• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Guardiola: “Interi është një skuadër e frikshme, Murinjo një ndër më të mëdhenjtë”

25ztnog.jpg

Vullkani islandez dhe reja e çmendur kanë mbuluar Europën. Ai që mund të nxjerrë një përfitim të mundshëm nga hiri është Interi, i cili do të luajë sonte gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Barcelonës së Leo Mesi. Kjo ka detyruar blaugranët të heqin dorë nga udhëtimi komod me avion për Milano dhe të ndërmarrin një odise me autobus prej mijëra kilometrash e mbi 12 orë rrugë. Katalanasit janë nisur pasditen e të dielës në bordin e dy autobusëve, kanë kaluar natën në Kanë dhe dje në mëngjes kanë rinisur në orën 10.00 etapën e dytë dhe të fundit të udhëtimit për të arritur në Milano. Pak pas mesditës kanë mbërritur në qytetin italian dhe më pas kanë proceduar sipas programin me stërvitjen në San Siro. Sigurisht, nuk është udhëtimi ideal, edhe pse 20 të grumbulluarit e Pep Guardiolës do të kenë më shumë se 24 orë për t’u rigjeneruar në prag të ndeshjes. Por Serxhio Buskuets, pas stërvitjes së mëngjesit të së dielës ka paralajmëruar shokët, se udhëtimi-odise “nuk është absolutisht një justifikim. Në këtë pikë të sezonit, as udhëtimet, as ndeshjet e shumta nuk mund të jenë alibi: shkojmë atje për të fituar, siç bëjmë gjithmonë”. Madje, mijëra kilometra me autobus mund të jenë një avantazh, ka thënë mesfushori, duke përforcuar ndjenjën e familjes mes lojtarëve të Guardiolës. Skuadra ka mbërritur e lodhur nga udhëtimi, por gati e kompletuar. Sigurisht që do të mungojnë Andres Injesta, i dëmtuar. Por Guardiola ka rikuperuar Zlatan Ibrahimoviç, që ka luajtur 10 minutat e fundit në derbin me Espanjolin (0-0) dhe francezin Abidal. Ndërsa Interi, i cili ka luajtur të premten me Juventusin ka pasur 24 orë më shumë në dispozicion për t’u rigjeneruar. Për të tretën herë në këtë sezon do të kemi një duel të ri në distancë mes të arratisurve Ibra e Eto'o. Megjithatë, njerëzit te të cilët skuadrat respektive kanë varur shpresat janë Mesi e Shanjder. Argjentinasi është kërcënimi i madh i Interit. “Interi është një skuadër e madhe dhe në Champions ka zhvilluar disa ndeshje perfekte, tha dje në konferencën për shtyp trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Do të luajmë përballë një skuadre që të tremb dhe që mund të hedhë në fushë lojtarë të mëdhenj. Murinjo është një nga trajnerët më të mëdhenj në botë dhe për mua është një nder të përballem me të”.

t6ovnq.jpg

mrck85.jpg

25ewrrn.jpg

x37g1u.jpg

cj9f5.jpg

6yz0aa.jpg
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

ke then 1 fiton interi dhe i ke vu 10 euro bast :p

apo del neshja 1-10 :p lool
nese kitrra ka menduar per bast qe fiton 1-shi, sigurt i paskan ardh para fal
nga xhepi askush nuk do ti hidhte ne balte :D
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Murinjo: "Barça, skuadra më e fortë? Ta shohim..."


Trajneri i skuadrës së Interit pret një ndeshje me shanse të barabarta...
SOT ORA 20:45
Inter-Barcelona

Gjysmëfinalja e parë e Champions
Inter-Barcelona është një finale e parakohshme?

Nuk më pëlqen të flas për një finale të parakohshme, pasi ajo nuk ekziston. Ekziston vetëm loja që fiton. Edhe kur është Botërori nuk më pëlqen të shoh ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, pasi e është e panevojshme. Lioni e Bajerni meritojnë respekt, kanë mbërritur në këtë fazës, në të njëjtën mënyrë që kemi ardhur dhe ne.

Të gjithë kemi nga 25 për qind mundësi për të fituar trofeun. Lioni është në gjysmëfinale për herë të parë, por ka ardhur deri këtu nga eliminimi direkt dhe ka eliminuar Realin dhe Bordonë. Bajerni, sipas mendimit tim, ka një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe një histori të pasur trofesh. Jo, kjo nuk është një finale e parakohshme, duhet respekt për të tjerët.

ثshtë hera e tretë, që Interi luan ndeshjen e parë në shtëpi. Ndryshon kjo diçka?

Me mua është gjithmonë kështu, kur fitova Ligën e Kampioneve (me Porton) ndodhi e njëjta gjë. Me اelsin mbërrita në gjysmëfinale dhe luajtëm ndeshje e parë jashtë, në Barcelonë. Zakonisht më ndodh gjithmonë e kundërta. Rruga nuk ka qenë kurrë e lehtë dhe mendoj se është më vështirë të luash ndeshjen e parë në shtëpi.

Së fundi, Mesi ka ndryshuar shpesh pozicionin e tij në fushë. ثshtë më të vërtetë i pamarkueshëm?

Para së gjithash duhet të shohim si do të luajë nesër. Në çdo rast ky është futbolli, nuk duhet të mendojmë vetëm për të. Në ndeshjen e fazës së grupeve, Barcelona ishte superiore, por ndeshja u luajt në nëntor, shumë kohë përpara.

Ne kemi ndjekur rrugën tonë, ata të tyren. Ata ishin të zotë kur u përballëm në muajin nëntor, ne jemi më të mirë se atëherë. Në një eliminatore në të cilët thuhen se ata janë favoritë, e pranoj këtë analizë, por besoj se kemi 50 për qind të mundësive për të kaluar, saktësisht sa dhe ata.

اfarë mendon për zërat që të shohin në Madrid për vitin e ardhshëm?

Kam një kontratë me Interin dhe Reali ka një trajner të zotin. Bota e futbollit është plot me informacione dhe kundërinformacione, me gjëra të vërteta dhe jo të tilla dhe me shumë spekulime. Unë duhet të luaj në kampionat, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve, kam përpara vetëm ndeshje vendimtare. Jam shumë i preokupuar për të ardhmen tonë, e mendoj vetëm për këto gjëra, duhet të jem i qetë për të punuar për Interin.

Do të shohim një Inter më shumë sulmues apo mbrojtës?

Përgjigje që vlen një milion dollarë. Mesi ku luan? Po Abidal? Po Keita? Do të më pëlqente shumë t'i dija, por Pep (Guardiola) nuk më telefon për t'i më thënë dhe nuk besoj së në konferencën për shtyp do të flasë për këto.

Udhëtimi i gjatë i Barcelonës mund të ndikojë?

Nuk e di, duhet ta thonë ata. Nuk më duket një dramë. Ne në Moskë luajtëm kundër një skuadre që kishte një javë kohë për të përgatitur ndeshjen dhe në një fushë më bar sintetik. ثshtë e qartë që avioni është më komod, por për shembull Bergkamp dhe Mariga preferonin autobusin.

Si është Interi?

Interi është në pozicionin në të cilin 99 për qind e skuadrave do të donin të ishin. Natyrshëm, jemi në gjendjen e një skuadre që luajnë gjithmonë dhe këtë e bëjnë vetëm ato që janë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve: ne, Barcelona, Lioni dhe Bajerni. ثshtë normale, që kush luan kaq shumë ka më pak oksigjen se sa i ai që luan më pak.

Barcelona është skuadra më e fortë në botë?

Do ta shohim. Më të fortët janë ata që fitojnë trofeun më të rëndësishëm të botës. Ata fituan të fundit, do ta shohim nëse do të jetë kështu dhe këtë vit. Ne mundëm اelsin dhe Barça mundi Arsenalin. Për shkakun tonë dy ekipe angleze u eliminuan. Kemi një përgjegjësi të madhe, pasi e gjithë botë do të jetë përpara televizorit dhe e presin shumë këtë ndeshje.

Shnajder: "Dua kupën ta ngre në Madrid"

Uesli Shnajder ëndërron një hakmarrje perfekte. Të ngrejë trofeun e Ligës së Kampioneve në "Bernabeu", stadiumin në të cilin luajti dy vite me Realin e Madridit, e që e largoi verën e kaluar pas shumë komplimente. "E ndjek këtë ëndërr, qysh kur mbërrita tek Interi, - deklaroi lojtari holandez për faqen zyrtare të UEFA-s, pasi finalja luhet në "Bernabeu". Dëshiroj të fitoj dhe të ngre kupën në qiell. Mungojnë vetëm dy ndeshje për të bërë realitet ëndrrën time dhe kemi detyrën ta provojmë, pasi asgjë nuk është e pamundur".

Por, së pari Interi duhet të eliminojë Barcelonën e Lionel Mesit. "Mesi? Po, nuk e kam dëgjuar të flasë, - bën shaka Shnajder. - Besoj se në këto momente është lojtari më i fortë në botë, por jam i bindur se mund të bllokohet". Nëse Barcelona ka Mesin, Interi mund të besojë te Hoze Murinjo. "Një trajner i jashtëzakonshëm, - shpjegoi holandezi.

- Di si mund të nxjerrë më të mirën nga grupi apo nga lojtarë të veçantë. Ja përse kjo gjysmëfinale nuk më shkakton frikë. Ai do të na japë informacione që askush tjetër nuk mund të na japë". Kjo është "superforca e tij". Një forcë vendimtare për të arritur finalen dhe të dhurojë kupën tifozëve që e presin prej kohësh.

"Interi, - përfundoi Snajder, - ka një dëshirë të madhe për të fituar Ligën e Kampioneve, pasi flitet për një klub të madh. Nuk e di nëse do ta fitojmë këtë vit, por jemi duke u rritur dita-ditës dhe jam i sigurt se do të ndodhë shpejt. Tani jemi vetëm një hap larg, do ta provojmë", - përfundoi Shnajder.

Inter në vite në Champions

Interi ka luajtur shtatë gjysmëfinale në kompeticionin më të rëndësishëm europian, ku ka një bilanc prej katër fitoresh dhe tri humbjesh.

Interi ka humbur dy gjysmëfinale kundër Realit të Madridit, megjithatë zikaltërit kanë fituar Kupën e parë të Kampioneve, pikërisht kundër Realit, kur e mundën atë 3-1 në vitin 1964 në Vjenë. Interi ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e zhvilluar në shtëpi kundër skuadrave spanjolle, duke koleksionuar tetë fitore dhe tetë barazime. Gjithsesi, në raport me kualifikimet, janë spanjollet ato që janë me bilanc pozitiv: katër fitore dhe nëntë humbje.

Barcelona në vite në Champions

Barcelona ka koleksionuar një fitore dhe katër barazime në transfertë gjatë këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Humbja e fundit jashtë (pa ndeshjet kualifikuese) ka ndodhur në gjysmëfinalet e edicionit 2007-2008 kundër Mançester Junaitid. Barcelona ka luajtur dhjetë gjysmëfinale dhe bilanci është në barazim perfekt, pesë me pesë. Barcelona nuk ka mundur të shënojë në katër ndeshjet e fundit në shtëpi.

Me bluzën e Barcelonës, trajneri Guardiola ka eliminuar Porton në gjysmëfinalen e sezonit 1993-1994, që luhej me një ndeshje. Në sezonin 1991-1992, përkundrazi, gjysmëfinalet nuk ishin të parashikuara. Barcelona do të luajë transfertën e tetë në "San Siro", ku deri tani ka koleksionuar dy fitore, tre barazime dhe dy humbje.

Barça ka luajtur për herë të parë në Milano në gjysmëfinalen e vajtjes në Ligën e Kampioneve 2005-2006 kundër Milanit, duke fituar 1-0 me golin e Lydovik Zhyli në minutën e 57-të. Formacioni katalanas ka fituar dy gjysmëfinale të Kupës së Kupave kundër dy skuadra italiane: Fiorentinë në vitin 1997 dhe Juventusin në vitin 1991. Bilanci i Barcelonës në transfertat në Itali numëron pesë fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje.

Barcelona ka fituar Kupën e parë të Kampioneve kundër një skuadre italiane, Sampdorias, duke fituar 1-0 në vitin 1992 në "Uembli" të Londrës. Në vitin 2004, megjithatë u shkatërrua 4-0 nga Milani. Blaugranasit fituan finalen e vitit të kaluar në Romë, duke mundur 2-0 Mançester Junaitid.
Shekulli
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Nuk jam fans i asnjeres nga keto 2 ekipe, por disi kam nje parandjenje se ka per t'fituar Interi
 

Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Nderrova mendje :D 0-3 Qe ne pjes te par :D lol
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Trajneri i skuadrës së Interit pret një ndeshje me shanse të barabarta...
Sonte gjithqka mund te ndodh, vetem barazi nuk do t'ket sepse ska dal skuader qe me teper se 10 ose 15 minuta ka qendruar e barabarte me Barcelonen.


Shnajder: "Dua kupën ta ngre në Madrid"

Uesli Shnajder ëndërron një hakmarrje perfekte. Të ngrejë trofeun e Ligës së Kampioneve në "Bernabeu"
Shjanderit i deshiroj enderrim te kendeshem, deri ne oren 20:45.
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Inter do fitoj patjeter sonte dhe sikur ne fushe te zbresi Zoti vete dhe te luaj ne krah te Mesit .

Parashikimi im : Inret 3 ----Barsa 0
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Inter do fitoj patjeter sonte dhe sikur ne fushe te zbresi Zoti vete dhe te luaj ne krah te Mesit .

Parashikimi im : Inret 3 ----Barsa 0
Ti shenosh Barcelones 3 gola duke mos i pesuar 6 mund te ndodh vetem ne playstation.
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Ti shenosh Barcelones 3 gola duke mos i pesuar 6 mund te ndodh vetem ne playstation.
Pa pa pa sa i veshtire qe je !!!! SHUME I MUJSHUM je o Preshovar ! As me parashiku e me enderru nuk do me m'lan per shpirt qe ke.
 

Humbesi

Anëtar i ri
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

1sh-1sh ne gjuhen sportive :D
Ne gjuhen dialektore; fitojna na ! (Kush jena na? INTERI! :D )
 

METi

-=EdoLorEli=-
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Dream On Inter fans :D!

Ju preferoj fansave të flakte të Interit që mos ta shikojnë ndeshjen fare sepse Barcelona edhe pse e rraskapitur nga rruga e gjatë do ta mund Interin ne fushën e saj me minimum 2 gola epërsi, rezultati final 1 - 3 apo 2 - 4 :)!
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Nuk jam mbeshtetes i asnjeres, ne fakt edhe pse tifoz i Milanit sonte mund te them hapur se mbeshtes Interin.
Pres nje ndeshje te mrekullueshme mes dy gjigandeve te futbollit te momentit.
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Pa pa pa sa i veshtire qe je !!!! SHUME I MUJSHUM je o Preshovar ! As me parashiku e me enderru nuk do me m'lan per shpirt qe ke.
Ka pas edhe raste tjera kur kam qen i veshtire, dhe si per çudi, ne fund ti je dorzuar. Nese ndodh ashtu si thua ti, un do ta pranoj qe gabova ne parashikimin. Edhe pse unë dhe ti dallojme mu aty : un kur bej parashikime kam ne mendje faktet, ti çfar enderron dhe e deshiron naten, e thua diten.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

: un kur bej parashikime kam ne mendje faktet, ti çfar enderron dhe e deshiron naten, e thua diten.
Sa eshte rezultati se po ndegjoja Kryeministrin Berisha ne ALSAT :lol::lol: s'di pse i lene keto derbet kur ka fjalime kaq te rendesishme:lol::lol:
 
Last edited:
Top