• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

4 shtetet më të lumtura në Bashkimin Europian

  • Studimi i fundit i Eurostat zbuloi se europianët janë më të lumtur në krahasim me pesë vite më parë.
  • Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria janë shtetet më të lumtura të BE-së.
  • Spanja ka përqindjen më të lartë të njerëzve që shprehen se janë të lumtur gjatë gjithë kohës.
  • Letonia, Bullgaria dhe Kroacia janë në fund të renditjes, si shtetet më pak të lumtura.
Lumturia_BE.jpg

A jeni të lumtur? Nëse po, a jeni më të lumtur sesa pesë vite më parë?

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Eurostat, nëse ju do të jetonit në shtete si Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria, atëherë përgjigjja juaj do të ishte “po”.

Pavarësisht, rritjes së populizmit, emigracionit, protestave dhe grindjeve të shumta ndërmjet partive politike në shtete të ndryshme, europianët janë rreth 2 % më të lumtur në krahasim me vitin 2013.

Graf_1_ok-ok.jpg

Sipas këtij studimi, europianët mbi 16 vjeç u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës, ndërsa 14 % u shprehën se ishin të lumtur shumicën e kohës.

Të anketuarve iu kërkua që të tregonin sesa të lumtur kishin qenë gjatë katër javëve të fundit, duke i kategorizuar në pesë kolona, gjatë gjithë kohës, shumicën e kohës, pjesërisht, shumë pak dhe aspak.

Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria u renditën si 4 shtetet më të lumtura të Bashkimit Europian, ku shumica e banorëve të tyre u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj.

Graf_2_OK_OK.jpg

Edhe pse Spanja nuk u rendit në grupin e 4 shteteve më të lumtura në BE, 29 % e popullsisë së saj u shpreh se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose shumicën saj.

Ndërsa në fund të kësaj renditjeje ishte Letonia, ku më pak se 1/3 e popullsisë u shprehën se ishin të lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj. Rreth 28 % e tyre u shprehën se shumë rrallë ishin ndier të lumtur dhe disa të tjerë u shprehën se kurrë nuk ishin ndier të lumtur.

Në fund të renditjes së bashku me Letoninë u renditën edhe Bullgaria dhe Kroacia.


Monitor.al
 
Top