• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Rënia e Murit të Berlinit dhe ideali evropian i 8 dhjetorit



Dita e Rinisë, 8 dhjetori i vitit '90, konsiderohet nga të gjithë shqiptarët si dita e lirisë, ku studentët dhe intelektualët rrëzuan Murin komunist, të fundmin që mbante të ndarë Evropën Lindore dhe atë Perëndimore.

Regjimi i konsideroi protestat e atëhershme si "anti-miting", ndërsa protestuesit morën epitete nga më të ndryshmet. Më 8 dhjetor 2009, në Sheshin "Skënderbej" do të festohet me madhështi "rënia e Murit të Berlinit" në Tiranë. Ajo do të jetë një festë, për të përkujtuar jo vetëm 20-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, por dhe të 19-vjetorit të krijimit të pluralizmit në Shqipëri.

Në një rikthim në kohë, në vitet '90, "Murin e Berlinit" në Tiranë e rrëzuan mijëra të rinj që arritën të kalonin përmes hekurave të ambasadave, ndërsa në memorien e kombit mbetet i paharruar mitingu i organizuar, për të dënuar heronjtë e vërtetë të asaj lëvizjeje pluraliste.

Më datë 8 dhjetor të vitit '90, studentët e Universitetit të Tiranës organizuan demonstratën më të fuqishme, që do të sillte shembjen përfundimtare të "Murit të hekurt të Tiranës". Por ndërkohë, në ato muaj lëvizjeje dhe shpëtimi prej totalitarizmit, në disa sheshe të vendit të rinjtë u etiketuan nga kasta në fuqi si "tradhtarë".

Në vitet '90 ata morën këtë epitet, ndërsa protestat e tyre "anti-miting". "Ndërsa përsëri sot opozita festën e parashikuar më 8 dhjetor e cilëson "si antimiting", - është shprehur Kryeministri Berisha, përgjatë një deklarate për shtyp të datës 23 nëntor 2009.

Kryeministri shqiptar ka vijuar më tej se, "8 dhjetori 2009, do të jetë festa e shembjes së Murit të Berlinit në Tiranë. Ajo do të jetë një festë e madhe, një festë në të cilën do të marrë pjesë e gjithë Shqipëria", tha Berisha, ndërsa ka shtuar se kjo datë "do të jetë një festë për Evropën, për aspiratën tonë evropiane, e cila mori në 16 nëntor të këtij viti, thirrjen e të gjitha vendeve anëtare të BE. Vendimi i 16 nëntorit është vendimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pra, në qoftë se dje, para këtij vendimi, çështjet dhe marrëdhëniet kontraktuare kanë qenë në kuadrin e asociimit, tashmë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit".

Ndryshe nga një vit më parë, festa që do të organizohet në kuadër të kësaj dite, e cila është njëherazi dita e Rinisë, është festa e parë që i gjen shqiptarët dhe Shqipërinë me idealin euroatlantik të realizuar.

Sipas Kryeministrit shqiptar, "pasi shembëm Murin e Berlinit, historia na dha mundësi që të shndërrojmë në realitet këtë ëndërr të madhe. Kjo ndodhi për faktin e thjeshtë se ne besonim realisht tek kjo ëndërr dhe ne e realizuam atë. Kështu që ky 8 dhjetor, idealin evropian, idealin euroatlantik, e gjen më të fuqishëm se kurrë në Shqipëri".

- Heshtja e Murit të Berlinit dhe vrasja e اausheskut-

Rënia e "Murit të Berlinit" u mbajt e fshehur nga propaganda e regjimit komunist të kohës, ndërsa shqiptarët e mësuan ngjarjen e madhe përmes televizioneve italiane apo radiove të huaja që i dëgjonin fshehurazi. Por më shumë se, "Muri i Berlinit", në Shqipëri pati jehonë, ekzekutimi i liderit komunist rumun, Nikolaie اaushesku.

Ndikimi i këtyre ngjarjeve në politikën shqiptare të kohës, do të kulmonte rreth një vit më vonë, kur në dhjetor të vitit 1990 nën presionin e popullit, regjimi u detyrua pas 45 vitesh, të lejonte pluralizmin politik.

Në Shqipëri të shumtë janë ata që e mbajnë mend 9 nëntorin e vitit '89, ditën kur berlinezët dhe mijëra gjermanë, shembën Murin që prej gati 3 dekadash e ndante qytetin në dy pjesë, por edhe jetët e tyre të kufizuara.

Të nesërmen, gazeta e Partisë së Punës "Zëri i Popullit", në 2 prej 4 faqeve të saj njoftonte pritjet dhe darkat që jepeshin në Tiranë për nder të ministrit të Jashtëm të Kubës në një vizitë zyrtare 1-javore në Shqipëri. Gjatë asaj jave në faqet e saj shkruhej gjithë protokolli dhe frazat klishe propagandistike për vizitorin kuban, por asnjë rresht për "Murin e Berlinit".

Pjesa tjetër e gazetave si "Zëri i rinisë", "Bashkimi" apo "Drita", asokohe filluan disa përpjekje emancipuese të lidhura më shumë me kulturën, por edhe ato të shkruara në mënyrë vetëcensuruese.

Për pjesën më konservatore të Partisë së Punës kjo ngjarje ishte një përfundim logjik, ndërsa elementët më të përparuar mendonin se po thyheshin barrierat e mëdha që kishin ndarë botën.

Spartak Ngjela, si ish-i burgosur politik ka rikujtuar se, "me rënien e Murit të Berlinit në burgun e Burrelit kishte lindur shpresa edhe për shkak të lëvizjes së Gorbaçovit. Ne kishim ndjerë tronditjen e Tiranës. Reformat e Moskës dhanë shpresë në një vend ultrakomunist si Shqipëria. Në burg te ne qarkullonte mendimi se ndarja e Gjermanisë dhe ndarja e Shqipërisë prej Kosovës kanë të njëjtin fat".

Ndërsa për Shpëtim اaushin, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Bon të Gjermanisë, deri pak javë përpara se të binte Muri i Berlinit është shprehur për BBC-në se, "në Tiranë pati një farë mpirjeje. Udhëzimet që vinin nga Ministria e Jashtme u bënë më të rralla. Tirana zyrtare në ato momente pothuaj nuk u ndje. Na sugjerohej të thoshim se Shqipëria nuk bën pjesë as në Lindje dhe as në Perëndim dhe se duhej trajtuar ndryshe".

Ekzekutimi i اausheskut në mesditën e 25 dhjetorit 1989, në puçin ushtarak të organizuar nga gjeneralët e ushtrisë rumune, do të shkaktonte realisht tronditje, në regjimin totalitar të Tiranës.

Për liderët komunistë shqiptarë, ekzekutimi i tyre në murin e garnizonit ushtarak, por edhe pamjet që u transmetuan nga televizionet në mbarë botën, "do të hiqte jetë paralele", ndër kuadrot më të larta të Byrosë Politike shqiptare duke menduar për një fund të shpejtë, po aq të ngjashëm.

Fundi i pritshëm i jetës së çiftit اaushesku, në më pak se dy muaj nga rënia e Murit të Berlinit, rriti shpresat e gjithë shqiptarëve, ndërsa filluan të ndiheshin lehtësirat e masave shtrënguese. Perëndimi dukej se kishte mundur Lindjen komuniste, duke shënuar njëherazi edhe fundin e Luftës së Ftohtë.

Goditjet përfundimtare regjimi komunist shqiptar do t'i merrte në korrikun e vitit '90, kur u rrëzuan apo u kaluan kangjellat e mureve të ambasadave të huaja në Tiranë. Më tej do të vijonte largimi i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili do të kërkonte strehimin politik në muajin tetor të po atij viti. "Muri i Tiranës" u shkatërrua përfundimisht në 8 dhjetorin e vitit 1990.

Protestat e mbarë shqiptarëve u memorizuan në kalendarin historik shqiptar. Lëvizja anti-komuniste, krijoi profilin e panjohur deri atëherë; atë të pluralizmit politik përballë një partie "të hekurt", që ishte e vendosur me çdo kusht të shtypte me gjak çdo protestë që zhvillohej kundër tyre.
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

E sollem pluralizmin , qe ju brezi i ri , te gezoni ditet qe po gezoni sot.
 

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

E sollem pluralizmin , qe ju brezi i ri , te gezoni ditet qe po gezoni sot.

Hartim a do vish ne Tirane se ndoshta kemi lufte me edi ramen ta nxjerrim nga tirana fare, te ju shkulim morrat komunisteve.lol
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Hartim a do vish ne Tirane se ndoshta kemi lufte me edi ramen ta nxjerrim nga tirana fare, te ju shkulim morrat komunisteve.lol

Ne Tiran do vi , por une nuk jam per lufte .
S'ka si paqja.
Edi ne fakt vertet po e tepron pak , por shpresoj te qetsohet
se po merr ne qaf popullin per koken e tij .
 

Bessy87

Anëtar i ri
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Hartim a do vish ne Tirane se ndoshta kemi lufte me edi ramen ta nxjerrim nga tirana fare, te ju shkulim morrat komunisteve.lol

Lligjerate totalitariste mu ne fillim te 2010 (si me qene 1975!!!)
 

vitk

Anëtar i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

duke ju referuare dhe titullit te temes te le te kuptohet se mbas 20 vjetesh akoma me keto parrulla "E DUAM SHQIPERIN SI E GJITHE EVROPA"
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Ndoshta dhe 100 do kalojne dhe keto parulla do tingellojn aktuale.
Gjithsesi si ka thene ai tjetri , deshira e mire ka rendesi.
 

vitk

Anëtar i Respektuar
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

fjalen e mire dhe gurin ne traste
 

tiesto

SKENDERBEU KAMPION
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

te gjithe ne dhjetor ora 16 ne sheshin skenderbej per te festuar te gjithe se bashku!!!
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Trim i forte me shoqe shume
upss me falni se thashe se e nisem me thenje LOL LOL

Do shkojne apo nuk do shkojne ne Europe Shqiptaret kjo eshte nje pyetje qe do behet mbas nje 10 vjecari ne Europe....
 
Top