3 vaksina për të hyrë në Kosovë, kthehen pas qindra qytetarë nga Shqipëria

Të irrituar janë shprehur qytetarët shqiptarë pas vendimit të qeverisë Kurti që për të hyrë në territorin e Kosovës nevojiten 3 doza të vaksinës antiCovid apo 2 doza të vaksinës të shoqëruar me testin PCR. Më së vështiri thonë ta kenë banoret e Kukësit që punojnë në Prizren e që duhet çdo 48 ore të paguajnë nga 30 euro për test.

Policia kufitare e Kosovës thotë se po zbaton vendimin e qeverisë në përpikmëri, ndërsa deri në orën 10:00 të mëngjesit kanë kthyer prapa mbi 350 makina.

Për ata që përmbushin kriteret për dozën e tretë të vaksinës, ekipi mobil ndodhet në pikën kufitare në Morinë. Në Kosovë javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Covid-19, ndërsa po dominon varianti Omicron.

Tv Klan
 
O Lind, zgjeroje pak horizontin, nuk behet fjale per mua e per ty, behet fjale per nje popull te tere andej dhe ketej kufirit.
Nejse, e mora vesh, cfaredo qe te beje Albini ty te ka gjithmone nga pas😁
Edhe ty😀Mos ma ngacmo Albinin , por do shoh informacionen se kam kohe qe nuk lexoj! Këshillë- sigurisht jam per te miren e mundëshme të vendit tim dhe kosoves !
 
Trupi i njeriut ka imunitet dhe rigjeneron veten 6 her me te shpejt se efikasiteti vaksines e ju hala lypni me bo vaksina e ku theksoni si te rendesishme shum vaksinimin . Aq alarmante mo sa ska 🤣🤣🤣
 
Trupi i njeriut ka imunitet dhe rigjeneron veten 6 her me te shpejt se efikasiteti vaksines e ju hala lypni me bo vaksina e ku theksoni si te rendesishme shum vaksinimin . Aq alarmante mo sa ska 🤣🤣🤣
Po mire si ta zgjidhim kete problem ?
 
Po kto mire qe i pranojne te pakten, ato vendet qe vizitova une nk ma pranonin as certifikaten qe kemi ne tel. Ecja me letra neper duar😂
 
Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar me 3 doza. Shqiptarët në kufi shprehen se ata janë të vaksinuar me dy doza ndërsa për testin PCR thonë se kushton shumë shtrenjtë.

Edhe këtë të diel dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të futen në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

lg.php
Shkak është bërë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ku për tu futur atje duhen 3 doza të vaksinën ose 2 doza bashkë me testin PCR.

Qytetarët shqiptarë e quajtën skandal atë që po ndodh në kufi në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.

Skandal, s’ka më turp se me pagu 30 euro me hy në tokë tënden“.

Ata thanë se pavarësisht se janë të vaksinuar me dy doza nuk u lejuan që të kalojnë, ndërsa testi PCR sipas tyre kushton 30 euro, që është një tarifë e lartë për ta.

Vajta në doganë, kam bërë dy vaksina dhe më thanë duhet të bësh test PCR për të kaluar matanë.”

“Me të dy vaksinat dhe kërkojnë test PCR.”


Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit është duke u zbatuar për të dytën ditë, ndërsa ku vendim është kritikuar nga opozita në Kosovë.

mapo.al
 
Azhornim - duhet te marin mendimin e këshillit të ministrave, kane rënë dakort te gjithe ne kete moment!
 
Top