• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Barcelona

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Barcelona pa mëshirë, 8-0 Osasunës, Mesi shënon tre herë

Pas dy barazimeve 2-2, me Santanderin në kampionat dhe Milanin në Ligën e Kampioneve, Barcelona është kthyer tek shfaqjet me shumë gola. Barcelona ka mposhtur thellësisht 8-0 Osasunën duke treguar edhe një herë se brenda La Ligës spanjolle zhvillohen paralelisht dy kampionate. I pari ka të bëjë mes Barcelonës dhe Realit, se kush zë vendin e parë dhe gara tjetër ka të bëjë me skuadrat e tjera se kush zë vendin e tretë? Barcelona e trajnerit Pep Guardiola e ka pasur si një ndeshje kontrolli sfidën me Osasunën, takim i zhvilluar në “Kamp Nou”. Leo Mesi ka shpërthyer me një trigolësh duke e lënë të hapur betejen me Kristiano Ronaldon se kush do të jetë golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll. 2 gola ka shënuar edhe David Vila, ndërsa Fabregas vijon të shkëlqejë, ku përveç lojës së mirë dhe asisteve, ka shënuar edhe një gol, gjë të cilën e ka bërë edhe Ksavi. Osasuna në pamundësi të shënojë në portën e Barcelonës arrin ta konkretizojë në portën e saj, ku Roversio shënon një autogol në minutën e 40-t.
 
Top