• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A janë kosovarët vërtet aq të rrezikshëm për sigurinë e Evropës

gerrard73

Anëtar i ri
Shkruar nga Augustin Palokaj


Shikim nga Brukseli

Ata që mendojnë se kosovarëve nuk duhet hequr vizat për BE-në, sepse paraqesin rrezik për sigurinë evropiane, mund t’u garantojmë se kriminelët nga Kosova, nëse duan, do të gjejnë pa dyshim rrugë për të ardhur në BE. Me viza dënohen vetëm njerëzit e thjeshtë. Nëse Kosova është ende aq e rrezikshme për sigurinë e Evropës, atëherë BE-ja dhe NATO-ja duhet të turpërohen bashkë me kosovarët

Para disa ditësh një qytetar i Belgjikës me prejardhje nga Kosova më thoshte se bashkësia ndërkombëtare po sillet ndaj Kosovës sikur kjo të ishte Afganistan. Këtë koment e bënte duke shprehur mllefin jo pse kosovarëve nuk u hiqen vizat për ta ardhur në vendet e BE-së, por për shkak të arsyetimit zyrtar, jo edhe publik, të BE-së se „kjo bëhet për shkak të rrezikut të sigurisë dhe migrimit ilegal nga dhe përmes Kosovës“. Dy ditë më vonë në një analizë të “Forumit 2015” nga Kosova (ndoshta ky forum duhet ta ndërrojë emrin në së paku “Forumi 2025”, nëse si referencë kanë marrë vitin kur do të mund të hynte Kosova në BE), pamë se Kosova do të ishte e lumtur sikur të ishte njëlloj si Afganistani. Qytetarët e Afganistanit mund të udhëtojnë pa viza në 20 shtete të botës, ndërsa ata të Kosovës në vetëm katër.
E dimë se Kosova nuk është shtet normal. E dimë po ashtu se të zgjedhurit politikë të kosovarëve nuk janë edhe demokratët më të mëdhenj të Evropës e as luftëtarët më të mirë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E dimë po ashtu se Kosova është e varfër. Po ashtu nuk mund të mohojmë se kosovarët do të mund të keqpërdornin lirinë e lëvizjes nëpër vendet e Evropës. Nuk mund të mohohet as fakti se në Kosovë të rinjtë nuk duket të kenë ndonjë perspektivë të ndritshme. Të gjitha këto nuk janë paragjykime, por fakte rreth Kosovës dhe kosovarëve.
Por ka diçka të çuditshme në arsyetimin e vendimeve për mospërfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian nuk qe në gjendje të gjejë arsyetimet valide, por ngatërron një varg argumentesh, madje duke rënë në kontradiktë me vetveten. Përderisa komisioneri i Zgjerimit Oli Rehn thoshte se „Kosova nuk ka qenë pjesë e dialogut të liberalizimit të vizave“, në deklaratë për shtyp Komisioni konstaton se „ në Kosovë nuk janë përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave“.
Por i çuditshëm është konstatimi që zgjat tash e disa vjet e që është bërë paragjykim i pakapërcyeshëm rreth Kosovës dhe kosovarëve. Ky është paragjykimi sipas të cilit Kosova është shteti më i rrezikshëm në Evropë (nëse jo edhe në botë). Se në Kosovë lulëzon trafikimi i njerëzve, drogës dhe krimi i organizuar. Se Kosova është vend transit për drogën në Evropë. Se migrimi ilegalë nga dhe përmes Kosovës kërcënon Evropën. E gjithë kjo frikë nuk është proporcionale me madhësinë e Kosovës, apo më mirë të themi vogëlsinë e saj. Për nga territori Kosova është shumë e vogël, ndërsa për nga numri i banorëve është sa një lagje e Londrës apo Parisit. Së dyti, nëse vërtet ka aq shumë krim të organizuar në Kosovë, nëse në Kosovë ka aq shumë rreziqe dhe Kosova është aq e rrezikshme për sigurinë e Evropës, çfarë dreqin janë duke bërë ushtarët e NATO-s dhe ekspertët ligjorë dhe policorë të BE-së në Kosovë. Apo ata janë atje vërtet për arsye që në një takim joformal kishte thënë një ekspert evropian : Ne duhet të jemi në Kosovë në mënyrë që Kosova të mos vijë tek ne!“.
E sa për drogën dhe rrezikun që paraqet Kosova si zonë transiti, kosovarët duhet vërtet të kërkojnë sqarime nga BE-ja. Në Kosovë nuk prodhohen droga të rënda. Nëse ato vijnë në Kosovë, atëherë duhet të kalojnë ose përmes shteteve të BE-së, ose përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat kanë dalje në detin e hapur. Pra, Kosova ka të drejtë të akuzojë BE-në se përmes territorit të BE-së droga transitohet në Kosovë dhe jo anasjelltas. Ose droga mund të vijë nëpër aeroportet e Kosovës, të cilat edhe ashtu me vite janë kontrolluar nga ndërkombëtarët.
Ata që mendojnë se kosovarëve nuk duhet hequr vizat për BE-në, sepse paraqesin rrezik për sigurinë evropiane, mund t’u garantojmë se kriminelët nga Kosova, nëse duan, do të gjejnë pa dyshim rrugë për të ardhur në BE. Me viza dënohen vetëm njerëzit e thjeshtë. Nëse Kosova është ende aq e rrezikshme për sigurinë e Evropës, atëherë BE-ja dhe NATO-ja duhet të turpërohen bashkë me kosovarët.
Zyrtarët e vendeve të BE-së në vend që të ofendohen me përmendjen e fjalës geto për Kosovën, duhet seriozisht të mendojnë dhe të veprojnë se si të ndryshohet situata. Kosovarët duhet me sinqeritet të plotë t’u thonë përfaqësuesve të BE-së në Kosovë se nuk kanë nevojë për fushata me autobusë të Peter Feithit të stilit „Ejani në Evropë“, kur ambasadat evropiane refuzojnë edhe deri në 50 për qind të kërkuesve kosovarë të vizave.
Një herë komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oli Rehn, kishte thënë se BE-ja duhet të bëjë çmos që qytetarët e Ballkanit të mos ndihen se janë ndryshe nga evropianët e tjerë: „Jo vetëm se ne nuk duhet t’i konsiderojmë ata të jenë ndryshe, por as ata për veten nuk duhet të mendojnë se janë ndryshe“. Javën që shkoi Evropa u dërgoi kosovarëve porosinë e parë zyrtare se i konsideron ndryshe dhe kosovarët tash do të shohin edhe vetë se në Evropë nuk janë të mirëpritur, së paku jo në masën siç janë popujt e tjerë të Ballkanit. Përshtypja do të jetë e tillë se kosovarët janë evropianë të rendit të tretë, ndërsa arsyet „teknike“ të BE-së nuk do të ndihmojnë në ndryshimin e këtij perceptimi. Politikanët kosovarë duhet të ndërpresin dhënien e premtimeve për gjërat në të cilat nuk mund të ndikojnë. Duhet të evitojnë sjelljen e politikanëve të Shqipërisë, të cilët në prag të zgjedhjeve „garantojnë“ se do t’u hiqen vizat, ndërsa menjëherë pas zgjedhjeve thonë se „e kanë ditur se kjo nuk do të ndodhë“.
Vetëm kur ta kuptojnë se ku janë kosovarët, do të mund të dinë se nga do të shkojnë. Dhe sot Kosova nuk është askund, së paku në procesin e integrimeve evropiane. Në Evropë gjithnjë e më shumë fitohet përshtypja se për pavarësinë e Kosovës tash duhet shpërblyer Serbinë dhe duhet dënuar Kosovën. ثshtë shumë ironike se si mu këta kosovarë që janë evropianë të rendit të tretë janë edhe mbështetësit më të mëdhenj në rajon të integrimeve evropiane. Porosia është se sa më shumë ta doni ju BE-në,aq më pak do t'u dojë ajo juve

 

alfonci

Veri investigatio
Nese ju mbyllen dyert nomrale qe ato do te gjejne vrima ne cati apo te thyejne dritaret.

Une e shoh me rendesi vendimin e BE-se per ta ndare kosoven ne kete rast nga Serbia per perfshirjen ose jo ne listen e Shengenit te Bardhe. Me ane te ketij vendimi qe i ndan ato, BE-ja dhe strukturat e saj kane njohur de fakto kosoven si pjese jo te Serbise. Kosova dhe udheheqesit e saj duhet ta kuptojne se pavarsia nuk vjen pa nje cmim, se arritja e stabilititetit dhe qeverisjes gjitheperfshirese ne te gjithe territorin nuk vjen pa pune, pa sakrifica dhe kohe. Mbase kjo ka nje peshe te rende, por mendoj se gjithnje ja vlen, tek e fundit ketu nuk behet fjale thjeshte per levizje te lire, por per legjitimitet dhe proces me te rendesishem, ndarja e plote nga Serbia dhe fitimi i plote i pavarsise ndaj te gjitheve.

Besoj se kjo si c'eshtje te jep mundesi te shikohet nga kendveshtrime te ndryshme, sic beri para pak ditesh Blendi Fevziu gjate nje interviste me presidentin Sejdiu, kur e pyeti nese vendimi i fundit ka te beje me besimin e popujve te lene jashte shengenit te bardhe ndersa 3 vende me shumice myslimane nuk u perfshine. Por besoj se analiza te tilla jane te dobeta dhe dicka larg esences se vendimarrjes, mbase jo pa pasoja.

Gjithsesi, uroj qe BE-ja te marre vendim shpejt per kosoven dhe te miratoje nje liste kerkesash qe ajo duhet te plotesoje ne menyre qe ti heqet regjimi i vizave.
 

Brosway

Anëtar i ri
Nga doli tani kjo? PO masakrat nuk i bon kosovaret por Serbet!Serbet jane te rezikshem per sigurine e BE
 

gerrard73

Anëtar i ri
Edhe une mendoj se lenia jashte e Kosoves nga liberalizimi i vizave e konsideron Kosoven nje shtet ne vete dhe te pamvarur. Dhe ftesa qe i behet Serbise per ne Europe me liberalizimin e vizave eshte edhe nje shtytje per te njohur Kosoven. Kjo eshte nese duam t'a shikojme goten te mbushur pergjysem. Ndersa nese duam t'a shikojme goten te boshatisr pergjysem atehere qe natyrisht nuk mund te jemi te kenaqur. Por do te kishte qene me dramatke nese Europa do t'i kishte liberalizuar vizat si per Serbine ashtu edhe per Kosoven ne te njejten kohe, duke lene jashte Shqiperine dhe Bosnjen. Nuk e di si do te ishte interpretuar nga dy palet. Sidoqofte artikulli i zotit Paloka eshte artikulli me i sakte qe une kam lexuar gjate ketyre diteve. Qe normalisht shpreh mllefin e tije pa cituar ne asnje moment problemin e fese. Shkruar nga nje gazetar qe eshte korrispondent i disa mediave kosovare dhe ballkanike ne Bruksel na paraqet shkaqet e verteta te mos liberalizimit te vizave, edhe se ai vete del kunder ketyre shkaqeve, qe natyrisht nuk jane fetare.
 
fak BE more kriminelat mat mdhaj jon ata qe e shkijoshin serbin per 100 vjet duke vra shqiptare nkosove e tash na kokum t'rrezikshom kriminela pfff per 2 vjet rresht luft ku u mbyten me mija shqiptare nkosov be-ja si Rrugaçe plak vetem shikojke pastaj nderhyri nuk ka qen ajo luft 5 vjeqare qe per masakrimin e shqiptareve te presin por per 100 vjet ka qen okupim e vrasje ne kosove nga serbia , be-ja eshte vet krimi vet krimineli , bashk me serbin qe kta qafira qe per 100 vjet vran e qka sbonen nkosov i lejuan pa viza . !
 

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Kosovaret nuk jane rrezik per Europen perkundrazi jane paqedashes dhe per barazi njerzore,
por rreziku per Europen jan mesjetaret sllave qe kane masakruar gra e femij ne shekullin e njezet.
nese Europa nuk do kishte sllavo-serb dhe greko-jevgj do te ishte ne paqe sot.
 
Top