• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

15 kombinimet e shenjave të horoskopit që mund të ishin çifti perfekt

Hera

Dum Spiro Spero

15 kombinimet e shenjave të horoskopit që mund të ishin çifti perfekt​



Ka shumë shumë gjëra për të kuptuar nëse një person është i duhuri, duke nisur që nga ushqimi deri tek këngët e preferuara. Por ndoshta mbi të gjitha është faktori më relacional: Përputhshmëria astrologjike.
Tani shenjat e Zodiakut na e bëjnë më të lehtë për të kuptuar se kush do të qëndrojë me ne për një kohë më të gjatë dhe kush nuk përputhet me karakterin tonë.

Peshorja dhe Luani
Njerëzit me këto shenja Zodiaku janë njerëz aktiv në shoqëri. Ata i duan tubimet sociale dhe janë shumë më të hapur në shprehjen e vetës. Luani gjithmonë ka kërkesa dhe Peshorja do t’ja plotësoje ato.

Dashi dhe Ujori
Çifti me këto dy shenja kurrë nuk do të provojë të jetojë në monotoni. Sepse ata të dy i duan gjërat aventureske dhe emocionuese. Këto të dy gjithashtu mund të jenë shumë inovativ sëbashku, por edhe duan t’i japin liri apo hapësirë njëri¬tjetrit.


Dashi dhe Gaforrja
Një Dash është gjithmonë i guximshëm. Trimëria e personalitetit të tij, ajo energji e lartë, gjithmonë do ta magjepsë Gaforren, e cila do të përpiqet të nxisë më shumë energji tek Dashi.

Peshqit dhe Dashi
Peshqit dhe Dashi mund të jenë goxha mirë me njëri¬tjetrin dhe ata duhet të ndajnë një lidhje të thellë mes tyre. Peshqit do të jetë delikatë nga ana e tyre, ndërsa Dashi tenton të jetë një lider dhe ky bilanc do të ndihmojë marrëdhëniet e tyre të zgjasë më gjatë.

Demi dhe Gaforrja
Këto shenja plotësojnë njëra¬tjetren edhe në mënyrën që ata të mbajnë një mirëkuptim të ndërsjellë mes tyre. Gaforrja udhëhiqet me zemër dhe Demi do të jetë mbështetës. Për ta familja është kryesorja e fakti se mbi të gjitha duhet të qëndrojnë sëbashku.

Demi dhe Bricjapi
Këta të dy e duan njëri¬tjetrin përmes një të kuptuari telepatik. Demi do të admirojnë punë dhe natyrën e qeshur të Bricjapit, ndërsa Bricjapi do të vlerësojë natyrën e ndjeshme të tjetrit.

Shigjetari dhe Dashi
Një Shigjetar gjithmonë ndjek zemrën dhe asnjëherë dramat. Ai është gjithashtu person argëtues dhe i dashur, nga ana tjetër, dashi është një flutur sociale dhe kështu që nuk do të ketë hapësirë për dramë.

Gaforrja dhe Peshqit
Këto dy shenja janë shenja të ujit, të cilat tregojnë lidhjen e tyre shpirtërore. Ata të dy janë sentimentalë në natyrë dhe të dy përpiqen shumë për të mos lënduar njëri¬tjetrin.

Luani dhe Shigjetari
Këto dy zodiakë kur janë bashkë shfaqin natyrë të dashur. Luanët janë pak kokëfortë, por Shigjetari do ta dojë besimin e Luanit dhe do ta ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre.

Virgjëresha dhe Bricjapi
Virgjëresha si natyre është e zhytur në mendime dhe shumë introverte, por kur është me një Bricjap hapet shpejt dhe bëhet plotësisht e sinqertë me personin tjetër. Bricjapi do të tërhiqet lehtë, pasi Virgjëresha të çlirohet.

Luani dhe Binjakët
Çifti aventuresk me shumë fat. Luani fokusohet në të qenit një partner lider dhe Binjakët kanë prioritet që tjetri të ndihet i dashuruar.

Ujori dhe Binjakët
Këto dy shenja të ajrit tregojnë se partnerët do të jenë së bashku në uljet dhe ngritjet e jetës. Binjakët admirojnë idenë se ujori është krijues, çka do t’i ndihmojë ata të ecin së bashku në jetë.

Akrepi dhe Luani
Akrepi mund të jetë me një gjuhë të mprehtë dhe xheloz, por Luani do ta ushqejë tjetrin me epsh dhe sfida. Natyra e tyre mund t’i shtojë më shumë shkëndija lidhjes.

Binjakët dhe Peshorja
Binjakët dhe Perhorja përshkruajnë çiftin që ka seksualitet dhe dashuri të pangopur. Marrëdhënia në mes të këtyre shenjave do të jetë e shpejtë dhe e freskët. Ata të dy do të gjejnë mënyra për të krijuar qetësi mes tyre.

Gaforrja dhe Peshqit
Këto shenja uji janë shumë më të pajtueshme. Peshqit janë shumë njerëzorë, kur Gaforret të edukuar marrëdhënie. Kur ata lidhen, raporti i tyre bëhet i pathyeshëm.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Gaforrja me deminn ??.
Ne fakt shenja e tokes(demi) shkon me gaforren(uje).
Demi me kemb ne toke,guximtar e kokforte sikur na e nxjerr ate ambicien brenda nesh :):).
Ndikon per mire.
Dashi.
Obobo impulsiv,nuk eshte per mua.
Peshku.
Thjesht si miq.
Jemi shum te ngjashem,ne fund do perfundonim me inate😜😜😜.
Ne pergjithsi shenjat e ujit perputhen me ato te tokes,ekziston mundesia per dashuriçka qe zgjasin.
Jo thjesht kalimtare :):).
Edhe shenjat e ajrit perputhen me ato te zjarrit.
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Dashi dhe Gaforrja
Një Dash është gjithmonë i guximshëm. Trimëria e personalitetit të tij, ajo energji e lartë, gjithmonë do ta magjepsë Gaforren, e cila do të përpiqet të nxisë më shumë energji tek Dashi.

A ka naj gaforre knej parit se mka shku mendja per spagheti 😂😂
 

Moonshine

🌑🌒🌓🌔🌕🌖🌗🌘🌑
Shagjitare, akrepa dhe peshore
Sdi gjo, nuk i kam testuar lol shkoj kunder rryme un
 
Private conversations
Help Users
    Top