• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

20 fakte psikologjike të pabesueshme, që do ju bëjnë ta shihni botën ndryshe


Njerëzit kanë pyetur gjithmonë për atë që ndodh brenda mendjes së njeriut. Përse sillemi kështu si sillemi? Përse dëshirat tona nuk kënaqen asnjëherë? Përse sillemi në një mënyrë të caktuar? Eshtë psikologjia që na i jep përgjigjet për gjithë këto pyetje, dhe gjithashtu hap derën për shumë tipare interesante të qenieve njerëzore. Më poshtë janë faktet psikologjike më interesante, që jo vetëm ju japin një këndvështrim kuptimplotë të mënyrës si e shihni botën, por edhe ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush.

-Njerëzve u duhen afërsisht 66 ditë për të krijuar një zakon të ri.
-Kujtimi i fakteve është më i kollajtë nëse i keni sytë mbyllur.
-Truri dhe “barku” janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon përse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.
-Të duash një imazh të idealizuar apo të imagjinuar të një njeriu nuk është njësoj si të duash një njeri ashtu si është vërtetë.
-Nëse i shkruani ëndrrat tuaja, ju ndihmon që t’i formuloni më qartësisht.
-Krahasuar me shqisat e tjera, shqisa e nuhatjes është më ngushtë e lidhur me kujtesën.
-Të jesh në gjendje të mendosh për mënyrën se si ne njerëzit mendojmë është një shenjë e inteligjencës së lartë.
-Secili prej nesh ka tre karaktere – ai që shfaqim, ai që kemi dhe ai që mendojmë se kemi.
-Endërrimtarët kanë prirje të shohin më shumë ëndrra dhe janë më të prirur t’i mbajnë mend ato.
-Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije është familja dhe miqtë e ngushtë.
-Të flisni me zë të qetë kur debatoni me dikë ju ndihmon që të dominoni kundërshtarin.
-Njerëzit që janë mirënjohës jetojnë më të lumtur.
-Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në vonimin e fillimit të sëmundjes së Alzheimerit.
-Njerëzit që kanë rënë në dashuri sillen në mënyrë të ngjashme me njerëzit që kanë çrregullime mendore.
-Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është që të bëni 10 minuta pushim për çdo 30-50 minuta mësim.
-Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëzit me të cilët këndojnë.
-Nëse shpenzoni vetëm 10 minuta për të shkruar për meraqet tuaja përpara provimit, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.
-Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri dhe rrit shanset e depresionit.
-5 ëndrrat e këqia më të zakonshme janë: Sikur rrëzoheni; Sikur ju ndjekin; Sikur jeni në kurth; Sikur jeni vonë; dhe vuajtja e vdekjes së një njeriu të familjes.
-Njerëzit janë të prirur të marrin vendime më shpejt, kur kanë nevojë të shkojnë në tualet. bota.al
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
-Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije është familja dhe miqtë e ngushtë.

Eh po nje femiri e lumtur eshte nje element i forte per lumturine dhe pozitivitetin brenda nesh ,gjate gjithe jetes.



-Të flisni me zë të qetë kur debatoni me dikë ju ndihmon që të dominoni kundërshtarin.

Besoj qe ketu hyn llogjika dhe jo toni i zerit.


-Njerëzit që janë mirënjohës jetojnë më të lumtur.
Sigurisht duke qene i ndjeshem dhe me afer tjetrit ndihmon ne permirsimin e brendesise sone.



-Njerëzit që kanë rënë në dashuri sillen në mënyrë të ngjashme me njerëzit që kanë çrregullime mendore.

Ndoshta fillimisht,por njerzit qe bien ne dashuri mendoj qe jane burim dashurie dhe zemergjersie dhe per tjeret per-rreth.


-Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëzit me të cilët këndojnë.


mendoj qe dhe me ata qe degjojne muzik te bukur dhe dashurojne muziken dhe tingujt.


-Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri dhe rrit shanset e depresionit.
absulutisht gjumi eshte nje element baze i nje stabiliteti te qete gjate dites .
 

ergon

Λάθε βιώσας.
-Secili prej nesh ka tre karaktere – ai që shfaqim, ai që kemi dhe ai që mendojmë se kemi
Ndryshimi i shpeshte nga nje karakter tek nje tjeter mund te te bej ne fund te harosh se kush je ne te vertet.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
-Secili prej nesh ka tre karaktere – ai që shfaqim, ai që kemi dhe ai që mendojmë se kemi.
........
 
Top