• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Anaidi fiton `Big Brother 6`

cent

Banned

Anaidi është fituesi i këtij edicioni të 'Big Brother Albania'. Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të shtunë pas ekranit.

"Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia", tha menjehere pas fitores Anaidi.

Në fillim të kësaj mbrëmjeje finalistët panë në një ekran gjigant të gjithë banorët që kanë fituar 'Big Brother-in' ndër vite, si dhe rrugëtimin e tyre në 'Big Brother 6'. Secili nga finalistët dha vlerësimin e tij për qëndrimin brenda shtëpisë së 'Big Brother', ndërsa më pas u shfaq për secilin prej tyre nga një videoklip me momentet më të rëndësishme të qëndrimit në shtëpi.



Ilirit, një prej personazheve më të spikatur të këtij edicioni iu rezervua një surprizë, ku në qendër ishte takimi me të dashurën e tij Anisën, e cila edhe pse pa qenë fizikisht e pranishme është bërë personazh i shtëpisë, pasi partneri i saj ka folur shpesh për të. Prej kohësh Iliri priste takimin me të dashurën e tij, por në mbrëmjen finale iu rezervua kjo surprizë, që e emocionoi pa masë atë. Mes lulesh dhe lotësh, çifti shprehu gjithë lumturinë për takimin. A ka ndonjë martesë në horizont? Ende nuk e dimë, ama Ilir premtoi që me daljen nga shtëpia jeta e tij do të marrë një kthesë krejt të re.



Shumë emocionues ishte takimi i Shpendit me të bijën, Lizën. Vajza e vogël, prej tre muajsh nuk shihte të atin. Shpendi mes lotësh u shpreh se ndihej i përmalluar dhe se mezi priste që të qëndronte gjatë me vajzën e tij. Takimi i tyre u parapri nga një teatër kukullash, ku në qendër ishin dy personazhet Shpendi dhe Liza dhe ku vajza e tij shprehte gjithë vlerësimin dhe dashurinë për të atin, ndërsa ky i fundit i kërkonte të falur për rrjedhën e jetës. Aktualisht Shpendi është i divorcuar nga nëna e Lizës, dhe për këtë ngjarje të jetës së tij, Shpendi jo rrallë herë ka shprehur keqardhjen.



Më pas ishte radha e Anaidit, të cilit iu bë një surprizë e dyfishtë. Në ambientet e shtëpisë ai u ftua të 'luante' një lojë shahu me babanë e tij. Në fushë ndodheshin të gjithë gurët, por mungonte mbretëresha. Mungesën e saj e 'zëvendësoi' mamaja e Anaidit, Diana, ndërsa i ati i kujtoi të birit se kjo lojë nuk luhet vetëm me një mbretëreshë. Ky ishte momenti i hyrjes së Joanës, vajzës më të cilën Anaidi pati një lidhje brenda shtëpisë. Kjo ishte hera e parë që Anaidi takonte Joanën në praninë e prindërve të tij. Si do të shkojë lidhja e tyre? Këtë presim ta mësojmë ditët në vazhdim.



Një surprizë tejet e veçantë iu bë Elonës, të vetmes vajzë finaliste në këtë edicion. Tre motrat e saj, të cilat aktualisht jetojnë në Francë zbarkuan në ambientet e shtëpisë së 'Big Brother' me helikopter. Po, po me helikopter! Të katërta motrat u takuan me njëra-tjetrën plot mall, ndërsa Elona shprehu falenderimet më të përzemërta për surprizën e mrekullueshme të organizuar nga 'Big Brother'. Elona shpesh ka rrëfyer se pas ndarjes së parakohshme të nënës së saj nga jeta, tre motrat janë kujdesur shumë për të, duke i ofruar të gjithë dashurinë dhe dhembsurinë që vetëm motrat dijnë të dhurojnë.



Pas këtyre të papriturave, katër finalistët u përballën me rezultatet e votave të publikut të javës së fundit. Elona dhe Shpendi lanë shtëpinë, për shkak se ishin më të pak të votuarit mes katër finalistëve, përkatësisht e treta dhe i katërti.

Pas kësaj drejtuesja e emisionit Arbana Osmani, njoftoi hapjen e një tjetër televotimi për Anaidin dhe Ilirin. Sërish, sic e parashikon ky format, ishin votat e publikut ato që zgjodhën fituesin e këtij edicioni, Anaidin.

Me plot emocione, ovacione, rekord televotimi përfundoi edhe ky edicion i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Arbana Osmani, shënoi një tjetër sukses në karierën e saj televizive, ndërsa Top Channel arriti të përthithë për javë të tëra vëmendjen e publikut, duke i ofruar atij argëtim, emocione dhe spektakël.
/Top Channel
(P.s Anaidi eshte nipçja i gruas se Dritan Hoxha (krijuesi i Top Channel,Ndjest past).

 
Last edited:

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Do me kishte pelqeyer ta fitonte dhe Iliri sese e meritonte per karakterin qe kishte. Por dhe Anaidi me pelqeu qe ishte fituesi. Mire cmimin po edhe makinen .ifff

Kush eshte gati nga forumi per Big Brother 7 ? lol
 

LoSsT

VIP
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Un as e kam pare e as kam ndermend te shoh ndonjehere keto idjotlleqet televizive, por me pelqeu kjo qe lexova diku...

Po ta shofesh ne nje kendveshtrim artistik do zbulosh qe Anaidi eshte nipçja i gruas se Dritan Hoxha (krijuesi i Top Channel).
 

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Un as e kam pare e as kam ndermend te shoh ndonjehere keto idjotlleqet televizive, por me pelqeu kjo qe lexova diku...

Po ta shofesh ne nje kendveshtrim artistik do zbulosh qe Anaidi eshte nipçja i gruas se Dritan Hoxha (krijuesi i Top Channel).
dhe nuk e kam ndjekur shume bb kte vit .dhe mendoj se eshte thjesht nje mode e cila me kalimin e kohes do zbehet .Por pavarsisht eshte programi me i ndjekur nga shqiptaret cdo te shune .duam apo sduam ta pranojne. Do jete ndoshta per faktin se shqiptaret pelqejne te ndjekin budalliqe te tilla. lol
 

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Un as e kam pare e as kam ndermend te shoh ndonjehere keto idjotlleqet televizive, por me pelqeu kjo qe lexova diku...

Po ta shofesh ne nje kendveshtrim artistik do zbulosh qe Anaidi eshte nipçja i gruas se Dritan Hoxha (krijuesi i Top Channel).
Losst pervec ati kosovarit vjet gjith kan fitusit kan pas miq te medhej aty ;)
 

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Vallai kur bej krahasimet me te gjithe banoret e tjere me sa kam pare ,mua ky fitues me pelqeu per karakterin,tipin,sjelljen etj. Por vras mendjen kur do kete dicka ne histori qe shqiptari sdo bej gek mek?
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

cikru shqiptar pffffff nese ky e ka meritu cmimin e pare une dua NOBELIN dallavere lexoni naper bloqe askush ska dashte ta shof mesy u be i miri tani
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

se kam pare ket pjese sa kurioze jam.. ne emision ishte perballja me te?
sot ne darke ose neser del ne youtube, shife :p

edhe ardhja me heliopter nga franca tmerrsisht e ekzagjeruar

shume sajesa, ma shpifen
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

nuk ke pse prish fjalor me ta . Ajo eshte nje loje dhe loja ka regullat e saj .Cdo kush hyn te jap ate cka eshte me e mira per te fituar jo ate cka vertet jan ata. Big brother besoj se nuk eshte nje pasqyr qe ti shef veten dhe u tregon dhe te tj ajo apo ai qe je ti .Eshte nje lufte qe ne te njejten kohe ke miq dhe armiq aty brenda. karakteret e spikasur kan qen gjithmon ata qe kan qen fitimtare ne debate ata cka kan dhen dicka dhe neve qe i ndjekim nga jasht. Anaidii "gangester" por ama i perballi te gjith dhe ti smund te quash joanen goc e keqe kur lozi me te gjith aty i beri rush e kumblla . kjo eshte loja ...Askush nuk futet ne bb te haj buke e te bej banjo dielli :)
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

nuk ke pse prish fjalor me ta . Ajo eshte nje loje dhe loja ka regullat e saj .Cdo kush hyn te jap ate cka eshte me e mira per te fituar jo ate cka vertet jan ata. Big brother besoj se nuk eshte nje pasqyr qe ti shef veten dhe u tregon dhe te tj ajo apo ai qe je ti .Eshte nje lufte qe ne te njejten kohe ke miq dhe armiq aty brenda. karakteret e spikasur kan qen gjithmon ata qe kan qen fitimtare ne debate ata cka kan dhen dicka dhe neve qe i ndjekim nga jasht. Anaidii "gangester" por ama i perballi te gjith dhe ti smund te quash joanen goc e keqe kur lozi me te gjith aty i beri rush e kumblla . kjo eshte loja ...Askush nuk futet ne bb te haj buke e te bej banjo dielli :)
aman p[inky joanaa shikoja ftyren ajo donte te ishte ne qender te vemendjes i kan vene emrin loje po ajo loje nuk eshte aty ka me teperuurrejtje nderskemca ,bigu se ka qit joanen heret se njerezit kan votu shume me dal enormal ju kann dasht paret sa ma shume qe votojneper jo qite nje te pafajshem....

Anaidiqfare ti thuash zoti per mashkull e kish pas nise e femer eka mbaru
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

U mor vesh qe ne fillim qe do e fitonte Anaidi...mua per vete s'me pelqen dhe aq, syte e tij me tregojne nje person jo besnik, kte pershypje me jep.
Mua thjesht do me vinte gjynaf nqfse njerzit jane budallalleps dhe kane votuar dhe kane harxhuar leke per kte filmin 'Big Brother' se eshte e kote.
 

Kila

VIP
Titulli: Anaidi fiton `Big Brother 6`

Po dhe ai Ilir karagjoz i madh me mire qe fitoi ky Anaidi po e bukur sot ne funclub e kishte len Johanen hihihihii Mire kete here nuk ishte nga vlora te pakten :D
 
Top