• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“50 shades of Grey” tashmë personazh një vajzë e virgjër nga Kukësi

Frank

Mode ON Anti-KÇK
LIBRI-THE-MISTER-338x450.jpg

Romani më i fundit i autores së trilogjisë bestseller ne mbare boten “50 Shades of Grey” EL James ka krijuar një debat të madh pas botimit, ku është përfshirë edhe diplomacia shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Personazhi kryesor në librin “The mister”, “misteri” është një vajzë me origjinë nga Kukësi, e cila takohet me aristokratin miliarder Maksim Trevelian që bie në dashuri me vajzën e bukur misterioze.
23-vjeçarja e virgjër me emrin Alesia Demaçi ishte trafikuar në Angli nga disa shqiptarë gangsterë dhe ishte shitur si skllave seksi.

Pasi ishte arratisur nga trafikantët shqiptare, ajo punonte si shërbyese në shtëpinë e aristokratit britanik. Romanca e tyre e zjarrtë zhvillohet në Londër.
Alesia përballet me presionin e babait për t’u martuar me të fejuarin e saj në fshatin e lindjes në Kukës, i cili do që ajo të jetë një grua tradicionale shqiptare.
Ambasadori shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, sipas ‘Daily Mail’, e ka kritikuar ashpër shkrimtaren për mënyrën se si i ka portretizuar shqiptarët në libër.
Vajza shqiptare, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante që magjepset nga përdorimi i teknologjisë, smartfonëve apo kartave te kreditit, ndërsa shqiptarët e tjerë në këtë roman përshkruhen te gjithë si kriminelë të rrezikshëm dhe trafikantë femrash.
Ambasadori shqiptar thotë për Daily Mail se kjo është e papranueshme dhe shumë larg realitetit të Shqipërisë, që është një vend mëse i sigurt për të huajt e për vendasit.
“Me vjen keq që ky roman me këto informacione krijon një perceptim kaq negativ për vendin tim, shqiptaret janë populli më i mirë që ju mund të takoni në jetën tuaj.
Në Angli jetojnë 120 mijë shqiptarë por vetëm disa individë janë kriminele” është shprehur ambasadori për mediat britanike.


Libri është masakruar nga kritikët letrarë, ndërsa fansat prisnin me endje skenat erotike si ne trilogjinë “50 shades of Grey”.
Libri i parë i EL James ishte fenomen global, pasi shiti mbi 100 milionë kopje, dhe ky roman i ri i dytë, sipas kritikëve, është pak a shumë e njëjta strukturë tregimi që nuk sjell asnjë gjë të re, përveçse është më jo-interesant se librat e mëparshëm.
New York Times në një interviste ekskluzive me Ell James shkruan se ajo ka vizituar Shqipërinë dy herë dhe ka bërë kërkimet e saj për romanin e ri “The Mister” duke koleksionuar libra që kanë të bëjnë me kodet e nderit e zakonet shqiptare si dhe libra për krimin e organizuar.
New York Times shkruan se romani është krejt ndryshe nga 50 hijet e Greit por nuk mungojnë skenat e detajuara te seksit mes personazheve.
Ne fakt nuk është hera e parë që shqiptaret portretizohen si njerëz të dhunshëm dhe trafikante të qenieve njerëzore.
Këtë pati bërë edhe filmi hollivudian “Taken”, ku vajza e personazhit që luhet nga Liam Neeson rrëmbehet nga disa tropojanë.
Në të vërtetë, filmi “Taken” ashtu si romani i fundit i El James konsiderohet tepër paragjykues për shqiptarët te cilët portretizohen si kriminelë te ardhur nga një shoqëri e prapambetur.

Balkanweb.com
 
Top