• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

cent

Banned


Në Champions Ligë, episodet, përqëndrimi dhe yjet janë elementë që mund të bëjnë diferencën, dhe në dy sfidat e para, ndërthuren pikërisht këto tre detaje, për të nxjerrë rrezultatet e akteve të para. Bajerni i Mynihut, dominon por për të arritur te goli ka nevojë, për dy gabime të portierit të Juventusit, Bufon, që tradhëton në ndeshjen më të rëndësishme me bavarezët që fitojnë 2-0. Ndërsa në Park De Prince, janë deri diku Mesi, dhe Ibrahimovic që vendosin sfidën, por dëmtimi i argjentinasit dhe episodi i golit të barazimit të parizienëve, me suedezin dukshëm në pozicion jashtë loje i dhanë një tjetër rrjedhë kësaj ndeshjeje, të cilën nuk mundën dot ta ndryshonin as golat e Xavi Hernandez dhe të Matuidi, me shifrat që në fund në tabelën elektronike të impiantit parizien u fiksuan në 2-2.

Sigurisht që të gjesh përballë Bajernin e Mynihut këto kohë, është një mallkim i fatit. Juventus ishte i ndërgjegjshëm, se shorti u tregua kapricoz me ta në fazën cerekfinale, por përpos koeficentit të vështirësisë, bardhezinjtë nuk gjejnë mbështetje të Xhanluixhi Bufon. Bavarezët në fakt, e kanë ndeshjen nën kontroll në pjesën më të madhe të saj, por fati i puth në të dyja faqet, që në sekondën e 25-të, kur një goditje e Alabas, u devijua në portë nga Vidal, duke i dalë nga trajektorja dhe portierit të bardhezinjve. Një 1-0 që rrezikon shpeshherë të bëhet 2-0, por Roben, që zëvendësoi Kros të dëmtuar, vonon shumë manovrën sulmuese të Bajernit, me mbajtje topi të ekzagjeruara. Gjithsesi në pjesën e dytë, Bajerni e konkretizon superioritetin e tij, sërish falë një rrëshkitje të Bufon, që nuk e thith sic duhet topin duke e lënë në këmbët e Mandzukic, që dhuron një pasim të artë për Myler, që thjesht shtyn drejt fundit të rrjetës për golin e 2-0.

Juventus përpiqet të reagojë, por 2-3 goditje drejt portës së Neuer janë shumë pak për të pretenduar më shumë. Bajerni fiton pastër dhe hedh një këmbë drejt gjysmëfinaleve, ndërsa Juventus me siguri nuk do të dorëzohet por javën e ardhshme në kthim, bardhezinjtë do të kenë nevojë për ndeshjen perfekte. Nuk mund të cilësohet një rezultat i keq 2-2 ai i regjistruar nga Barcelona në Paris, në një ndeshje spektakolare, ku u përgjigjën në apel dhe dy yjet e dy skuadrave. Mesi shënoi i pari në të 38-tën, por doli nga fusha e lojës në fundin e pjesës së parë si pasojë e një problemi muskular, që bën me dhimbje koke Vilanovën që në rikthimin e tij. Manovra e Barcelonës nuk ka të njëjtin efikasitet pa argjentinasin, dhe po t’i shtosh këtu dhe një gol jashtë loje të Ibrahimovic siguirsht që ndeshja fillon të peshojë nga parizienët. Goli i Xavit madje nga pika e bardhë nuk arriti t’i japë fitoren katalanasve, pasi Matuidi i mbërtheu në fund, duke lënë në frymëmarrjen e fundit shpresën e parizienëve për një kualifikim për ndeshjen e kthimit në Camp Nou.
/BeratiLive
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Italy
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Dhe keta juventinet qe kishin shpresa me fitu, Eh medet per 90 minuta nuk kan kuptuar asgje, Nuk kam fol asnjeher me tifozllik por gjithmon i kam then qe Bajernin esht shum me i fort dhe jan akoma me te fort se vjet dhe se vitin kur e humben Championsin me Interin, Dhe pse asgje nuk esht e mbyllur do jet teper e veshtir per te fitur 2-0 ne Itali.
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Vendndodhja
Hitler Land
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Rendesi ka qe shkuan deri ne tetshen me te mire te Europes dhe skualifikuan nje ekip te permasave te Celtic.
2 Gjermane 2 spanjolle ne katershe.


Ska lezet Real-Barça qe ne tetshe....
 
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Dhe keta juventinet qe kishin shpresa me fitu, Eh medet per 90 minuta nuk kan kuptuar asgje, Nuk kam fol asnjeher me tifozllik por gjithmon i kam then qe Bajernin esht shum me i fort dhe jan akoma me te fort se vjet dhe se vitin kur e humben Championsin me Interin, Dhe pse asgje nuk esht e mbyllur do jet teper e veshtir per te fitur 2-0 ne Itali.
Na cmenden dje para ndeshjes ato tifozet e juves si te cmendur midis Müenchenit ..........sa qetesi sot nuk degjohen me lol
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Dy gjerman dhe dy spanjoll ne gjysme finale.

Shpresoje shume ne Bajernin kete vite dhe kam pershtypjen se gjermanet me grupin e rinje te lojtareve ne dispozicion qe kan 8 vitet e ardhshme do na japin futboll shume cilesor.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Spo degjoj asnje ze nga tifozat juventin sot lol

Mase fiton Barcelona. :D
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Italy
Titulli: Bayern drejt gjysmëfinales, PSG-Barcelona vendoset në Camp Nou

Na cmenden dje para ndeshjes ato tifozet e juves si te cmendur midis Müenchenit ..........sa qetesi sot nuk degjohen me lol
Hahahaha e pra kur humbasin nuk i degjohet zeri, Ishalla nuk po e kthejne ktu ne itali se pastaj nuk mbahen me nje jav nuk duhet me dal nga shtepija :p
 
Top