• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

اmenden serbët: Si ju shkoi Doellmani i Barcelonës kosovarëve ...

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
https://postimage.org/app.php

Justin Doellman, aloja e FC Barcelona, ka pranuar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në basketboll. Kjo u konfirmua dje pas takimit që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli e patën në Barcelonë me lojtarin.

Lajmin e ka bërë të ditur FBK-ja përmes faqes zyrtare.

Belegu dhe Bilalli ishin mysafirë të kryetarit të FC Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Ligës ACB ndërmjet Barcelonas dhe Real Madridit. Në takim me Doellman-in, Belegu dhe Bilalli i shpjeguan në detaje lojtarit për planet e Kombëtares së Kosovës, rëndësinë e paraqitjes së parë të Kosovës në gara të FIBA-s dhe ambiciet për të ardhmen.

Procesi i natyralizimit të Doellman-it pritet të përfundojë brenda javës së ardhshme. FBK tashmë e ka dorëzuar kërkesën për natyralizim tek Presidenca e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes. Kombëtarja e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 do të ballafaqohet me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ky lajm ka bërë bujë të madhe në mediat serbe, të cilat janë “tronditur” me faktin se si Kosova ka arritur të natyralizojë një prej lojtarëve më të mirë evropianë.

“TRONDITثSE: Kosova merr përforcim të paparë nga Barcelona”, “PO, MIRث KENI DثGJUAR: Lojtari i Barcelonës do të luajë për Kosovën”, “A ثSHTث AI NORMAL? Një prej basketbollistëve më të mirë të Evropës luan për Kosovën”, “NGA NA ERDHI KJO? Lojtari i Barcelonës luan për Kosovën”, “E PABESUESHME”, “BOMBث”, janë vetëm disa nga titujt që kanë transmetuar mediat online në Serbi //korneri
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: اmenden serbët: Si ju shkoi Doellmani i Barcelonës kosovarëve ...

Aty te pelcasin serbet.. edhe per basketbollin do bejme feste , nen hunden e tyre.. :)
 
Top