• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

5 tiparet e femijeve inteligjent

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
5 tiparet e femijeve inteligjent


Femijet  inteligjentë.jpg


Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli që në momentet pas lindjes. Në të vërtetë nëse do të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj do të mund të kuptoni diçka në lidhje me inteligjencën e tij nga veprimet që bën.
5 karakteristikat e një fëmije inteligjent


- Fëmija është kurioz. Një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat, pra është një fëmijë që kërkon të zbulojë të gjitha ato gjëra që ndodhin në botë.


- Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj. Pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.


- Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit. Në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.


- Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë. Një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.


- Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.


Duhet të themi se fëmija është inteligjent në mënyra të ndryshme. Dikush e shpreh në pikturë, dikush në lexim, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të stimuloni fëmijën dhe të vëzhgoni sjelljen e tij.



Fëmiju, një detyrë për Prindërit
 
Top