• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të rrugaçërisë. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor.


1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore
2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht
3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë

4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në Universitetin e Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes së Hënës dhe kafshimit të qenve

5. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës kishtare në shekullin e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së plotë me transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e përshkruan si "budallallëqe të treguara nga njerëzit"

6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e një cikli të plotë të Hënës

7. ثshtë i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me procesin e Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë shkonin në gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak të tabuve që lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar në gjueti ishte gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të bindur mashkullin që të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks

8. Neo paganët ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth Hënës së plotë dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundërshtuese të antropologut Margaret Murray

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet

10. "Blue Moon" (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u këndua më vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni më i famshëm është regjistruar nga banda "Marcels" në vitin, 1961 duke shitur më shumë se një milionë kopje

11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë. Marinarët e njohin efektin si baticat pranverore

12. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti

13. Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por nëse ndodh të Hënën shihet si shenjë fati (nga vetë emri i ditës së hënë)

14. Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë, ka shumë mundësi që t‘i përkasë gjinisë mashkullore

15. Në tetor të vitit 1939 në Springfield, Misuri, Hëna e plotë u krijoi idenë njerëzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontë u raportua në gazetat lokale, por më vonë rezultoi e pavërtetë

16. Kalendari Gregorian daton Pashkën si e diela e parë, pas Hënës së plotë kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit të pranverës

17. Festivali Kinez i Fenerëve, që daton në dinastinë Han, është vënë në skenë ditën e pesëmbëdhjetë, të muajit të parë, të Hënës së plotë, pas vitit të ri. Komunitetet kineze festojnë duke ndezur fenerë dhe bërë gosti me oriz

18. Shoqëria e Hënës, që përfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes së takimeve muaj për muaj, në ditën e Hënë pranë procesit të Hënës së plotë. Anëtarët e shoqërisë, e quanin veten si njerëzit e hënës

19. Sipas një studimi psikologjik tre mujor të bërë tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë

20. Shkencëtarët janë përpjekur shumë të shpjegojnë "iluzionin e Hënës", ku Hëna e plotë duket sikur është më e madhe, se sa duket në horizont. Fenomeni kuptohet që është shkaktuar nga perceptimi njerëzor

21. Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje

22. Qindra njerëz mblidhen çdo muaj në plazhet e Koh Phangan në Tailandë, për të festuar ngjarjen e Hënës së plotë. Ata gëzojnë dhe kërcejnë gjatë gjithë natës

23. Tributë amerikane në Britaninë e Madhe, u japin çdo Hëne të plotë të vitit një emër si p.sh., Hëna kastor, Hëna bli dhe Hëna luleshtrydhe

24. Hëna e plotë e këtij muaji, do të jetë më 30 qershor 2007. Mos humbisni rastin ta shikoni

25. Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze

26. Sonata e Hënës, kompozuar mjeshtërisht nga Ludwig von Beethoven, është padyshim një nga kryeveprat klasike më të bukura që ka lidhje me Hënën e plotë. Titulli i melodisë nuk vjen nga kompozitori, por nga një kritik, i cili krahasoi pjesët dhe efektin e dritës së Hënës në liqenin e Lucernës

27. RAF përdori Hënën për të prezantuar sulmin e tij të parë të suksesshëm në qytetin gjerman, kur aeroplanët sulmuan Lubeckun në 1942

28. Wesak, festivali më i rëndësishëm budist është festuar në maj, kur ka qenë Hënë e plotë . Në këtë kohë, festohet ditëlindja e Budës, ndërsa për disa budistë të tjerë shënohet lindja dhe vdekja e tij

29. Hëna e plotë është objekti më i shndritshëm në qiellin e darkës

30. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodën e kontrollit të lindjes dhe fertilitetit, bazuar në procesin e Hënës së plotë

31. Një analizë e ditëlindjeve të 4,256 bebeve të lindura në një klinikë në Francë, tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Hënës së plotë dhe fertilitetit

32. Një studim i realizuar nga Universiteti Tأ¼bingen në Gjermani, tregon se sipas raportimit të policisë, cikli i Hënës së plotë ndikon duke pirë më shumë për të ardhur në qejf

33. Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo, në studimet e tij të mëvonshme

34. Artistët e Rilindjes tradicionalisht kanë përshkruar më tepër gjysmëhënën, se sa fazën e saj të plotë

35. Shakaja e madhe e Hënës, u bë nga Richard Adams Locke për "New York Sun" në vitin 1835

36. Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka

37. Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia tregojnë se flenë shumë keq kur Hëna është e plotë, por ka edhe nga ata që thonë se flenë shumë rëndë

38. ثshtë gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas

39. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, se sa kur është çerekhënë

40. Muaji i mjaltit është quajtur pas Hënës së plotë në qershor. Duke qenë se binte mes mbjelljes dhe të korrave, ky ishte tradicionalisht muaji më i mirë për t‘u martuar

41. Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë. Daton para 15000 vjetësh dhe tregon fazat e Hënës me një sërë pikash, të cilat përshkruajnë ditët e ciklit

42. Në 2001, loja e parë mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua të luhej një ditë më vonë, në bazë të rregullit të ri të nxjerrë nga qeveria vendase, e cila ndalonte çdo lloj sporti kur Hëna është e plotë

43. Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur afronte procesi i Hënës së plotë. Kjo në bazë të revistës së shoqatës së mjekëve nga Florida
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

اMENDURIA DHE HثNA E PLOTث

A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Nëpër shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: 'Duhet të jetë Hënë e plotë atje përjashtë", në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një emër që mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalës lunatik - i çmendur.

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak, Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi "më i lagësht" në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët.

Besimi në "efektin e çmendurisë hënore", apo "efekti i Transilvanisë" siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.

Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme

Uji ?

Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit, trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepronë me magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin nervor.

Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.

Së pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen. Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

Së dyti, forca gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut. Së treti, efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja - kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron

Nëse efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan jnë rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike.

Po kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean Chapman e quan "korrelacion iluziv" - perceptimi i një asosacioni që në fakt nuk ekziston.

Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës, korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që dikur mund të ketë qenë real.

Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin - duke përfshirë shumëkënd që kish çrregullime mendore.

Për arsye se mungesa e gjumit shpesh herë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një "fosil kulturor".

Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.


Scott O. Lilienfeld, Hal Arkoëitz/nandaweb
 
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

interesant materiali ,por si lexova te gjitha ..e ruajta ne usb per ta lexuar neser te puna .
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

ne fakt ishte vertet interesant...jam shum e apasionuar pas henes se plote...e shikoj shume kur eshte e tille,mgjth me kan then se nuk eshte mire ta shikosh,por se di vazhdoj akoma ta shikoj,me magjeps
 
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Dhe une kam degjuar qe gjasme nuk ben ta shiqosh henen kur eshte e plot, po jane llafe koti keto...Vazhdo shiqoje ti meqe ndjehesh mire :)

Fakte interesante keto qe keni shkruar :) do vecoja kete - Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë, ka shumë mundësi që t‘i përkasë gjinisë mashkullore
:D..ata qe jane te apasionuar qe te kene femije mashkull, le ta provojne dhe kete, ndpshta do funksionoje :D :D
 
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet

Hera e fundit ishte tani ne 31 dhjetor te 2009 ,ishte gje e bukur ta shikoje .
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

shume interesant postimi i pare
une di nje supersticion po qe ska lidhje me henen e plote po me henen e pare,dmth kur fillon cdo gje nga fillimi ,kur hena eshte vtm nje hark shume i holle eshte mire te presesh floket se te zgjaten me shpejt pastaj...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Hena dhe te pathenat e saj...


Qe nga Antikiteti, njeriu eshte perpjekur te gjeje nje lidhje mes cikleve henore dhe ritmeve natyrale: nga rritja e bimeve, te sjellja e njerezve dhe kafsheve. Sot, bindjet e vjetra po analizohen nga shkenca.

A ka lidhje mes ciklit henor dhe menstrual?

Cikli menstrual, qe zgjat mesatarisht 28 dite, eshte shume i ngjashem me ate henor 29,5 dite. Ky cikel ishte mjaft i njohur ne antikitet. Ne fakt, filozofi grek, Aristoteli, theksonte se menstruacionet shfaqeshin me uljen e henes, ndersa “Maya”-t (dhe shume kultura te tjera), me henen e re. Ne Oqeani ka komunitete qe besojne ende sot se vete Hena ka menstruacione gjate henes se re. Ne fakt, nuk ka deshmi shkencore qe i konfirmojne keto bindje. Nderkaq, studimet e pakta tregojne se kane gjetur nje lidhje mes ciklit henor dhe menstrual, pavaresisht rezultateve kontradiktore.

A ndikon hena ne ritmet jetesore te qenieve njerezore?

Po, dhe e ben permes gravitetit te saj (qe shkakton baticat) dhe drites qe leshon. Baticat jane ngritje dhe ulje te nivelit te deteve qe perseriten çdo 12 ore e 25 minuta. Gaforret e llojit “Carcinus” ose “Uca”, qe perkatesisht jetojne ne Mesdhe dhe tropik, ndjekin kete cikel si per depozitimin e vezeve, ashtu edhe proceset e tjera. Ritme te ngjashme ndiqen edhe nga shume moluske dhe butake qe jetojne ne afersi te brigjeve. Ndersa koralet e llojit “Acropora” kane nje cikel mujor qe lidhet me shkelqimin e henes: fale nje gjeni specifik (Cry2), leshimi i vezeve dhe spermes per riprodhim ndodh ne korrespodence me henen e plote. Per me teper, hena e plote pengon gjahun (minjte dhe lepujt), sepse i ben me te dukshem, nderkohe qe privilegjon grabitqaret. Rezultatet jane nga me te ndryshmet: per shembull, luanet e detit te Galapagosit, ne netet e ndriçuara nga hena notojne me pak, por zhyten me ne thellesi per te ndjekur gjahun qe perpiqet te fshihet.

A ndikon hena ne meteorologji?

eshte e veshtire ta thuash nje gje te tille. Natyrisht qe hena ndikon mbi klimen, duke qene se ne zonat polare temperatura eshte me e larte se 0,55؛C kur hena eshte e plote, siç tregojne edhe vezhgimet diellore. Efektet e mundshme mbi motin jane me te veshtira per t’u percaktuar. Megjithate, ne disa raste duket se ka nje ndikim te vogel.

Nje savane perreth henes paralajmeron stuhi?

Kete e thone marinaret dhe eshte e vertete ne disa rrethana, pra kur drita e shperndare nga kristalet e akullit lart ne atmosfere, shkaktohet nga re stuhish qe po vijne.

Ujqerit ulerijne me shume kur hena eshte e plote?

Ritmet e kafsheve te nates natyrisht qe varen nga fazat henore, por nuk eshte e vertete qe ujqerit ulerijne me shume gjate neteve kur hena eshte e plote. Ne fakt e bejne me shume, pavaresisht se si eshte hena, ne te gdhire dhe gjate perendimit te diellit, pra para dhe pas gjuetise.

Mbushja e shisheve me vere duhet bere kur hena eshte e paplote?

Kete e theksojne njerezit qe merren me kete pune, por nuk ekziston asnje prove shkencore qe e verteton kete. Megjithate, ne çdo rast nuk duhet harruar se sot metodat per prodhimin e veres ndryshojne shume nga ato te vjetrat dhe nuk jane me te lidhura me periodicitetin henor. Keshtu, nese kjo thenie e vjeter vlente ne te kaluaren, sot nuk ka kuptim qe te jete.

A ndikon hena ne rritjen e bimeve? Po ne vjeljen e tyre?

Sigurisht. Permes drites se saj, Hena ndikon ne ritmet jetesore te bimeve, por eshte e veshtire te thuash se ne ç’menyre. Gjithsesi, qe nga fillimi i historise, fermeret kane zhvilluar nje sere parimesh per ta bere me efikase bujqesine, duke i sinkronizuar aktivitetet e ndryshme me fazat henore. Ne kete menyre kane lindur edhe “kalendaret bujqesore”, qe lidhen me disa pika te veçanta: kur hena eshte duke u mbushur, lehteson rritjen e bimeve, ndersa kur hena eshte e paplote, e pengon. Ne fakt, asgje nga ajo qe u tha me lart nuk konfirmohet nga studimet shkencore, qe te pakten deri tani nuk kane hedhur drite mbi keto bindje, pavaresisht faktit se njerezit vazhdojne te besojne.

A mund te ndikoje hena ne sjelljet e njerezve?

Ne fakt, kjo gje nuk mund te perjashtohet, madje shume persona mendojne se eshte keshtu. Pergjegjesi kryesor i ketij ndikimi, nese vertet ekziston, eshte melatonina, hormoni qe rregullon ciklin e gjumit dhe te zgjimit. Jane vezhguar me kujdes variacione te ciklit te melatonines ne lidhje me fazat henore, por jane variacione te vogla dhe nuk eshte e qarte nese shkaktohen nga ndriçimi henor, apo nga nje “ore” biologjike qe ka evoluar me racen njerezore dhe se do te vazhdoje te funksionoje edhe pa henen.

اfare eshte efekti “Transilvani” dhe a ekziston vertet?

eshte nje nga bindjet me te perhapura mbi henen: fakti qe hena e plote favorizon rritjen e agresivitetit mes njerezve dhe realizimin e nje numri te madh aksidentesh e katastrofash. Fenomeni e ka marre emrin nga fakti se, ne kinema dhe letersi, konti Drakula ne Transilvani ishte me aktiv gjate neteve kur hena ishte e plote. Ne te vertete, ne te kaluaren shume njerez mendonin se Hena mund te ndikonte mbi gjendjen psikike te tyre, aq sa ne shekullin XIX ne Angli prania e henes se plote gjate nje vrasjeje konsiderohej si lehtesi ne proceset gjyqesore. Studimet shkencore lidhur me kete fakt nuk e kane konfirmuar ekzistencen e ketij fenomeni. Ndoshta sepse, siç theksonte nje psikolog amerikan, efekti Transilvani ekzistonte vetem ne te kaluaren, kur nuk kishte ndriçim artificial dhe hena ishte burimi i vetem i nates. Prania e saj mund te favorizonte pagjumesine, qe eshte nje faktor rreziku per kriza agresiviteti dhe epilepsie. Por sot, me shkelqimin artificial, kjo lidhje nuk ekziston me, dhe ne fakt as studimet nuk e konfirmojne kete gje.

Me henen e plote rritet edhe numri i lindjeve?

Edhe ne kete rast ka pasur shume studime, rezultatet e te cilave kane qene kontradiktore. Megjithate, studimi me i kompletuar eshte realizuar ne vitin 2004, ne Karolinen e Veriut, te 550 lindje nga viti 1997 deri ne 2001-shin dhe nuk u gjet ndonje lidhje mes fazave henore dhe lindjeve. Shqip

 
Last edited:

Gerti2

Donatorë
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Dmth Hena rrit dhe pagjumsine. Problem qeka. Sepse i cik stabel nuk jemi vet, dhe nji planet kokes na duhet per te na cuar ne cmendine pastaj.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Po me cudit edhe kjo pika/puna e ciklit- ... Ajo c'fare jam kurioze te dij eshte perse nuk ju jep pasoja te tereve, por tek-tuk.. me ben te mendoj qe mbase ka te beje dicka me lindjen , qe ne lindje.
 

Marla

Rootless Tree!
Titulli: 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë

Dmth Hena rrit dhe pagjumsine. Problem qeka. Sepse i cik stabel nuk jemi vet, dhe nji planet kokes na duhet per te na cuar ne cmendine pastaj.
Ate thuj :D

Ishalla skemi ndonje vrime te zeze nen kembe diku ne hapesire thuaj se aq e patem Lol
 
Top