• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A mund ti besohet udheheqja një te verberi?

kitrra 123

plak gjufurrak
Myftinia e Arabisë Saudite dekada me radhë e kryesuar nga persona me aftësi të kufizuara-të verbër

Nga viti 1993 e deri në vitin 1999 kryemyfti i Arabisë Saudite ka qenë Abdullahn bin Abdul Aziz bin Baz, i cili gëzonte një autoritet të lartë në mesin e shoqërisë saudite.
Ai ishte lider dhe ruajtës i rreptë i vijës lokale politike fetare në interpretimin e fesë islame, brenda shtetit të vet dhe jashtë tij. Bin Bazi konsiderohej si dijetari më i madh i Arabisë Saudite, mirëpo fatkeqësisht ishte person me aftësi të kufizuara, gjegjësisht i verbër, i cili nuk po shihte botën e afërt që po e rrethonte, e as atë të largët.
Ndërsa nga viti 1999 dhe aktualisht, në po të njëjtën pozitë të lartë fetare vazhdon të jetë pasardhësi i tij gjithashtu me aftësi të kufizuara - i verbër, Abdul Aziz bin Abdullah bin Muhamed bin Abdul-letif Al- Shejh !.
Ndryshe, Al-Shejhi në vitin 2012 kishte lëshuar një dekret fetar –fetva mbi rrënimin e të gjitha kishave në Gadishullin Arabik. Deklarimi i tij i kishte acaruar tej mase autoritetet kishtare të shumë vendeve perëndimore. Ishte kryetari i Dijanetit të Turqisë dr. Mehmet Gormez i cili me këtë rast pat reaguar kundër dekretit të Al-Shejhit, që sipas tij binte në kundërshtim me vet mësimet dhe traditën fetare historike islame.
Në pozitat e tyre si krye- lider fetar të vendit( Kryemyfti) , edhe i pari edhe i dyti janë emëruar me urdhër mbretëror, sepse ndryshe në këtë vend edhe nuk mund të ndodhë.
Pyetja e cila mund të lind nga kushdo për rastin e këtyre dy personaliteteve fetare më të lartat në hierarkinë e Arabisë Saudite është si vijon:
“Pse në mesin milionave sauditëve u përzgjodh pikërisht Bin Bazi më herët dhe pas tij Al-Shejh- që të dy me aftësi të kufizuara- të verbër”?!. A nuk ishte e mundur që në mesin e miliona banorëve sauditë të gjindej një dijetar i përmasave të tyre fetare dhe intelektuale, i cili përveç dëgjimit do të mund të shihte edhe botën e cila e rrethon ?!.
Kanë kaluar më shumë se 24 vite kur krye-myftitë e Arabisë Saudite nuk shohin dritën me sytë e tyre, por vetëm dëgjojnë gjithë atë që ju thuhet për ndodhitë e vendit të vet dhe të botës në përgjithësi.
Se sa janë kredibile, dhe sa ja vlen që qëndrimet e tyre fetare të merren në konsideratë edhe jashtë vendit te tyre, besoj se nuk ka nevojë për shumë shtjellim !

Xhabir Hamiti,
Facebook
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Edhe ku jetoj une kemi kryetar komune një te verber...
cte the them per te .. është oratorbi madh, ka zhvilluar ndjesie e tjera por ajo qe me ben ta penalizoj është qe paguaj taksa qe ne vend te behet dicka e ndryshme ne qytet blihet teknologji e fundit per te kthyer diskutimet ne shkrimn per te verber per ti rikthyer ne ate normal pa do i firmose...
i kuq është edhe ky pamvarsisht partise qe prezanton e sikur mos te mjaftonte e kemi ber edhe te pare te rajonit..qarkut si quhet ne shqip...
buonizmi është i demshem kur kalon kufirin.
 

Drejtori

Shkapallatauuuu....✌️✌️✌️
Syte jane per te pare te mira dhe te keqia, por mendja është ajo qe pjell te mira e te keqia edhe pa pranine e syve.
Persa kohe i verberi ka parime qe pelqehen nga shumica le te udheheqe sepse udheheqja nuk do sy por mendje.
 

Levina

L.E.V.I.N.A
Mendoj se te verbrit kane aftesine ta ndajne te miren dhe te keqen, me mire se sa ata qe shikojne.
Te verberit nuk shikojne por ama ndjejne shume me shume se ne, nuk e shikojne hipokrizine, meskinitetin, pabesine etj etj. Ata e ndjejne ate qe ti perpiqesh te fshehesh, sepse ato shqisa i kane perfekte.
 

CAKMAKU

Anëtar i ri
një udheheqes ideal nuk mund te kete asnje dobesi ne marrjen, miratimin e vendimeve apo edhe kryerjen e veprimeve qe kane te bejne me ruajtjen e ideologjise te sistemit qe udheheq.
Ne kete rast nuk ka shume rendesi nese dikush është apo jo me aftesi te kufizuara, rendesi ka ti pershtatet plotesisht detyrimit dhe nevojes per te siguruar se kjo ideologji do vazhdoje te qendroje ne fuqi (me cdo kusht).
Persa i perket pyetjes tende i nderuar kitrra 123, nuk mund te them me siguri perse nuk munden apo nuk preferuan te gjenin persona te tjere pa aftesi te kufizuara, edhe pse ndermend me kalon një ide e tipit "perderisa jane te verber, automatikisht popullit i krijohet pershtypje e ndershme, e drejte".
Por me siguri mund te them qe ideologjia e tyre u shfaq dhe u krye (ne 2012, sic shkruan dhe ti) edhe pse udheheqesi ishte i verber.
 

Marla

Let the sea set you free!
Syte jane per te pare te mira dhe te keqia, por mendja është ajo qe pjell te mira e te keqia edhe pa pranine e syve.
Persa kohe i verberi ka parime qe pelqehen nga shumica le te udheheqe sepse udheheqja nuk do sy por mendje.
Si je shpreh fiks si Makiaveli ke Princi.

Ironi dmth qe mos te behet qejfi kot. :D
 
Top