• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Interi përmbys Barcelonën
Giuseppe Meazza ishte arena e superduelit të parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Interit dhe Barcelonës, që përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1.

Në fillim të ndeshjes të dyja skuadrat shfaqën lojë të mbyllur me raste të pakta shënimi. Duhet përmendur se në pjesën më të madhe të ndeshjes, strategjia e Jose Mouronhos në ndaljen e Leo Messit u tregua e suksesshme, pasi argjentinasi nuk arrit ta shfaqë lojën e tij.

Ishte minuta e 19-të momenti i zhbllokimit të rezultatit, kur pas një depërtimi të bukur të Maxwell, Pedro Rodriguez kaloi mysafirët në epërsi.
Mirëpo, pas gjysmë ore lojë, Samuel Eto’o pasoi te Diego Milito dhe ky i fundit e gjeti për mrekulli Wesley Sneijderin, i cili nuk e pati të vështirë ta mposhtte portierin Victor Valdes, dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Douglas Maicon shënoi për epërsinë e parë të Nerazzurëve, ndërsa sërish asistues ishte Milito.
Një aksion i treshes Eto’o, Sneijder dhe Milito, u konkretizua nga ky i fundit, i cili shënoi me kokë golin e tij të merituar për rezultatin 3-1 (61’).
Deri në fund të ndeshjes, Blaugranët krijuan presion për të ndryshuar diçka në rezultat, mirëpo e patën të vështirë të thyenin mbrojtjen vendase, ndërsa nga ana tjetër kanë mundur të dënohen nga kundërsulmet e Interit.

Rezultati 3-1 është shumë i favorshëm për Interin për të kaluar në finalen e Madridit, mirëpo nuk duhet harruar se Barcelona është e aftë të bëjë gjithçka në ndeshjen kthyese në Camp Nou, e cila zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

SempreBarca, ta ka qmontue Barcen LOL hahahahahahah
 

Hakeri

Banned
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Une mendoj se Interi do te fitoje 3 - 1. Ju edhe mund te mos jeni dakord me mua, eshte mendim imi.
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

E bani nje gol Barsa sa me ma prish mu parashikimin , por prap shume afer isha .

Per mendimin tim Pepa Guardiola beri gabim , shume gabim qe nuk futi ne fomacion Leonel Mesin .
Nuk lihet ne stol te rezervava lojtari me i mire ne ndeshje kaq te rendesishme.
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

huhuhuhuhuh kush fitoj bre ? :p hahaha

IO SONO INTERISTA .
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
E bani nje gol Barsa sa me ma prish mu parashikimin , por prap shume afer isha .

Per mendimin tim Pepa Guardiola beri gabim , shume gabim qe nuk futi ne fomacion Leonel Mesin .
Nuk lihet ne stol te rezervava lojtari me i mire ne ndeshje kaq te rendesishme.
Parashikimi yt doli me i afert se i imi. Shume me i afert. Fitove kete her. Bravo !
Gabimi me i madh i Guardioles ishte kur besoi se kunder Interit mund ta luaj taktiken e njejt si me Realin. Nxori nje sulmues qe ishte inekzistent ne fushe - Ibrahimovic, dhe futi nje mbrojtes si Abidall. Ne Madrid edhe me 2 sumlues çau per disa her mbrojtjen por kete here nuk i funksionoi.
Messi ishte nen hije mbreme. Dhe si i tille nuk meriton noten me te ulet, por se bashku me Ibrahimovicin meritojne te mbesin te panotuar. Sepse as vrehej se ishin prezent ne fushe.
Tani un si çdo tifoz ne kto raste me duhet te mbaj shpresa ne ndeshjen e kthimit, sepse mbreme Interi ishte zot i fushes.

Sa eshte rezultati se po ndegjoja Kryeministrin Berisha ne ALSAT :lol::lol: s'di pse i lene keto derbet kur ka fjalime kaq te rendesishme:lol::lol:
Ti e pate per tme ngacmu apo me tvertet ishte bast ai ?
Nese po, i honksh me t'shnosh :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Ti e pate per tme ngacmu apo me tvertet ishte bast ai ?
Nese po, i honksh me t'shnosh :D
Hiq me pake se nje 10 -she perkunder kuotes 2.95 ne Toto Sport :kercim:kshu qe kur te dalesh ne shehrin e Prishtines i bejme rrush e kumbulla :kercim: Them te drejten une shikova Salen ne ALSAT, meq dikush me tha se Messi ishte angazhu vetem ne mbledhje topash jasht fushe :gjujpeshk:
 

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Hiq me pake se nje 10 -she perkunder kuotes 2.95 ne Toto Sport :kercim:kshu qe kur te dalesh ne shehrin e Prishtines i bejme rrush e kumbulla :kercim: Them te drejten une shikova Salen ne ALSAT, meq dikush me tha se Messi ishte angazhu vetem ne mbledhje topash jasht fushe :gjujpeshk:
Haha. Jo per te mos then qe nuk beri asgje, Messi gjuajti 1 here te vetme ne porte. Pastaj e dhjeu te teren lol
Me ato qe i ke fituar mund ta provosh fatin edhe sonte, ku me shume gjasa do te fitosh prap nese luan 1-shin
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Haha. Jo per te mos then qe nuk beri asgje, Messi gjuajti 1 here te vetme ne porte. Pastaj e dhjeu te teren lol
Me ato qe i ke fituar mund ta provosh fatin edhe sonte, ku me shume gjasa do te fitosh prap nese luan 1-shin
E kam futur por ne ca kombinime edhe me ca loje tjera dhe me shifer te vogel sa per naj kafe.

Uroj qe ndeshjen e kthimit te sherohet Maicon qe e beri rrote Barcen dhe gjithashtu lutem qe te mos futet Baloteli i dehur ne fushe :eek:hh:
 

Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

He mer shyqyr qe ju erdhi goja 1 her ju interistave :p :p duroni se ka dhe 1 ndeshje tjeter :D po u kualifikuat ateher flisni e mburruni :p :p
 

AUSTRALIANI_VIP

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

o romanisto normal qe na erdh goja se ke bo i tuf postime barca barca do fitoje kaq do fitoje aq ku ekeni barcen e modhe ..
 

Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

o romanisto normal qe na erdh goja se ke bo i tuf postime barca barca do fitoje kaq do fitoje aq ku ekeni barcen e modhe ..
po i lumt mer qe fitoj ai interi jot . po mos harro qe ka dhe 1 ndeshje tjeter aty ne ferr :D nqs se kaloni ne finale hallall :)

pastaj Kampionatin italian sna i merni dot :D kenaquni me gjysem finalen ose me finalen e championsit :D kampionatin e kena ne ket vit :p :D
 

AUSTRALIANI_VIP

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

haha ferr thot ferr eshte barca prit ti boje noi gol interin sa per kampionatin dhe ate ne xhep e kena!:)
 

Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

haha ferr thot ferr eshte barca prit ti boje noi gol interin sa per kampionatin dhe ate ne xhep e kena!:)
ca keni ne xhep ju mer :D e kena ne ne xhep :p Skeni gjo ne dor ju per kampionatin :D e ka roma vet ne dor :)
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Në finale- jo Barca, por Interi
Të mërkurën mbrëma në Camp Nou, Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar supersfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1-0.

Takim i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1, ashtu që rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 3-2 në favor të Interit.

Nga minuta e parë e takimit, Barcelona ishte skuadër dominuese në fushë dhe loja zhvillohej në gjysmëfushën e Interit. Mirëpo, përkundër këtij dominimi, vendasit nuk arrinin të thyenin mbrojtjen e fortë mysafire, dhe njëherit arritën të krijojnë pak raste.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte i Leo Messit, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Julio Cesar (32’).

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë, ishte përjashtimi i Thiago Mottas me kartonin e dytë të verdhë (28’), megjithatë Blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë dhe pas 45 minutave rrjetat heshtën.

E njëjta skenë në fushë u shfaq edhe në pjesën e dytë, me dominim të plotë të Barcelonës, porse vështirë se thyhej Interi.

Nerazzurrët arritën të bëjnë rezistencë deri në minutën e 84, kur pas një pasimi të Xavit, mbrojtësi Gerard Pique shënoi golin e shpresës për Barcelonën.

Duke qenë se iu nevojitej vetëm edhe një gol për të kaluar në finale, Blaugranët shtuan edhe më shumë presionin para portës së Julio Cesar, mirëpo nuk arritën të realizojnë deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Interi të kalojë në finale.

Në finalen e madhe të Bernabeut, Interi do ta ketë kundërshtar Bayern Munichun që në gjysmëfinale eliminoi Lyonin. /Telegrafi/
 

vitk

Anëtar i Respektuar
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

ndeshje shume e merziteshme dhe megjithese brca e dominovi ndeshjen ne mbatjen e topit rastet ishin shume te rralla per te shenuare (pavarsishte se dhe ja analluan golin)
finalen kame deshire per interin por kame frike se gjermanet nuk te falin
 

JetMir

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Titulli: Barca e lodhur, por sot nuk mund te ket alibi

Me vjen shume keq per fitozet e barcelones .... porr.... Io Sono Interista :)

 
Top