• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

17-vjeçarja denoncon kushëririn, e përdhunoi dhe e la shtatzënë


Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj një 29-vjeçari, i akuzuar për përdhunimin e një 17-vjeçarje. Procedimi ndaj shtetasit L.L. nisi pas denoncimit të bërë nga 17-vjeçarja nga Korça.

Sipas dëshmisë së adoleshentes, ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe nga marrëdhënia me dhunë, ajo ka mbetur shtatzënë.

Sipas policisë së Korçës, autori dhe viktima kanë edhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

26 korrik 2016 gazeta-Shqip.
 
Top