• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

9 gjera qe nje i rritur ben kur ka pesuar abuzime emotive gjat femijerise

Menyra se si e shikon jeten nje i rritur influencohet kryesisht nga eksperiencat e femijerise.

Egziston nje thenie : "askush nuk shpeton pa deme nga femijeria".
Kjo eshte dyfish e vertete dhe ka nje kuptim te rendesishem tek ata qe kan pesuar trauma gjat asajt periudhe.
Per shume prej nesh, efektet e dhimbjes emotive ekstreme, mund te sjellin probleme jo-sigurie ne vetvete dhe probleme me marredheniet qe nga femijeria deri ne adoleshence dhe me pas ne moshe te rritur; duke u kthyer dhe ne semundje mendore.
Keto mund te zgjasin me dekada nese thjesht injorohen.
Ta pranosh dhe te kuptosh qe nuk je i vetmi me te tilla eksperienca eshte hapi i pare per te sheruar te kaluaren:

1. Nuk duroni zerat e larta ose zhurmat
Perplasjen e dyerve, zhurmen e ulerimave o debateve, agresion i papritur- shkakton nje reagim lufteje brenda jush.
Ndihesh sikur lekura perreth teje po zvogelohet, frymarja behet me e veshtire dhe ndjen valet e ankthit qe perplasen mbi ju.

2. Ke problem te pranosh levdatat
Kur ishit te vegjel, ndoshta prindrit tuaj nuk ishin kurre te lumtur per gjerat qe kishit bere, enet nuk ishin lare sic duhej, dhoma nuk ishte pastruar sipas standardeve te tyre, notat nuk ishin aq te mira dhe gjithcka u prit me nje gjysem buzeqeshje ne vend te duartrokitjeve.
Kur mungon lavderimi dhe dashuria, fillon tek ne nje proces ku bindemi se sdo te jemi kurre te mire ne asgje, dhe kur dikush ju thot "good job", nuk i besoni.

3. Fajeson gjithmon veten
Nese i shkruani dikujt dhe ai nuk pergjigjet menjehere, ju duket sikur eshte merzitur me ju. Nese mendon se ke merzitur apo bezdisur dike, do ti kerkosh falje pafund. Problemi eshte qe fajeson veten sepse te kan rritur me ket fryme ne vend te pranonin gabimet e tyre.

4. Do ju duhen shum vite per ti besuar dikujt
Kur dikush tregohet xhentil me ju, mendoni menjehere se don te perfitoj. Mund te jet e pamundur ti besosh te tjerve kur rritesh ne nje ambient toksik. Njerzit qe supozohej duhet ti kishit besim ne gjithcka, prindrit tuaj, perdoren dashurine si mjet manipulimi.

5. Te duket e pamundur te marresh vendime
Kur rritesh ne nje ambient ku cfare do lloj gjeje qe ben te thone qe eshte e gabuar, eshte e veshtire te marresh vendime ne moshe me te rritur. Po sikur te marresh vendimin e gabuar? Po sikur pasojat te jen katastrofike?

6. Qendroni neutral
Te kesh nje mendim tendin por te qendrosh neutral per te mos merzitur askush. Frika per nje reagim negativ nga te tjeret ju ben qe te shmangni vazhdimisht vetes.
Deshironi qe te pelqeheni nga te gjithe sepse ne femijeri ju kan bombarduar me reagime negative per cfare do lloj gjeje qe benit ose thonit.

7. Ndertoni mure per te mbajtur jasht te tjeret
Eshte me leht ti mbash larg njerzit se sa ti fusesh brenda dhe te perfundosh i demtuar perseri.

8. Justifikoheni me shume se cduhet
Keni frik se njerzit nuk do tju besojne. Edhe nese eshte nje histori plotesisht e besueshme, ju shpjegoni me hollesi te gjitha detajet sepse nuk deshironi qe dikush te kete nje arsye per te mos ju besuar.
Keni genjyer aq shum ne te kaluaren, sa qe doni te fshini cdo mundesi qe dikush te mendoj se po genjeni.

9. Nuk besoni se mund tju dashurojne ashtu sic jeni
Jeni rritur duke degjuar se cfare do lloj gjeje qe beni eshte e gabuar. Pamja juaj, sjellja juaj, menyra se si merrni fryme, shkrimi juaj, buzeqeshja juaj - gjithcka qe ishit, u shemb per tju ribere nga fillimi.
Per ket motiv, e keni te veshtire se dikush mund tju doje- sidomos kur ju ne rralle te pare e keni te pamundur te doni veten tuaj.


Te rritesh ne nje shtepi toksike mund te ket shum pasoja nese nuk kuptoni si te ndryshoni gjerat qe ju kan mesuar.
Ju mesuan te kerkoni kuptime te mcefura dhe kuptime te fshehta te asajt qe dikush ju thonte, ju mesuan se njerzit mund te jen te keqinj me njerzit qe duhet te dashurojne me shume.

Eshte e rendesishme te kuptoni qe sado keto eksperienca ju ndihmuan te beheni keto qe jeni sot, ato nuk ju percaktojne.
Ju mund te rriteni dhe ti pershtateni nje tjeter menyre jeteseje.
Nuk duhet te ndiheni gjithmon ne kete menyre.
a4f44282b055fe8925b21f24c2ae4aa3.jpg
 
Verte sic tha edhe Marla temë shumë e goditur. Nuk di pse nuk qenka hapur deri tani.
Brava 😉

Unë po ndaj njërën nga pikat (por besoj që ç'do pikë qëndron kam njohur mjaft njerëz me vetëbesim të ulët) atë punën e zhurmave....

Ne Shqiperi në familje e kudo bertitet pa fund. Por përveç kësaj unë kam qenë në Marinë fare i vogël (14 vjeç) atje dhunë nuk kish ama e bërtitura ngjirur me fytyrën ishte krej e zakonshme...

Por sërish është ajo që vjen nga njerzit e dashur që të lëndon ose të ngel në mënd...

Unë nuk i duroj dot zhurmat e mëdha por nga ana tjetër shpesh e kap veten duke bërtitur kur bëj debat....

Jo grindem tjesht debat.
 
Eshte teme e ndjeshme pak a shume.
Nje femij abuzuar kur rritet nuk krijon kurr shoqeri. Nuk ka besim tek te tjeret, dhe gjithmon eshte dyshues ne sjelljen e te tjereve. Nuk duhet kurr paragjykuar sepse ai/ajo mbrohet, sdo te lendohet, nuk e ka veshtir dhe menjeher me te fshi nga jeta. Nese 1 femij (femer)eshte abuzuar nga babai nuk dashurohet kurr ose e ka te veshtir te njihet me 1 mashkull , pasi qe gjith meshkujt i duken njesoj abuzues , e nese abuzohet nga nena ne te ardhmen e ka shum te veshtir te behet nene. Shpesh keto kane frik kur jane ne zemrim e siper ,se mos ngjajn si prinderit e vet agresiv.
 
Nje femijeri e lumtur eshte ne nje fare forme pergjegjsi e prindit.
Ndaj duhet te matemi mire kur duam te behemi prinder.
Prinderimi eshte pergjegjsi e madhe.
Tashi manual për tu bo prind nuk ka por thuaj duhet të jesh i pjekur, Por mbi të gjitha njeri që të zbatosh të paktën detyrimet siç the edhe ti.
 
Ka njerez qe per te perballuar traumat krijojne nje tjeter bot ne tru. Nje bot cik me e embel... ku njerezve mund ti besosh dhe mund ti dhurosh zemren pa patur frik se mund te lendohesh.

Natyrisht do te lendojne... por ti prap insiston dhe vazhdon te ndertosh keshtjella rere. Ska rendesi nese te shembet ne duar dhe te zen frymarjen
Njemije here me mire nje iluzion se sa perballja me egersine e botes ku tjetri ta fut sepse ka frik mos ja fut ti i pari.
 
Ka njerez qe per te perballuar traumat krijojne nje tjeter bot ne tru. Nje bot cik me e embel... ku njerezve mund ti besosh dhe mund ti dhurosh zemren pa patur frik se mund te lendohesh.

Natyrisht do te lendojne... por ti prap insiston dhe vazhdon te ndertosh keshtjella rere. Ska rendesi nese te shembet ne duar dhe te zen frymarjen
Njemije here me mire nje iluzion se sa perballja me egersine e botes ku tjetri ta fut sepse ka frik mos ja fut ti i pari.

O je si shpirt ti, perhere je marre me tematika te ketilla, ste du kot une ty :)

Per fat te keq sado qe mundohemi te ngrejme ndergjegjen dhe vetedijen ne shoqeri per problemet qe vec me i kemi identifikuar, cfare ndermerret per ta ndryshuar kete gje, do pyesja....
 
Duke qene se jam nje adhuruese e flakte e Marilyn Monros.
Me beri pershtypje dicka qe ka thene,-:"Kurre nuk me kane thene se jam e bukur,cdo vajze e vogel e meriton ti thuash se eshte e bukur".
Me kujtoi veten.
Eshte per te ardhur keq qe sa je e vogel nuk te duan,e kur rritesh nuk te duan:):).
Dhuna psikologjike eshte me e rende se ajo fizike,me pas thone pse te pelqen vetmia apo pse nuk shoqerohesh me te tjeret.
1.Gjithsesi duke u rritur kam kuptar se komplimentet nuk ti bejne se te duan,por se duan te marrin dicka ne kembim.
Nuk besoni se mund tju dashurojne ashtu sic jeni.
Dashuria eshte interes,nese ai nuk merr dicka nga ty atehere pergatitu te qendrosh vetem :):).
Jam e Sigurt se shum femra jane rritur me frike e kane ndrydhur emocionet e tyre :):).

Eshte me mire te mbash distance,se nuk te lendon askush e nuk ke nevoje per aprovimin e askujt.
 
Paksa ironike sepse gjej veten në shumë pika, por jo nga arsyeja e abuzimit emotiv. Mbase nga ekuilibri i standardeve të larta të pritshmërive, në një botë koministe! E jo që qëvdatat kanë munguar.
Disa nga pikat, kanë gjithashtu të bëjnë me sfidat e jetës në moshë të ritur.
Kombinim i rrezikshëm për ata të pambështeturit në etapa të ndryshme jetësore. Ndjej me ta. 🤗
 
A me mo .. na kane bertitur me shume mesuesit se prinderit ..
Levduar kurre per pamjen .. sepse kishin te tjera gjera rendesi , si te mesuarit , te sjellurit mire e me edukate .
Por qe shyqyr Zotit kisha nja 10 a 15 gocat e komshive me te medha ne lagje, qe me vishnin si kukull sa mendoja dhe veten si te tille .
Por kurre ama kurre ska ndodh shantazh apo dhune psikologjike qe po se bere kete do te ndodhe kjo .
Madje ketu ku jetoj eshte si detyre qe femija te haje te gjithen cka ne pjate .. E detyrueshme .
Ndersa une me zic ushqehesha nga nazet ..
Por kurre ime me sme ka detyruar te ha dicka me zor .
Ndaj sot e kesaj dite , kur me detyrojne per dicka qe sndjehem mire .. me dalin briret lol .
Pra prinderit , me kane manipuluar me dashuri .. po kjo po
Edhe sot keshtu veproj .. me dashuri e me shume dashuri te jap jete nga jeta ime .
Pra le te marrim te mirat.. arsyen dhe si u rriten prindrit tane. Te bejme me te miren per femijet tone .
 
Private conversations
Help Users
    Top