8 arsyet pse Xhengiz Khan ishte një njeri i përparuar në karahasim me kohën që jetoi

Xhengiz Khan, një imazh pushtues dhe i padrejtë ka qenë shumë më i përparuar në krahasim me kohën ku jetoi.
v.png
Xhengiz Khan është një nga figurat e njohura të historisë. Udhëheqësi mongol gjithmonë është njohur si imazh i padrejtësisë dhe një njeri i etur për pushtet. Media e huaja së fundmi shkruajnë 8 arsyet për arritjet e tij si një luftëtar i përparuar në ide.

Në shumë aspekte, udhëheqësi mongol ishte shumë përpara kohës së tij, duke futur në zbatim masa që ishin të padëgjuara deri në atë kohë. Ai krijoi një shoqëri me ligje dhe të drejta që njihen akoma dhe sot.

Arsyeja e parë: Garantimi i lirisë së fesë

Xhengiz Khan krijoi një shoqëri në të cilën çdo njeri kishte liri të plotë për të praktikuar fenë që dëshironte. Dhe kjo gjë ndodhi 600 vjet para Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit e vitit 1789, që garantonte lirinë e fesë në Francë.

Së dyti: I dha fund rrëmbimit dhe shitjes së grave për martesë

Jesugei, babai i Xhengiz Khan e kishte “fituar” nënën e këtij të fundit duke e rrëmbyer nga një fis rival, Merkidët. Merkidët do ta hakmerreshin vite më vonë, duke rrëmbyer gruan e Xhengiz, Borten. Disa muaj më vonë, Xhengiz i vrau rrëmbyesit dhe e shpëtoi gruan e tij. Duke marrë shkas nga përvoja e tij e hidhur, Khani i madh e kuptoi se për të prishur ciklin e dhunës dhe për të bashkuar fiset feudale mongole, duhet të ndalte me ligj rrëmbimin e grave.

Tre: Garantoi të drejtave e fëmijëve

Duke kaluar një përvojë tjetër personale Xhengizi iu dha të drejta fëmijëve. Gruaja e tij mbeti shtatzënë kur u rrëmbye nga Merkidët. Ndërsa historia e mongoleve nuk përcakton se kush ishte babai i fëmijës, libri nënkupton se ai nuk ishte Xhengizi. Kjo përvojë e shtyu Xhengizin të deklaronte se të gjithë fëmijët, e lindur qoftë nga gratë e ligjshme apo konkubinat, gëzonin të njëjta të drejta. Vendimi ishte i pashembullt në atë kohë.

Së katërti: Krijoi një shoqëri të bazuar tek meritat
Edhe pse Xhengiz Khan respektonte paraardhësit e tij, ai ishte një vizionar. Ai e kuptoi se promovimi i njerëzve bazuar në afërsinë e gjakut dhe jo sipas meritave nuk garantonte besnikëri. Ndaj Xhengiz promovoi besnikërinë bazuar vetëm tek merita. Shokët e tij më të afërt nuk vinin nga familje fisnike.

Pesë: I dha fund skllavërisë midis mongolëve

Vetë Xhengiz ishte një skllav për gati 1 dekadë, dhe përvojat e tij të jetës ndikuan shumë në vendimmarrjen e tij. Ai shpalli të jashtëligjshëm praktikën e urryer të skllavërisë midis mongolëve. Kjo solli harmoni midis fiseve.

Gjashtë: Kufizoi gjuetinë e kafshëve

Gjatë mbretërimit të Xhengiz Khan, shoqëria mongole kishte një milionë njerëz dhe 15 milionë kafshë. Pra kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Ndaj Khani i Madh ndaloi gjuetinë midis muajve mars dhe tetor, duke lejuar shumimin e kafshëve në atë periudhë dhe duke i mbrojtur ato gjatë verës.Së shtati: Siguroi lehtësira fiskale për profesionistët

Xhengiz Khan i përjashtoi udhëheqësit fetarë dhe pronat e tyre nga pagimi i taksave. Për shkak se ai besonte tek meritokracia, ai përjashtoi nga taksat edhe profesionistët që ofronin shërbime publike. Mjekët, avokatët, mësuesit dhe studiuesit ishin midis atyre që përfituan nga ky vendim.
Arsyeja e tetë: Praktikoi shtetin e së drejtës
Ligji Mongol ishte suprem, madje edhe mbi Khan dhe familjen e tij. Nëse ata shkelnin ligjin, askush nuk përjashtohej nga dënimi. Edhe sot, shumë politikanë e konsiderojnë veten mbi ligjin, por në Mongolinë e shekullit XII-të, një burrë kishte largpamësi të njihte rëndësinë e shtetit të së drejtës.
(f.i/dosja.al)
 
Top