• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Aktori i madh Edi Rama dhe amatori Lul Basha

Frank

Mode ON Anti-KÇK
edi-rama-mbledhje-qeverie-1-685x450.png
Basha.jpeg

Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç shumë problemeve të mëdha me keqadministrimin e territorit prej ndërtimeve pa standarde, me inekzistencën e Emergjencave për tërmetet dhe me maninë e ndërtimeve pa studime gjeologjike, por tregoi sa djallëzisht u përdor dhe po përdoret tragjedia për kredo politike.

Kjo është, më e pakta, hipokrizi prej palëve politike.
Nëse shikojmë këto ditë kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha vërehet se janë aktorë, bile i pari “aktor Hollivudi”, ndërsa Luli mundohet të imitojë kryeministrin, por mbetet larg në stil e mjeshtri.
Kryeministri vrapon sa nga Durrësi në Thumanë, e prapë Durrës. Nxiton në ish-kombinat në Tiranë dhe ikën prapë drejt qendrës së tërmetit sikur është Zeusi që do na shpëtojë nga djalli-tërmet. Ka lënë dhe mjekrën e thinjur si Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, përqafon një burrë nga Struga që ka humbur shtëpinë dhe e portretizon te varrimi në Thumanë, me një finesë që edhe aktori i njohur irlandez Colin Farrell në filmin “The Killing of a Sacred Deer” e ku luan edhe e madhja Nicole Kidman, nuk mund ta luajnë kaq bukur.
Dhe si për ta ndjekur në këtë hipokrizi turret edhe Lulzim Basha. Lëshoi urdhër partie që të gjithë drejt tërmetit, atje ku “Zeusi-Rama” ka ecur 100 hapa para në imazh dhe aktorllëk. Pasi braktisi misionin e madh të të qenit opozitë në parlament, pasi ia la të gjitha pushtetet kryeministrit, pasi i dhuroi krejt pushtetin vendor “Zeusit”, tani Lul Basha po mundohet të rikuperojë me tërmetin. Dakord që hesht për momentin, por jo të bëhet lolo e kryeministrit. A nuk duhet të deklarojë lideri opozitar se do të kërkojmë të burgoset njeriu që firmosi gjithë lejet e ndërtimit në Durrës e ku u bë masakra?! Pse, mos po thyen kodin e vdekjes nëse Lul Basha thotë se sapo të kalojmë situatën emergjente kryeministri duhet të ikë, pasi vendi ka nevojë për qeveri të re?!
Por vetëm hesht!
Ndërkohë “Ismail Qemali” i dytë ka krijuar shtetin e “oligarkëve” dhe ndihet i qetë nga ndjekja e Lul Bashës në lojën e tij.
Pasi goditi dhe nxori me gaz lotësjellës qindra e qindra familje te Unaza e Re, pasi rrahu mirë e mirë popullin te parlamenti kur protestonte, tashmë kryeministri loton para kamerave, mjekrën e bardhë e bën po të dojë edhe të zezë para popullit që të duket i zi sterrë nga dhimbja për popullin e dëmtuar nga tërmeti.
Ajo që e bën sterrë të ardhmen mbetet se nuk kemi opozitë serioze që të jetë gati për pushtet, sepse lideri opozitar, ndonëse nuk ka krime mbi supe, por prapë se prapë është amator. Dhe për dreq sikur i pëlqen ky rol, edhe mundet, se ndihet më rehat në pushtetin e opozitës.
Lideri opozitar ka mision të madh mbi supe, ai është një kandidat për kryeministër kurdo, por ai duhet ta fitojë atë e jo të presë se “po i vjen radha”. Të jesh lider opozite edhe mund të futesh në burg përballë një regjimi, edhe mund të vritesh për lirinë e popullit, i cili të beson.
Natyrisht nuk duam të vrarë, pasi kemi boll këtë tragjedi nga tërmeti!
Por që të luajnë me popullin sikur po qajnë apo janë dobësuar nga meraku për hallet e popullit, kjo quhet HIPOKRIZI.

Nga Nkolle Lesi
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ndërkohë “Ismail Qemali” i dytë ka krijuar shtetin e “oligarkëve” dhe ndihet i qetë nga ndjekja e Lul Bashës në lojën e tij.
Pasi goditi dhe nxori me gaz lotësjellës qindra e qindra familje te Unaza e Re, pasi rrahu mirë e mirë popullin te parlamenti kur protestonte, tashmë kryeministri loton para kamerave, mjekrën e bardhë e bën po të dojë edhe të zezë para popullit që të duket i zi sterrë nga dhimbja për popullin e dëmtuar nga tërmeti.

Si kufome qenka bere dhe ne foto i shkreti.

Uroj vec nje gje,qe pas kesaj katastrofe,dikush te beje kontrollet e duhura,si ne ndertesat private , si ne ato publike dhe sherbimeve shterore.
shkolla,spitale,bashki etj etj.
Por shume kam frike qe prape edhe pas kesaj,nuk do kete reagimin dhe pergjegjsine e duhur ne kete drejtim.
 
Daisy

Anëtar i Respektuar

ate urojme te gjithe Po a do e mari kush parasysh? I don’t think so
Medet per ata qe humben njerezit e tyre te dashur, medet per ata qe Jane ne qiell te hapur sonte
Pa keta te dy ti varesh mes sheshit sdo kisha meshire.
Keta as keqardhje nuk kane, Po perdorin fatkeqesine e popullit per fushate politike si gjithmone
 
Vinjol

I Duruari,,,,,,,,,,, I Fituari............
Po punohet ne fshehtesi..... per dicka tjeter
Kur e gjithe opinioni eshte I fokusuar tek termeti
Dicka tjeter po kurdiset larg syrit te medias
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Kam pas fillu ni simpati per ket Edin si politikan,por dita dites ma debil po del..plus a nuk ka ndonje rregull te vjeshjes kto elitat e larta,ky si palaqo po duket me treqerek pantallona.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Na u bene kalamajat per moshe pensioni, pa punuar nje dite te vetme, e keta dy lujne qoke me ne: Hyp se t'zhdrypa e Zhdryp se t'hypa :censored:
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kam pas fillu ni simpati per ket Edin si politikan,por dita dites ma debil po del..plus a nuk ka ndonje rregull te vjeshjes kto elitat e larta,ky si palaqo po duket me treqerek pantallona.
Ju keni pas dash dhe Enverin po e dinim ne ca hiqnim lol

Kshu kishte thene nje mik i imi, shqiptar i maqedonise. NE Edi tha na duket WOW. lol
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Ju keni pas dash dhe Enverin po e dinim ne ca hiqnim lol

Kshu kishte thene nje mik i imi, shqiptar i maqedonise. NE Edi tha na duket WOW. lol
E po tash ne infot nga atje merrnim..tv fshehurazi e shikonim(qysh kan tregu)e ju me ato brohoritjet keni ngrit adrenalin per vllezrit ne kosov😂
Parti enver jemi gati kur do here.🤪
 
Petrit101

Anëtar i ri
E po tash ne infot nga atje merrnim..tv fshehurazi e shikonim(qysh kan tregu)e ju me ato brohoritjet keni ngrit adrenalin per vllezrit ne kosov😂
Parti enver jemi gati kur do here.🤪
Mundesh edhe të me besh quote se nuk kafshoj.
Pikërisht televizori informon keq.
 
Petrit101

Anëtar i ri
Po me soulin kisha muhabetin(mir se nuk kafshon)😜
Nuk eshte fai yn pse ne kemi pas simpati per Enverin..
Absolutisht, ne kontekstin si keni jetu ju bashkë shkjejt eshte mase normale simpatija juj . Ka mjaft versione per figuren e satrapit gjirokastrit e me i shtjellu ktu të gjitha nuk ka vlen dhe plus po dalim jashtë temes por vetëm nofka qe evropa na vuri dikur "tibeti i evropes" len me kuptu qe nuk ishte edhe aq normale nji gja e tillë.Vorri katolik i Shkodrës ne ato kohna ishte trasfomu si vend ekzekutimi i njerëzve te pafajshem veçse per idetë e kunderta.Epoka e tij eshte nje nder epokat e zeza qe Shqipërisë i nevojitet te kujtohet qe mos të perseritet
 
Po dikur vone dhe ne u bindim se kush ishte Enver Hoxha..po se thua ti, na mungone nje kalors shqiptare..sepse me shekuje te shtypur e te masakruar nga armiku serb, nuk donin ta pranonim se nje shqiptar din te jete ashtu barabar ndaj popullit te vete siq ishte Enver Hoxha..
Por fal zotit epoka e ti u mbyll,e ishalla nuk perseritet me.
 
Tomka

Anëtar i ri
Po punohet ne fshehtesi..... per dicka tjeter
Kur e gjithe opinioni eshte I fokusuar tek termeti
Dicka tjeter po kurdiset larg syrit te medias
Na ftillo he burr , mos e lej n'ajer si muhabet :D

Ne fshehtesi punohet kur ka ligje dhe shtet te forte. Ne jemi kantier i hapur vlla, pa gjygjsor dhe me nje shtet qe eshte bo per lemoshe. Ska arsyje te punohet ne fshetesi , para syve tane jane ndertuar dhe kto 1000 pallate qe u shkaterrun si me qene prej letre.
 
Top