• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Begaj e Godelli kërcënojnë me bojkot të Botërorit

cent

Banned
Peshëngritësit e Kombëtares shqiptare, Romela Begaj dhe Daniel Godelli, kërcënojnë me bojkot të pjesëmarrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe kampionatin botëror të Polonisë që do të zhvillohet në tetor.

Shkak i “bombës” së lëshuar nga dy elitarët e pedanës kuqezi është moslikuidimi financiar për shpërblimet e medaljeve, por edhe të trajtimit ushqimor që u mungon prej 11 muajsh. “Sot (dje) ne kemi qenë në Ministrinë e Sporteve dhe kërkuam takim me ministrin për t’u sqaruar rreth detyrimeve financiare që na kanë si në trajtime ushqimore, por edhe në shpërblimet e medaljeve. Përgjigjja e tij ishte që të kontaktoni me zëvendësministrin, por telefoni i tij ishte i fikur, duke mos mundur të merrnim një qëndrim zyrtar për shqetësimin tonë. Më vjen shumë keq. Sot e kësaj dite ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe është e turpshme që në këtë 2013-n diskutohet një çështje e tillë. Pretendimi i ngritur prej nesh është i përcaktuar me vendim qeverie ku në momentin që përgjigja e antidopingut konfirmon që je i pastër, automatikisht tërheq shpërblimin. Kjo nuk ka ndodhur ende. Jo vetëm kaq, por përgjatë një viti vetëm një herë kemi marrë trajtimin ushqimor. ثshtë e turpshme. Më duhet të falënderoj Bashkinë e Tiranës që ka qenë korrekte me pagesat dhe me këto jemi mbajtur deri tani. Jemi futur në borxhe, më vjen turp të them që nuk kemi bukë të hamë. Ne si sportistë, së bashku me trajnerët, kemi vendosur të pezullojmë çdo aktivitet”, deklaroi Begaj, fituesja e dy medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013″, argjend dhe bronz në 63 kg, debutim për të në këtë peshë.
Godelli- Në një linjë qëndronte edhe kampioni i dyfishtë i Mesdheut, për të cilin situata është edhe më e dhimbshme, pasi nuk ka marrë as shpërblimet për medaljet e 2011-s. “Pas tre muajsh kemi kampionatin botëror të të rriturve dhe shpresonim se mund të dilnim mirë. Me këtë rast do të kërkonim edhe një mbështetje nga instancat më të larta. Në këto kushte është e kotë të bësh stërvitje dhe të vazhdosh të bësh sport. Duam pjesën tonë, atë që na takon. Siç kam thënë edhe ditë më parë, nëse gjërat nuk do të rregullohen, atëherë do të vlerësoj edhe ofertat nga jashtë”.
Trajneri Bishanaku- Më “diplomat” në përgjigje, trajneri i Godellit, Sokol Bishanaku: “Së pari falënderoj sportistët për medaljet e marra. Kanë arritur të japim maksimumin me gjithë stresin e përditshëm, ndërkohë në mënyrë të padrejtë djersa dhe sakrifica e tyre nuk po shpërblehet. Një problem më vete janë edhe trajtimet ushqimore, që normalisht duhet të ishin kategorizuar si paga dhe aty identifikohej profesionisti. Por, këto shqetësime kanë efekte negative në vijueshmërinë e përgatitjeve përpara kampionatit botëror. Apeli ynë është që të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur ky problem dhe uroj të mbyllet pozitivisht”, deklaroi Bishanaku, i cili vuri theksin edhe në vlerësimin e medaljeve. “Nëse Daniel Godelli do të përfitojë nga medalja e arit të fituar në Lojërat Mesdhetare 10 milionë lekë, në Turqi kjo medalje ekuivalentohet me 125 mijë euro. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje edhe biznesit privat që të na stimulojnë për të mundësuar fitimin e sa më shumë medaljeve, pse jo botërore dhe olimpike”.
Trajneri Hakcani: Në Ministri janë racistë
Trajneri i shtangistes Romela Begaj, Gazmend Hakcani, hodhi akuza të forta në drejtim të institucionit më të lartë sportiv në vend, duke e cilësuar personelin përgjegjës për sportet si racist. “Nëse nuk gjen zgjidhje kjo çështje, do të pezullojmë pjesëmarrjet. Kjo që po ndodh këtu te ne është një skandal, turp. Siç është larguar Elis Guri në 2008- n apo Luan Shabani në vitet 1990, elita të sportit në vend e botëror, kështu po kërkojnë të ikin edhe sportistët e 2013-s, si Romela Begaj apo Daniel Godelli. Gjithashtu shpreh indinjatën edhe për takimin e sotëm në ministri, sinqerisht na kanë ofenduar. Nuk e kuptoj kush e mban përgjegjësinë e pagesave. Në çdo institucion që i jemi drejtuar, po na përcjellin. A ka më turp kur një ministër nuk është në gjendje të menaxhojë 2, 3, 10 sportistë që nderojnë shtetin shqiptar në arenën ndërkombëtare? Pastaj edhe mënyra e interpretimit të ligjeve është qesharake, dhe kjo është produkt i Violeta Shqevit me shokët dhe shoqet e saj në ministri. Unë u bëj thirrje që të marrim masa pa humbur kohë, pasi po tallen me këta sportistë elitarë që ngrenë tonelata mbi shpatulla. Por, ata lart nuk e dinë këtë gjë, pasi nuk kanë bërë ndonjëherë sport në jetën e tyre. Nëse do të ndodhë që këta sportistë të largohen nga Shqipëria, do t’i tregojnë me gisht si tradhtarë. Jo, jo, janë ata që po sillen në këtë mënyrë ndaj sportistëve”.
/Panorama
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Begaj e Godelli kërcënojnë me bojkot të Botërorit

Gjithmone me kercenime lum ne per sportistet tan pffff ,ekuptoj deshperimin e tyre po bojkoti ndaj vendit nuk mundet te quhet zgjithje.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Begaj e Godelli kërcënojnë me bojkot të Botërorit

Ja se edi ka thene do ja kthejme ftyren sportit dhe vemendjen
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Begaj e Godelli kërcënojnë me bojkot të Botërorit

Ja se edi ka thene do ja kthejme ftyren sportit dhe vemendjen
I kthej vetem maskat ai tipi,spo shoh ndonje gje premtimi i shendetsise doli bosh sdo behet tani po brenda 4 viteve hahha po te rrime tek tema krenaria e te qenit shqiptar nuk paguhet me para edhe se kuptoj kete lloj shantazhi.
Eshte normale qe te kerkohen shperblimet e tyre nga sportistet po nuk eshte normale te thuhet pezullojme garat
 
Top