• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ا'do ndodhë në Tiranë të njëjtën ditë me protestën e PD, dy 'negociatorë' bien dakord

legjenda

Anëtar i Nderuar
Të shtunën e 13 majit, protesta masive e lajmëruar nga Partia Demokratike do të paraprihet nga një tjetër tubim, komplet me një kauzë tjetër. Bëhet fjalë për paradën me biçikleta të komunitetit LGBT në Shqipëri.
E bukura në këtë histori, është fakti se dy organizatorët e paradës, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi janë ulur në negociata me liderin demokrat Lulzim Basha, me të cilin kanë rënë dakord për orarin, duke marrë njëherësh garanci se nuk do të ketë incidente. Parada e LGBT do të mbahet në orën 10:00, ndërsa protesta e PD-së është në 12:00.

“Ky takim u zhvillua në një frymë bashkëpunuese. Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulëzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. U ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë 13 Maj. Nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në Bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut (Rr. Ibrahim Rugova) dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën Vasil Shanto dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës. ثshtë e rëndësishme të kuptojmë se hapësira publike na përket të gjithëve dhe askush nuk mund të ndalojë të drejtën themelore të njeriut për t’u organizuar dhe për t’u shprehur. Ju njoftojmë gjithashtu se në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e LGBT-së. /Gazeta Express/
 
Top