• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Arrestohet pronari i hotelit në Shëngjin dhe 4 punonjës të OSHEE në Tiranë

Hera

Antarë i Respektuar
[h=1]Arrestohet pronari i hotelit në Shëngjin dhe 4 punonjës të OSHEE në Tiranë[/h]


Policia ka arrestuar pronarin e një hoteli në Shëngjin dhe katër punonjës të OSHEE në Tiranë për bashkëpunim në vjedhjen e energjisë elektrike.

Arrestimi ka ardhur pas disa muajsh hetime me metoda speciale, prej të cilave u zbulua se katër punonjësit e OSHEE, specialistë leximi, kishin shpërdoruar detyrën e tyre duke mos faturuar energjinë elektrike të hotelit në fjalë.

Operacioni “Task – Group”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, u realizua nga Policia e Lezhës. Hetimet nisën në muajin gusht 2018 nga Prokuroria e Lezhës dhe urdhër arrestet u lëshuan në maj 2019.

Konkretisht, u dhanë masat masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim”, për shtetasit:

A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë sjellë dëm ekonomik për kompaninë. Çështja i kaloi tani Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
 
Shyqyr qe kapen nje pronar hoteli se mbeten duke arrestuar familjare ne pike te hallit.
Nejse, une ve bast qe ky del per 72 ore.
 
Top