• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A mund të jenë të dëmshme lulet?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Duhet të kemi kujdes gjatë zgjedhjes së lules së dhomës, sidomos nëse keni fëmijë të vegjël. Nuk duhet tepruar me sasinë e luleve të dhomës, shumë lule në banesë mund të marrin shumë hapësirë dhe ajër, dhe mund ‘të na e zënë frymën’.
Nëse dikush nga familja juaj ka probleme me astmë, është mirë që të mos keni shumë lule në banesë, ndërsa ato që i keni mos i ujitni tepër, sepse ujitja e tepërt e luleve mund të nxisë pengesa në rrugët e frymëmarrjes.

Nga fikusi lotojnë sytë. Nëse fëmija e prek këtë bimë do të paraqitet irritimi i lëkurës. Fëmija do të ndjejë djegie dhe kruarje. Ndërsa nëse e gëlltit një pjesë të gjethit të fikusit, do të ndjejë djegie në fyt dhe do ketë vështirësi në frymëmarrje.


Difenbahia përmban sasi të madhe të oksalatit të kalciumit. E gjithë bima është helmuese, sidomos kërcelli. Nëse vjen deri te kontakti me gojën do të shkaktojë ënjtjen e gjuhës dhe pengesa në të folur.


Edhe pse hyjnë në grupin e bimëve mesatarisht helmuese, krizantemat mund të shkaktojnë dermanit lokal.


Bima narcis ka një kokëz e cila është shumë helmuese, ndërsa po ashtu helmuese janë edhe pjesët tjera të bimës. Nëse ndodh deri te hyrja e një sasie të madhe të kësaj bime në organizëm, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit. /telegrafi/
 
Titulli: A mund të jenë të dëmshme lulet?

personalisht nuk preferoj te kem lule natyrale brenda ne shtepi. ama ballkonin apo oborrin i dua plot :)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: A mund të jenë të dëmshme lulet?

personalisht nuk preferoj te kem lule natyrale brenda ne shtepi. ama ballkonin apo oborrin i dua plot :)
Njësoj e bëj.. dhe pse i pëlqej goxha por preferoj ti lë në ballkon..
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: A mund të jenë të dëmshme lulet?

Vec nje kaktus mund te mbaj ne dhome ose nga ato lulet mishngrenese (sikur keshtu quhen)
Te tjerat ne oborre.
 
Top