• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bayern Mynih në finale, Barcelona turpërohet sërish

KYLE-XY

He is Not Alone


Barcelona që shënon në portën e saj është shëmbëlltyra e një gjysmëfinaleje që nuk u luajt kurrë nga katalanasit, një thirrje krenarie e stadiumit në startin e sfidës që nuk u dëgjua nga 11 futbollistët blaugrana, që u shkërmoqën përballë gjigandizmit bavarez. Në finale më 25 maj do të jetë Bajerni I Mynihut përballë Dortmundit, që me një sukses bindës zyrtarizon pushtimin e Uembllit nga gjermanët. Historia e dy gjysmëfinaleve përmblidhet e tëra në një rezultat të përgjithshëm regbie, plot 7-0. Skuadra më e mirë e kësaj dekadës së fundit, humbet iluzionet e saj në impiantin e Camp Nout përballë atij që mund të konsiderohet si ekipi më I mirë I Evropës së futbollit në këtë sezon. Bavarezët e shndërrojnë në një shëtitje transfertën e tyre në Katalunjë, përballë formacionit të Vilanovës, I cili sic duket parandjen grushtin e bavarezëve, dhe lë në stol Mesin duke e shpëtuar nga turpi I një humbje të rëndë. Që në start kuptohet qartë se pse katalanasit e shqiptonin me gjysmë zërin remuntadan e famshme ditët e fundit, pas asaj 0-4 të rëndë të marrë një javë më parë ne “Munchen Arena”. Katalanasit e kanë të vështirë të gjejnë vertikalizimet e tyre të zakonshme, aq sa këmbët e tyre duken si të drunjta mbi barin jeshil. Ndërkohë që Bajerni e ka një lojë fëmijësh të mbajë larg zonë ssë tyre blaugranat. Rastet në portën e Neuer janë me pikatore dhe rruga drejt finales duket e shtruar për bavarezët. Gjithsesi tapetin e kuq drejt Uembllit e shkel I pari Arjen Roben, që me një supergol, bën të dëgjohen fortë ato pak zëra gjermanë në “Camp Nou”.

Tani Barcelona ka nevojë për dy trepikësha, por Vilanova nxjerr jashtë snajperët e tij Iniesta dhe Xavi, për t’i mbrojtur nga makthi bavarez. Në fakt, katalanasit i dërgon zyrtarisht në ferr, Gerard Pique, që ngatërron portë duke lënë të shtangur Vicotr Valdes. Gjithsesi goleada e gjermanëve nuk ka përfunduar, pasi Myler rrëzon në tokë demin blaugrana në minutën e 76-të me golin e tij të tretë. Agonia e Barcës përfundon këtu. Në finale janë gjermanët. Ata të Bajern, për herë të tretë në këto katër vitet e fundit, dhe ata të Dortmundit. Toreadorët e plagosur mund ta ndjekin nga televizori ndeshjen. Historia në futboll ndoshta po rishkruhet. Burimi: Supersport
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Vendndodhja
Hitler Land
Titulli: Bayern Mynih në finale, Barcelona turpërohet sërish

Barcelona që shënon në portën e saj është shëmbëlltyra e një gjysmëfinaleje që nuk u luajt kurrë nga katalanasit
Me kete shkrim keni prekur te gjith Bavarezet...
7-0! 180' Minuta nuk mjaftuan per 1 gol? Tregon qe duhet te ndryshojn taktike dhe skeme loje,Alves duhet te shitet urgjentisht,duhen bler 3 mbrojtsa te kalibrit Thiago Silves dhe Dante-s plus nje i krahut. Song shum me mire se Buskuets dhe duhet Neymar me Gomez per sulmin nese e kan ber mend per te vazhduar per te qen kompetitiv.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Titulli: Bayern Mynih në finale, Barcelona turpërohet sërish

Barcelona me dy lojerat ne gjysemfinale tregoi se taktika e saje e lojes tashme eshte lexuar nga te gjithe dhe se eshte veshtire me te depertohet me tika-takat e tyre. Per fat te keq ne te dy ndeshjet kunder Bayern-it kryelojtari i tyre Messi nuk ishte ne forme ose nuk luajti fare. Sikur e tha edhe BoOoMBaStiCk barqes i duhet urgjent rifreskimi i mbrojtjes dhe dikush qe eshte shperthyes ne sulm. Nje gje kurre nuk do te arrij te kuptoj, pse qenderzohet ne 16-shen e kundershtarit kur Barqa nuk e ka asnje lojtar shtategjate qe te godas me koke???
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Bayern Mynih në finale, Barcelona turpërohet sërish

Ku eshte ajo fotoja e Messit qe qarkullonte neper FB se "eshte 1 Maji, jemi pushim", te kishin lozur sot, Barca do te fitonte :p
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Italy
Titulli: Bayern Mynih në finale, Barcelona turpërohet sërish

Digjenerim total e meriton Bayerni kupen. :)
 
Top