• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A po lëkunden themelet e NATO-s?

Marla

VIP
Nga Kristaq Xharo*

Zgjedhja e presidentit të ri amerikan ka çelur diskutime të mëdha edhe mbi shumë çështje të mëdha të sigurisë ndërkombëtare. Xharo shkruan mbi rolin e ri të NATO-s, mbi mundësinë e ndryshimit të angazhimit të saj dhe ndikimin e politikave të reja të SHBA-së

Një numër deklaratash nga liderët e institucioneve dhe të vendeve evropiane kanë ngritur shqetësimin për të ardhmen e NATO-s, pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Një deklaratë e presidentit të Komisionit të BE, Junker, se “….Evropës i nevojitet të ketë Forcat e saj të Armatosura…me qëllim që të tregojë … që është serioze në mbrojtjen e vlerave evropiane…”, shpreh në të njëjtën kohë pasigurinë për pozicionin e ardhshëm të NATO-s, por edhe të SHBA në vetvete. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më herët në këtë javë, u shpreh se është duke pritur me interes të madh takimin me Trump, për të diskutuar për NATO-n.

Duke dalë në emisionin e ZDF, të së enjtes, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, jo pak e shqetësuar, argumentoi “…se presidenti i zgjedhur amerikan ka nevojë për të kuptuar se NATO është më shumë (aleancë) për vlerat që mbart e mbron, se sa të qenit biznes. ” Ajo, që këshilltarët e tij shpresojmë se do të thonë dhe atë që ai ka nevojë për të mësuar shprehet Leyen, është se NATO-ja nuk është kompani biznesi” tha ajo. Më tej, si një nga anëtaret kryesore të kabinetit të kancelares Merkel, ajo shprehu kritikën e saj (retorike) në gazetën “Rheinische Post” ku shprehej se “diferencat dhe konfliktet brenda aleancës ndihmojnë ata që nuk ndajnë vlerat perëndimore…”. Edhe liderë të tjerë perëndimorë kanë shprehur shqetësimin e tyre për deklaratat e Trump në lidhje me NATO-n.

Përse u trembet Evropa deklarimeve të Trump? Gjatë muajve të fundit diskutimet për NATO-n kanë zënë një vend të veçantë në mediat me prestigjioze. Duket sikur zanafilla e tyre lidhet me deklaratat e përsëritura të Trump. Siç thotë Xhorxh Fridman debati është më i hershëm, ndërsa z. Trump ka “meritën” se këtë debat e ktheu në një çështje kryesore në kontekstin e politikës së tij të ardhshme. Debati për NATO-n vlerësohet mjaft i rëndësishëm, pasi deri më sot, për më shumë se 67 vjet, vendet evropiane, më parë ato perëndimore e tashmë edhe ato lindore e shohin NATO-n si faktor kryesor në kapacitetet e tyre të mbrojtjes dhe të sigurisë. Në këtë pozicion ndodhet tërësisht edhe vendi ynë. Pavarësisht prej debatit, e sigurt është që: çdo lëvizje e mundshme e SHBA i gjen të “papërgatitura” vendet evropiane, anëtare dhe partnere të NATO-s dhe kjo se pothuaj asnjë prej tyre nuk ka të gatshëm një plan “B”.



Duket se profecia e ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Geit (Gate) në qershor 2011 po realizohet. Citojmë “… liderët e ardhshëm politikë amerikanë – ata për të cilët Lufta e Ftohtë nuk ka qenë një eksperiencë jetuese dhe formuese, siç ishte për brezin aktual – nuk mund të marrin në konsideratë, që të mbulojnë koston për NATO-n, vetëm nëpërmjet investimeve amerikane”. Trump nuk vjen në një terren të zbrazët, dhe nuk po thotë më shumë, se zyrtari më i lartë i Pentagonit pesë vjet më parë. Dhe Trump është produkt, gjithashtu i brezit të atyre politikanëve, që nuk kanë përjetuar eksperiencën e ndonjë lufte apo edhe ndjeshmërinë e Luftës së Ftohtë. Liderët evropianë, por edhe analistët, më së shumti i referohen fushatës zgjedhore të Donald Trump.



Në mënyrë kronologjike, Trump fillimisht shprehu skepticizmin e tij ndaj bllokut (NATO-s), duke e quajtur atë “të vjetruar- të papërdorshme”, në epokën e luftës kundër terrorizmit global. Edhe më befasuese ishte deklarata e pakmëvonshme se “…ndoshta NATO do të duhet të shpërndahet dhe kjo është OK, nuk është gjëja më e keqe në botë”. Më vonë ai vazhdoi se nuk mund të themi që “e kaluara nuk ka rëndësi, dhe se vlerat që ne ndajmë nuk kanë rëndësi, por ne nuk mund të nxjerrim më shumë dollarë jashtë (për NATO-n), ndaj do të kërkojmë sa të jetë e mundur një zgjidhje më të mirë nga tani”. Por ajo që erdhi si vetëtimë në një qiell vere, e që tronditi gjithë Evropën ishte deklarimi se SHBA nuk do të angazhohet aq sa deri tani në mbrojtjen e aleatëve evropianë. “Hej, ju aleatë në NATO”, shkruante Trump, në një postim në Facebook, në korrik-2016, “Nëse ne nuk rimbursohemi për koston e madhe të mbrojtjes suaj, unë do t’ju them – Urime, mbroni veten tuaj.. SHBA nuk mund t’i vijë në ndihmë çdo aleati në NATO, në rast të një konflikti….”.



Sigurisht, është e vështirë për të pasur një ide se çfarë do të bëjë Trump, sapo të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Beteja më e vështirë për Trump është përballja me vetë sistemin amerikan si sistem të vlerave dhe model për gjithë botën. Nëse ai e mposht këtë sistem, çfarë vjen më pas është plotësisht e mundur. Ndërsa në lidhje me NATO-n, në situatën më të rëndë, por jo të pamundur, ai mund të tërheqë apo reduktojë ndjeshëm trupat dhe teknologjinë ushtarake amerikane nga Evropa. Nëse kjo mundësi ndodh atëherë, një nga një apo të gjitha bashkë, çfarë përmendëm më lart mbesin deklarime, por një fund i pashmangshëm i NATO-s. Nëse vendi lider dhe më i fuqishëm i Aleancës, SHBA, largohet më së paku nga “artikullit 5” i Aktit Themelues të NATO-s, (Traktatit të Uashingtonit), atëherë Aleanca ka humbur qëllimin bazë të ekzistencës. “Artikulli 5” shprehet se një sulm mbi çdo anëtar të Aleancës, do të trajtohej si një sulm ndaj të gjithëve. Nëse ky angazhim nuk funksionon, atëherë NATO, edhe pa ceremoni, ka përfunduar si aleancë.



Më shumë gjasa, vlerësojnë shumë analistë, Trump, më tepër ka për qellim të ndikojë për të reduktuar kontributin e madh disproporcional të SHBA. Por, nëse kjo do të kryhet në mënyrë të menjëhershme, do të jetë e mjaftueshme, që të lërë një boshllëk të madh, i cili do të rrezikojë mbrojtjen kolektive të Evropës, kur pranohet që vështirë se mund të mbushet shpejt nga aleatët evropianë. Kjo është një kambanë e qartë se çdo vend i aleancës duhet të shohë kontributin dhe angazhimin e tij. Dhe kjo për dy arsye: së pari, për të balancuar peshën e aleancës e me këtë rast për t’ju përgjigjur kritikave dhe së dyti, për të qenë në gjendje për të ngritur kapacitete efektive nacionale. Në të vërtetë në të dyja rastet veprimet janë brenda kontekstit të Aktit Themelues. Ndërsa mundësia që tërheqja amerikane, apo qoftë edhe reduktimi i rolit të saj të zhvendosë objektivin nga “artikulli 5” për mbrojtje kolektive, drejt rivlerësimit pothuajse të harruar deri në këtë kohë të “artikullit 3”, të Aktit Themelues, për kapacitete të mjaftueshme kombëtare në përballimin e rrezikut, në fazën e parë të agresionit.

A është Trump jo korrekt në gjithë deklarimet e tij? Edhe mundet në pjesën më të madhe. Por, ai është padyshim korrekt të kritikojë faktin që gjithë vendet e NATO-s e kanë varur të gjithë sigurinë e tyre te SHBA për mbrojtjen. Aktualisht, SHBA kontribuon me më shumë se 70 për qind të shpenzimeve ushtarake të gjithë aleancës. Kjo është një e vërtetë e vështirë, mjaft herë e kritikuar edhe më parë nga amerikanët. Për SHBA është e papranueshme, një diferencë e tillë kur llogaritet që GDP e BE gati e kalon atë të SHBA. NATO presupozon, që çdo vend të kontribuojë minimalisht me 2% të GDP kombëtare për mbrojtjen. Ndërkohë, vetëm pesë nga 28 vende e arrijnë këtë kusht: SHBA me 3.5%, Greqia me 2.5 %, Estonia me më shumë se 2% dhe Polonia me 2%. Ndërsa mjaft vende të tjera të fuqishme evropiane nuk e kalojnë shifrën e 2%. Franca harxhon 1.8%, Gjermania 1.2%, Italia pak më shumë se 1%, Spanja më pak se 1% e kështu me radhë. Ndoshta edhe më e pafalshme, sipas analistëve, vende të cilat mund të jenë në vijën e parë të frontit kundër agresionit rus, të tilla si Letonia dhe Lituania, shpenzojnë në mënyrë të habitshme nën minimumin e kërkuar (2%), për mbrojtjen dhe gjithçka e mbështesin vetëm në kapacitetet e NATO-s.

Pas viteve të paqes, shprehet Fridman, liderët e vendeve evropiane duket se e konsideruan idenë e luftës si një mundësi të largët. Aq i vogël konsiderohet ky rrezik, sa edhe nëse ndodh, besohet se do të jenë të tjerët, amerikanët, që do t’i mbrojnë. Padyshim ky është një këndvështrim naiv deri edhe egoist. Tashmë që nga e Mërkura e Madhe (9 nëntor) një mendim i tillë është më shumë se fatalizëm. Më tej parashikuesi i famshëm shprehet se një pamje e errët shfaqet në perspektivë të afërt. Dhe vërtet, nëse Shtetet e Bashkuara, në mënyrë drastike, zvogëlojnë kontributin e tyre, të cilën Donald Trump ka bërë me dije se ai dëshiron të bëjë, Evropa vështirë se do të jetë në gjendje për të mbrojtur veten kundër një agresioni rus. Në këtë mjedis të ri, me kaq shumë ndryshore të gjithë do të duhet të mendojnë e angazhohen më shumë për të mbrojtur kombin e vet. Në një mënyrë të çuditshme e befasuese, por edhe të vështirë, zgjedhja e Donald Trump ka surprizuar dhe rizgjuar Evropën nga ideja e “paqes së përjetshme” dhe e ka rikthyer në epokën reale të një bote gjithnjë e më të rrezikshme. Ndoshta ajo që shprehet Junker për ushtrinë evropiane është një perspektivë jo e afërt , por ajo do të dojë shumë kohë që të maturohet.

..dhe Shqipëria. Megjithëse një analizë më e plotë do të jetë urgjentisht e kërkuar, ajo që mund të konstatohet në këtë fazë është se e ardhmja e Aleancës është më shumë se jetike për vendin tonë. Vendi ynë nuk ka asnjë variant për strategji alternative që të bazohej te vlerësimi jo vetëm të integrimit në aleancë, por edhe në gjeopolitikën rajonale. Vendi ynë, që nga zotimi i tij, në kohën e pranimit në NATO (2009), në buxhetin e mbrojtjes nuk e ka arritur asnjëherë nivelin e 2%, pavarësisht ngjyrës së qeverive. Në të njëjtën kohë, “me shumë ‘guxim’ ka vazhduar të reduktojë numrin e forcave të armatosura e mjeteve të luftimit në rekorde historike, që nga koha e krijimit si shtet. Aktualisht FA numëron jo më shumë se 8 500 trupa dhe ndodhet nën minimumin e nevojshëm. Nga 12 mijë që vlerësohet në 1912, në rreth 15.500 në kohën e mbretit Zog, në 60 mijë në periudhën e pasluftës e tashmë në 8.500 forca. Aktualisht ky numër është nën minimumin e domosdoshëm. Ndoshta më shumë se në çdo vend tjetër, NATO është konsideruar nga elitat qeverisëse dhe jo vetëm nga ato, si zgjidhja përfundimtare, ku për mbrojtjen e vendit tonë mendojnë të tjerët, përgjigjet aleanca. Aq paradoksale është kthyer kjo bindje sa edhe mosmarrëveshjet me ndonjë vend tjetër, qoftë ose jo anëtar të NATO-s, ne nuk jemi në gjendje të japim asnjë alternativë, por e faturojmë vetëm te fuqitë çudibërëse të Aleancës. NATO është një aleancë zinxhir i vendeve anëtare. Ne jemi një hallkë e këtij zinxhiri. Pa SHBA, ky zinxhir është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët. Sa më shpejt që të kuptojmë se në NATO, por edhe më tej duhet të mendojmë edhe veçmas për sigurinë dhe mbrojtjen, aq më mirë do të jetë për vendin dhe aq më të vlefshëm për një Aleancë më të fortë. Nuk është vetëvrasëse nëse mendojmë, që një ditë NATO mund të mos ekzistojë. E kundërta po. Si një vend i vogël nuk e kemi komoditetin për të mos menduar.

NATO po mbush 70 vjet dhe roli i tij, nën drejtimin e SHBA ka qenë fondamental për vlerat evropiane. Historia e NATO-s ka njohur amplituda. Më e fundit ajo e pasluftës së Ftohtë. Kriza e Kosovës e më pas sulmet e 11 shtatorit, rivendosën besimin dhe treguan vitalitetin e aleancës. Me Rusinë përballë, që ka dyfishuar buxhetin ushtarak në dekadën e fundit dhe me Putin, gjithmonë e më agresiv, NATO do të duhet të kalojë edhe krizën e tanishme. Duke mbetur një gardian i vlerave, ai nevojitet më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër. Megjithatë vendet edhe veçmas përpiqen të rivlerësojnë kërcënimet, rreziqet e kapacitetet. Të gjithë e pranojnë se kombet jetojnë më gjatë se aleancat. Diskutimet për NATO-n do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. E qartë mbetet vetëm se çdo lëvizje e mundshme e SHBA ndikon direkt në themelet dhe strukturën e Aleancës. Vendet evropiane nuk janë të përgatitur për amplituda të forta të lëkundjeve. Ato nuk janë të gatshëm edhe për një plan “B”. Duke qenë se vendi ynë gjithçka e ka bazuar vetëm në NATO, analiza bëhet edhe më e vështirë. Por koha e kërkon.

Mapo.al
 

Marla

VIP
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Serbia dhe Rusia jana 0 me bisht. Putin ben te fortin me shume si presion psikologjik pasi realisht Rusia ska fuqi ekonomike dhe asgje tjeter per te hyre ne nje lufte apo te perkrahe shtetet e tjera. Rusia ska force ekonomike te mbushe barkun me buke per shtetasit e vet dhe jo me te shpenzoje miliona apo miliarda dollare ne investime armatimesh artileri apo infrstruktura te tjera.

Boten sot e udheheq ai qe ka fuqine ekonomike dhe ajo eshte USA. NATO OKB apo organizma te tjera jane thjesht vegla ne duart e tyre per te nderhyre ne menyre ligjore diplomatike aty ku duan ata.
 

Darius

La vita è bella...
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Ne kete bote jetojme, prandaj mos prisni cudira vetem per mire. Kush kujton se ariu rus pelqeka vetem gjumin, e ka vete mendjen te gjumuar dhe nuk shikon me realizem rrjedhen boterore te ngjarjeve.

Megjithate, zgjimi i i ariut, nuk do te thote tulatje para tij. Sikurse nuk do te thote marje me naivitet i forces se tij.

Darius
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Te gjejne vrime ku te futen shqiptaret.
 
Last edited:

ricky_ch

******
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Te gjejne vrime ku te futem shqiptaret.
Hajde djalë mos u bëjë merak, kemi mbetë gjallë edhe kur s'ka ekzistuar NATO,
e për Europën as që kemi ekzistuar. STOP LثPRIJE PRAPANICASH Tث TJERثVE!


By the way, prej kujt frika: shkaut, grekut apo turkut?
 

Darius

La vita è bella...
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Te gjejne vrime ku te futem shqiptaret.
Nuk besoj se e keni patur seriozisht, pasi jemi mesuar ne ore, nuk na ben pershtypje, ne cdo sistem e ne cdo kohe, ne do te jemi koka e turkut qe pritet e para ama! Nuk durojme ne qe te na e kaloje njeri ne kete ane!

Darius
 

ricky_ch

******
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Nuk besoj se e keni patur seriozisht, pasi jemi mesuar ne ore, nuk na ben pershtypje, ne cdo sistem e ne cdo kohe, ne do te jemi koka e turkut qe pritet e para ama! Nuk durojme ne qe te na e kaloje njeri ne kete ane!

Darius
Ka shkuar koha pallavrave. Nuk ka më turk këtu. Po t'u pre koka, zhdukesh.
ثshtë hera e parë që ke në duar jetën tënde. Në fakt do të kishe dëshirë të ishte
turku pranë, por kot....
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Hajde se kemi baba Dovletin ne,,kemi dhe shok myslymanet e forumit hahhahahaha e kemi te sigurume lol

Jo per mburrje ,po ne jemi rrace e pamposhtur!
 

ricky_ch

******
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Hajde se kemi baba Dovletin ne,,kemi dhe shok myslymanet e forumit hahhahahaha e kemi te sigurume lol

Jo per mburrje ,po ne jemi rrace e pamposhtur!
Jo more, ju keni Europën e "Vendikun" e Skëndërbeut, s'keni pse të frikoheni!
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Ne kemi gjakun e te pareve, gjak i paster Arberor!
E po qe se vjen ajo dit do e japim jeten per shqiperi,,,ja kemi borxh heronjve...!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Qe nga mesjeta vetem kur ishte skenderbeu kishim shtet, dhe te forte. Ja morem turkut me forcen tone dhe me forcen tone e mbajtem. Atehere ha kishte zili e gjithe bota. Qe atehere jemi mesuar tu futemi nen sjetull te tjerve.
 

Marla

VIP
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Me falni keto komentet me siper ca lidhje kane me NATOn/ temen?
 

Darius

La vita è bella...
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Qe nga mesjeta vetem kur ishte skenderbeu kishim shtet, dhe te forte. Ja morem turkut me forcen tone dhe me forcen tone e mbajtem. Atehere ha kishte zili e gjithe bota. Qe atehere jemi mesuar tu futemi nen sjetull te tjerve.
Kemi burra trima e te zgjuar qe na qeverisin tani, ska me llafe, ca Skenderbe thua!

Shoku Rama per shembull, pasi u dha nje leksion te mire popullit amerikan ne lidhje me Donald Trump, pasi i dha nje leksion te mire popullit britanik qe te mos dalin nga BE e te mos tallen me Shqiperine e Rilindur, tani i ka kthyer syte nga Rusia e Putini.

Para ca muajsh Laur, i ftoi te gjithe kokat e NATO ne Tirane, qe te mblidhen dhe ti nxirrnin dhembet Rusise e Putinit, qe ky te trembet nga dhembet e Rames e te NATO e ta zere frika. Se ne fakt, NATO ia ka bere 8-2 Putinit keto vitet e fundit. Putini bam e mori Krimene e Ukrainen, dhe NATO-ja bam e u terhoq ne Bullgari e Poloni. Putini bam ne Siri e NATO-ja bam u terhoq ne Shqiperi.

Lum Ne !!

Darius
 

Lauri

Anunnak
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

Ne nato jemi se nuk kemi force ushtarake. Jemi me 3 pushke berati te mdryshkura. E gjithe kjo se nuk kemi pase kurr nel shtet.
PA nje ushtri bashkekohore jemi vetem nje kokerr misri para pulave.
PA nato, ne nje destabilizim te ekujlibrit nderkombetar historia jone riperseritet si ne luften e 1 dhe te 2 boterore.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: A po lëkunden themelet e NATO-s?

rrini te qete nuk levizin thembelet e nates... therrime duan te gjith.. te shkaterrojne per te rindertuar... flasin zihen nxirren deklarata po ne fund jan si nje gershet te nderthurura ... per import export e per politiken numerore ...thjesht nje periudh ku po hidhen zaret gjoja haptazi e ne fakt asgje sesht trasparente....
sa per albanin tone te mesuar te nenshtruar e te urdheruar e te "mvarur" ska ci duhet asnje shteti ne fund cgar kan dashur e cfar duan ti marrin ja kan marre mjafton te verehen vlerat e pasurise se nje shteti... (bushi si usa e dashamires i fushkrujes mori zhiven e zez materie e rendesishme per bombat atomike ah me falni popullit ju dha lajmi i ores se vjedhur te humbeshin gjurmet... turqia kromin..bakrin... dritat kur jo me pak se ket jav ne tr skishte drita per punime gjoja... bleria e % ne hidrocentrale, % aksionare ne nafte... ah pyjet u zhduken e drut udhetuan ... kemi tjeter se harrova... ah po ka mbetur pushtimi fizik ate skan pse ta bejn jo cju duhet ne fund po na thithin gjakun me pikatore te i rroj rinis te hallakatur ane me ane neper bote te bej hamallin e tyre per cfar?? per nje te perditeshme dinjitoze e mbase edhe per tju dhen pak oksigjen shtreses se ulet ekonomike qe eshte atje) te me rroj shqiperia me ato qe me perfaqsojne !!
 
Top