr-dor.
    - me anė prapashtesash e parashtesash njekohesisht: pėr-gjithė-so-j, z-bukur-oj.


    Foljet e perbera

    Foljet si fjale te perbera ne gjuhėn shqipe janė te pakta. Midis tyre vendin kryesor e zėnė kompozitat percaktuese te tipit ndajfolje + folje. Por ka edhe ca folje te pervera nga njė emėr dhe njė folje. Me te shumta janė raste kur si gjymtyre e pare e foljes se perbere sherben ndajfolja bashke ose para, si: bashke-bisedoj, bashke-punoj, para-ndaloj, para-shtroj etj.

    Ka edhe formime te tjera te kėtij tipi, ne te cilat gjymtyra e pare ėshtė njė ndajfolje tjetėr (mirė, keq, tej), e cila percakton mėnyrėn e kryerjes se veprimit te shprehur nga gjymtyra e dytė e fjalės se perbere. Tė tilla janė foljet: mirepres, mirembaj, keqkuptoj, keqperdorur, tejkaloj etj.

    Ne foljet e perbera: buzeqesh, duartrokit etj., gjymtyra e pare sherben pėr te percaktuar veprimin e shprehur nga gjymtyra e dytė. Kėshtu, buzeqesh "qesh me buzė".


    … Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
    dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
    dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
    dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...

  11. #11
    Slave To The Rhythm Avatari i *Mia*
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    877
    Rrespekti
    121

    Gabim

    Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljes

    Ne baze te mundesise ose te pamundesise pėr te ndryshuar sipas vetes e numrit, format gramatikore te foljes ndahen ne dy grupe: te shtjelluara dhe te pashtjelluara.

    Tė shtjelluara: hyjne format e ndryshme gramatikore te kohėve, te menyrave deftore, habitore, lidhore, kushtore, deshirore dhe urdherore.
    Tė pashtjelluara: hyjne format e ngurosura te pjesores: lare, te percjellores: duke lare, te formes se pashtjelluar mohore: pa lare, si edhe format e pashtjelluara te tipit pėr te lare e me te lare.

    Format e shtjelluara dhe te pashtjelluara te foljeve kalimtare kanė nga dy pale trajta: njė pale pėr zgjedhimin vepror dhe njė pale pėr zgjedhimin jovepror.


    … Ndoshta sepse i madh eshte shpirti dhe e vogel eshte jeta,
    dhe jo te gjitha gjestet tona mund te dalin nga trupi yne,
    dhe arrijme vetem deri ku mund te arrije krahu yne,
    dhe shohim vetem deri ku mund te shohe shikimi yne...

  12. #12

    Anėtarėsuar
    Aug 2014
    Postime
    1
    Rrespekti
    0

    Gabim Titulli: Kohet e foljes

    Jeta pershendetje.me ndihmon dot me zgjedhimin e foljes di ne menyren habitore


Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182