• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Adoleshentë duhanpirës apo pijedashës, shenjat e sëmundjeve shfaqen që 17 vjeç

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Adoleshentë duhanpirës apo pijedashës, shenjat e sëmundjeve shfaqen që 17 vjeç

103196607_teenagerssmokinganddrinkinggetty.jpg

Adoleshentët që tymosin apo konsumojnë pije alkoolike duhet të dinë se po u shkaktojnë dëmtime të ndjeshme arterieve të tyre që në moshën 17-vjeçare, sipas një studimi të fundit. Testet treguan se ngurtësimi i arterieve kishte nisur pikërisht nga kjo moshë relativisht e re.


Këto ndryshime fizike lidhen më pas me një rrezik në rritje të problemeve me zemrën apo enët e gjakut, si për shembull goditjet apo sulmet në zemër, në moshë më të madhe. Por, studimi zbuloi gjtihashtu se arteriet e adoleshentëve që ndalen së tymosuri apo konsumuari alkool, rikthehen shpejt në gjendje normale.

Shkencëtarët studiuan të dhënat mes viteve 2004-2008 të rreth 1.266 të rinjve që morën pjesë në “ALSPAC”, një organizatë që merret me skicimin e gjendjes shëndetësore të 14.500 familjeve në zonën e Bristolit. Studimi është publikuar edhe në “European Heart Journal”.



Pjesëmarrësit detajuan sjelljet e tyre sa i përket konsumit të alkoolit dhe duhanit, në moshat 13, 15 dhe 17 vjeç, ndërsa testet u bënë më pas për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë ngurtësim arteriesh. Atyre iu kërkua të raportonin sesa cigare kishin konsumuar gjatë jetës dhe në ç’moshë kishin nisur të konsumonin alkool.

Ata që kishin tymosur më shumë se 100 cigare, apo prireshin për të pirë alkool kishin më shumë gjasa t’u ngurtësoheshin arteriet sesa ata që kishin pirë më pak se 20 cigare, apo konsumonin më pak se dy gota në ditë.

Në përfundim, autorët e raportit dolën në konkluzionin se lënia e duhanit ishte gjëja më e mirë e vetme që mund të bëhet për të mbrojtur zemrën. Ndërsa nëse konsumoni alkool, këshilla është të siguroheni të mos i kaloni limitet e rekomanduara.

Top Channel
 
Top