• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ashpersi

Odeon

Relax
Qetesi...... Shpesh mendoj pse njerezit fillojne te gjykojne kur nuk marrin nga ty ate qe deshirojne. Nje dite do shkojme dhe pas do mbesin kujtimet, i vetmi ndryshim eshte sa te rendesishme jane kujtimet qe do leme pas, Nëse nuk di diçka, më pyet. Nëse nuk bie dakort me mua, diskuto, nëse s'të pëlqen ajo që bëj, më thuaj hapur, pa i bërë këto, mos fillo direkt të gjykosh. Ajo që është e jotja.. do të vije tek ti pa marë parasysh dobësinë tënde, dhe ajo që nuk është e jotja, nuk mund ta arrish atë me forcën tënde. Ndonjehere e mendoj largimin prapa per te pare nese a je diçka, dhe nuk deshperohem qe shkoj mbrapa sepse edhe shigjeta ne hark shkon mbrapa qe te niset vrullshem para, sepse bota do ndryshoje nga shembulli im dhe jo nga opinioni im. I thashe te gjitha keto nga nje udhetim ne vatikan dhe degjova papen te thosh qe Kisha ishte e shqetesuar per femijet neper bote qe vuajne urie.... Vertete! por pashe shume tavane te varur dhe statuja prej ari ne pallatin e tij..... Do doja ti thosha; Shiti pra, bej diçka.....
 

Odeon

Relax
E di! Jeta nuk përsëritet, e vetmja gjë që nuk duhet shpenzuar kot është koha sepse nuk ka virtyt dhe as fitore me te bukur sesa te dish te komandosh e te zoterosh jeten. Ka dritë të mjaftueshme për ata që duan ta menaxhojne, por edhe errësirë të mjaftueshme për ata që duan të humbin ne humnere, dhe une ketyre te fundit i kujtoj qe mos kujtojne çkane humbur qe te gezojne ate qe tashme kane, e di qe realiteti eshte ajo qe shohin syte e tyre dhe jo ajo qe i tregoj une, por ndoshta digjem perbrenda dhe i fundit u them; pakez optimizem askujt si ben keq. Jeta eshte nje kenge e shkurter dhe e bukur neqoftese e degjon me kujdes dhe ngadale do kenaqesh perndryshe i vjen fundi te gjithave shume shpejt, dhe nje nga armet e fuqishme per te luftuar eshte meditimi dhe filozofia sepse njeriu i zgjuar nxjerr drite nga erresira, nxjerr buzeqeshje nga loti, nxjerr miresi nga shpirti. Gjithsesi mos vrapo në jetë kaq shpejt, sa të harrosh jo vetëm ku ke qenë, por edhe ku po shkon, jeta nuk është një garë, por një udhëtim për tu shijuar në çdo hap. Filozofia më ka mësuar, që nuk duhet ti tregoj detin që kam brenda meje, dikujt që nuk di të notoj, andaj ju keshilloj qe moralin tim flakeni tutje nese nuk ju pelqen.
 

Odeon

Relax
Kur kuptoj se jam shume mire vetem, atehere vuaj jashtezakonisht shume, Hiq dore nga fuqia jote per te me terhequr VETMI, dhe une do heq dore nga vullneti im per te te ndjekur, ndaj ndihem pak si deti, mjaft e qetë për të nisur raporte të reja njerëzore, por herë pas here në stuhi për t'i larguar të gjithë e për të qëndruar i vetem. Kisha harruar ç'ishte vetmia, por kur e gjeta e kuptova qe thyhej çdokush lehte si kristali sepse ka gjera qe kurre sdo marresh vesh si do perfundojne, por do te dish si filluan. Ndoshta vetmia nuk eshte ngjyra ime e preferuar por nje dite do e kerkoj serish per te mbaruar portretin tim sepse nuk do lejoj zemren te me diktoje presje atje ku mendja me thote ver pike.
Jam ketu midis malesh me debore dhe nuk do lejoj askend qe ate qe me fal me prezencen e saj qetesine, te krijoje zhurmen me te madhe me largimin e saj.

E dua ate njeri qe hesht gjithmone, por kur flet ai heshtin te gjithe, kete mund ta fale vetem meditimi i thelle.
 

Odeon

Relax
Te me besojne eshte nje kompliment me i madh per mua sesa te me duan, sa shume kam humbur thjeshte sepse kisha frike nga humbja dhe pikerisht nga kjo nuk kisha deshire per asgje, por kam nevoje per gjithçka, sepse duke u perpjekur te jem i sjellshem me te tjeret une shpesh gjendem me shpirtin te bere copash, mjafton nje fjale per te merzitur nje njeri dhe duhen mijera fjale per tja hequr ate merzi, Unë mundohem ti dua të tjerët, por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën. Kështu që, meqë nuk dinë ta japin, nuk dinë as ta marrin, andaj ndonjehere vlen te jesh me mire i sjellshem sesa i drejte. Në betejat e jetës kam mesuar se mund të marrësh mijëra plagë, por nëse qëllimi i këtyre betejave është lumturia, këto plagë nuk do të dhembin, prandaj nje njeri i mire ne fillim vuan por ne fund ai triumfon, pikerisht njeriun e mire as ne driten me te fuqishme nuk e shohin nese nuk ju duhet, por kur u duhet e shohin ne erresiren me te plote. S'ka poshtërsi më të madhe se të përpiqesh ti bësh keq njeriut duke përfituar nga thjeshtësia e zemrës së tij të mirë dhe qëllimit pozitiv, sepse jeta eshte matematike mblidhni te mirat, zbritni zenkat, lumturine shumzojeni, dhimbjen pjestojeni, urrejtjen futeni ne rrenje katrore dhe dashurin ngrijeni ne fuqi.
 

Odeon

Relax
Shpesh mendoj qe filozofia me prish pune, sepse ajo nuk ben askend te lumtur sepse te meson te fillosh gjithmone nga vetvetja, mbase eshte sa 100 drejtore shkollash qe zevendesojne nje baba te mire, a zevendesohet nje baba? Gjithsesi e verteta ne filozofi le te jete si te jete....eshte ilaçi me i mire per nje gjume te qete. Odeoni nuk është i përjetshëm.! le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë, Besoj ne fuqine time, por nuk mburem me te, respektoj fuqine e tjetrit por nuk trembem prej saj, vetem se lajmi i keq eshte se koha fluturon, lajmi i mire piloti jam une, gjithsesi asgje nuk do te me vjedhe kurre kujtimin kur me te gjithe qenien time une isha atje midis apostujve te filozofise.
Të kesh një vend ku të shkosh quhet shtëpi, të kesh një gjë që të duash quhet familje, por te meditosh thelle eshte bekim. Askush nuk e di vleren e bekimit qe ka deri sa ta humbe, por nje dite kur ta humbe do te jete vone dhe do mbetet vetem nje fjale e vetme AH...! Eshte vertet nje difekt tipik njerezor te paraqitesh i forte per te fshehur nje shpirt te brishte. Prandaj nese do isha nje tregtar nuk do kerkoja mall me i mire se zgjuarsia, shok me i mire se edukata, trashegimi me e madhe se kultura dhe nder me i madh se dituria.!
 

Odeon

Relax
Hej ti...... Romantiku i pandreqshem
Te duash diçka nuk eshte diçka e vogel…Nuk do te thote vetem te besh dashuri, te qeshesh, te kaloni ore duke u puthur e duke bere njeri-tjetrin te lumtur. Te duash dike do te thote te vuash, te luftosh, te qash, te shtrengosh dhembet e te ecesh perpara. Te duash dike do te thote ta marresh ne krahe, edhe ashtu duke ecur mbi xhama te thyer, te lendohesh per te dhe pastaj te kerkosh te sherohesh perseri. Kush është gjëja më e fortë që egziston? Hekuri por Zjarri e shkrin atë , ja që Zjarri qenka më i forti ... Por Uji e shuan atë , ja që Uji qenka më i fortë ... Uji avullon bëhet Re , ja pra që Retë qenkan më të fortat ... Por Era i shpërndan ato , ja pra që Era qenka më e forta ... Por Mali e ndalon atë , ja qe Mali qenka më i forti ... Por Njeriu shkon në maje të Malit , ja pra që Njeriu i sfidoj të gjitha dhe qenka më i Forti ! pra Njeriu qenka më i forti !! Njeriu vdes ... por ka një Dashuri që nuk mbaron kurrë dhe dije...Dashuria është më e fuqishmja ... Dashuria nuk njeh Kufi !
 

Odeon

Relax
Te dyshoj ne besnikerine time ndaj filozofise!? Kam frike se edhe filozofia do dyshoje ne besnikeri time ndaj saj, andaj besoj qe une nuk jam i varfer nese skam se çte ha, por kur kam shume per tju dhene dhe skam me ke ta ndaj, prandaj ju miqte e mi ju kam si nje keshtjelle te cilet te ligjt duan ta pergojojne e rrezojne. Shpesh filozofia ime lind zili, ndersa thjeshtesia ime lind miq, a nuk gjeta une lexuesit me te mire qe kam gjetur ndonjehere?
A nuk gjeta une ketu njeriun e pasur ne siperfaqe, por qe shpirtin nuk ja ndryshoi as pasuria. E habitshme se si fotot e bukura te anetareve nuk i dhane bukuri fjaleve. E çuditshme sesi femrat me fotot e shumta te veshjeve veshin pellushin e blerë shtrenjtë që është lëkurë e një kafshë të vrarë .E çuditshme sesi njeriu krenohet me rroba ''origjinale''e prapë kjo nuk e bën atë origjinal. E çuditshme sesi tregojne se hane çdo vakt në restorant por kurrë s'ndihen tengopur. E habitshme sesi flasin për paranë në çdo sekondë të jetës, i falen, i adhurohen, përgjerohen parave e kuletës . E çuditshme sesi njeriu parfumoset por kundërmon erë të pavlerë, e çuditshme sesi grimohet por nga brenda është sketerrë. E çuditshme sesi njeriu fshihet nën petkun e mirëqënies, por ligësinë s’ja fshehin dot, dhe as thelbin e vertetë të qënies...E habitshme sesi krekoset dhe sheh shtrembër, pasi mbahet fortë pas mbiemrit dhe ka bërë emër. E çuditshme sesi mirësinë se ka ndjerë që kur kaloi femijërinë, edhe miqtë qe ka, interesin sa ja dinë. E çuditshme sesi shtëpia luksoze nuk e gjen ngrohtësinë e një vatre familjare që si rrënjë ka dashurine. E habitshme se si paraja blen gjithçka por s'fiton asgjë. Se jetën po e humbe nuk e rifiton dot më.. E habitshme sesi shumë çudira bën faktori PARA, por çuditerisht jo mrekullitë e mëdha.
 

Odeon

Relax
Sa here qe nje varg filozofik ka dhimbje, aq here ndjej dhimbje, dhe anasjelltas me lumturine, sepse per mua njeriu nuk eshte aty ku ka trupin, por ku ka mendjen. Meditimi nuk mund të ti zgjidhe të gjitha problemet por mund të premtoje se nuk do të ballafaqohesh me to i vetëm, Meditimi është një zjarr, por nuk dihet asnjëherë nëse do të të ngrohë zemrën apo do djegë gjithë shpirtin, prandaj shpesh jam i hidhur se dua te vleresoj te emblen ashtu siç duhet. E dua apo e urrej (meditimin) perseri eshte ne favorin tim, sepse nese e dua e mbaj ne zemer, e nese e urrej, jeton ne mendjen time, e nese meditimi te tregon se ka mjaftushem pushtet mbi ty te te rrezoje, i tregoj se jam mjaftueshem i forte per tu ringritur.
A të kujtohet meditim .. a të kujtohet se çfarë të kam thënë nën hijen e atyre dy shkrepave me debore, Të kam thënë se Dita kur nuk do të kthehem tek ti është dita kur unë do të jem i vdekur .. të kam thënë se edhe dy orteke po të më shkelin , unë me forcën e fundit do të çohem dhe do të vij tek ty..
Ja pra erdha .. i plagosur me plage pa fund, unë prap erdha tek ti.
 

Odeon

Relax
"Te japesh jeten per nje kauze" - jane fjale qe bejne pershtypje te madhe. Jeta jepet per shume gjera sepse pasionet duan, te gjithe sebashku dhe secili per vete, te kenaqen. E jep jeten per meshire, per inat apo per hakmarrje, kjo nuk ndryshon vleren e nje gjeje. Sa njerez e kane sakrifikuar jeten per zonjezat e hirshme dhe, ç'eshte me e keqja, kane sakrifikuar shendetin! Kur ke temperament, zgjedh instiktivisht gjerat e rrezikshme, per shembull aventurat e zhytjes ne mendime te thella nese je filozof, ose ato te imoralitetit nese je i virtytshem. Nje specie njerezish nuk do te rrezikoje asgje, nje tjeter do te rrezikoje. A jemi mosvleresues te jetes ne te tjeret? Perkundrazi, ne kerkojme instiktivisht nje jete te fuqizuar, jeten ne rrezik... Ne kete menyre, e perseris, nuk duam te jemi me te virtytshem nga te tjeret, per shembull, nuk dua te rrezikoj asgje, ndoshta kjo eshte e virtytshme. Sakrifikohet gjithnje.
 

Odeon

Relax
O Lexues, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesimates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite: çfare kerkoje ne keto postime? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin mermerimen e tyre, me doren tashme te ngadalte kur rreshqet ngadale mbi keto shkrime, kush je ti? اfare ke bere? اlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe kushdo qe te jesh, çfare do deshiroje tani? اfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh dhe une do ta jap! "Per t'u çlodhur? Per t'u çlodhur? O kureshtar, çfare thua? Por te lutem me jep...... اfare? Nje maske me shume, nje maske te dyte!"
 

Passion

Antarë i Respektuar
O Lexues, kush je ti? Une te shikoj te ecesh ne rrugen tende pa gaz, pa dashuri, me sy te palexueshem; te lagur dhe te pikelluar si nje thellesimates i nxjerre perseri ne drite, i pakenaqur nga te gjitha thellesite: çfare kerkoje ne keto postime? Me gjoksin qe psheretin, me buzet qe fshehin mermerimen e tyre, me doren tashme te ngadalte kur rreshqet ngadale mbi keto shkrime, kush je ti? اfare ke bere? اlodhu ketu: ky vend eshte mikprites per te gjithe, çlodhu! Dhe kushdo qe te jesh, çfare do deshiroje tani? اfare i nevojitet çlodhjes tende? Mjafton qe te flasesh dhe une do ta jap! "Per t'u çlodhur? Per t'u çlodhur? O kureshtar, çfare thua? Por te lutem me jep...... اfare? Nje maske me shume, nje maske te dyte!"
E di!
Ka një gurgullimë shpirti që më thotë se jam i padëshiruar në këtë trajtë ku më ngjason e vetja mjaft herë si palaço cirku.
Endem po bosh udhëkryqeve ku njoh zgërdhitje ,të zbehta psherëtima,e disa herë rënkime ku tek tjerët dhuron ngazëllim. :(

Më thuaj o njeri.
Të tilla streha ku gjenden qe agimeve të dëgjoj fëshfërimë gjethesh,e netëve ulërima kope ujqish(të bashkuar )që lajmërojnë se kan mision ?
 

Odeon

Relax
Si nje anije qe futet ne limanin e vet me te qete. shtrihem ne lendine, i lodhur nga udhetimet e gjata e nga deti i trazuar. A nuk eshte me besnike toka?
Kur kjo anije i ngjeshet me dashuri bregut, mjafton t'i zgjase nga stereja fijet ndonje merimange, atehere ate nuk mund ta shkulesh lehte nga vendi. Si nje anije e lodhur ne limanin e vet me te qete, keshtu prehem ne token besnike e te besuar, ne pritje te shtrengohem nga fijet e saj te padukshme.
Oh, c'lumturi! c'lumturi! Ti, ndoshta, po kendon, o shpirt? Ti dergjesh ne bar. Eshte ora me e fshehte e me solemne, ku asnje bari nuk i bie fyellit.
Ki mendje! afshi i nxehte i mesdites pervelon neper fusha. Mos kendo! Hesht! Bota eshte e perkryer! Mos kendo, o zog fushash, o shpirt! Mos belbezo! Vetem sodit e hesht! Mesdita fle dhe leviz buzet. A mos pi valle nje pike lumturie?
Nje pike te lashte e te plote lumturie, veren e arte? Ndiehem i qete dhe i blatuar. Keshtu qesh vetem nje i vetmuar! Heshtje...
Cpo me ndodh keshtu? Mbaj vesh! Iku tej koha? Nuk po bie? Nuk u shemba ne bunarin e thelle te perjetesise?
Nje hije po nderet mbi mua. dua te bredh vetem, qe perseri gjithcka perreth meje te jete drite. Per kete duhet te rri ne kembe i gezuar, kjo mbremje prane meje do te hedhe valle.
 

Odeon

Relax
Ne ajrin e perndritur, kur vesa ngushellimtare bie ne toke, e papare, e padegjuar me kepucet te hijshme e te lehta. Si te gjithe ngushellimet e embla, a te kujtohet, te kujtohet, zemer e zjarrte, si dikur digjeshe nga etja per lote hyjnore, per vese ngushellimtare, e etur, e lodhur, e zhuritur, teksa ne shtigjet me bar te zverdhur, rrezet keqedashese te diellit qe perendonte, te ndiqnin perqark drureve te erret, rrezet pervelimtare, verbimtare, dashakeqese?
Dashnor i te vertetes? Ti? - keshtu te tallnin - jo! Vetem nje poet! Nje bishe dinake, grabitqare, tinzare, qe duhet te genjeje me vetedije dhe me dashje, dhe te deshiroje prene, me ngjyrim larve, dhe vete larve, dhe vete pre! Ky dashnor i se vertetes? Jo vetem nje i marre! Vetem nje poet! Duke folur vetem per ngjyrat, duke bertitur nga larva e çmendurise, vertitet ne uren e fjaleve rrenacake, nder qiejsh te rreme, duke ardhur perqark verdalle! Vetem nje i marre, vetem nje poet!
Ky dashnor i se vertetes? Jo, perfytyrim i heshtur, i ngrire, i lemuar, i ftohte, dhe as shtatore hyjnore e vendosur para tempujve ne roje te pragut te shenjte. Jo, armik i shtatoreve te virtytit, me e afert se shkretia e pragut te nje tempulli. Me guxim prej maçoku hidhet nga çdo dritare, ne çdo çast, duke nuhatur me deshire dhe pasion, vrapon neper pyjet e virgjer, ne mes bishave me lekure lara lara, i shendetshem, plot ngjyra, i bukur si mekati, me buzet deshirake, hyjnish tallese, hyjnish sketerrore, hyjnish te etura per gjak, sulet per grabitje, genjeshtar dhe tinzar; Apo si shqiponja qe nga larg vezhgon greminen, greminen e vet. Ah, si ulet poshte e me poshte, thelle e me thelle, dhe pastaj duke mbledhur flatrat leshohet plumb mbi qengjin, armike e shpirtrave te bute si qengji duke urryer te gjithe ata qe e veshtrojne.
Keshtu, si shqiponja e si pantera jane deshirat e poetit. Deshirat e tua, mes mijera maskash, O i marre, o poet. Ne ajrin e perndritur, kur drapri i henes, armik i dites, i blerte mes kuqelimit te purpurte, futet vjedhurazi lakmimtar, duke rreshqitur ne çdo çap, tinzar ne kaçubat e trendafilave, gjersa ato keputen e molisen te zbehta neper nate. Keshtu molisesh njehere, prej çmendurise se te vertetes, prej gezimeve te diteve i lodhur, dhe i semure nga drita, i keputur nga mbremjet dhe hijet, per te verteten i djegur dhe i etur.
Te kujtohet, te kujtohet zemer e zjarrte,
Si lengoje nga etja?
Se i djegur jam
Per te vertetat,
Si i marre,
Si poet!
 

Odeon

Relax
Ne enderr, ne endrren e fundit te agimit, qendroja sot ne nje kep, jashte botes, mbaja nje peshore dhe peshoja boten.
Ah, perse erdhi kaq shpejt agimi e me zgjoi me ngrohtesine e vet, ziliqari. Ai gjithnje ka zili ngrohtesine e endrrave te mia te mengjesit. E matshme per ke ka kohe, e peshueshme per peshetarin e zot, e arritshme ne fluturim per flatrat e fuqishme, e zberthyeshme per zhbiruesit hyjnore te enigmave, keshtu endrra ime e gjeti boten.
O endrra ime, fluturimtare e guximshme, gjysme anije e gjysme nuse ererash, heshtake si nje flutur, e duruar si nje skifter fisniku, si gjete sot kohen te peshosh boten!
Urtesia ime, ndoshta i ka folur fshehtas, pervoja e perditshme e gezuar dhe e zgjuar, e cila i perqesh me tallje " botet e pafundme"? Sepse ajo thote: "Ku eshte forca, numri behet Zot. Ai ka me force".
Me sa siguri e soditi endrra ime kete bote te persosur, jo kureshtare, jo zhbiruese, jo lutese, jo te frikesuar-
Keshtu me shfaqej bota; si nje peme qe me dilte perballe, nje peme me dege te gjera, te shtrira, me vullnet te fuqishem, e qe perkulej per te me sherbyer si mbeshtetje per mua, udhetarit te lodhur. Keshtu qendronte bota mbi kepin tim, sikur duar delikate me sillnin nje senduk, nje senduk te hapur ne ekstazen e syve te ndrojtur e te mahnitur. Keshtu me ofrohej sot bota; - jo dhe aq misterioze, sa te friksonte dashurine njerezore, jo dhe aq e zgjuar, sa te pergjumte diturine, per njerezit e mire me shfaqej bota per te cilen flasin aq keq.
Dhe pasi munda ta mikloja diten dhe mesova prej saj se cilat jane ne te gjerat me te çmuara, dua te vendos tani tri gjerat me te keqija dhe ti peshoj me saktesi.
 

Odeon

Relax
Shpirti im, te mesova te thuash “sot “nje here” dhe “atehere”, dhe te shperndaje qeshjen ne te gjitha ato qe jane ketu, atje dhe poshte.
Te lirova nga cdo kthine, ta shkunda pluhurin, merimangat dhe hijet,
ta shkula prej teje turpin meskin dhe virtytin e kthinave, dhe te binda te rrije lakuriq para syve te diellit.
Me shtrengaten qe e quajn “fryme” u sula mbi detin tend te trazuar, shtyva tej cdo re dhe e mbyta ate vrasesin, te cilin e quajne “mekat”.
Te kam dhen te drejten te thuash “jo ” si shtrengata, dhe te thuash “po” si qielli i hapur. I qete si drita ti shkon permes shtrengatave mohimtare.
Te dhash liri mbi gjithcka qe eshte krijuar dhe nuk eshte krijuar. Kush porsi ti njeh deshiren e se ardhmes?
Te mesova perbuzjen qe nuk vjen si nje ndienje, por perbuzjen e dashur, e cila, kudo me shume ndien perbuzje me te thellë.
Shpirti im, te mesova te bindesh ne te tille menyre, sa dhe shkaku te dorezohet, ashtu si qielli qe ia mbush mendjen edhe diellit te ngjitet ne lartesit e tij.
C'rrenjosa prej teje cdo bindje, cdo gjunjezim, cdo servilizem,
te kam ngjitur emra lloj e lloj ngjyrash, te kam quajtur “fat” dhe “rreth i rretheve”, “litar i kerthizes se kohes” dhe “kembane e kalter”.
Te dhash te pije ne mbreterin tende tokesore gjith urtesin time, te gjitha vererat e reja, dhe te gjitha vererat e forta dhe te vjetra te mencurise.
Te derdha cdo diell dhe cdo nate, cdo heshtje dhe cdo deshire, dhe u rrite si nje trung.
I ngarkuar dhe e shtypur nga lumturia jote, ne pritje e ne ngushellim dhe i turperuar nga pritja, nuk ka asgjekundi nje shpirt me te dashur, me te gatshem per perqafim me te eger.
Ku gjetiu e ardhmja dhe e shkuara mund te jene me afer njera – tjetres sesa tek ti !
Gjithcka te dhashe dhe ne duar s’me ka mbetur me asgje, dhe tani? Dhe tani me thuaj duke qeshur dhe plot melankoni “Cili nga ne duhet te falenderoj? A nuk duhet te falenderoj dhurimtari marresin e dhurates? Nuk eshte nevojë te dhuruarit? A nuk eshte meshire te marrurit?”
Duke qeshur e kuptuar buzeqeshjen e melankonise, ngushellimi te shtrin duart plot deshire, bolleku yt e hedh veshtrimin mbi detet qe gjemojne, kerkon dhe pret. Deshira e pafund e tij hedh veshtrimin ne qiellin e qeshur te syve te tu.
Dhe ne te vertete, o shpirti im, kush do ta shihte buzeqeshjen tende pa lot? Dhe engjejt vet qajnë nga miresia e madhe e buzeqeshjes sate. Miresia dhe tejmiresia jote nuk i do ankimet dhe lotet por buzeqeshja te mallohet per lot dhe per denesa goja qe dridhet.
“A nuk eshte cdo qarje nje ankim? Dhe cdo ankim nje akuze?” Keshtu i flet ti vetes, por perse buzeqesh o shpirti im, perpara sesa ta zbrasesh dhimbjen ta derdhesh ne dallg lotesh te gjith dhimbjen qe te shkakton ngushellimi dhe te gjithe ankthin. Nuk do te qash, mos qaj gjersa te neveritet merzija jote e purpurt. Ti duhet te kendosh, shpirti im ! Veshtro une vete po qesh, une qe te thoja: Kendo me ze te fuqishem gjersa te heshtin edhe detet nga deshira jote e madhe, gjersa mbi detet e heshtur e te perndezur te shkas varka, kjo mrekulli e art dhe rreth shkelqimit te saj te versulen te gjitha gjerat e mira, te keqija e te mahnitshme.
Dhe ne te vertete frymemarrja ka aromen e kengeve te se ardhmes, ti tani digjesh dhe enderron, pi e etur ne bunaret ngushullimtare qe kumbojnë, dhe gezimi te prehet ne lumturin e kengeve te se ardhmes.
O shpirti im, te dhashe gjithcka edhe te miren me te fundit, ne duar nuk me mbeti me asgje, te fala dhe zjarrin e kenges, dhuraten time me te fundit. Fol tani fol, kush duhet te falenderoj?
apo me mire: kendo per mua, shpirti im ! Dhe me ler te falenderoj
 

Odeon

Relax
Ndokush më sheh..Por s'më njeh..
Ndokush me njeh..Por s'më sheh..
Ndokush më qesh..Por unë s'qesh..
Ndokush më shan..Kur i përqesh..
Ndokush më ka..Por s'më do..
Ndokend e desha..Por më lënduan..
Ndokush më humbi..Por u penduan..
Ndokush ndërron rrugën kur kaloj..
Ndokush me afrohet që t'a takoj..
Ndokend e kam pranë..اdo ditë e shikoj..
Ndokend e kam larg më ka marr malli t'a përqafoj..
Disa më urrejne..Disa më pëlqejne..
S'mund t'i pëlqesh gjithkujt..kjo eshte jeta..
Ndokujt si pelqen e verteta..
Jeto si do ti.. ata që të duan vërtet..
Nje dite do të duan mbret..!
 

Odeon

Relax
Shpesh filozofia me ben te eci krejt i vetem, por nuk merzitem sepse te ashprit udhetojne vetem, e ndersa te butet ashtu si delet ne tufe. Me pelqen te eci i vetem sepse njerezit shikojne, degjojne, dhe flasin, por shikojne keq, degjojne pak, dhe flasin shume, andaj ndonjehere me pelqen te humb duke shkruar pak e mire, se sa te shkruaj shume e keq e te fitoj shume. Do doja qe vetmine time t'a vishte çdokush, por kam frike se ajo nuk ju ben se eshte teper e madhe per ju, thone qe te perqafosh vetmine ngrohtesisht, fitojme nje dite jete shtese, keshtu pra te lutem perqafome vetmi ne kete plazh te braktisur ku kam mbetur, sepse shume flasin per vetmine por shume pak e kane provuar ndjesine e dashurise se saj.
Ata qe nuk perqafuan njehere te vetme vetmine, menduan disi se prapthi; sepse nxituan te rriten dhe me pas psheretine per rinine e humbur, humben shendetin per te bere para, e me pas humben parate per te rifituar shendetin, menduan me ankth per te ardhmen, e harruan te tashmen dhe si perfundim jetojne sikur nuk do vdesin kurre, dhe do vdesin sikur nuk jetuan kurre.
Tek mua vetmia solli meditimin e thelle deri ne lumturi nese eshte kjo fjala e duhur sepse lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion. Puno sikur të mos kesh nevojë për para, dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë, dhe kërce, sikur të të mos shihte njeri. Kujto se lëkura rrudhet, flokët bëhen të bardhë dhe ditët bëhen vite. Por kryesorja nuk ndryshon: Forca dhe bindja jote nuk kanë moshë. Shpirti yt është ai që largon tutje çdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të. Pas çdo fundi ka një fillim te ri. Pas çdo arritjeje ka një sfidë tjetër për tu kapërcyer. Përderisa je gjallë, ndjehu i tillë. Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tënd.

Passion postime te reja do vijne pasi te permbyllet cikli i temes ne spostim e siper....
 

Odeon

Relax
Nuk i urrej njerezit qe me xhelozojne, perkundrazi, i dua ata, sepse jane pikerisht keta njerez qe mendojne qe shkrimet e mia jane me te mire se ata. Une ngrej dolli per kohen qe kaloni ne keto shkrime, do te keni lene dhimbjen pas dhe jeni gezuar per te ardhmen, do te doja te mos merziteshin sepse askush nuk i ka te gjitha. Une kam veprime qe japin, por kam dhe fjale qe heshtin, a s'jam nje i vuajtur qe kerkoj lumturi pa dhembje sikur shiun pa ylber ! Ashtu jane dhe shkrimet e mia qe me dehin pa u dehur, prandaj ju jap shkrimet qe meritoni dhe jo ato qe kerkoni. Te me ndjeni lexuesit e mi, i tille jam gjithmone I ASHPER !
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ndokush më sheh..Por s'më njeh..
Ndokush me njeh..Por s'më sheh..
Ndokush më qesh..Por unë s'qesh..
Ndokush më shan..Kur i përqesh..
Ndokush më ka..Por s'më do..
Ndokend e desha..Por më lënduan..
Ndokush më humbi..Por u penduan..
Ndokush ndërron rrugën kur kaloj..
Ndokush me afrohet që t'a takoj..
Ndokend e kam pranë..اdo ditë e shikoj..
Ndokend e kam larg më ka marr malli t'a përqafoj..
Disa më urrejne..Disa më pëlqejne..
S'mund t'i pëlqesh gjithkujt..kjo eshte jeta..
Ndokujt si pelqen e verteta..
Jeto si do ti.. ata që të duan vërtet..
Nje dite do të duan mbret..!
Ne gjithesin e cdo kujt trokita neper net ,here me yje here me shi.
Agimet me zune si lypsare neper dyer te mbyllura e dritare te zhubravitura.
Pastaj gjithesin e botes e ngushtova , timen dashurova.
Qe nga kjo dashuri, naten nuk dal me , diten thur gjithnje nga nje kenge me nota qielli te hapur te larget por te paqet.

:)) Urime urime Odeon ,vargjet tuaja me siper me pelqyen teper.
 

Odeon

Relax
Odeon nuk bëhet i varfër atëherë kur s’ka ç'te shkruaj, por kur ka çfare te shkruaj dhe se ndan me askend. E kam dashuruar filozofine e embel, qe nuk fshihet, dhe ne pranga te me mbaje, pikerisht ate qe me mban atje ku do ajo, aq sa do doja te bija brenda saj si ne nje qiell te kujdesshem, qe nuk te harron. Filozofia është si paqja në jetë, por është dhe si një luftë që nuk e di ç'të pret, është si fushë me lule, por dhe si shkretëtirë, është e ëmbël mjaltë, por dhe zeher me kripë, është si zogu që gjithkund fluturon por është dhe si bletë që veç në bukuri mendimesh shkon.
Nuk dua te fshij asnje dite te jetes sime, ditet e bukura me kane dhuruar lumturine, ato te shemtuarat me kane dhene pervojen, ato te keqiat me kane mesuar te jetoj, pikerisht......Jeta nganjehere te merzit sepse ate që do, s'mund ta kesh! ajo që ke, nuk të bën të lumtur, ajo që të bën të lumtur, nuk është pergjithmonë, dhe perfundimisht ajo që është pergjithmon, te merzitet. Prandaj mbylli disa dyer! Jo për krenari, por sepse nuk janë më të përshtatshme për jetën tënde.
 
Top