• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Astma bronkiale

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Astma bronkiale është sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e sensibilitetit të trakesë, bronkeve dhe bronkioleve ndaj shkaktarëve të ndryshëm, e cila shoqërohet me ngushtim të fortë të rrugëve të frymëmarrjes.Mr. sci. dr. Fatmir Ismaili,
Pulmolog



Shkaktarët astmës bronkiale atopike janë :
* alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit, (pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje)
* trashëgimia
* poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë).
* Pirja e duhanin, kafja, alkooli, lëngjet e gazuara, etj.

Shkaktarët e astmës bronkiale joatopike janë :
* ngacmuesit jospecifikë si, infeksionet, inhalimet ngacmuese të gazrave
* mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë
* lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm
* streset emocionale
* ilaçet
* ushqimet, viruset e ndryshme
Mekanizmi i sulmit akut astmatik shoqërohet me:
* ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes,
* hipersekretim të gjëndrave të mukozës
* ënjtje të membranës mukozale dhe të murit bronkial.
Astma bronkiale shoqërohet me triasin e simptomave
* tajitje e tepruar e sekretit në rrugët e frymëmarrjes
* frymëmarrje e vështirësuar
* kollë me këlbazë
* zhurmë fishkëllyese, gurgulluese.


Statusi astmatik
Statusi astmatik paraqet formën më të rëndë të sulmeve astmatike e cila zgjat më tepër se 24 orë dhe është rezistent në përdorimin e medikamenteve-bronkodilatatorë.
Shkaktarët e sulmeve astmatike mund të janë si pasojë e obstruksionit të bronkeve të vogla ose bronkioleve.
Obstruksionin bronkial e shkaktojnë tre faktorë:
* kontraksioni
* hiperaktivitetit i muskulaturës bronkiale, (Bronkospazmus)
* edema mukozës bronkiale
* hipersekretimi
Faktorët produktivë të cilët favorizojnë sulmin asmatik janë: infeksionet e traktit respirator (infeksionet virusale), thithja e mjeteve irrituese (ajri i ndotur tymi i cigares) pluhuri dhe gazrat, thithja e polenit dhe e substancave dëmtuese kimike, thithja e ajrit të ftohtë, ngarkesat emolionale, streset, medikamentet (salicilatet, antireumatikët josteroidë).
Bronkospazmi paraqitet për shkak të ngacmimit refleksiv të n. Vagusit (ose nëse shkaktari vepron në muskulaturën e bronkeve). ثshtë i mundshëm kombinimi i dy mekanizmave. Status asmatikus e ndeshim shpesh te të rriturit me shenja të keqësimit progredient të bronkospazmit edhe krahas mjekimit, në këto mund të zhvillohet: hipoventilimi pulmonal, dhe insuficienca respiratore.
Ekzistojnë dy forma statusi astmatik:
* Forma e parë paraqitet si pasojë e infeksionit, paraprak janë gjendjet febrile, dhe
* Forma e dytë fillon shpejt me atak astmatik frymëzënie dhe nuk mund ta prevenojnë as mjetet e rëndomta që përdoren për mjekimin e sulmit astmatik.
Që të dy format shoqërohen me pamjaftueshmëri të rrugëve të frymëmarrjes dhe me ndryshime të rënda në përmbajtjen e gazrave në gjakun arterial, si dhe me ndryshime kardiovaskulare, neurologjike dhe psikiatrike.


Simptomat dhe shenjat e sëmundjes
I sëmuri është në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të theksuar, i shqetësuar, merr pozitë të detyruar, pozitë gjysmë ulur, lëkura është e zbehtë cianotike, shpesh kollitet pa mundësi të nxjerrjes së sekretit. Frymëmarrja është e dëgjueshme, fishkëllyese, gurgulluese me eksperium të zgjatur. Me shfaqjen e përgjumësisë, shumë shpejt paraqitet cianoza, me ndryshime në ritmin e zemrës takikardia dhe me rënie të shtypjes arteriale, këto janë shenja paralajmëruese për rrezikimin e jetës së të sëmurit.
Te format e lehta të sulmit astmatik zhvillohet dispnea, shqetësimi, i sëmuri është i drejtuar në kohë dhe në hapësirë:
Te format e rënda të sulmit astmatik – i sëmuri është shumë i shqetësuar, nuk është i orientuar në kohë dhe në hapësirë ose është somolentë, ndërsa.
Te format më të rënda të sulmit astmatik i sëmuri ndodhet në gjendje kome.
Pulsi është i shpejtuar rreth 100 në minutë, frekuenca e punës së zemrës është nën 80 në minutë dhe paraqet si një parashenjë për arrest kardiopulmonal ose frekuenca e punës së zemrës mund të arrijë deri në 110 min. Frekuenca e frymëmarrjes mund të arrijë mbi 25 respiracione në minutë. Shtypja e i gjakut mund të jetë pak e ngritur ose në vlera normale. Mund të paraqitet hipotensioni që është shenjë e keqe. Nëse fëmija ose personat e rinj nga të dhënat e marra, që edhe më parë kanë pasur herë disa sulme astmatike si: frymëmarrje të vështiruar e dëgjueshme, fishkëllyese, gurgulluese me eksperium të zgjatur mund të bëhet fjalë për astmë. Por duhet të kemi kujdes te fëmijët dhe të personat e moshuar sulm astmatik, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, se mund të bëhet për mbyllje të rrugëve të frymëmarrjes nga trupat e huaj, bronhitisi, etj. Trupat e huaj në rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët mund të japin pasqyrën klinike të sulmit astmatik.


Ndihma e parë
* ABC…
* Vlerësoni shkallën e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të sëmurit
* Vlerësoni shkallën e gjendjes së vetëdijes
* Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm.
* Hapeni dritaret dhe siguroni ajër të pastër
* Të sëmurin vendosni në pozitë gjysmë ulur
* Bëni pyetje, se mos ka përdorë aspirinë beta bllokatorë.
* Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit, ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
* Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
* Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
* Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.
* Të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
* Jepni të përdor pompën inhaluese, në këto momente mund t’i ndihmojë të sëmurit shumë.
* Ftoni në ndihmë Entin e Ndihmës së Shpejtë që të sëmurin me sulm astmatik ta dërgoni në Entin shëndetësor për trajtim të mëtutjeshëm
.
 
Titulli: Astma bronkiale

DY pyetje kisha.

A eshte e vertet qe femijet me neurodermitis,jane shume me te rrrezikuar qe me vone te preken nga Astma se njerezit e tjere ?

Dhe sa ndihmon terapia e Hyposensibilisierung,qe per te ardhmen te mos ket rrezik te kthehet dhe nje here Alergjia?
 
Top