• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Alonso “mban fjalën”, ngjitet i dyti

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Mosha
33
Vendndodhja
Deutschland
Piloti spanjoll i skuadrës Ferrari ka arritur të renditet në vendin e dytë në اmimin e Madh të Abu Dhabit

Fernando Alonso i kishte paralajmëruar të gjithë pas provave zyrtare se do të ngjitej në podium. E si për ta provuar këtë gjë spanjolli arriti të renditej në vendin e dytë në garën e Abu Dhabit. “Ishte një garë fantastike, një nisje e mirë dhe një xhiro e parë perfekte, më pas, me problemin që pati Feteli arrita të renditesha në vendin e dytë. Në atë pikë u mundova në disa raste t’i afrohesha Hamiltonit, por ai kishte një ritëm më të mirë se unë.

Në pit-stopin e fundit u përpoqa sërish që të shtyja drejt limitit, por u gjenda në trafik,” – thotë Fernando Alonso, i cili më pas shton: “Jam i kënaqur që u rendita në vendin e dytë, ishte një fundjavë shumë e mirë.” Ndërkohë Felipe Masa nuk është edhe aq i kënaqur pas një gare ku i ndodhi gjithçka.

“Fillimi i garës ishte i mirë për mua dhe isha aty ku mund të dueloja me Veberin dhe Batonin. Sigurisht e dija që më pas gomat e forta do të më vinin në vështirësi dhe ashtu ishte. Sigurisht pata probleme pasi kam përdorur edhe “hundën e vjetër” të makinës, e cila më uli disi ritmin, ndërkohë që kësaj iu shtua edhe rendimenti i ulët i gomave të forta. Ishte e vështirë pasi nuk kisha gripimin e duhur, tashmë të shohim e të shpresojmë për diçka më shumë në garën e ardhshme, në اmimin e Madh të Brazilit.

Do të jetë një garë ku unë kam shumë tifozë, është vendi im dhe kjo do të thotë shumë. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën.” Pas tyre është radha e Stefano Domenikalit, shefit të skuadrës Ferrari, që duhet të bëjë analizën e garës së pilotëve të tij. “Ne u nisëm me objektivin e podiumit.Bëmë një garë shumë të mirë dhe vura re se makinat tona kishin një rendiment më të mirë me gomat e mesme se sa makinat McLaren. Eshtë një rezultat shumë i mirë dhe jam i kënaqur,” – përfundon ai.
 
Top