• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

10 këshilla të arta

WxP

Tech
1. Ji vetvetja.
Filloje ditën me një mendim të mirë për veten tënde. Nëse nuk je vetvetja me veten tënde, nuk mund të jesh me të tjerët. Mos harro: Ti je unik!

2. Falëndero.​
Kjo është një mënyrë për t’i vlerësuar të tjerët dhe një nga çelësat për të fituar respektin e tyre.

3. Bëj komplimenta.​
Mendo se çfarë mund t’u japësh të tjerëve dhe kujtohu që dhurata më e çmuar nuk kushton asgjë. Kur takon dikë mund t’i bësh një kompliment, sepse vetëm një: “ا’kemi?” apo një: “Si je?” edhe nuk mjafton. Gjithashtu mund t’u kushtosh vëmendje dhe interes të tjerëve.

4. Mos u mburr, mos ji arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët.​
Mbaje veten nën kontroll. Le të reflektojë zëri yt, sjellja jote, madje edhe veshja jote elegancën tënde, pa qenë nevoja për shumë fjalë. Le të flasin vetë veprat e tua.

5. Dëgjo më parë, pastaj fol​
.Të dëgjosh të tjerët, tregon se i respekton. Trego interes për të tjerët, mëso emrat e tyre dhe nxiti të flasin për veten e tyre. Mos i ndërprit asnjëherë kur flasin. Shikoji në sy dhe dëgjoi me kujdes. Merre fjalën pasi tjetri të ketë mbaruar.

6. Fol me mirësi dhe maturi.​
Përpara se të flasësh me të tjerët, ki parasysh efektin që do të kenë fjalët e tua tek ata. Një fjalë e pa matur mund të shkaktojë lëndim.

7.Mos kritiko dhe mos u anko
Rri larg kritikave dhe mos u anko për rrethanat. Por nga ana tjetër nuk është mirë t’u shmangesh atyre. Mos u merr me thashetheme. Nëse nuk je dakord me të tjerët, thuaje mendimin tënd, por duke i respektuar. Mos i sulmo me fjalë (në publik) të tjerët. Ki parasysh: Mund të fitosh argumentin, por mund të humbësh një mik.

8. Ji i përpiktë.​
Vlerësoje kohën tënde dhe të të tjerëve. Nëse ke lënë një takim, shko në kohë. Nëse do të vonohesh, lajmëro.

9. Mos i vër të tjerët në siklet.​
Trajtoi të tjerët, ashtu siç do që të të trajtojnë ty. Mos i poshtëro kurrë me shaka vulgare ose me një nofkë të keqe. Në bisedë mos bëj asnjëherë pyetje që mund ta vënë tjetrin në siklet, si p.sh. çështjet personale. ثshtë fisnike të mendosh më parë për të tjerët pastaj për veten.

10. Sillu dhe paraqitu sa më mirë.​
Një mik i këndshëm nuk është asnjëherë i bezdisshëm. Përpiqu të jesh i qetë dhe optimist në situatat që shkaktojnë stres dhe mbaje veten nën kontroll. Vepro me mirësjellje dhe edukatë. اdo ditë vishu si të ishte mundësia e vetme për të ndriçuar. Një buzëqeshje të bën më të bukur.
 

Ola

Antar Aktiv
per piqemi ti bejme nga pak te gjitha ..
 

alfonci

Veri investigatio
vertete keshilla te arta flm shume
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Te falemnderit WxP, jane keshilla qe po ti zbanim te gjithe, fytyrat tona do te ishin gjithenje te qeshura!
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: 10 këshilla të arta

Shume interesante si keshilla ne fakt,por me ate piken e 3 kam icik probleme...


3. Bëj komplimenta.
Mendo se çfarë mund t’u japësh të tjerëve dhe kujtohu që dhurata më e çmuar nuk kushton asgjë. Kur takon dikë mund t’i bësh një kompliment, sepse vetëm një: “ا’kemi?” apo një: “Si je?” edhe nuk mjafton. Gjithashtu mund t’u kushtosh vëmendje dhe interes të tjerëve.

Ndoshta ka lidhje me tipin e njeriut por sme pelqejne ti bej as te mi bejne...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: 10 këshilla të arta

. Mos u mburr, mos ji arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët.
Shum e bukur kjo, sa mir do ishte qe shumica njerezve ta zbatonin kte pike :D
 
Top