• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

19 udhëzimet e Maria Montessorit për t’u bërë prindër më të mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL

19 udhëzimet e Maria Montessorit për t’u bërë prindër më të mirë​

Për t’u bërë prindër të mirë nevojiten gjithmonë këshilla, qoftë dashamirëse familjare, qoftë edhe ato miqësore, por më të rëndësishme janë ato që ndërtohen nga specialistës e fushës, veçanërisht, punonjësit socialë dhe edukatorët. Maria Montessori ishte një mësimdhënëse, pedagoge, filozofe, mjeke, neuropsikiatre për fëmijë dhe shkencëtare italiane, e njohur ndërkombëtarisht për metodën edukative Metoda Montesori, të zbatuar në mijëra kopshte, shkolla fillore, të mesme dhe të larta në mbarë botën. Maria ishte ndër femrat e para që u diplomuan në mjekësi në Itali.
1610213231326.png

1. Fëmijët mësojnë nga mjedisi i tyre.

2. Kur një fëmijë shpesh kritikohet, ai mëson të kritikojë të tjerët.

3. Kur një fëmijë shpesh vlerësohet, ai mëson të vlerësojë të tjerët.

4. Kur një fëmijë trajtohet në mënyrë armiqësore, ai do të mësojë të luftojë.

5. Nëse jeni të sinqertë me fëmijën tuaj, ai do të mësojë rëndësinë e drejtësisë.

6. Nëse shpesh talleni me fëmijën tuaj, ai do të bëhet i ndrojtur.

7. Kur një fëmijë ndihet i sigurt, ai mëson t’u besojë njerëzve.
8. Nëse e bëni shpesh fëmijën tuaj të ndjejë turp, ai gjithmonë do të mësojë të ndjehet fajtor.

9. Nëse një fëmijë shpesh inkurajohet, ai do të mësojë të ketë vetëbesim të lartë.

10. Nëse jemi pranues/receptive të një fëmije, ai do të mësojë të jetë i durueshëm.

11. Nëse e mbështesim fëmijën, ai do të jetë i sigurt për veten e tij.

12. Nëse një fëmijë jeton në një mjedis miqësor dhe ndjen se të tjerët kanë nevojë për të, ai do të mësojë se si të gjejë dashuri.

13. Asnjëherë mos flisni keq për një fëmijë, pavarësisht nëse ai ju dëgjon ose jo.

14. Përqendrohuni në ushqimin/edukimin e së mirës tek secili fëmijë. Në këtë mënyrë nuk do të ketë vend për të keqen.
15. Gjithmonë dëgjojeni atë dhe gjithmonë përgjigjuni pyetjeve të fëmijës ose çfarë pyet ai kur vjen tek ju.

16. Respektoni fëmijën, edhe kur ai bën një gabim. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje ta rregullojë atë më shpejt.

17. Gjithmonë jini të gatshëm të ndihmoni një fëmijë kur jua kërkon dhe bëni/rrini mënjanë kur të ketë gjetur atë që i nevojitet.

18. Ndihmoni një fëmijë të marrë aftësi që në moshë të vogël. Kjo mund të bëhet vetëm nëse siguroni që bota përreth jush të jetë e mbushur me butësi, paqe dhe dashuri.

19. Gjithmonë tregoji fëmijës sjelljet e mira. Tregojini atij se si të bëjë më të mirën që mundet.
B: "Psikologjia"
 
Private conversations
Help Users
    Top