Duke shfaqur rezultatet 1 nga 17 e 17

Temė: Anekdotat e NASTRADINIT

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Anekdotat e NASTRADINIT

    Nė vend tė parthėnies:
    ĒKA DIMĖ (E ĒKA NUK DIMĖ) PĖR NASTRADIN HOXHĖN?
    Dimė mirė se nė kohėn antike shtatė qytete u grindėn mes vete pėr tė dėshmuar se i cilit nga qytetet ėshtė Homeri (autori i „Iliadės" dhe i „Odiseut"), por e dimė gjithashtu se tri herė mė shumė popuj nė botė u grindėn pėr tė dėshmuar se i kujt ėshtė Nastradini!
    E pra, Nastradini ka mundur mos tė ekzistoj fare.
    Ku ta dimė ne tashti, ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar fare Nastradin Hoxha? Ne dimė dhe i kemi nė dorė anekdotat e tija tė shumta, dreqėsitė e marifetllėqet e tij. Ato edhe do t'i kemi dėgjuar shpesh, dhe na kanė bėrė tė qeshim, apo jo? Se, njė njeri i menēėm ka thėnė: „Pikėrisht pėr shkak se ėshtė aq e ngrohtė, qeshja ėshtė mė e bukur nga ēdo lule nė kėtė botė". E pėrse mos tė qeshim edhe ne me anekdotat e Nastradinit, kur dihet tanimė se me to qeshin njerėzit qė nga India e deri nė Spanjė?
    Q'ėshtė e vėrteta, shkencėtarėt janė pėrpjekur tė zbulojnė personin historik qė do t'i pėrgjigjej Nastradinit tonė. Shkencėtarėt turq, sikur gjetėn dokumentin pėr tė dėshmuar Nastradinin si figurė historike. Ata thonė se ai (Nastradini) ishte nga qyteti Akshehir, qė ėshtė nė lindje tė Anadollisė, nė Azi tė Vogėl. I ati i Nastradinit, me emrin. Abdullah, thonė se ishte imam xhamie. Thonė gjithashtu se Nastradini i vogėl (sepse edhe njerėzit e mėdhenj - lindin tė vegjėl) u lind mė 1206 nė vendin e quajtur Horto, se u shkollua nė qytetin Konj (ne shtrojmė pyetjen: a thua ēfarė nxėnėsi do tė ketė qenė?), se punoi nė Kastamon (e sipas anekdotave ai nuk u dallua si punėtor i mirė, apo jo?) dhe se vdiq (megjithėse anekdotat janė tė pavdekshme) mė 1285 ose 1286! Por ec e beso se ka jetuar njė njeri i tillė, kur thuhet se edhe mbi pllakėn e varrit tė tij, viti i vdekjes shkruan sė prapthi: 6821 nė vend 1286?
    Gojėdhėna pėr Nastradinin shkojnė edhe mė larg, hyjnė edhe mė thellė: thonė se ka varr nė katėr shtylla, pa rrethojė fare, po nė derė ka njė dry tė punuar nga druri! ... Tė tjerėt thonė se varri i tij i pėrmbysur ėshtė gati pėr t'u rrėzuar tatpjetė por ka njė ēandėrr nė anėn e sipėrme, - pikėrisht ku nuk duhet (qė tė rrėzohet mė shpejt?). Dhe tė tretėt thonė se varri i tij ėshtė aq qesharak, saqė kalimtari qė e sheh dhe nuk qesh me varrin e Nastradinit, i ngrihet qafa dhe i ngel koka e kthyer mėnjėanė, si dėnim!
    Po, ē'rėndėsi ka nė ekzistoi ose jo Nastradini, kur ai na la njė thesar tė hareshėm, plot menēuri popullore dhe u bė pėrfaqėsues i shtresės sė varfėr duke vėnė nė lojė tė gjithė, qė nga mbreti e deri te gomari! Dreqėsitė e tij janė gjithherė tė pėrdorshme: ne me to ende vėmė nė thumb vese e karaktere tė dobėta njerėzore dhe i gėrgasim tė gjitha shtresat njerėzore. Figura e tillė si e Nastradinit sikur qe e domosdoshme edhe te popujt e tjerė, herėt a vonė- E patėn grekėt e vjetėr Diogjenin, e kanė gjermanėt Til Oelshpigelin,.. Njerėzit do tė kenė qeshur edhe mė parė, do tė qeshin e do tė thumbojnė edhe tash e tutje. Shumė popuj hokatarė, hokat e veta ia ndajmbathėn Nastradinit. Po hokat e tija edhe u pėrcollėn brez pas brezi, lėvizėn anekėnd: secili popull i mori dhe ua dha ngjyrėrat e veta, i veshi nė kostume tė veta. Ato u pėrvetėsuan nga tė gjithė.Nė Ballkan pėr shembull erdhėn me turqit osmanė, njėsoj si edhe nė shqipet, por Nastradini mbeti Nastradin: i vogėl, i mprehtė, syqelė, i shkathėt dhe, domosdo, i varfėr, — i hipur mbi njė gomar tė lig, qė bredh pėr tė vėnė nė lojė atė qė duhet vėnė nė lojė, qė tall ata qė e meritojnė talljen, qė gėrgat ata qė nuk duhet lėnė tė qetė. Pra, qėllimi duket fare qartė: me njė si marrash tė gjenden marrashėt e tjerė, sepse humori e satira qenė ushqim shekullor, sidomos pėr ata qė u mungonte buka e gojės. Kėtu edhe qėndron roli shoqėror i anekdotave tė Nastradinit, ky ėshtė misioni i tyre social, kjo ėshtė porosia humane.
    Pavarėsisht nė ekzistoi a jo, Nastradini u bė figurė e rėndėsishme e letėrsisė gojore, qe me dreqėsitė e veta, me menēurinė, me drejtėsinė tė mėkėmbė pėrvojėn e popullit, pėrvojėn e kultivuar brez pas brezi. Ja, pra, si dhe pėrse u sajua edhe ky libėrth, lexues i nderuar.
    U zgjodh nga shumė tė tjerė, pėr tė arritur nė duart e tua tė vogla, njomske, fėmijėrore. Ky ėshtė humor pėr ty, lexues i vogėl, por nuk bėn dėm nėse e lexojnė edhe prindėrit e tu, kujdestarėt e tu, mėsimdhėnėsit e tu. Pikė sė pari, nėse tė intereson kjo, pėr bazė u mor libri i parė i botuar kėtu e tridhjetė vjetė mė parė, libėr i hartuar nga Abdullah Zajmi, por qenė tė domosdoshme edhe „Proza popullore e Drenicės", „Anekdota" - vėllimi i parė nė botirn tė Institutit Albanologjik nė Prishtinė, poashtu disa edhe u pėrkthyen nga „Nastrudin Hoxha" nė botim tė „Svjetllostit" tė Sarajevės, pėr t'u rrumbullakėsuar sa mė mirė menēuria e Nastradin Hoxhės.
    E kur t'i biesh nė fund kėtij botimi, ti lexues i vogėl, me thuaj - a ka farė rėndėsia nė ekzistoi ose jo Nastradin Hoxha? A nuk do tė tė mjaftojnė anekdotat e tij, mė nė fund? Sepse, njerėzit shkojnė e vijnė po pas lėnė veprat dhe nga tė gjitha veprat, hareja do tė jetė kryevepėr, apo jo? ... Se, sikur kjo botė tė kishte pasur mė shumė Nastradinė, do tė ishte mė e mirė - patjetėr.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    NASTRADINI DHE FĖMIJĖT
    Kahdo shkonte Nastradin Hoxha, fėmijėt i shkonin pas, e tallnin, luanin me tė, e qortonin si askė tjetėr nė botė. Njėherė njė i rritur e qortoi Nastradinin:
    — More Nastradin! Po ty fėmijėt nuk tė frikohen fare?
    —As unė nuk frikohem prej tyre! — ia bėri Nastradini trim.


    QĖ TĖ MOS E DI UNĖ
    Nastradini njėherė u hidhėrua shumė nė gomarin e vet tė padėgjueshėm dhe urdhėroi tė birin:
    — Ketij gomari mos i jep tė hajė, as tė pijė! Le tė ngordhė ky, sa mė parė!
    Kur dolėn jashtė ahurit, Nastradini i pėshpėriti tė birit:
    — Unė thashė ashtu qė ta tremb gomarin, qė mos tė mė hidhėrojė tash e tutje. Po ti jepi ujė e ushqim si zakonisht, por tė mos e di unė kėtė gjė!


    SI SHKOJNĖ DITĖT KĖTU?
    Nastradini arriti pėr herė tė parė nė Vuēitėrnė dhe derisa po shikonte me interesim, iu afrua njė i panjohur dhe e pyeti:
    — A s'mė thua hoxhė, ē'ditė ėshtė sot, kėtu? Nastradini iu pėrgjigj:
    — Mik i dashur, nuk jam nga kėtu. Pėr herė tė parė jam nė kėtė sheher, kėshtu qė ende nuk e di si shkojnė ditėt e javės kėtu. Mė mirė pyetė di-kėnd nga vendėsit!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  3. #3
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    NĖ ROL TĖ KĖNDESIT
    U ngrit Nastradini nė mesnatė, doli jashtė e nisi tė kėndonte si kėndes. Fqinjėt qė e dėgjuan, e pyetėn ē'po ngjet me tė, ndėrsa ai u pėrgjigj:
    — Paj, nesėr kam shumė punė dhe do tė dėshiroja tė agojė dita e re sa mė parė!

    KUSH ĖSHTĖ MĖ I VJETĖR
    E pyetėn Nastradinin:
    — Cili jeni mė i vjetėr? Ti apo vėllai yt?
    — Sivjet, unė jam pėr njė vit mė i vjetėr se ai, po nė vitin e ardhshėm do tė jemi moshatarė unė e vėllai!

    NUK TĖ DON TY, NĖNĖ!
    Njė lypės trokiti nė derėn e Nastradinit. Kėrkonte bukė ai. Nastradini ngau te e ėma qė ishte brenda dhe i tregoi. Nėna tha:
    — Biro, i thuaj lypsit: nuk ėshtė nėna kėtu! Nastradini iu pėrgjigj nėnės:
    — Po, ai nuk po tė kėrkon ty, por po kėrkon bukė, nėnė!

    NJĖ ME NJĖ

    Nastradini ecte rrugės pas gomarit pėr midis tė Ferizajit, njė ditė vape. Kishte hequr dollomanė dhe e kishte vėnė mbi samar sepse bėnte vapė. Dikushi pėr ta tallur Nastradinit, ia vodhi dollomanė. Nastradini e pyeti gomarin:
    — Ku ėshtė dollomaja ime?
    Por gomari nuk fliste. Atėherė Nastradini i hidhėruar ia hoqi gomarit samarin dhe e vuri nė shpinė tė vet duke thėnė:
    — Kur tė ma kthesh dollomanė time, ta kėthej samarin tėnd!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    A RRITET LITARI?
    Babai e dėrgoi Nastradinin nė pazar qė t'i blejė njė litar:
    — Mė blej njė litar! — i tha.
    Nastradini shkoi dhe u kthye saora. Kur i jati e pyeti ae kishte blerė litarin, ai iu pėrgjigj:
    — Jo, nuk e bleva; ti vėrtetė mė tregove gjatėsinė e litarit por nuk mė the pėr sa kohė mund tė rritet litari aq sa e kėrkon ti!

    BĖJ ĒKA E KAM NĖ MENDĖ!
    Nė njė fshat tė Gollakut Nastradini i mblodhi fshatarėt dhe u tha:
    — Ose mė jepni ushqim, ose e bėj ēka e kam nė mend!
    Fshatarėt u trembėn dhe i dhanė gjithė ē'patėn. Kur u ngop Nastradini mirė e mirė, ata s'u du-ruan pa e pyetur ē'kishte pasur ndėr mend t'i bėnte fshatit. Ai tha:
    — Kam pasur ndėr mend tė shkoj nė fshatin tjetėr — nė Llap!

    SI RUHET DERA E SHTĖPISĖ?
    Nėna e Nastradinit vajti dikah dhe porositi tė birin ta ruante derėn e shtėpisė. Nastradini ndenji gjatė nė prag tė derės, u merzit, nisi tė luante me fėmijė dhe hajni e bėri atė qė kishte pasur ndėrmend. Kur u kthye nėna, e pa ē'kishte ngjarė dhe e pyeti tė birin:
    — Pėrse nuk e ke ruajtur derėn e shtėpisė, Nastradin?
    Nastradini u pėrgjigj:
    — Po, besa, derėn nuk e ka gjetur gjė e ligė, e ti nuk mė the ta ruaj shtėpinė, po derėn!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  5. #5
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    DUKE KĖRKUAR GJUMIN
    Nė Shkup ishte e ndaluar tė shėtisje rrugėve natėn vonė. Jeniēerėt silleshin rrugėve dhe merrnin masa kundėr bredhėsive. Njė natė e zunė Nastradinin.
    — Ē'bėn kaq vonė qė sillesh rrugėve? — e pyetėn me hidhėrim.
    Nastradinit iu mor goja dhe mezi tha:
    — Paj, rashė tė flija, po e kisha lėnė derėn ēelė dhe gjumi mė kishte dalė jashtė, kėshtu qė dola ta kėrkoja!

    KUSHTI I FITUAR
    Njėherė Nastradini nė lojė me fėmijė hasi njė dru tė lartė dhe u tha fėmijėve se do te hipte nė majė, nėse ata ia paguajnė njė gjysmė akēe (para e vjetėr). Fėmijėt mblodhėn sa patėn, bėne njė gjysmė akēe dhe Nastradini pasi i rrasi paratė nė xhep, tha:
    — Sillmini shkallėt!
    — Me shkallė ėshtė lehtė dhe ne nuk jemi marrė vesh qė tė hypėsh me shkallė, se me shkallė ia del gjithkush! — kundershtuan fėmijėt.
    — E, as tė hip pa shkalle nuk jemi marrė vesh! — tha Nastradini dhe fitoi kushtin.

    MĖ DHIMBSET ARA IME

    Kau i huaj hyri nė arė tė Nastradinit. Nastradini mė kot e ndoqi kaun me hu: as e zu, as e qė-lloi. Po, pak mė vonė, tė njėjtin ka e pa tė zėnė nė zgjedhė tė fqinjit. Atėherė mori njė thupėr, u afrua dhe po e qėllon kaun.
    — pėrse po e rrah kaun tim? — pyeti fqinji.
    — Ti, hesht! E di kau vetė pėrse po e rrah! — tha Nastradini dhe vazhdoi ta qėllonte.
    — Por, Nastradin, po mė dhimbset kau! — ia bėri fqinji.
    — Mua po mė dhimbset ara ime! — tha Nastradini.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  6. #6
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    KOKA PA MISH
    Babai i dha Nastradinit tė vogėl dy akēe pėr t'i blerė njė kokė qengji sepse babait i hahej shumė. Ai doli, e bleu, por kur kthehej rrugės e hėngri tėrė mishtė e kokės sė qengjit. Para tė jatit vuri vetėm rrashtėn e thatė tė qengjit.
    — Ē'ėshtė kjo? — pyeti babai i hutuar. Ėshtė kokė qengji, baba! — tha Nastradini i vogėl.
    — Po ku i ka veshėt? — pyeti ai.
    — Kishte qenė e shurdhėr! — tha Nastradini.
    — Po sytė — pyeti baba sėrish.
    — E po, baba, kishte qenė qengj i verbėr! — tha ai.
    — Besa, as gjuhė nuk paska, biro! — u hutua babai.
    — Qengji ka qenė mėmec, baba! — tha vogėlushi.
    — Ama, as njė grimė mish nuk e ka kjo kokė! — tha babai.
    — E po, ka qenė njė qingj i ligė, baba! — tha ai.
    — Atėherė pėrse e bleve kėshtu kėtė kokė qengji, — u hidhėrua babai.
    — E bleva, baba, sepse i kishte dhėmbėt shumė tė mirė. I sheh sa tė mprehtė i ka? — ia bėri Nastradini dhe doli jashtė.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  7. #7
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    DUA UJĖ E JO DAJAK!
    Hyri hajni nė shtėpinė e Nastradinit. Familja e hetuan hajnin dhe i thanė Nastradinit qė ta kap-te.Ai ngau pas hajnit, e hajni me vrap u hodh pėrkrye murit tė oborrit. Nastradini mezi ia kapi opangėn hajnit, por ajo ishte e ndyrė dhe ia pėrleu duart.
    Babai i Nastradinit po afrohej nga pas me njė stopėrlak dhe kur e pa Nastradini, duke u frikuar se babai do ta rrahte kėtė qė i shpėtoi hajni nga duart, tha:
    — Nuk mė duhet dajaku, baba, po njė shtambė me ujė qė tė pastrohem se jam bėrė me baltė!

    GOMARI ĖSHTĖ KTHYER MBRAPSHT
    Nastradini deshi t'i hypte gomarit njė ditė, e ngreu kėmbėn dhe iu hodh nė shpinė mbrapsht: me kokė nga bishti. Ata qė ishin pranė, e panė dhe e pyetėn:
    — Po pėrse je kthyer mbrapsht, Nastradin?
    — Jo unė, jo, po gomari ėshtė kthyer si nuk duhet! — tha Nastradini.

    NĖNA MĖ E RE SE I BIRI

    Ishin mbledhur gratė nė shtėpinė e Nastradinit dhe me nėnėn e tij bėnin llafe, e herė pas herė e pyesnin shoqja-shoqen edhe pėr vjetėt. Nėna e Nastradinit thoshte se ka shtatė-tetėmbėdhjetė vjet, edhe pse Nastradini i kishte mbushur tė katėrmbėdhjetat. Kėtij mė nė fund nuk iu durua pa i thėnė nėnės:
    — Ti nėna ime, vetėm edhe dy-tri vjet rri nė kėtė moshė qė thua se je, tė zė unė, e kur tė bėjmė vjet njėsoj, rritemi bashkėrisht!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  8. #8
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    PESHQIT E MĖDHENJ E DINĖ
    Babai i Nastradinit kishte zėnė tre peshq nė Dri. Nėna i fėrgoi, por vetėm mė tė voglin e solli nė sofėr pėr drekė. Dy mė tė mėdhmjtė i fshehu nėn sofėr. Kur u ulėn, Nastradini i pėrshpėriti, diēka peshkut tė fėrguar qė ishte nė sofėr.
    — Ēka po bėn ashtu, Nastradin? — pyeti babai.
    — Po e pyes kėtė peshk kur ėshtė dita e kijametit! — tha ai.
    — E po, ēka po tė thotė? — u hutua babai.
    — Po mė thotė: jam peshk i vogėl unė, por pyeti ata dy peshqit e mėdhenj qė i ka fshehur nė-na nėn sofėr. Ata dinė mė shumė se unė, tha Nastradini.


    NASTRADINI DHE MBRETI
    Mbreti, qė shėtiste tebdil (i maskuar) e hasi Nastradinin e vogėl derisa shkonte nė shkollė dhe ia dha njė lirė.
    — Merre kėtė lirė dhe blej sheqerka! — tha mbreti.
    — Jo, nuk guxoj, se mė rrah babai! — tha vcgėlushi.
    — Por, ti thuaj se ta ka dhėnė mbreti dhe ai nuk do tė tė rrahė, — tha mbreti.
    — Nuk mund t'i them, se babai im e di se mbreti nuk e jep vetėm njė lirė. E nėse ju ma mbushni strajcėn me lira, baba im beson pastaj! — tha.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  9. #9
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    DIELLI APO HĖNA?

    Nė mejtep, mėsuesi pyeti nxėnėsit se a mė i rėndėsishėm ėshtė hėna apo dielli. Gjithkush u pėrgjigj nė mėnyrė tė vet, por kryesisht nxėnėsit u pajtuan se mė i rėndėsishėm ėshtė dielli. Vetėm Nastradini u ngrit e tha:
    — Jo, hėna ėshtė! Se dielli del ditėn, kur shohim dhe as qė mund ta shndėrrojė ditėn nė natė mungesa e tij e bėn edhe pa tė. E hėna del natėn, na bėn dritė kur ėshtė terr!


    QURANI I MENĒUR

    Njė ditė tregu Nastradini pa njė zog tė bukur e tė vogėl qė shitej dhe blerėsit ofronin shumė para. Pa e zgjatur mė shumė, u kthye nė shtėpi, mori quranin e doli nė pazar. Por blerėsit nuk i ofruan para sa kėrkonte ai dhe ai tha:
    — Po pak mė parė, njė zog shumė mė i vogėl se qurani im u shit pėr dymbėdhjetė duket!
    — Por ai zog ishte papagall qė di tė flasė! — i thanė njerėzit qė ishin grumbulluar rreth qura-nit tė Nastradinit.
    — E nėse ai zog di tė flasė, qurani im di tė mendojė nė heshtje edhe mė mirė se ai! — tha.

    A MASHTROHET NASTRADINI?

    Njė mendimtar kishte dėgjuar shumė pėr Nastradin Hoxhėn edhe erdhi pėr ta mashtruar nė Prizren. Kur hyri nė qytet e gjeti njė njėri qė ia kishte dhėnė shpinėn njė muri dhe e mbante:
    - po e kėrkoj Nastradin Hoxhėn, —tha i ardhuri. — Erdha tė mashtroj!
    — Shumė mirė, — tha Nastradini, — unė e njoh Nastradinin, po ma mbaj ti kėtė mur tė mos rrėzohet deri sa ta sjell Nastradinin, se e di ku gjendet ai.
    Njeriu ia dha shpinėn murit kotnasikoti e Nastradini shkoi nė punė tė vet.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  10. #10
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    MIELLI NĖ LITAR

    Erdhi fqinji te Nastradini dhe ia kėrkoi litarin nė tė cilin teren rrobat. Nastradini pasi hyri brenda, doli jashtė e tha:
    — Besa, nuk mund ta jap se po ter miell nė litar!
    — E po si teret mielli nė litar, Nastradin? — pyeti fqinji i hutuar.
    — Or fqinji im i dashur, kur dikush nuk e ka ndėrmend tė ta huazoj litarin, ai bėn ēka tė dojė me litarin!


    PREJ MALLIT TĖ MADH

    Para derės sė Nastradinit pėrftoi qerrja e Nastradini qė qėlloi lakuriq, edhe pse kishte dėshirė tė hypi nė qerre. Por qerrexhiu nuk e priti fare, e Nastradini doli vrap siq ishte, lakuriq. Po kur hyri nė Rahovec, rreth tij u mblodhėn njerėz dhe e pyetėn pėrse kishte ardhur ashtu si ishte. Ai u pėrgjegj:
    — More, aqė shumė mė ka marrė malli pėr ju, saqė paskam harrua tė vishem!


    MISHI DHE MĖLQIA


    Nastradini bleu mėlqi po kur po ecte rrugės,. sorra ia rrėmbeu nga dora e fluturoi lart. Nė atė ēast njė njeri qė kishte blerė mish po vinte rrugės dhe Nastradini pa njė pa dy ia rrėmbeu mishin njeriut e mori tė ikte. Njeriu thirri nė ndihmė:
    — Mbajeni, se ma mori mishin tim!
    — Mbajeni, se ma mori mėlqinė time, — bėrtiste edhe Nastradini pas sorrės.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  11. #11
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    ĒORBA E VALĖT

    Gruaja e Nastradinit kishte zier qorbė pėr darkė dhe ajo e para e provoi, por ēorba e valėt dogji aq shumė saqė asaj i shkuan lotėt atė ēast. Nastradini kur e pa, e pyeti:
    — Pėrse qan, mori? Ėshtė ēorba e nxehtė?
    — Nuk ėshtė, por qaj se mė ka vdekur babai e ai e adhuronte shumė kėtė ēorbė!
    Fill pastaj Nastradini mbushi lugėn ēorbė, por ajo e dogji edhe mė shumė. Gruaja ia pa lotėt:
    — Pėrse qan ti, Nastradin? — e pyeti ajo.
    — Qaj, sepse ty tė ka vdekur babai, tė ka, vdekur nėna, e nuk ke vdekur edhe ti me ta! — ia bėri ai, me gojė tė pėrvluar.


    SHKALLĖT SHITEN GJITHKUND

    Nastradinin e mori malli pėr pemė, mori shkallėt, iu afrua pemės sė fqinjit dhe hipi lart. Fqinji e kishte shikuar gjithnjė dhe doli, iu afrua dhe e pyeti:
    — Ēka kėrkon kėtu, Nastradin? Ēka po bėn? Nastradini u zu ngushtė:
    — Paj, po shes shkallė, or ti! — tha.
    — Po a kėtu shiten shkallėt? — pyeti fqinji i hidhėruar.
    — Or budalla, po a nuk e ke ditur se shkallėt mund tė shiten kudo?!

    IA NDIEN ERĖN


    Nastradini po mendonte nė varfėri tė vet: tė kisha njėzet akqe, do tė bleja mish. Ta kisiha njė vegėsh, do tė marrja hua dru te fqinji dhe ēfarė ēorbe do tė kisha mbaruar, se... Po atė ēast, nė derė u duk fėmija i fqinjės me njė enė nė dorė.
    — Ēdo ti kėtu? — pyeti Nastradini i hutuar.
    — Po, nėna ėshtė e sėmurė dhe po i hahet ēorba! — ia bėri ai.
    — More, unė vetėm sa e mora me mend e prej nga ia ndjeu erėn ēorbės ajo? — pyeti Nas-tradini i mejtuar.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  12. #12
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    GOMARI DO KĖNGĖ

    Subashės i kishte humbur gomari dhe njerėzit e subashės u nisėn ta kėrkojnė. Nasitradinin e hasin nė rrugė dhe e porositėn nėse e sheh kund gomarin e subashės, t'i lajmėrojė.
    Nastradini vazhdoi rrugėn duke kėnduar. Njėri e hasi dhe kur mori vesh hallin e Nastradinit, tha:
    — Po ti nuk je brengosur fare pėr gomarin e subashės? Edhe po kėndon. — ia bėri njeriu.
    — Pikėrisiit gomari i huaj kėrkohet me kėngė! — tha Nastradini dhe vazhdoi mė tutje

    BJERI FYLLIT TI

    Nastradini pėrgatitej pėr Qabe. Para nisjes pėr haxhillėk, u mlblodhėn ta pėrcillnin dhe secili e porosiste Nastradinin pėr diēka. Po aty qėlloi njė fėmijė, qė nxori njė akēe, ia dha Nastradinit, duke e lutur qė ti blejė njė fyell nė Qabe.
    — E, djali i mirė, ti qysh tash luaja gishtėrinjtė fyellit, e pėr kėta tė tjerėt, shohim e bėjmė!


    S'JAM BUDALLA POR JAM FĖMIJĖ

    Kur ishte i vogėl, Nastradinin e dėrgoi i jati nė mulli, qė tė bluante drithin. Ia ngarkoi dy thasė drith gomarit dhe e nisi. Por kur u blua drithi i Nastradinit, mullisi e pa Nastradinin tek po merrte miell nga thesi i huaj dhe po i mbushte ende tė vetėt.
    — Ēka po bėn? A mos je budalla? — u hidhėrua mullisi.
    Nastradini u pėrgjigj:
    — Po tė isha budalla, kisha nxjerrė miell nga thesi im dhe e kisha shtirė nė tė huajin, por jam fėmijė. A s'po sheh, a?

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  13. #13
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    AMANETI I NASTRADINIT

    U sėmur Nastradini dhe njerėzit i shkuan ta vizitojnė. Po ai ishte i sėmurė rėndė dhe ata e pye-tėn nė do t'u linte atyre ndonjė amanet.
    — Po, e kam njė amanet, — tha Nastradini. — Amanet po ua lė, qė kur tė vizitoni ndonjė tė sėmurė si unė, mos rrini shumė!



    MERRE EDHE TI NJĖ

    Njė njeri ia dha Nastradinit dhjetė pata pėr t'i ruajtur, por ai nė mbrėmje i ktheu vetėm nėntė. Kėshtu nisi grindja. Njeriu qė ia kishte dhėnė patat, nuk dinte tė numronte, ama e shihte se njė mungon, dhe nė fund u morėn vesh t'i sjellin cthjetė njerėz, qė secili tė marrė nga njė patė, e tė shohin a janė nė numėr patat.

    I sollėn njerėzit dhe kur secili mori nga njė patė, pronari ngeli pa tė,
    — A sheh, Nastradin? Nėntė janė, e nuk janė dhjetė! Unė nuk kam patė fare? — tha pronari.
    — E po kush tė ka faj qė nuk e more edhe ti njė kur ishin nė tubė? — tha Nastradini.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  14. #14
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    LOPĖS MOS I SHIKO NĖ QITAP

    Kadiu e pagoi Nastradinin qi t'ia ruante lopėt. Po Nastradini bashkė me lopėt e kadiut e merr-te edhe njė lopė tė veten qė kishte. Dhe ngjau qė pikėrisht lopa e Nastradinit ta shpėrthente lopėn e kadiut, dhe vaj halli pėr Nastradinin. Nastradini ngarendi te kadiu e tha:
    — Kadi i nderuar, lopa jote e shpėrtheu lopėn time!
    — Po ē'tė bėj unė? Pėr hajvanė nuk ka gjyq as ligj! — tha kadiu.
    — Ama, ē'po flas edhe unė? Po lopa ime e ka shpėrthyer lopėn tėnde, kadi! — tha Nastradini.
    — E, he... prit njėherė tė shikoj nė qitap, Nastradin! — ia bėri kadiu.
    — E jo! Pasi lopės sime nuk i shikove nė qitap, nuk do t'i shikosh as tėndės! — tha Nastradini.


    SHTĖPIA NĖ RROTĖ

    Nastradini ndėrtoi njė shtėpi tė vogėl sa tė ketė kulm mbi kokė. Por tė parėt qė erdhėn, i thanė se derėn ėshtė dashur ta linte nė lindje dhe jo nė perėndim. Sa shkuan ata, ky e mbylli derėn nė perėndim dhe hapi derė nė lindje. Erdhi pala tjetėr dhe i thanė:
    — Ahu, pėrse rrak e ke lėnė derėn nė veri?
    Shkuan ata, ky e mbylli derėn nė lindje dhe e hapi derėn e re nė veri.
    — Pėrse nuk e ke lėnė derėn nė jug? — e qortuan pala e tretė.
    Nastradini i hidhėruar, ndėrtoi katėr rrotė, e vuri shtėpinė mbi to, dhe kah i thoshte kush — ia kthente derėn ...

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  15. #15
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    DHURATA PĖR MBRETIN

    Nastradini mori dy fiq dhe njė pjatė e shkoi te mbreti. Rojėn e lajmėroi se ka dhuratė pėr mbretin. Kur hyri te mbreti, para tij vuri pjatėn e pastaj nė pjatė nxori dy fiq. Mbreti, edhe pse e dinte se ēka janė fiqtė, e pyeti:
    — Ēka janė kėta, Nastradin?
    — Kėta janė fiq, i dashuri mbret! — tha Nastradini.
    — E ēka shėrbejnė kėta? — pyeti rnbreti pėr ta tallur.
    — Kėta shėrbejnė pėr t'u ngrėnė, lartmadhėri! — tha Nastradini dhe mori njėrin fik nė sy tė mbretit, e rrasi nė gojė dhe e hėngri. Pastaj fikun tjetėr e ndau pėrgjyismė: — E mund tė hahet edhe kėshtu! — ia bėri, hėngri gjysmėn e fikut tjetėr, pastaj edhe gjysmėn e fundit qė do tė thotė se i hėngri tė dy fiqtė.
    Mbreti ngeli me gisht nė gojė.


    DĖSHIRA ĖSHTĖ DĖSHIRĖ

    Nastradini e kishte njė ka tė madh qė kishte brirė aq tė mėdhenj e tė bukur saqė ai nuk kishte dėshirė mė tė madhe se t'i hipte njėherė dhe t'i ulej kėmbėkryq midis brirėve. Por njė gjė tė tillė as qė mund ta bėnte kur kau ngrihej mė kėmbė, prandaj njėherė e gjeti tė shtrirė dhe iu afrua pėrvjedhtas. Po sapo iu hodh midis brirėve, kau u tremb, kėrceu nė ajėr dhe Nastradinin e pėrplasi pėr tokė. Nastradini duke u ngritur me shumė dhimbė, ia bėri:
    E vėrtetė se mė dhemb, por dėshirėn time e plotėsova!


    GABIMI ĖSHTĖ NĖ QYP

    Nastradini kishte punė me kadiun, por ai e dinte fare mirė se nuk mund tė fitonte nė gjyq nėse kadiut nuk i jep ryshfet. Kėshtu ai mori qypin, e mbushi baltė e nė krye i hodhi pak mjaltė. Pastaj ia dha kadiut, kėshtu qė ai vėndosi nė favor tė Nastradinit. Nastradini mori vendimin e kadiut e iku. E kadiu nė shtėpi, posa e rrasi lugėn pak mė thellė nė qyp, i doli baltė nė vend tė mjaltit. Atėherė dėrgoi t'ia binin Nastradinin.
    — Nastradin. Ma jep atė vendim tė gjyqit qė ta dhashė dje, se ka njė gabim e duhet ta korigjoj!
    — Tė falem nderit, kadi, vendimi im nuk ka asnjė gabim. Gabimi ėshtė nė qyp!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  16. #16
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    I KANĖ HARRUAR SHKRONJAT

    Nastradini pa se fqinji ka dasėm tė madhe, mendo e ēmendo si t'i shkonte nė gosti dhe ē'tė bėj tjetėr, pos morri njė letėr tė bardhė, e pa mirė e mirė dhe shhkoi nė dasrnė si tė ishte i ftuar edhe ai:
    — Kėtė letėr ia solla tė zotit tė shtėpisė, — ia bėri, hyri brenda dhe menjėherė u ul nė sofėr.
    I zoti i shtėpisė e hapi letrėn por aty nuk kishte asgjė tė shkruar.
    — Nastradin, kėtu nuk shkruan asgjė! — ia bėri ai Nastradinit qė hante me nguti.
    — I kanė harruar shkronjat prej gėzimit qė keni dasmė! — tha Nastradini tashmė i ngopur fare mirė.


    A SHET TURSHI TI A UNĖ?

    Nastradini vendosi tė merrej me tregti dhe pikėrisiht vėndosi tė shes turshi nė Prishtinė. Bleu turshi e vegla, i ngarkoi turshitė nė gomarė e doli nė ēarshi. Por gomari ishte mėsuar qė saherė tė kalonte pranė njė shtėpie, tė gjallmonte, kėshtu qė kjo ngjau pikėrisht pak para se tė bėrtiste Nastradini: „urdhėroni, turshi urdhėroni turshi". Nastradini i hidhėruar iu drejtua gomarit!
    — Po ngadalė njėherė, or ti; a po shet turshi ti, apo po shes unė?!

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  17. #17
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim






    NASTRADINI


    SHKOLLA


    Njėri nga djemtė e shkollės sė Nastradinit – pyeti:
    ‘’Cila ėshtė arritja mė e madhe : e atij qė pushtoi njė perandori, e atij qė mundte por nuk e bėri, apo e atij qė pengoi tė tjerėt tė bėjnė njė gjė tė tillė?
    - Nuk di asgjė pėr kėtė cėshtje, u pėrgjigj Nastradini, por di njė detyrė shumė mė tė vėshtirė se kėto qė the ti.
    - Cila ėshtė ajo?
    - Pėrpjekja pėr tė tė mėsuar ty, tė shohesh gjėrat ashtu sic janė nė tė vėrtetė.



    FATI I PAEKSPLORUAR


    Nastradini po ecte nė njė rrugicė kur dikush rrėshqiti nga njė cati, dhe ra mbi zverkun e tij. I rėni nuk pėsoi asgjė por Nastradini u dėrgua nė spital. Disa nga nxėnėsit e tij vajtėn pėr ta vizituar.
    - Cfarė mėsimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetėn?
    - Shmangni cdo lloj besimi nė tė pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja duken tė pashmangshme. Ai ra nga catia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: ‘’ Nėse dikush do tė bjerė nga catia, do tė thyejė qafėn e tij’’.


    JO KAQ E LEHTĖ SA DUKET


    Njė vejushė erdhi nė gjyqin e Nastradinit dhe tha:
    - Jam shumė e varfėr. Djali im i vogėl ha sasi tė mėdha sheqeri, dhe nė tė vėrtetė i ėshtė bėrė pasion dhe nuk mund tja dal mbanė pėr tja paguar. A do tė mundte gjyqi ti ndalonte tė hante sheqer, pasi unė vetė nuk mund ta bėj tė mė bindet?

    -Zonjė, ju pėrgjigj Nastradini, ky problem nuk ėshtė kaq i lehtė sa duket. Hajdeni pėrsėri pas njė jave dhe do tju jepet vendimi, pasi tė kem analizuar kėtė rast nė thellėsi.
    Pas njė jave, emri i vejushės ishte pėrsėri nė listėn e njerėzve qė kėrkonin tė drejtėn nga gjyqi.

    - Mė vjen keq, i tha Nastradini kur erdhi radha e saj, por do tė kemi njė vonesė tjetėr tė kėsaj cėshtjeje shumė tė ndėrlikuar. Hajdeni pėrsėri javėn tjetėr.
    E njėjta gjė ndodhi edhe pesėmbėdhjetėditėshin e ardhshėm. Pėrfundimisht Nastradini deklaroi: Gjyqi do tė japė verdiktin ndalues tani. Thėrrisni djaloshin. Djaloshi erdhi pėrpara gjyqit.

    -Djalosh, bėrtiti gjykatėsi. Ndalohet tė hash me tepėr sheqer se gjysėm luge cdo ditė.
    Vejusha i shprehu falenderimet e saja Nastradinit dhe e luti ti bėnte njė pyetje.
    -Thuamė, tha Nastradini,
    - I nderuar, habitem se pėrse nuk i ndaluat djaloshit tė hante sheqer qė nga seancat e para.
    - Shiko, tha Nastradini, fillimisht duhet tė clirohesha edhe unė vetė nga ky ves, ku ta dija se do mė merrte kaq shumė kohė?
    MĖSO SI TĖ MĖSOSH


    Nastradini dėrgoi njė djalė qė ti sillte ujė nga burimi.
    - Kujdes se mos thyen shtambėn, i tha, dhe i dha djaloshit njė shuplakė.

    Njė kalimtar pyeti Nastradinit, se pėrse i ra dikujt qė nuk i kishte bėrė asgjė.
    - O njeri, tha Nastradini. Do tė ishte e kotė tė ndėshkoja djaloshin pasi ta kishte thyer shtambėn, apo nuk ėshtė kėshtu?



    I THATĖ NĖ SHI


    Dikush ftoi Nastradinin tė gjuanin sė bashku por i dha njė kalė qė ishte shumė i ngadaltė. Nastradini nuk tha asgjė. Shumė shpejt gjahtarėt e lanė shumė pas dhe nuk mund ta shihnin. Ndėrkaq filloi tė binte shumė shi dhe nuk ekzistonte asnjė strehė pėrreth. Tė gjithė ata qė merrnin pjesė nė gjah u bėnė qull. Por Nastradini, sapo filloi shiu, hoqi rrobat e tij dhe i palosi. Nė vazhdim u ul mbi rrobat e palosura. Kur shiu pushoi , u vesh dhe u kthye nė shtėpinė e atij qė e kishte ftuar dhe i kishte dhėnė kalin e ngadaltė.
    Asnjeri nuk mund tė kuptonte se si nuk ishte aspak i lagur. Pavarėsisht shpejtėsinė e kuajve tė tyre , asnjeri nuk ishte arritur tė gjente strehė nė atė fushė. Nastradini u tha, se arsyeja qė ai ishte i thatė, ishte kali qė i dhanė.

    Ditėn tjetėr i dhanė njė kalė tė shpejtė dhe i zoti i shtėpisė mori kalin e ngadaltė. Pėrsėri ra shi. Kali i tė zotit tė shtėpisė ishte kaq i ngadaltė saqė ai u lag mė shumė se cdo herė tjetėr, ndėrsa kthehej nė shtėpi me hap kėrmiu. Nastradini bėri tė njėjtėn gjė si radhėn e kaluar. Kur u kthye nė shtėpi nuk ishte i lagur fare.

    - I gjithė faji ėshtė i joti, i bėrtiti i zoti i shtėpisė. Mė bėre ti hipja atij kali tė tmerrshėm.

    - Ndoshta edhe ti nuk bėre dicka nga ana jote pėr kėtė problem, nė mėnyrė qė tė mund tė mbetesh pa u lagur, i tha Nastradini.


    LAJMĖRIMI


    Nastradini qėndroi nė pazar dhe filloi tu drejtohej turmave qė ishin aty:
    - O njerėz! Doni dije pa vėshtirsi, tė vėrtetėn pa gėnjeshtra, arritje pa pėrpjekje, pėrparim pa sakrifica?
    - Po, Po!
    Mrekulli! Tha Nastradini. Doja vetėm ta dija. Mund tė bazoheni tek unė, se do tju them mėnyrėn se si mund tė arrihen keto gjėra, nėse kurrė do tė zbuloj dicka tė tillė.


    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 259 260 261 262 263 264 265 266 267