• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Akuza dhe inskenime, UEFA nis hetim për Murinjon

eGo0sTyle

System Engineer


-Nuk duhej një Nostradamus për të kuptuar se Zhoze Murinjo do të shpërthente në konferencën për shtyp pas ndeshjes Real-Barcelona, e fituar 2-0 nga katalanasit. "Nuk e di nëse është fuqia e Unicef, lidhjet e Vilarit me UEFA-n apo diçka tjetër, - deklaroi portugezi. - Komplimenta për gjithçka u bë, komplimenta Barcelonës për pushtetin që ka". Por, kjo ishte vetëm nxemja e Murinjos. "Përse arbitri e nxorri Pepen? Nga se vjen gjithë ky pushtet? Ndoshta nuk duhet të isha këtu, sepse më nxorrën me të kuqe, por shpresoj që një ditë të marr një përgjigje. Një klub i një niveli të tillë ka nevojë për këtë. Busaka, Ovrebo...futbolli parashikon rregulla të njëjta për të gjithë, por nuk e kuptoj se përse në një ndeshje të ekuilibruar si kjo, gjërat shkojnë në këtë mënyrë. Arbitri duhet të japë një përgjigje, por nuk do ta bëjë, sepse nuk e ka të dety-rueshme. Kjo bota e futbollit shpesh ma shpif. Por, kjo është jeta jonë dhe tani do të shkojmë në Barcelonë pa Pepen, pa Serxhio Ramos, që nuk bënë asgjë dhe pa trajnerin në pankinë". Këto fjalë të thëna nga Murinjo nuk janë pritur mirë, pasi të gjitha mediat botërore kanë qenë njëzëri, kur shkruanin se Barça fitoi ndaj anti-futbollit të portugezit.
UEFA
Zhvillimi i fundit, pas deklarimeve të Murinjos, ka qenë ai i mbrëmjes së djeshme, kur UEFA ka njoftuar në uebsajtin e saj zyrtar se ka nisur një hetim disiplinor ndaj Zhoze Murinjos. Ai akuzohet për "deklarata të papërshtatshme", të thëna në fund të klasikes Real-Barcelona. Nën hetim është edhe fusha e Realit, për hedhje sendesh të forta, por edhe Barcelona për kartonin e kuq të Pintos. Vendimi gjithsesi do të merret pas ndeshjes së të martës. Ndërkohë edhe vetë Barcelona ka thirrur avokatët e saj për të parë mundësinë e ngritjes së një padie për prishje imazhi ndaj trajnerit të Realit të Madridit. E ndërkohë, menjëherë pas deklaratës së UEFA-s, Reali ka publikuar në uebsajtin e tij zyrtar një artikull, ku thuhet se nuk ka pasur kontakt mes Pepes dhe Dani Alvesh, në momentin e nxjerrjes së kartonit të kuq nga arbitri gjerman Volfgang Stark. Madrilenët nënvizojnë edhe simulimet e Pedros e të Buskets gjatë sfidës.
Komentet
Përpos kësaj, Murinjo nuk duket më i mbrojtshëm as nga gazetat madrilene. Mënjanë arbitri, një ditë pas klasikes, të gjithë sulmet kanë rënë mbi ish-trajnerin e Interit. Akuzat janë për arsye të ndryshme, por si fillim për faktin që Reali nuk prodhoi futboll, por luajti me katenaço. Për hir të së vërtetës, Reali refuzoi të luante ndaj Barcelonës ditën e mërkurë. Madje edhe vetë Murinjo e ka pranuar një gjë të tillë pa turp: luhej për 0-0, me idenë që në 20 minutat e fundit të futej Kaka për të tentuar surprizën. Një tezë e tregur edhe nga Kristiano Ronaldo. Por, pankina e përbërë nga Kaka, Higuain e Benzema, krah për krah, ka indinjuar shtypin botëror. Shpulla morale e Guardiolës ishte hedhja në fushë e të riut Roberto në minutat shtesë, si për t'i thënë homologut të tij portugez: "shih me kë po të mund!". "Nëse Pepe nuk meritonte karton të kuq, është e qartë se ai meritonte një portokalli", shkruajnë mediat spanjolle.
 
Top