• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Akreditimi i fakulteteve, kriteret si do kryhet

E3

Anëtar i Nderuar

Nis procesi i matjes së kushteve, shkollat publike e private në duar të gjermanit

Qeveria gjermane dhe me mbështetje të Bankës Botërore do të na ndihmojë për procesin e akreditimit të universiteteve. Ky është kushti minimal, akreditimi nga agjenci të huaja do t’u thotë qytetarëve shqiptarë që duan të arsimohen në universitete, cilat prej tyre i plotësojnë standardet e ligjshme. Kështu si studentët, ashtu edhe prindërit nuk do të kenë merak nga universitetet false, publike apo jopublike.

Konfirmimi i akreditimit është e rëndësishme që strukturat që kujdesen për arsimin në mënyrë transparente t’i thonë konsumatorit që ata ofrojnë një shërbim me standard, më pas brenda degëve të ndryshme, studentë të ndryshëm kanë cilësi të ndryshme diplomash. Menjëherë pas kësaj vjen procesi i rankimit ose renditja për të njëjtën degë. Në këtë mënyrë kandidatët kanë mundësi të zgjedhin sipas kërkesave të tyre se cili është më i mirë.
Kriteret

Me futjen e procedurave të akreditimit me kërkesës për të plotësuar kërkesën kushtet që kërkon ligji për të pasur universitet, si dhe kushtet bazike që nuk duhen cenuar asnjëherë është në radhë të parë plotësimi i kërkesave me staf akademik.

Ligji thotë që departamenti duhet të ketë 7 pedagogë të brendshëm nga të cilët 3 duhet të jenë me titujt apo grada. Fakulteti duhet të ketë 2 departamente. Që të hapësh një fakultet duhet të kesh 14 pedagogë dhe që të hapësh një universitet duhet të kesh të paktën 2 fakultete, 28 pedagogë të brendshëm 12 me tituj dhe grada. Kushti minimal. Kontrolli i parë që verifikohet është kjo, nëse nuk e ka nuk akreditohet. “Kanë filluar të merren me politikat e personelit dhe ne si UT kemi 1 mijë pedagogë e plotësojmë më së miri këtë parakusht që tani me reformën që do bëhet në fushën e autonomisë financiare këtë personel do ta mbajmë në kushte të motivimit optimal për të punuar në universitetin tonë”, theksoi rektori i Universitetit të Tiranës.
Sipas tij, legjislacioni është i tillë që nuk e pengon.

Specialistët, si dhe Kryeministri kanë kërkuar që vlerësimi të bëhet njësoj si në Perëndim. Po ashtu me të njëjtin standard të kryhen edhe rekrutime, të plotësohen organika sikurse e ka Perëndimi. Aktualisht, sipas UT-së ka degë ku raportet pedagog-student janë shqetësuese, kjo është edhe arsyeja që rektorati ka bërë kërkesë për pedagogë shtesë dhe personel administrativ. “Që nga kjo pikëpamje e personelit dhe stafit që është çelësi para gjithë të tjerave të jemi në pozicion optimal ndaj kërkesave që kanë studentët dhe shoqëria ndaj nesh’, theksoi rektori.
Kurrikulat

“‘Harvardin’ e dinë të gjithë që është më i miri për fushat përkatëse po jo të gjithë shkojnë atje. Shkojnë ata që e përballojnë nga pikëpamja intelektuale pra dhe universitetet në kërkesat e tyre dallohen për një tërësi faktorësh ku është stafi i kualifikuar pedagogjik, kërkesat dhe një kurrikul e mirë”, sqaroi rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Sipas tij, mund të marrësh kurrikulën e “Harvardit” ta kopjosh, por kjo nuk e bën dot universitetin “Harvard”.
Nuk ka kontrollor që ta hedh poshtë këtë kurrikul, por puna është si e implementon atë. Këtu rol bazik ka profesorati. Cilësia e diplomave është e lidhur me cilësinë e diplomantëve.

•shqip•
 
Top