• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Pervojat qe kalon njeriu ne jete e bejne ate te mesoje shume gjera te behet me praktik e me i zgjuar....Pyetja eshte se cdokend duhet ta vleresojme duke pasur parasysh dhe moshen e tij.....Nese nje 40 vjecar poston ne nje teme e flet me terma te ndryshme me te sakta e ne menyre me te plote per nje teme kjo nuk do te thote se eshte me i zgjuar se ai 18 vjecari ta zeme qe nuk e ka pervojen e tij e ndoshta fjalet e tij mund te mos jene aq te zgjedhura kur shkruan...Nuk di si mendoni ju??
 

baby-angel

Thpilt
Pervojat qe kalon njeriu ne jete e bejne ate te mesoje shume gjera te behet me praktik e me i zgjuar....Pyetja eshte se cdokend duhet ta vleresojme duke pasur parasysh dhe moshen e tij.....Nese nje 40 vjecar poston ne nje teme e flet me terma te ndryshme me te sakta e ne menyre me te plote per nje teme kjo nuk do te thote se eshte me i zgjuar se ai 18 vjecari ta zeme qe nuk e ka pervojen e tij e ndoshta fjalet e tij mund te mos jene aq te zgjedhura kur shkruan...Nuk di si mendoni ju??

Kjo e ben njeriun te quhet i zgjuar..:)
Pervoja, dhe sidomos veshtiresite e bejne njeriun me te zgjuar, NESE personi reflekton mbi ate qe ka kaluar,apo po kalon...
Te thuash dikush eshte i zgjuar per moshen qe ka eshte ndryshe nga te thenit qe ky njeri eshte i zgjuar..sepse ti per moshen qe ke ndoshta llogjikon me mire se nje nga bashkemoshataret e tu, e ndoshta edhe me mire se ndonje me i madh, por pa pervoje nuk mund te thuash qe di..
Eshte ndryshe te thuash kshu eshte se kshu kam degjuar , dhe eshte ndryshe kur e thua dicka se "e ke provuar mbi kurrizin tend":)
 

baby-angel

Thpilt
Te gjithe jane injorante ne fusha te ndryshme, nje njeri inteligjent i ka me te pakta keto fusha,ose me me pak mungesa..:D
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
pervoja te ben me te zgjuar.......por ka edhe nga ata qe nga pervoja skane fituar kushedi cfare...ne fakt shpesh here mosdija fiton mbi pervojen!!!!!!!!
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Nuk e di, por shpresoj te mos jete personale si sillet kjo teme.

Normalisht qe njerezit nga qindra zhgenjimet dhe deshtimet qe provojne, duan apo nuk duan i mbetet nje mesim. Duke u rrahur me jeten behesh edhe me i forte.

Nuk mund te krahasosh kurrsesi nje 40-vjecar me nje adoloshent 18-vjecar ne asnjerin aspekt, sikurse fillimisht nevojitet respekti per moshen.
 
Mosha ska te beje me zgjuarsine , pervoja po
 

inushja2

preshevare
Padyshim qe pervoja ka te bej shume !
Eksperiencat qe ti i ke jetuar ... te gjitha ato pervoja qe i ke kaluar qofshin te mira apo te keqia perbejn nje shkoll me vete..shkolla qe quhet jete!

Teoria nga praktika qendrojn aq pran e aq larg !

P.S Kurse nese te jap nje pergjigje me te drejtperdrejt nga sa lexova ne teme ..shembulli i 40 vjeqarit me 18
Edhe kjo eshte pervoje..Nese ty te ka ber pershtypje "fjalet e medha" qe ai perdor..menyra se si shkruan dhe arsyeton tregon se ai po ndan nje pervoje me ty (ne) dhe ti po fiton nje pervoje duke mesuar nga pervoja e tjetrit... u bera lemsh me duket, sorry loool
 

Liza

Anëtar i Respektuar
Pervoja e bene njerin me te zgjuar, pervoja e bene njeriun qe ti njef shume gjera p.sh. une punesohena ne nje pune edhe pse nuk kam kualifikim per ate pune por pervoja e asaj pune te shtyn qe ta mesosh ate vend te punes te cilen e punon
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Varet nga tipi i njeriut....Ka njerez qe pervojat (gabimet,rreziqet,vuajtjet,gezimet etj etj)i marrin si pervoja per te permisuar dicka ne jeten e tyre,ka njerez qe pervojat thjesht i shohin si nje moment qe i ka sjelle jeta(por pa i vene rendesi)...Zakonisht,mesuesi me i mire i jetes eshte pervoja,dikush tha : - Pervoja eshte nje flake qe nuk ndricon po su djeg dalengadale..Dmth nga pervoja (e jone apo e tjereve)njeriu meson,permison dhe mbi te gjitha ''jeton''....
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Nese ke arrit ti shofesh cdo gje me vemendje dhe me mendjen per te mesuar nga ajo qe kalon jam i mendimit qe te ben me te zgjuar dhe me te peregatitur per provat qe te presin me tej.........
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

i fjal e popullit thot ma mire nje i shetitur se sa nje i ditur :)
 

ricky_ch

******
Pe: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Përvoja, nuk është gjë tjetër pos një mënyrë tjetër
e të mësuarit. Shumë gjëra mund mësojmë ne në shkollë,
familje, libra, gazeta, tv, rreth shoqëror, por janë
ca gjëra që vetëm nëse i përjetojmë mund t'i mësojmë.
Andaj edhe shprehja teoria dhe praksa.
Më kujtohet kur disa thonin se në shkolla mësonin
për kompjuterin por kurr nuk kishin prekur PC me dorë.
Apo, paramendone dikush t'iu mbajë ligjerata se si
eshtë ta fluturosh një aeroplan. Gjithëçka mund të
jetë në rregull, deri tek ndjenjat. Tërë ditën
mundet njeriu të tregojë se si ndjehesh gjatë
fluturimit, por vetëm përvoja yte është e jashtëzakontë.

Një shembull, tjetër mund ta marrim një aktor në teatër.
Tani, paramendone aktori duhet ta luajërolin e dikujt
se i ka vdekur nëna apo apo dikush i afërt.
Një njeri që nuk ka përjetuar vdekjen e dikujt, vështirë
do ta ketë ta luajë rolin.

Si konkludim, mund të thuhet se gjërat që kanë
të bëjnë me emocione, mësohen më së miri
nëse i përjetojmë.

Vetëm ai që ka rënë nga gomari, le të vijë t'më sheh!
 
Redaktimi i fundit:

Zana1

Braveheart
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

thjeshte te parapergatit,
 
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Pervoja thjeshte te ben te kesh me shume eksperience, mencuria dhe zgjuarsi jane tjeter gje. Nqs provon disa situata ne jete nuk do te thote se do dalesh me i mencur, thjesht heres tjeter do jesh me i kujdesshem. Ka shume njerez qe jane te mencur dhe nuk kane pervoje ne fusha te ndryshme te jetes, e pra kjo do te thote se shprehja nuk qendron, thjesht nga pervoja fiton vetine e te menduarit dy here me mire.
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Pervoja thjeshte te ben te kesh me shume eksperience, mencuria dhe zgjuarsi jane tjeter gje. Nqs provon disa situata ne jete nuk do te thote se do dalesh me i mencur , thjesht heres tjeter do jesh me i kujdesshem. Ka shume njerez qe jane te mencur dhe nuk kane pervoje ne fusha te ndryshme te jetes, e pra kjo do te thote se shprehja nuk qendron, thjesht nga pervoja fiton vetine e te menduarit dy here me mire.

"Përvoja të bën të kesh më shumë ekperiencë!

Përvojë = Eksperincë,


Po edhe nëse koka është e zbrazët, çfarë bën njeriu me zgjuarësi apo mençuri?

As zgjuarësia nuk zhvillohet pa material (dije)!
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Jo nuk te ben me te mencur pervoja :)

Pertoj ta zhvilloj se me shkoi vone per gjume ahahahah

Por me fjalen eksperience ndonjehere abuzohet shume... Dhe jam e mendimit se jo nuk te ben me te mencur....kur te jemi 50-100 vjec edhe ndoshta (po sna kapi alzajmeri :D)....por njeriu meson nga gabimet kjo eshte e vertet, por jo gjithmon nuk i perserit gabimet apo si ben me se i beri nje here :D

Mencuria eshte tjeter gje mendoj un...dhe eksperienca (mesimi per jeten, sjelljen ne marrdhenia shoqerore e shpirterore, relacionet dmth) jan tjeter gje.......Mencuria eshte disa hapa me shume se pjekuria, eksperienca te pjekuron....

p.s mund te kem bere gabim drejshkrimor...por jeni te zgjuar ju, keni pervoje e kuptoni ckam shkruar :p
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Përvoja më shumë të bën pragmatik se sa të mençur ose të zgjuar .
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Jam i mendimit se kjo ka te bej dhanga aftasia apo kapaciteti i njeriut sa meson dhe sa i vemendshem esht per ate pervoja qe kalon per te mesuar dicka ....
 
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Pervoja eshte praktike dhe eksperience.
Ajo te skalit dhe te jep mundesine qe t'a shpalosesh me mire mencurine dhe zgjuarsine ne jete.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Nga Shkodra i thone ma mire nje i shetitur se nje i ditur,se kush ka te drejt ktu gjejeni vet ;)
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Eh sic ka thene Kant : E tere dituria rrjedh nga pervoja...
Vec ka dicka te mos ngaterrojme zgjuarsine me DITURINE jane dy gjera te ndryshme...
 

ricky_ch

******
Pe: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Së pari, ta shtrojmë një pyetje si:

"Nëse dikush nuk bëhet i zgjuar (i mençur, i shkathët)
nga përvoja, atëherë si bëhet?


Nëse bazohemi në faktin se të gjithë njerëzit lindin me të njëjtat
aftësi, por në realitet jo të gjithë edhe mund të
ushtrojnë një punë, detyrë a funksion pa trajnim special!
Në fakt, ne kemi aftësi me të cilat lindim, por me një ushtrim
të sistematizuar ato mund t'i rrisim.
(dmth. si ato mendore poashtu edhe fizike!)


اka don të thotë përvojë?

- përjetim, trajnim, praktikë (praksë), stazh (nga serbishtja), sprovë, rutinë, dije empirike, dije nga praktika, pragmatik etj.



اka don të thotë i zgjuar?

- inteligjent, i mençur, mendjeprehtë, syçelur, i aftë, mendjehollë, dinak,


Nëse tani zgjuarësinë e paramendojmë si një qëllim,
atëherë përvoja është ura për të arrijtur atje.
E pamundur pa kaluar tek ura.

Psh. shpesh kemi lexuar konkurse pune dhe ndër të tjerat
shkruan:

"Kërkohet një punëtore/punëtor me këtë kualifikim,
dhe me 4 vjet përvojë pune!"
(nëse personi ka kualifikimin, çka i duhet përvoja?)

Më poshtë ca video interesante:




(KJo video edhepse duket se është trik, shërben përtë treguar
vetëm se si me trajnim mund të arrihen gjëra që vështirë është
për t'i imagjinuar.



p.s. ja edhe një libër qe mun dta shkarkoni me torrent:
How to Become Smarter [E-book, 2010].pdf (download torrent) - TPB
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Përvoja të bën më vigjilent ndaj jetës dhe të mëson .. dhe si rrjedhim mësimi shton diturinë ..
 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

Njeriu ka 3 rrugezgjedhje per te vepruar ne Men te zgjuar

1 ) nepermjet mendimit, eshte me e cmuara
2) nepermjet imitimit , me e thjeshta
3) nepermjet PERVOJES ,,,,,,, me e hidhura......konfucios
 

Katara

Antarë i Respektuar
Titulli: A te ben pervoja me te mencur e te zgjuar????

pervoja jetes te meson shum gjera

nuk ka rendesi mosha njeriut, por eksperjenca e tij gjat jetes
pervojat e jetes mkan ber njeriun me negativ ne bot, egoisten dhe njeriun qe mbart urrejtje ne shpirt
sa x inteligjente kam qen e me perpara
 
Top