• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ا'është Kushtetuta

muhamed-psh

Antarë i ri
ç'është Kushtetuta?

Kushtetuta është një kontratë shoqërore, një marrëveshje midis të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve të tyre. Kjo kontratë përcakton se çfarë të drejtash kanë drejtuesit dhe çfarë të drejtash kanë qytetarët. Pasi është përfunduar, kjo kontratë duhet të shërbejë si garanci thelbësore e të gjitha të drejtave të qytetarëve dhe e formës së regjimit. Ndërsa një shumicë qytetarësh mund të ndryshojë drejtuesit me anë të çdo zgjedhjeje, koncepti i kushtetutës është që disa struktura bazë t'i kalojnë politikat elektorale, dhe të mund të sigurojnë një sistem që të qëndrojë në vend pavarësisht nga zgjedhjet. Ndërsa kjo strukturë mund të drejtohet nga shumica, ajo mund të sigurojë gjithashtu respekt për të drejtat e pakicës. Kushtetutës i jepet përgjithësisht një status special suprem, pasi ajo duhet të shërbejë si bazë për organizimin e punëve të të gjithë qytetarëve. Rrjedhimisht, çdo ligj apo akt administrativ është i pavlefshëm për aq sa është në kundërshtim me kushtetutën. Kjo supremaci ka për qëllim ta vendosë kushtetutën jashtë sferës së politikave normale.

Për ta nxitur këtë supermaci, kushtetutat në përgjithësi përfshijnë disa parime të qeverisjes. Parimi bazë dhe më i përgjithshëm është se duhet të ekzistojnë tri ndarje themelore brenda qeverisjes: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të ndarë nga njëri-tjetri. Kjo "ndarje e pushteteve" ka origjinë të vjetër që në shkrimet e filozofit grek Aristotelit, dhe ka mbetur një koncept thelbësor në erën moderne të konstitucionalizmit, siç mund të shihet në punën e juristit dhe filozofit francez Monteskje. Sot, ndarja e pushteteve është konsideruar si themeli bazë mbi të cilin është ndërtuar një demokraci kushtetuese.

Rëndësia e ndarjes së pushteteve qëndron në krijimin e një sistemi të kontrolleve dhe të ekuilibrave. Nëpërmjet këtij sistemi, pushtetet e pavarura janë vendosur në tri degë në lidhje me qeverisjen duke krijuar një sistem nëpërmjet të cilit secili ushtron pushtetin e kontrollit mbi tjetrën. Për shembull, legjislativi kontrollon në mënyrë tipike procesin legjislativ. Gjithashtu, ekzekutivi ka në përgjithësi kompetencën për të rishikuar legjislacionin, për të sugjeruar ndryshime në legjislacion, dhe për të vendosur veton mbi të nëse e gjykon të papërshtatshëm. Në mënyrë të ngjashme, sistemi gjyqësor ka fuqinë të marrë vendime mbi zbatimin e saktë të ligjit, dhe në disa raste hedh poshtëë dispozita të një ligji apo ppo rregulloreje.

Për më tepër, pushteti gjyqësor ka të drejtë të veprojë në këtë mënyrë pavarësisht nga mendimi i ekzekutivit apo legjislativit.

Kur sistemi i ndarjes së pushteteve dështon, pushteti përqëndrohet në një degë të veçantë të qeverisjes. Si rregull, kjo çon në shfuqizimin e kontratës shoqërore, që është në themel të të gjitha kushtetutave të suksesshme. Për shembull, ekzekutivi duke pasur mundësinë e zgjedhjes dhe të pushimit lirisht të gjyqtarëve, do të fillojë në mënyrë të natyrshme të pushojë gjyqtarët që marrin vendime në kundërshtim me interesat e ekzekutivit. Pas një farë kohe, gjyqësori do të bëhet aq i politizuar sa qytetarët nuk do të mund të mbështeten më tek sistemi gjyqësor për të nxjerrë vendime gjyqësore kundër ekzekutivit. Ekzekutivi do të jetë kështu i lirë të nisë çështje dhe të kontrollojë përfundimet e tyre. Kur ndodh kjo, të drejtat e njeriut të parashikuara në kushtetutë bëhen të pavlefshme, përveç rastit kur një qytetar njeh pushtetarët e ekzekutivit të plotfuqishëm. Qytetarët nuk mund të mbështeten tek drejtësia për të mbrojtur interesat e tyre. Në këtë pikë, është e qartë se kontrata bazë shoqërore është prishur, dhe nuk mund të thuhet më se qytetari gëzon garanci kushtetuese.

Në terma ligjore, kjo ngjarje do të thotë shkatërrim i shtetit të bazuar mbi "sundimin e së drejtës" dhe paraqitje e një shteti të bazuar mbi sundimin e individit.

Pasi është kompromentuar ndarja e pushteteve, historia ka treguar se qytetarët priren të mbështeten mbi mardhëniet personale, nepotizmin, dhe korrupsionin për të siguruar vendin e tyre në shoqëri. Meritat individuale, puna e gjatë, dhe idetë e reja bëhen çështje të dorës së dytë. Në këtë mjedis, lulëzojnë sistemet e centralizuara të komunizmit dhe fashizmit. Me vënien e theksit nga ana e tyre mbi lidhjet personale dhe përkatësitë partiake, këto sisteme zënë rrënjë në shoqëri që përfshijnë mardhëniet personale, nepotizmin, dhe korrupsionin, dhe në mënyrë të menjëhershme përjashtojnë ndarjen e pushteteve që mund të nxjerrë fitimtare të drejtat dhe meritat individuale kundër "të drejtave të popullit dhe të shtetit."

Sigurimi dhe mbrojtja e një demokracie kushtetuese, dhe e kontratës shoqërore që ajo reflekton, kërkon një qytetari aktive. Kushtetuta mund të ndihmojë në krijimin e një kontrate shoqërore, por popullsia vetë duhet të jetë përgjegjëse për mbrojtjen dhe forcimin e saj. Demokracia kushtetuese përparon vetëm kur qytetarët janë të vullnetshëm të sakrifikojnë interesat e tyre vetjake imediate për një sistem që do të garantojë liri afatgjatë. Përfitimi imediat që mund të sigurohet nga vullneti i tyre për të përfituar vetëm mbi bazën e mardhënieve personale, nepotizmit,dhe korrupsionit vjen me një çmim të lartë: shkatërrimin e sistemit kushtetues modern të qeverisjes.

Ky angazhim nga ana e qytetarëve, megjithëse i paprekshëm, është thelbësor, dhe efekti i tij është dramatik. Mbretëria e Bashkuar (UK) është një shembull i qartë. Megjithëse Mbretëria e Bashkuar nuk ka një kushtetutë të shkruar në kuptimin klasik, ajo ka një traditë kushtetuese të pasur që fillon me Magna Charta (Karta e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) në vitin 1215. Ky angazhim i madh nga ana e qytetarëve ka siguruar dhe ka mbrojtur kontratën shoqërore të demokracisë kushtetuese dhe e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar një shembull të përfitimeve të saj. Kjo është e vërtetë, pavarësisht nga fakti që Mbretëria e Bashkuar nuk ka një tekst të thjeshtë kushtetues.

Pasi miratohet, kushtetuta është një plan për një shoqëri demokratike, por ndërtimi përfundimtar i kësaj shoqërie bazohet në pjesmarrjen e vazhdueshme dhe aktive të qytetarëve. Qytetarët duhet të kenë garanci të përfshira në kushtetutë dhe të ushtrojnë në mënyrë rigoroze të drejtat e tyre kushtetuese, për të krijuar një klimë në të cilën mund të përparojë demokracia kushtetuese. Kushtetuta e një vendi gëzon një status special në hierarkinë e ligjeve, ajo konsiderohet përgjithësisht si ligji suprem. Sidoqoftë, në fund të fundit, supremacia aktuale e saj vjen nga qytetarët, të cilët ruajnë zbatimin e saj.
 
Titulli: ا'është Kushtetuta

Kushtetuta si gur themeltar i nje demokracie të vërtetë "Ese"

“Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin” kështu e përcakton demokracinë Abraham Linkoln , një sistem ku i gjithë pushteti i takon popullit i cili e ushtron sovranitetin e tij me anë të votës, duke i dhënë besimin e tij një force politike të caktuar
Demokracia nuk është vetëm një sistem idesh dhe parimesh mbi lirinë, por përbën gjithashtu një sërë praktikash dhe mënyrash veprimi që kanë marrë formë në rrjedhën e gjatë, dhe shpeshherë të ndërlikuar, të historisë. Me pak fjalë, demokracia është institucionalizimi i lirisë. Mbi këtë bazë mund të përcaktohen parimet themelore të një regjimi kushtetues, të cilat i kanë qëndruar kohës, si edhe të drejtat e njeriut dhe barazia përpara ligjit, pa të cilat një shoqëri nuk mund të quhet demokratike. Demokracia mund të jetë dy llojesh: demokraci e drejtpërdrejtë dhe demokraci me përfaqësim. Në një demokraci të drejtpërdrejtë, çdo shtetas mund të marrë pjesë në nxjerrjen e vendimeve shtetërore, pa ndërmjetësinë e zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar. Kjo që shohim sot është demokraci me përfaqësim, ne duhet të zgjedhim përfaqësuesit tonë për të na përfaqësuar "mendimet tona në parlament"
Një demokraci e shëndoshë përmban në thelb zhvillimin e një kulture qytetare demokratike. Koncepti i ‘kulturës’, në këtë rast, nuk i referohet kuptimit tradicional, por tërësisë së sjelljeve, praktikave, dhe normave të cilat përcaktojnë aftësinë e popullit për të qeverisur vetveten.
Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit. Demokracia e shëndoshë në Shqipëri varet shumë nga shkalla e zhvillimit të kulturës qytetare shqiptare, që do të thotë se çdo qytetar me sjelljet, qëndrimet, praktikat dhe normat morale të tij përcakton aftësinë e tij si individ, si shoqëri dhe popull për t’u vetëqeverisur. Kultura qytetare, në kuptimin e gjerë të fjalës nuk ka të bëjë me konceptin, idenë, vizionin artistik, letrar, a muzikor, por me sjelljet dhe aftësitë e një populli në demokraci, me përgjegjësitë e tij për të qeverisur ose për t’u vetëqeverisur. Arsimi, dituria, kultura në demokracinë e sotme shqiptare luajnë rol të veçantë në shoqërinë e lirë qytetare e sidomos në zonat e prapambetura, ku ende ekziston analfabetizmi, injoranca, varfëria ekonomike e çdo gjë tjetër.
Arsimimi dhe edukimi i saktë dhe i shëndoshë i brezave te rinj pajisja e tyre me elementët e kulturës demokratike përbën një rol kyc në cdo shoqëri, dhe cilësohet si nje komponent jetësor i nje shoqërie demokratike në vecanti. Pra, bashkësia e vlerave që i ngulitet një individi nuk është aspak e kufizuar dhe e anshme, këto vlera e nxisin individin të gërmojë thellë në mendime e të ndërtojë argumenta rreth cështjeve të ndryshme.
Nëpërmjet arsimimit, dalin në pah vecori të tjera të natyrës njerëzore: kontradikta, kompromisi, dhe konsensusi, elementë këta të pashmangshëm të një kulture demokratike. Nga pikëmapja teorike një mekanizëm demokratik është i pajisur me tërësinë e rregullave për administrimin e konflikteve.
Pra, ekziston nje rrjedhë nëpër linjat e ndërlidhura, Kontradikte-Kompromis-Konsensus e cila e stabilizon shoqërinë, dhe e nxit atë të nxjerrë mësime nga ngjarje të së kaluarës, duke përforcuar kulturën dhe shoqërinë demokratike. Kjo na bën të pranojmë idenë se demokracia është pragmatike, dhe nuk i përket një grupi të vogël individësh që qeverisin, por prek të gjithë shoqërinë në tërësi, dhe individin në veçanti.
Përvec kulturës demokratike kemi dhe disa elementë të tjerë ku asnjeri nuk mund të kuptohet pa tjetrin të cilët mund të cilësohen si elemente thelbesore te cdo shteti demokratik:
Zgjedhjet , parlamaneti, qeveria, opozita, ndarja e pushteteve etj..

Garant për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për liritë individuale dhe në grup, del tërësia e përgjithshme e ligjeve që i referohemi me termin ‘Kushtetutë’. Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi . Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar. Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si mbrojtese për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk duhet të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij vendi.Kushtetuta e një shteti është gur themeltar dhe i rëndësishëm mbi të cilën funksionon, lëviz dhe ecën mbarë shteti i një vendi në proceset e tij demokratike, progresive dhe bashkëkohore. Ky akt më i lartë juridik është pjesa më e rëndësishme e zhvillimeve tjera pozitive që mund të ndjek shteti, po ashtu ky akt i lartë mban gjallë sovranitetin, pushtetin dhe vetë qeverisjen e shtetit e cila e zbaton atë. Kushtetuta është akt i formimit dhe i organizimit të shtetit përkatsisht pushtetit politik të tij. Ajo përmban parimet themelore mbi organizimin e shtetit dhe të pushtetit politik. Në bazë të saj bëhen autorizimet e organeve shtetërore dhe është bazë e funksionimit të sistemit politik në një vend. Kushtetuta është bazë për realizimin dhe sigurimin e drejtësisë dhe bazë për harmonizimin e akteve të ndryshme juridike. Kushtetuta deklaron, garanton dhe realizon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetasit. Kushtetuta është mbrojtese ndaj arbitraritetit eventual të organeve shtetërore dhe cdo mbjatësi të autorizimeve publike. Kushtetuta është ligji themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organi dhe rregullohet procedura e nxjerrjen së ligjeve. Ajo përmban rregulla juridike më të përgjithsuara se ato që përmbajnë ligjet dhe rregullon materie më të gjërë nga ajo që rregullohet me ligje. Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore. ثshtë ligj mbi ligjet. . Nga kushtetuta buron dhe mbështetet i tërë rendi juridik i vendit. Fuqinë e saj juridike më të lartë e përcakton vete organi kushtetues nëpërmjet kushtetutës.
Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998, e cila përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".
Kushtetuta përbëhet nga Preambula, ku paraqiten motivet e nxjerrjes së kushtetutës dhe aspiratat e kombit shqiptar për të ardhmen, si dhe tetëmbëdhjetë pjesë që mbulojnë parimet themelore, kartën e të drejtave, degët e qeverisë, institucionet e pavarura, forcat e armatosura, si dhe dispozitat kalimtare.
Ndryshimet ne Kushtetute jane shume te veshtira, ajo mund të përmirësohet me ndryshime të pjesshme apo me shtesa të dispozitave të veçanta,por gjithmonë duke pasur si qëllim pasurimin e standardeve bazë të dispozitave themelore e parimore. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Mund të themi se Kushtetuta është një pushtet që ndalon pushtetin.
Demokracia nuk përcaktohet domosdoshmërisht si një tërësi institucionesh publike plotësisht funksionale sepse demokracia perfekte nuk ekziston, por mund të themi që është procesi më i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore. “Të metat e Demokracisë mund të evitohen vetëm me më tepër Demokraci” A. Linkoln.
Në rast se një shtëpi i ka vëne themelet mbi bazament të fortë ajo nuk do lëkundet, por nëse i ka vëne themelet mbi rërë, ajo shumë shpejt do te shembet. E tille eshte Demokracia, bazamenti i së cilës është Kushtetuta e fortë dhe e qëndrueshme për një demokraci të vërtetë.



Bibliografia
E Drejta Kushtetuese – Luan Omari , Aurela Anastasi
Leksionet – Eni اobani
 
Top