• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A jeni te bukura?

Aver

VIP
A jeni të bukura apo jo? Bëni këtë test të thjeshtë dhe zbuloni përgjigjen



Ky test i thjeshtë, që u bë një hit i madh në Weibo, verzioni kinez i facebook-ut, zbulon nëse një person është i bukur apo jo. E tëra që ju nevoitet është gishti i cili paraqet metodën më të mirë për të përcaktuar se cilit grup i përkisni. Testi i quajtur “metoda e identifikimit të bukurisë dhe shëmtisë” apo “kurthi i gishtit”. Si të zgjidhni testin? Vendosni gishtin tuaj tregues nga mjekrra në hundë, nëqoftëse gishti prek buzët tuaja, atëherë kjo tregon se ju jeni të bukur.

Mania për këtë provë sa vjen e rritet, në të cilën janë paraqitur edhe një numër i madh i personave të famshëm që e kanë provuar këtë lloj testi duke postuar edhe nga një foto të tyre. Testi në Weibo ka nxitur më shumë se 200.000 diskutime, ku numri më i madh i pjesëmarrësve janë femra.

“Inspektimi i bukurisë” të cilën disa e quajnë “të pashëm ose jo” është i bazuar në teorinë e relacionit 3:1. Këtë teori e përdorin edhe kirurgët plastikë, të cilët besojnë se bukuria bazohet në lidhjen e përsosur të hundës, gojës dhe mjekrrës. Sipas tyre, ata duhet të jenë në përputhje apo linjë të përkryer.

Kjo linjë e përsosur krijohet me vendosjen e gishtit tregues në fytyrë. Quhet edhe “Rickets E- line” sipas Dr. Robert Ricket, i cili në vitin 1950 e ka zbuluar këtë metodë.

Simetri dhe bukuri, po ose jo

Doktor Mark Holms nga “Qendra kirurgjike Mclndoe”, thekson se testi përcakton simetrinë e pjesës së poshtme të fytyrës si dhe përmasat e saj. Ai pohon se bukuria nuk qëndron vetëm në paraqitjen simetrike por kjo ka lidhje edhe me përputhjen simetrike të karakteristikave fizike. Si për shembull, ai përmend grekët e lashtë të cilët i kushtojnë vëmendje të madhe konceptit të simetrisë.

Ky test ka edhe kritikët e tij.
Edhepse testi bazohet në parimet klasike të cilat datojnë që nga koha e Leonardos Da Vinçit, ai i thjeshtëson ata dhe përdor vetëm një parametër – komenton Brent Taner, kirurgu plastik në spitalin “Spire Tunbridge Well” në Houvi.

Ai theksoi se idealet e bukurisë janë të ndryshme dhe dallojnë në vende të ndryshme të botës dhe se nuk ekziston “një bukuri e vetme”/zeri.info

Siç theksoi Dr. Mark Holms, bukuria nuk është vetëm pamja fizike, por gjithashtu edhe energjia dhe personaliteti që personi e bart me vete.
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: A jeni te bokora?

Edi qe jom e bokor dhe pa ba kete proven :p

Aver,vet e ka titullin kshtu "bokora" apo ja shemtove ti..lol :p
 

Aver

VIP
Titulli: A jeni te bokora?

Cka jeni kap per titullin aman? Ta merr mendja qe jeni mbesat e Cajupit. Qy!

A e bone testin e gishtit Tuana? :D
 
Last edited:

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: A jeni te bokora?

Cka jeni kap per titullin aman? Ta merr mendja qe jeni besat e Cajupit. Qy!

A e bone testin e gishtit Tuana? :D
Jemi qe jemi,na veret syrin. :)
Ehe ,del qe jam e bukur. :D :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: A jeni te bukura?

S'kam nevoje me be test qe t'me konfirmoj qe jam e bukur :p
 

Aki

misfit
Titulli: A jeni te bokora?

( :

Mete tu na shite men me ate Ajfon6.. :p


Paske probleme me autocorrect ne iphone-in e ri ti.. :D
Averi do kete xhelozuar qe ska dale i bukur vete prandaj eshte arsyetuar me iPhone 6 :p
 

Tomka

Anëtar i ri
Vendndodhja
Tirana ,Albania
Titulli: A jeni te bukura?

Cjane kto budalliqe se na i cmenen femnat duke i fut n'thike me u duk t'bukra ,m'jane bo gjithe mandarinat e lagjes me buze t'fryme , mollza e bythe t'bome lol
 

Aki

misfit
Titulli: A jeni te bukura?

ok sa per seriozitet, ne fakt si ne dallimin meshkuj femra, njesoj dhe ne dallimet femer femer, sidomos ne racat e ndryshme (pasi zanafillen e paska ne Kine) dimensionet dhe formacioni i fytyres ndryshon keshtu qe eshte pak si e 'thate' kjo menyre

P.S. ky koment ska te beje fare me faktin qe deshtova ne test :p
 
Last edited:
Top