Duke shfaqur rezultatet 1 nga 4 e 4

Temė: Dhimbja nė testikuj ėshtė njė simptomė e rrezikshme

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Dhimbja nė testikuj ėshtė njė simptomė e rrezikshme

    Tek meshkujt mė tė ri nė moshė shpesh mund tė paraqiten dhimbje tė njėanshme apo tė shumanshme nė testikuj. Dhimbjet mund tė jenė afatshkurta, tė shpeshta dhe shpesh refleksive. Mjekėt thonė se dhimbjet mund tė jenė pasojė e rėrės apo gurėve nė kanalet urinare, pastaj si pasojė e inflamacionit tė hernies inguinale. Mirėpo, nėse mashkulli ndjen dhimbje tė pėrditshme dhe tė vazhdueshme nė njėrin testikul, mjekėt sugjerojnė qė urgjentisht tė kryhet kontrolli me ultrazė, me tė cilin do tė vėrtetohet nėse bėhet fjalė pėr tumor. Tumori i testikujve shpesh paraqitet tek meshkujt e moshės mes 15 dhe 35 vjeēe, zakonisht ėshtė malinj dhe pėr kėtė arsye zbulimi i hershėm ėshtė kyē kur bėhet fjalė pėr shėrimin. Urologėt posaēėrisht paralajmėrojnė qė nėse mashkulli nė zonėn e testikujve ndjen dhimbje tė madhe, qė ėshtė e befasishme, paraqitet pas ndonjė mundi fizik apo sporti dhe ėshtė i njėanshėm, nė kėtė rast mund tė bėhet fjalė pėr pėrdredhje tė testikujve. Problemin mund ta zgjidhė urologu, nėse pacienti paraqitet menjėherė, mirėpo, nėse pacienti paraqitet disa orė pasi e ka ndjerė dhimbjen, nevojitet intervenimi kirurgjik.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Injeksion pėr kancerin e testiseve

    Shkencėtarėt besojnė se forma mė e shpeshtė e kancerit tė testisit mund tė mjekohet me njė injeksion tė vetėm.
    40% deri 45% e rasteve me kancer tė testiseve janė seminoma nė stadin e hershėm, gjendje e cila mund tė mjekohet me anė tė rrezatimit. Mirėpo, tani shkencėtarėt shpresojnė se njė injeksion i vetėm qė pėrmban barin karboplatin do ta zėvendėsojė radioterapinė dhe do t’i zvogėlojė rreziqet tė cilat i bart rrezatimi.

    Nė bazė tė analizave tė cilat janė bėrė nė Universitetin e Southamptonit nė Angli, meshkujt tė cilėt kanė marrė injeksion me karboplatin kanė pasur pak efekte anėsore dhe shumė shpejt i janė kthyer aktivitetit tė zakonshėm.

    Meshkujt tė cilėt kanė marrė karboplatin kanė qenė mė pak tė rrezikuar pėr ta zhvilluar kancerin edhe nė testisin tjetėr.

    Te 5% e meshkujve tė cilėt kanė marrė karboplatin, sėmundja ėshtė kthyer pas tre vitesh, mirėpo asnjėri prej tyre nuk ka vdekur pas pėrsėritjes sė mjekimit. /Telegrafi/

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  3. #3
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    C‘farė eshte Kanceri i testisit?Kanceri i Testisit ėshtė njė ndėr kancerėt mė tė shpeshtė tek tė rinjėt e moshės 15-35 vjeqare. Por ka raste kur ai paraqitet edhe nė moshėn 70 vjeqare. Sipas institutit nacional tė kancerit (USA) pritej qė nė vitin 1995, nga kanceri i testisit tė sėmurėn 700.000 amerikan, ku nga ky numėr parashikohej tė vdesnin mbi 325 vetė. Nė krahasim me kancerin e prostatės ku nga 244.000 tė sėmurė do tė vdesin 40.400 (vetėm nė vitin 1995), kanceri i testisit ėshtė mė "pak mbytės". Megjithatė meshkujt e moshės 15 – 35 vjeq sulmohen dhe pėsojnė mė sė shumti nga ky lloj kanceri. Pėr arsye tė pasqaruara, ky lloj kanceri sulmon 4 herė mė shumė racėn e bardhė se atė tė zezė! Jo mė larg se para 15 viteve diagnostifikimi i kancerit ishte lajm trishtues e kobėzi. Atėherė vdisnin 10 herė mė shumė pacient tė sėmur se sa sot. Por, pėrparimi i shpejtė e dramatik nė medikamentet kimike, nė kėto 2 dekadat e fundit, diagnostifikimi i shpejtė dhe i sakt, bėri qė numri i tė mbijetuarve tė shtohet dukshėm. Sot, kanceri i testisit, nė tė shumtėn e rasteve, ėshtė plotėsisht i "shėruar" dhe nėn kontrollė, veqanėrisht nėse zbulohet, trajtohet dhe mjekohet herėt. Administrata "Ushqim dhe Medikamente" ka sofistikuar disa lloje tė medikamenteve pėr trajtimin e kancerit tė testisit, duke pėrfshirė Ifex (ifosamide), Vepesid (etopisode), Velban, (vinblastine sulfate), Blenoxane (bleomycin sulfate), dhe Platinol (cisplatin). Shumė ekspert profesional tė fushės sė mjekėsisė e konsiderojnė Platinolin si "cudibėrės" rrethė trajtimit dhe bombardimit tė disa lloje tė posaqme tė qelizave tė kancerit tė testisit. Kjo administratė lejoi qė medikamenti me bazė-platinum tė pėrdoret pas operacionit ose rrezatimit. Platinoli gati gjithmon pėrdoret nė kombinim me medikamente tjera tė terapisė kimike. "Trajtimi me bazė-platinum ėshtė padyshim suksesi mė i madh pėr terapin kimike", thotė S.Bruce Malkowitz, MD., bashkėdrejtorė i urologjisė-onkologjisė pranė qendrės medicinale tė Universitetit tė Pensilvanisė. Kėto medikamente kan ndihmuar qė tė zbusin vdekshmėrin dhe tė rrisin numrin e tė shėruarėve, thotė ai, duke shtuar se shumė pacient "me "sukses e bartin" trajtimin me medikamentet qė kan bazė-platinum. Ky lloj trajtimi ka sukses edhe nėse kanceri ėshtė shpėrnda (metastazuar) pėrtej testiseve. "Kjo nuk ėshtė dėnim me vdekje", thotė Malkowicz. Sipas Institutit Nacional tė Kancerit (the National Cancer Institute-USA), rreth 70% tė pacienteve me kancer tė metastazuar, kanė gjasa reale tė shėrohen.
    Zbulimi dhe DiagnostifikimiShumica e kancerėve tė testisit janė zbuluar nga vet pacientėt ose rastėsisht, (sikurse qė ishte rasti me mua), por ka raste kur ky lloj kanceri zbulohet edhe me rastin e vetėkontrollit tė testiseve. Zakonisht nė testis paraqitet njė kokėrrzė e rritur, qė nuk pėrcillet me dhimbje, (e them nga pėrvoja ime). Ndonjėherė mund tė keshė edhe dhimbje por qė nuk janė edhe aq alarmuese pėr njė sėmundje kaq te rrezikshme. Kokėrrza apo e enjura mund tė jetė edhe e madhėsisė sė njė lajthie apo tė njė fasule, por ka raste kurė kjo mund tė jetė e madhe sa njė arrėz.
    Vetėkontrolli shpėtim i jetėsPėrpos kokėrrzės, nėse personi heton ndonjė anomalitet si p.sh testisin e fryer, ndjenja e peshės ose mbushja e papritur e qeses me ujė, pastaj nėse ka dhimbje nė pjesėn e poshtme tė abdomenit, ai duhet qė mėnjėher e pa humbur kohė tė shiqohet tek specialisti (urologu). Kėto tė gjitha simtome janė alarm i vėrtet se ke sėmundje serioze, besueshmėrisht Kancer. Pra, pa hezitim dhe ndjenjė turpi e urgjentisht tė vizitohet specialisti. Specialistėt kanė metoda tė shumta pėr diagnostifikimin e kancerit nė testis. Tumorėt e kancerit tė testisit janė tė dy llojeve: Seminoma dhe Nonseminoma. Llojet e tjera tė tumorėve tė kancerit, si Sarcomas ose Lymphonas, janė shumė tė rrallė. Seminomat numrojnė rrethė 40 % tė tė gjithė kancerėve tė testisit. Zakonisht tumorėt seminom zhvillohen ngadalė dhe kanė tendenca qe tė mbesin tė lokalizuara pėr njė kohė tė gjatė brenda nė testis. Nonseminomat janė njė numėr i kancerėve qėnganjėherė paraqiten nė kombinim me tumor tė tjerė. Nonseminomėt kanė tendenca tė jenė mė agresiv se sa seminomėt. Sipas Shoqatės Amerikane tė kancerit, rrethė 60 deri nė 70% tė pacientėve qė kanė tumor nonseminom kanė kancer i cili ka metastazuar (shpėrndarė) nė gjėndrat lymfatike apo mushkėri. (kėte metastazim teė mushkėrive e ka perjetuar dhe njekohėsisht mposhtur autori i kėtyre rreshtave)
    Shkallėt (staging) e kancerit tė testisitSpecialistėt bėjnė kontrollim tė kancerit me metoda e teste tė ndryshme, e qė kan pėr qėllim hulumtimin se, nė cilėn shkallė/fazė tė zhvillimit gjendet sėmundja "mbytėse". Kėto teste fillojnė qė nga analizat e gjakut e deri intervenimin shtesė kirurgjik. Kategorizimi /staging i sėmundjes ju mundėson mjekėve qė tė bėjė trajtimin adekuat tė sėmundjes pėr gjdo pacient.
    Janė tri shkallė/staging tė kancerit tė testisit:
    Shkalla 1: Kanceri ėshtė i lokalizuar nė testis.
    Shkalla 2: Kanceri ėshtė shpėrnda nė gjėndrat lymfatike, por i lokalizuar vetėm nė pjesėn e poshtme tė abdomenit.
    Shkalla 3: Kanceri ėshtė shpėrnda jashtė gjendrave lymfatike, pra ka metastazuar nė organet mė tė largėta tė trupit: si mėlqija, mushkėritė, veshkja dhe truri.
    Mjekimi i kanceritNuk ka ndonjė trajtim tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha llojet e tumorėve tė testisit. Seminomat dhe Nonseminomat dallojnė nė tendencat e tyre sa i pėrket shpėrndarjes, si dhe reagimit ndaj terapisė radioaktive. Kėshtu ato shpeshė kerkojnė strategji e metoda tė ndryshme tė mjekimit, ku specialisti do tė zgjedhė atė metodė e cila ėshtė e bazuar nė llojin e tumorit si dhe shkallės sė zhvillimit tė tijė. Pasiqė zhvillohen ngadal dhe kanė tendenca qė tė mbesin tė lokalizuara, seminomat zakonisht diagnostifikohen nė shkallėn e 1 ose tė 2.Trajtimi mund tė jetė kombinues, pra operim (heqje) i testisit, rrezatim, ose terapi kimike. Pėr pacientėt me Seminom, zakonisht, nuk ėshtė i domosdoshėm mėnjanimi kirurgjik i gjėndrave lymfatike, sepse ky lloj tumori , siq thotė profesori i Universitetit tė Pensilvanise Malkowicz ėshtė "skajshmėrishtė i ndieshėm" ndaj terapisė radioaktive. Shkalla e 3-tė e seminomas zakonisht trajtohet me terapi kimike tė kombinuar. Edhe pse shumica e tumorėve nonseminom nuk diagnostifikohen nė shkallėt e hershme tė sėmundjes, eksperiencat dėshmojnė se, vetėm mėnjanimi i testisit tė sulmuar nga kanceri ėshtė i mjaftueshėm. Kėta pacient duhet tė jenė nėn kujdesin rigoroz, fanatik dhe kompleks tė specialistit sė paku pėr 5 vite, pėr arsye se 10% epacientėve tė tillė me shkallėn 1 tė sėmundjes kanė rikthim tė sėmundjes. Nonseminomat me fazėn e 2 tė zhillimit tė sėmundjes nuk kan nevojė pėr terapi kimike por vetėm intervenim kirurgjik, pra heqje tė testisit dhe gjendrave lymfatike. Shumica e pacientėve nė shkallėn 3 tė sėmundjes trajtohen me terapi kimike tė konbinuar.
    Terapia kimike-BEP metoda. C'farė ėshtė terapia kimike?...Thjeshtė, pėrdorimi i medikamentreve(kimke) pėr mjekimin e kancerit.
    BEP metoda? ...Kombinim i elementeve tė forta kimike pėr tė asgjėsuar qelizat kancerogjene. BEP metoda pėrbėhet nga: CISPLATINA, ETOPISOD, dhe BLEOMYCIN.
    CISPLATINANė vitin 1973 nė Indiana (USA), Dr. Einhorn erdhi nė pėrfundim se Cisplatina ėshtė njė element shumė efikas pėr "bombardimin" me sukses tė qelizave kancerogjene. Ai zbuloi se ky lloj elementi nė kombinim me Etopysode dhe Bleomycin ėshtė mėnyra mė e perfeksionuar pėr luftomin e kancerit tė testisit. Si argument do e ceki se, pas pėrdorimit te kėtijė elementi numri i tė shėruarve u rritė nga 10% nė 80%. Fatėkeqėsisht ky llojė medikamenti ka kundėrefektet e veta si: vjellje, kokėdhimbje, rrahje e shpejtė e zemrės, zbehje e fytyrės, ushtimė e veshėve, molisje e kėmbėve, urinimi me gjak, marramendje, depresione te thella, dhimbje te "padurueshme" ne trup, vėshtėrsi gjatė ecjes, humbje e aftėsisė tė dallimit tė ngjyrave, humbje tė oreksit. (tė gjitha kėto unė i pėrjetova, dhe "lehtėsisht" i tejkalova) Mjeku do t'ju obligon qė gjatė tėrė kohės sė marrjes sė Cispaltinės duhet tė urinoni pandėrprerė. Kjo bėhet me qėllim qė tė evitohet shkatėrimi i veshkėve si dhe veshkėt tė vazhdoijn funksionin e tyre normal. Me rėndėsi tė veqantė ėshtė se, pavarėsisht se qfarė dhimbjesh apo kunderefeketesh keni, nuk lejohet tė ndėrpritet terapija kimike sepse kjo do tė ishte vetevrasėse. Gjatė marrjes sė Cisplatinės si dhe pas saj, nė asnjė mėnyrė nuk guxon tė marrėsh asnjė injekcion apo medikament tjeter pa informimin dhe lejen e Mjekut specialist. Kur Cisplatina ipet nė doza tė mėdha ajo zvogėlon numrin e rruazave tė bardha tė gjakut, dhe kėshtu mundėsia pėr infektim ėshtė mė se e madhe ...pra nė kėtė rast edhe mbytėse. Nė spitalin universitar Mainz (RFGJ) ku isha duke u trjatuar egzistonin "rregulla ushtarake" po si tė njė kėrcėnimi tė njė lufte atomike. Edhe oksigjeni ku unė qendroja testohej dhe kontrollohej rregullisht dhe rreptėsisht...
    Atėhere:Shmangu njerėzve me infeksion. Kujdes gjatė pastrimit tė dhėmbėve (pėrdor brushė tė butė), qė mos tė shkaktosh gjakderdhje dentale. Mos prek brendėsinė e hundės ose tė syve, pėrderisa nuk i ke pastruar duart mirė. Kujdes nga prerjet (gjatė rrojes), lėndimeve apo gėrvishtjeve…etj.
    ETOPISODE i njohur edhe si VePesid ose VP-16. Po, kjo ėshtė ajo: Ky lloj medikamenti shkakton rrėnjėn e pėrkohshme tė flokėve. Pas trajtimit fillon rritja normale e tyre.....mos ke frigė! Edhe ky lloj medikamenti ka po tė njėjtat kundėrefekte si Platinoli. Edhe pėr kėtė vlejnė po tė gjitha paraljmrimet dhe udhėzimet e cekura mė sipėr si: vjellje, kokėdhimbje, rrahje e shpejtė e zemrės, zbehje e fytyrės, ushtimė e veshėve, molisje e kėmbėve, urinimi me gjak, marramendje, vėshtėrsi gjatė ecjes, humbje e aftėsisė tė dallimit tė ngjyrave, humbje tė oreksit….etj Kur Etopisode jipet nė doza tė mėdha ajo ka po tė njejtat kundėrefekte, mu si CISPLATINE. BLEOMYCIN Lexo mė sipėr.
    Si vepron terapia kimike?Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin nė mėnyrė te kontrolluar. Por kanceri paraqitet atėherė kurė kėto, qeliza, fillojnė tė ndahen dhe tė formohen pa kontrollė e rregullė. E paspjeguar shkenctarisht, kėto qeliza nė mėnyrė tė befasueshme fillojnė tė bėjnė "vetevrasje", pra fillon dėmtimi i organeve tė trupit…Medikamentet antikancer shkatėrojnė qelizat kancerioze duke i ndėrprer atyre rrugėn e zhvillimit dhe shumėfishimit.Terapia kimike vepron mė me sukses sė bashku me kombinimin e medikamenteve tė tjera. Kjo quhet terapi kimike e kombinuar.
    Ku do tė marė terapinė kimike?Ju mund tė pranoni terapinė kimike nė Spital, nė ordinancė tė mjekut ose nė klinikat e profesionalizuara pėr ketė fushė.Por kjo mvaret mė se shumti nga lloji i medikamenteve gjendja e pacientit si dhe natyrisht nga propozimi i mjekut.
    Sa herė do tė marr terapinė kimike, dhe sa zgjatė ajo?Terapia kimike zakonisht "mirret" me ndėrprerje, me qėllim qė trupi ytė tė ketė rastė tė ndėrtojė qeliza tė reja e tė shėndosha, si dhe te rifitoi fuqinė dhe vitalitetin. Pacientėt me kancer tė testisit zakonisht marrin 2-3 cikle tė terapisė e ashtuquajtura PEB metoda.
    A ka dhimbje gjatė terapisė kimike?Pėrgjithėsisht, "PJO". Por kundėrindikacionet janė shumė tė mėdha, bile bile ka qaste edhe "tė padurueshme". Rrėnja e flokėve, dhimbje koke, depresione, vjellje, temperaturė, alergji tė ndryshme, humbje peshe, pengesa nė jashtėqitje, humbje oreksi, maramendje, lėkura tė zijoset, ethe dhe dridhje te gjymtyrėve tė trupit, depresione, dhimbje, ....et, etj!
    Kundėrindikacionet/efektetGjdo lloj trajtimi mjekėsor tė kancerit tė testisit mund tė shkaktojė kundėrindikacione tė padėshiruara e shpeshėherė edhe tė "paduruara". Por, jo tė gjithė pacientėt reagojnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Njė ndėr brengosjet mė tė madha tek tė rinjėt ėshtė se, nė qfarė mase trajtimi i kancerit (pra heqja e njėrit testis, e gjėndrave limfatike si dhe terapia kimike) ndikojnė nė jetėn e tyre seksuale dhe aftėsisė trashėguese, pra krijimin e familjes. Heqja e njė testisi nuk tė bėn fertil e as impotent. Testisi i mbetur prodhon spermė dhe hormone adequate pėr planifikim tė familjes. Kanceri i testisit dhe sexi...Sa herė qė flitet pėr kancerin nė testis, padyshim njė nga brengat mė qėnsore qė ngriten nga meshkujt ėshtė ajo rreth sexit. A do tė jem i aftė tė kem jetė sexuale normale (erekcion)? A do tė jem steril? A do tė humbi aftesin e mardhėnjeve sexuale...etj? Tė gjitha kėto brenga duhet tė bisedohen qetė, hapur e paturp me specialistin. Unė personalisht kam bėrė disa hulumtime ne kėtė fushė, dhe ja se c'farė "zbulova": Shumė njerėz brengosen se mos humbja e njėrit testis ėshtė edhe humbje e aftėsis sexuale apo do ti bėjė ata steril. Por, JO! Trupi me njė testis tė shėndoshė mund tė ketė erekcion normal dhe tė prodhojė spermė normale. Kėshtu pra heqja e njėtestisi nuk e shnėdron mashkullin nė "burrec" impotent e as fertil. Eshtė brengosje e madhe dhe njė presion e ngarkesė e madhe psiqike pėr ata tė rinjė tė cilėt akoma nuk kanė filluar "ndėrtimin" e familjes apo qė dėshirojnė tė kenė mė shumė fėmijė. Poashtu edhe terapia radioaktive nuk ndikon nė aftėsinė sexuale. Sa i pėrket terapisė kimike dhe kundėrefektet e saja, shumica e pėrsonave mund tė vazhdojnė pa pengesa jetėn e tyre sexuale, por ka raste kurė disa lloje te barėrave anti-kancer mund tė pengojnė pėrkohėisht produktivitetin e spermės. Kjo zakonisht ndodhė rrallė dhe pas njė kohe tė caktuar ajo vjen e normalizohet. Alfa dhe Omega e gjithė kėsajė ėshtė qė relacioni pacient-mjek tė jetė i hapur dhe komunikativ, para dhe pas gjdo trajtimi tė kancerit tė testisit. Jeto dhe ushqehu vetėdishėm! Jeta do tė jetė edhe mė e kuptimt, do tė jete edhe me e mbushur, mė e pasur…. Bazuar nė publikime shkencore, vuajtjet dhe pėrvoja ime!
    *Copėza nga libri "Kanceri dhe Unė"


    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sweetzzinna : 12-11-09 nė 15:57
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Dhe nje shkrim qe me terhoqi vemdendjen kur gjeta postim e me lartshem
    Si e mposhta Kancerin !?...Kaloja e shijoja jetėn e nje fėmiu tė lazdruar, tė gezuar dhe tė lumtur. Prinderit e mi ma mundesuan kėtė,…tė gjithėve neve femijeve; me dashuri, punė, edukatė, kujdes,…ndonjehere edhe "tė tepruar"… Mirresha me sport, i nėrtuar bukur! Nė jetėn time s'ndeza duhan ndonjėherė. Alkoolin e kisha tabu; kafeja me linte pa gjumė (gjerė mė sot nuk kam pirė mė shumė se 10 kafe)…dhe nuk e preferoja...! Sa kisha deshirė tė shiqoja filmat vizatimor; te padhunė dhe edukues...Pastaj i kėnaqur e ėndėrraplot tė ikja nė dhomėn time, e te fleja thellė e kėndshėm... Kisha shoqeri tė „shėndoshė", mendjen e trupin po ashtu... Unė si njė fėmijė lazdran qė isha, vellaut tim i tensionoja nervat; mburresha gjdohere dhe nė gjdo rast: " Shef ti se c'farė muskujsh kam unė, eja e te provojme fuqinė" Ai qeshej, dhe ma kthente: "lehte e ke ti, vetem qumsht e mjalte ka trupi yt…natyrė 100 %…! Mua mė "rritej mendja". Shpejte e me nje pamje serioze, si tė njė doktori tė fshatit ballkanas e qortoja: " Ke kujdes se si ushqehesh, se shumė je dobėt nga shėndeti ti, je i padisciplinuar nė ushqimin...! Ja, mė shiqo mua...! Ai mė ndėgjonte dhe vėshtronte! Dhe ndihej keq! Se nuk po ushqehej shėndosh...si vėllau i tijė! Kujtimi ndezte duhanin…! Diagnostifikimi i semundjes ime…Tetor, 1996. Duke ndjekur studimet nė universitetin "Johannes Gutenberg" nė Mainz tė Gjermanisė; drejtimi shkencat politike, zhurnalistikė dhe germanistikė... "Du hast Krebs!" (Ti ke kancer) Kėto fjalė buqiten si rrufeja nė mes te dites se bukur e me diellplot. Mjeku specialist kishte bėrė diagnostifikin! Qartė, shpejtė dhe profesionalisht. E unė „s‘doja" se s‘doja t‘i besoja!? E pyeta me njė zė tė dobėt, pothuaja tė shtjerur, plot frike, pasiguri dhe i mallėngjyer: „ Mė falni, keni diplomuar juve nė mjekėsi apo, jeni duke kryer praktikėn kėtu nė spital"? Mė duhet tė them se specialisti dukej shumė i ri, apo mua mė dukej ashtu, se s'mė pėlqente tė ishte mjek nė ato momente…!!! „Po, edhe doktoraturen kėtu e kam mrojtur" ma ktheu" Por sa mė shpejtė dhe pa humbur kohė tė fillojmė „bombardimin e qelizave tė kancerit", mjekimin dhe luftimin e tijė…!", mė urdhėroi ai...! „Oh, Zot i Madh dhe i gjithfuqishėm, c‘farė ndodhė kėshtu me mua"?, pyesja nė heshtje dhe i panikosur nė vehten time… Nė realitet „UNĖ" as nuk isha unė! Tani UNĖ ishte ai! Kanceri! Si? Mua tė mė sulmoj kanceri? E pabesueshme!? Nuk ėshtė e mundur! Gabim nė diagnostifikim! Kėshtu dėshiroja ta mashtroja vehten time....! Gjdoherė mendoja se kanceri i takon personit tė tretė, fqiut, tė panjohurve. Jo, asdhenjehėrė kanceri nuk „i takon" tė dashurve tė mijė, familjes sime…e lere vehtes sime…! Duhej „tė pajtohesha"! Ta pranoja se ai ishte i imi, dhe ta akceptoja si timin...! Filloi mjekimi dhe njėkohėsisht torturimi i shpirtit, mendjes dhe trupit tim…i qenjes sime. Te gjitha i pėrballova dhe u shėrova… Kėtė shkrim ia dedikoi, si faleminderim dhe mirėnjohje familjes sime sė shtrenjėt: Mamit tė dashur (ndjesė pastė), Babit, motrave (nė veqanti motrės sime Shqipes, e cila u gjend pranė meje deri nė castet e fundit tė mjekimit tim), vėllaut Kujtimit, tė afėrmve dhe miqėve tė mijė, tė njohurve e tė panjohurve, qė me qindra e qindra m’u gjendėn nė ato ditė tė vėshtira, tė skėterrshme, tė cilėt nė gjdo kohė mė jipnin pėrkrahje…, shpirtėrore e morale…! Pėrkrahje e cila nė ato caste ėshtė mė se e rendesishme pėr mjekimin dhe mbijetesėn...! Njėkohėsisht ky shkrim ka pėr qėllim informimin e opinionit mbi kancerin e testisit, mėnyrėn se si zbulohet ky, dhe rėndėsin e madhe qė ka zbulimi i hershem i tijė..; informim qė do duhej tė kryehej e transportohej nga mjekėt tanė specialist; mjekė tė cilėt, fatkeqėsisht, mė me dėshirė e vullnet mirren me politkėn partiake, se sa profesionin e tyre tė shenjėt. Le tė jetė ky shkrim edhe njė qortim moral dhe kritikė ndaj kėtyre njerėzve..!


    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182