• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

​Më 2 gusht të vitit 1934 Adolf Hitler u bë udhëheqësi i Gjermanisë, duke krijuar diktaturën më të keqe të historisë. Për figurën dhe propagandën e tij të zezë thuajse është thënë gjithçka. Por ka ende disa aspekte jo shumë të njohura rreth jetës së tij.
1 – Mustaqet? Në modë

Mustaqe katrore dhe flokët e lëpira anash. Ishin këto detajet identifikues të pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil në fakt nuk ishte një zgjedhje personale. Që i ri ai i mbante mustaqet e gjata. Kur u bashkua me ushtrinë (gjatë Luftës së Parë Botërore) u detyruara t’i priste. Por pas ushtrisë u kthye sërish në origjinë duke ndjekur modën e kohës.

2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?

Ishte Hitleri një hebre? اështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.

3 – Një tren special (në fakt dy )

Duke qenë se ishte i apasionuar pas makinave, Hitleri u detyrua shpejt të angazhohej me transportin me tren. Ai kërkonte ndërtimin e një treni të shpejtë dhe të sigurtë. Në fund të viteve ‘30 ai ngriti Fuhrersonderzug një tren të veçantë. Në fakt trenat e diktatorit ishin dy, i pari u përdor në kohë paqeje dhe i dyti në kohë lufte. Ata ishin të blinduar dhe luksozë.

4 – Misteri i testikujve

Hitleri kishte vetëm një testikul? Sipas këngëve që këndonin ushtarët britanikë në Luftën e Dytë Botërore, padyshim që po. Por këtë e ka thënë edhe një mjek ushtarak që trajtoi Adolf Hitlerin kur ishte i ri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai u dëmtua në testikuj nga një predhë gjatë betejës së Somne në Francë (Lufta e Parë Botërore), por historiani britanik Thomas Weber, i bazuar në dokumente të pabotuara, dyshon se Hitleri ishte në vijën e frontit në atë betejë.

5 – Një kukull për ushtarët

Duke mos duruar dot idenë që ushtarët e tij në Francë të përzienin gjakun e tyre me prostitutae vendase, në vitin 1941, Hitler planifikoi prodhimin e një kukulle të veçantë që do të përmbushte dëshirat e ushtarëve të tij. Ajo ishte flokëverdhë dhe sy blu, 176 cm e gjatë, me gjinj të mëdhenj. Pra, një grua e përsosur ariane.

6 – Admirues i seksit ekstrem

Pornografia dhe sadomazokizmi ishin në bazën e fantazive seksuale të Hitlerit. Të paktën kështu tregon mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain. Ajo rrëfeu se xhaxha Adolfi e detyronte të pozonte nudo në pozicione të pahijshme, dhe më pas e gjuante në trupin e zbuluar me kamxhik. Disa mjekë më vonë kanë dëshmuar se diktatori injektonte testosterone për të rritur fertilitetin.

7 – Adhurues i King Kong

Përveç pikturës, Hitleri vlerësonte dhe artin e filmit. Ai posedonte dhoma të shumta private, ku kishte shpesh të ftuar për të parë filma. Aktorja e tij e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Charlie Chaplin, i cili në vitin 1940 ironizoi diktatorin në një film komik.

8 – Syze? Jo faleminderit

Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponjë”, por as me syze nuk dëshironte të lexonte. Për këtë ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën deshifronte çdo dokument të rezervuar për të. Për të syzet ishin një shenjë dobësie.

9 – Fanatik i ëmbëlsirave

Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.

10 – Një talent, por për publicitet

Në shkollë, Hitleri ishte një “gomar” i vërtetë, madje dhe shkrimet e tij ishin të mbushura me gabime gramatikore. Sa për karrierën e tij në pikturë eci në fushën e publicitetit. Në Vjenë ai pikturonte postera për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme. Sipas disa historianëve, Hitleri i përsosi njohuritë e ligjeve të komunikimit, që iu bënë më pas të dobishme gjatë marrjes së pushtetit, kur “produkti” që i duhej reklamim ishte nazizmi.
lapsi.al
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Gjithmone me kane afashinuar diktatoret vrasesit e Hitleri.
Fakti qe urrente henbrenjte e gay-te , ishte incestuos dhe mbi te gjitha austriak
ama udhehoqi nje popull gjerman. I semure , bravo.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?

Ishte Hitleri një hebre? اështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.

Kete fjaline nese ka njeri te ma shpjegoj sepse se kuptova.... dmth cfare nxorri si perfundim ky studimi?
 
Aki

misfit

Me fjaline ia kane futur kot por nga ajo qe kuptova dmth qe Hitleri seshte hebre, po qe nuk ekziston dicka e quajtur race e paster se gjenetikisht te gjithe jemi te perzier? Mbase, nese se kuptova gabim.

P.S. paskan harruar te permendin qe Hitleri ishte dhe nje piktor i mrekullueshem.
 
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain
Te gjitha keto i kisha lexuar dikur,vetem kete qe ka pas lidhje me mbesen e tij se kam degjuar,ose se mbaj mend une..!
 
Aki

misfit
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

​Më 2 gusht të vitit 1934 Adolf Hitler u bë udhëheqësi i Gjermanisë, duke krijuar diktaturën më të keqe të historisë. Për figurën dhe propagandën e tij të zezë thuajse është thënë gjithçka. Por ka ende disa aspekte jo shumë të njohura rreth jetës së tij.
1 – Mustaqet? Në modë

Mustaqe katrore dhe flokët e lëpira anash. Ishin këto detajet identifikues të pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil në fakt nuk ishte një zgjedhje personale. Që i ri ai i mbante mustaqet e gjata. Kur u bashkua me ushtrinë (gjatë Luftës së Parë Botërore) u detyruara t’i priste. Por pas ushtrisë u kthye sërish në origjinë duke ndjekur modën e kohës.

2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?

Ishte Hitleri një hebre? اështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.

3 – Një tren special (në fakt dy )

Duke qenë se ishte i apasionuar pas makinave, Hitleri u detyrua shpejt të angazhohej me transportin me tren. Ai kërkonte ndërtimin e një treni të shpejtë dhe të sigurtë. Në fund të viteve ‘30 ai ngriti Fuhrersonderzug një tren të veçantë. Në fakt trenat e diktatorit ishin dy, i pari u përdor në kohë paqeje dhe i dyti në kohë lufte. Ata ishin të blinduar dhe luksozë.

4 – Misteri i testikujve

Hitleri kishte vetëm një testikul? Sipas këngëve që këndonin ushtarët britanikë në Luftën e Dytë Botërore, padyshim që po. Por këtë e ka thënë edhe një mjek ushtarak që trajtoi Adolf Hitlerin kur ishte i ri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai u dëmtua në testikuj nga një predhë gjatë betejës së Somne në Francë (Lufta e Parë Botërore), por historiani britanik Thomas Weber, i bazuar në dokumente të pabotuara, dyshon se Hitleri ishte në vijën e frontit në atë betejë.

5 – Një kukull për ushtarët

Duke mos duruar dot idenë që ushtarët e tij në Francë të përzienin gjakun e tyre me prostitutae vendase, në vitin 1941, Hitler planifikoi prodhimin e një kukulle të veçantë që do të përmbushte dëshirat e ushtarëve të tij. Ajo ishte flokëverdhë dhe sy blu, 176 cm e gjatë, me gjinj të mëdhenj. Pra, një grua e përsosur ariane.

6 – Admirues i seksit ekstrem

Pornografia dhe sadomazokizmi ishin në bazën e fantazive seksuale të Hitlerit. Të paktën kështu tregon mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain. Ajo rrëfeu se xhaxha Adolfi e detyronte të pozonte nudo në pozicione të pahijshme, dhe më pas e gjuante në trupin e zbuluar me kamxhik. Disa mjekë më vonë kanë dëshmuar se diktatori injektonte testosterone për të rritur fertilitetin.

7 – Adhurues i King Kong

Përveç pikturës, Hitleri vlerësonte dhe artin e filmit. Ai posedonte dhoma të shumta private, ku kishte shpesh të ftuar për të parë filma. Aktorja e tij e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Charlie Chaplin, i cili në vitin 1940 ironizoi diktatorin në një film komik.

8 – Syze? Jo faleminderit

Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponjë”, por as me syze nuk dëshironte të lexonte. Për këtë ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën deshifronte çdo dokument të rezervuar për të. Për të syzet ishin një shenjë dobësie.

9 – Fanatik i ëmbëlsirave

Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.

10 – Një talent, por për publicitet

Në shkollë, Hitleri ishte një “gomar” i vërtetë, madje dhe shkrimet e tij ishin të mbushura me gabime gramatikore. Sa për karrierën e tij në pikturë eci në fushën e publicitetit. Në Vjenë ai pikturonte postera për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme. Sipas disa historianëve, Hitleri i përsosi njohuritë e ligjeve të komunikimit, që iu bënë më pas të dobishme gjatë marrjes së pushtetit, kur “produkti” që i duhej reklamim ishte nazizmi.
lapsi.al
Nese gjen ndonjehere ndonje artikull mbi jeten dhe bemat e D-r Josef Mengele na e sill ketu, se shume do doja te lexoja mbi te :)
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Me fjaline ia kane futur kot por nga ajo qe kuptova dmth qe Hitleri seshte hebre, po qe nuk ekziston dicka e quajtur race e paster se gjenetikisht te gjithe jemi te perzier? Mbase, nese se kuptova gabim.
Ate te hebre-it e kuptova....por fjalia o eshte dertuar gabim ose eshte perkthyer gabim

Studimi nxorri nje perfundim , qe Rraca Ariane (ajo e paperzier), ekziston apo jo??? apo ishte thjesht nje pike ne mendjen e Hitlerit?
kete doja te dija.....
 
Aki

misfit
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Ate te hebre-it e kuptova....por fjalia o eshte dertuar gabim ose eshte perkthyer gabim

Studimi nxorri nje perfundim , qe Rraca Ariane (ajo e paperzier), ekziston apo jo??? apo ishte thjesht nje pike ne mendjen e Hitlerit?
kete doja te dija.....
Nese studimi eshte bazuar ne ADN dhe nese merret parasysh qe te gjithe kemi prejardhje nga fise barbare te Afrikes, i bie qe ka qene ne mendjen e Hitlerit.
 
orkidea

θαλασσα
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Kush ja "lepinte"floket ketij?
Te me falni qe nuk munda te bej koment serioz :p
 
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Nese gjen ndonjehere ndonje artikull mbi jeten dhe bemat e D-r Josef Mengele na e sill ketu, se shume do doja te lexoja mbi te :)
Per Doktorin e Vdekjes eshte shkruar shume.Me duhet thjeshte te perkthej ndonje shkrim :).S'te Premtoj dot por do mundohem te bej ndonje perkthim.

@Monique,
Sipas studimit belg raca Ariane eshte nje mit.
 
sensuu

sweet
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Mos ishte me origjin shqiptar lol
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

9 – Fanatik i ëmbëlsirave

Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.

Paska qen llups si mua :(
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: 10 gjëra që nuk i dinit për Hitlerin

Plot me mistere kish qen ky Hitleri!!
Nuk besoj se lam gje pa dit per te si me pas njohur nga afer,, po na servohen keto lajme tash e sa koh per te.
 
Top