• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A duhen skuqur Vezët në Vaj Ulliri?

Milanisti

Larguar ✌👋
[h=1][/h]


Vezët përbëjnë një nga mënyrat më të shëndetshme për të nisur ditën.

Megjithatë, pavarësisht vlerave që ofrojnë për shëndetin, mirësia e tyre varet nga yndyra e përdorur për gatim.

Yndyrnat më të përdorura nga amvisat shqiptare për skuqjen e vezëve janë: vaji vegjetal dhe gjalpi.

Kohët e fundit, ndërgjegjësimi për rolin e yndyrnave në shëndetin e njeriut ka rritur përdorimin e vajit të ullirit në gatime të ndryshme, përfshirë skuqjen e vezëve.

Ekspertët thonë se përdorimi i vajit të ullirit në skuqjen e vezës siguron ruajtjen e disa prej antioksidantëve më të nevojshëm.

Për më tepër, vaji i ullirit garanton që e bardha e vezës të jetë kërce ndërkohë që e verdha të jetë e butë dhe e lagësht. [h=4]Vaji i Ullirit Për Skuqjen e Vezës[/h]
Studime të mëparshme të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë sugjeruar se përdorimi i vajit vegjetal për skuqje është i dëmshëm për shëndetin.

Kjo ndodh sepse gjatë skuqjes ai çliron lëndë toksike.

Ndonëse vaji i ullirit klasifikohet si vaj bimor, pra vegjetal, studimet kanë konfirmuar se ngrohja e kësaj yndyrne mono-të-pangopur krijon më pak substanca toksike.

Duke qenë se piku i djegies së vajit të ullirit është i ulët, ai ngrohet shumë shpejt dhe prodhon një vezë të skuqur në mënyrë perfekte.

Disa njerëz nuk e preferojnë vezën e skuqur me vaj ullirin sepse aroma e tij përthithet nga veza.

Por vaji i ullirit kur skuqet nuk ka aromë të tepërt shqetësuese.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Epo shyqyr ,sepse fakt eshte qe studimet e meparshme thoshin jo vajit te ullirit ne skuqje.
Personalisht ne vaj ulliri i skuq,ndryshe si ha dot,ne vajra tjera e as me gjalp sme pelqejne.
Por veza eshte mjafte e shendetshme dhe e zier.
Mbi te tera forma e te ushqyerit eshte kultur ne vete ,dhe duhet adaptuar me se miri qe te kemi nje jete te shendetshme.
 

Passion

Antarë i Respektuar
Kam blere tre here ne Vlore vaj ulliri (ma kan fut :D ne cilesi).
Sivjet bleva te nhe zotni ne Berat (hallall i paste)
Cilesi.

Kur te dale produkti i ri made in Passion
voj ullini (per te zene kliente Mon do i coj nja dy litra dhurate ) :p

Por eshte mbret ne kuzhine. :)
 

Milanisti

Larguar ✌👋
Kam blere tre here ne Vlore vaj ulliri (ma kan fut :D ne cilesi).
Sivjet bleva te nhe zotni ne Berat (hallall i paste)
Cilesi.

Kur te dale produkti i ri made in Passion
voj ullini (per te zene kliente Mon do i coj nja dy litra dhurate ) :p

Por eshte mbret ne kuzhine. :)
Menyra me e mire per te blere vajin eshte te shkosh tek fabrikat ku behet..e blene direkt nga njerezit qe vine bejne vaj.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Skuqini me cfare t'ju shijoj me shume juve, pa lerini ekspertet....na dolen dhe ekspert vezesh tani.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Po nuk ka dallim edhe shum nga vaji i zakonshem...po hajt mo..

un i kam qef me gjalp me shum..
 
Last edited:

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pregadita e ve-s pra..

edhe pse me shum e bejm ushqimin me vaj ulliri ..mu me duket i rend.preferoi me shum te zakonshem.
 

dangerous

Moderatorë
Vezet e pulave të fshatit duam pak gjalpë por mos te kaloje ne djegie gjalpi ndersa këto vezet e pulave që mbahen në kotece me shumicë më mirë pak vaj ulliri
 
Top