• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bashkëpunëtorët dhe organizatorët e një skenari mashtrimi

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kishte harruar portofolin ne shtëpi dhe si pasojë iu harxhua dhe benzina e makinës në një rrugë jashtë qytetit të Nju Xhersit.
Doli jashtë makinës duke mos ditur çfarë të bëjë. Nga larg pikasi një të pastrehë që ishte ulur pranë një kazani plehrash. Edhe ai e vuri re dhe u ngrit dhe duke iu afruar e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë.
E pllakosur nga frika, iu përgjigj se nuk kishte nevojë për ndihmë dhe se ishte mirë, gjë e cila e detyroi të pastrehun të kthehej pas për tek streha e tij.
Kaluan minuta dhe i pastrehu u ngrit dhe duke iu afruar vajzës i tha:"Jam i bindur që keni nevojë për ndihmë. Ju lutem kini besim tek unë!"
Duke parë këmbënguljen e tij, vajza i tregoi se i kishte mbaruar benzina dhe se kishte harruar çantën me para dhe me celular në shtëpi.
I pastrehu i tha:"Hyr në makinë dhe më prit! Do të kthehem për çerek ore."
Sa më shumë që priste në makinë, aq më shumë e kapte paniku dhe frika. Pas një gjysmë ore, djali i pastrehë u kthye me një bidon me benzinë në dorë dhe kur u afrua i tha:"Më vjen shumë keq, nuk kisha më shumë se 20 dollarë, por besoj se kaq të mjafton sa për të mbërritur në shtëpi."
Pasi ndezi makinën, vajza i kërkoi ta shoqërojë deri tek shtëpia e saj, me qëllim që ti kthejë borxhin, por ai i tha:"Sprish punë. Ato para mi dhuroi dikush tjetër dhe u largua pa e njohur fare."
Mori makinën dhe u largua, për tu kthyer sërish me të fejuarin e saj, që ti kthejë borxhin, bashkë me shumë rroba.
Këtë ngjarja ajo e postoi në facebook, shoqëruar me foton e djaloshit të pastrehë. Kjo histori u përhap në mediat sociale dhe u organizua dhe një fushatë për mbledhjen e parave për ti blerë të pastrehut një shtëpi. U mblodhën 100 mijë dollarë donacione dhe po, ia blenë një shtëpi.

-
-
-
-
-
Por, më surprizuesja nuk ishte kjo, por fakti që policia zbuloi se të tre ishin bashkëpunëtorët dhe organizatorët e këtij skenari mashtrimi.


78504323_1465374596972601_2659085510756007936_n.jpg
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Sa ka nga ne qe perdorin kete metode, pak a shume te ngjajshme !? Sidomos lypsaret me shumice, eshte bere biznes :D
mos thuaj “ne” se ndihem keq :p

Kam pare nje emision
Ku roman Gypsies kishin shtepi vila ne Rumani dhe jo vetem kaq makina luksoze dhe Benin lavish life style....
Nderkohe qe bejne para duke lypur neper Europe
Madje kur e pyet nje gazetar dhe I thote nje gruaje pse lyp? Kur ti mer gjithe keto benefite nga ky shtet?
Ajo tha sepse keshtu jemi mesuar e kemi pjese te tradites
Pak a shum si Ed Rama qe han qyl thjeshte ai nuk lyp ai ti mer me hir e pa hir lol
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Po NE jemi bere si gypsies :p - Njoh me fytyra tamam keshtu gra qe lypin, por kane veture, shtepi etj etj.
 
Top