• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Berisha përgjoi 821 biseda të Ilir Metës me Ramën dhe bosë droge

Berisha përgjoi 821 biseda të Ilir Metës duke bërë pazare me Ramën dhe bosë droge, ja pse e mbyllën të tre dosjen.

sali-like-600x375.jpg

Ilir Meta pasi Spartak Braho i çoi në tavolinë dosjen e përgjimeve nga Visho Lika me porosori të Berishës: Ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin.

Në pranverën e vitit 2013, Ilir Meta nisi pazaret me Edi Ramën, ndërkohë që vazhdonte vjedhjet me grupin e drejtorëve të LSI, duke qeverisur me Sali Berishën.

Ky i fundit kishte arritur një vit më parë, pra në vitin 2012, që të emëronte një ushtar të besuar, Visho Ajazi Likën në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Detyra kryesore e Visho Ajazi Likës ishte të përgjonte të gjithë personat që i interesonin Sali Berishës, përfshirë edhe personazhe në PD që shanin Shkëlzenin apo që ishin të dyshimtë, siç ishte rasti i Sokol Olldashit.

Objekti kryesor i SHISH për t’u përgjuar dhe survejuar ishte Ilir Meta, tek i cili Berisha nuk kishte besim dhe që kërkonte të dinte çdo plan dhe lëvizje të fshehtë të tij. Nga një kontroll që organizoi Spartak Braho në zyrat e SHISH në vitin 2014, një vit pasi Berisha ishte rrëzuar nga pushteti, rezultoi se Ilir Meta ishte përgjuar me porosi të Berishës 821 herë.

Çdo bisedë që bënte Ilir Meta në telefon apo edhe “kokë më kokë” në ambiente publike dhe private, i shkonte Sali Berishës e zbardhur në tavolinë. Berisha u informua në kohë rekord për pazaret e Metës me Ramën, për t’u bashkuar në një koalicion në 2013, për të marrë dhe ndarë pushtetin.

Në këto rrethana, Berisha mori masa duke blerë dy deputetë të PS për të mbajtur në këmbë qeverinë. Por, ata që kanë parë dosjen e kontrollit që Spartak Braho bëri në zyrat e errëta të Visho Ajazi Likës, flasin për shumë biseda të Ilir Metës edhe me koka të trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Bisedat ishin tejet komprometuese dhe që mund ta çonin Ilir Metën në burg.

Në kohën kur Braho zbuloi përgjimin e bisedave të Metës, ky i fundit ishte kryetar Kuvendi.

Sa i takon përgjimit të tij, Meta u shpreh se: “E thashë edhe një ditë më parë, ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin. Problemi është që kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar. Nuk janë këto tema mjaft interesante për mua, madje këto punët e shërbimeve, të përgjimeve apo spiunimeve për mua janë ndonjëherë fare banale ose në të tilla kthehen kur njerëzit kërkojnë t’iu japin një rëndësi që nuk ekziston.

Por çështja e respektimit dhe zbatimit të ligjit është një problem mjaft i rëndësishëm për cilindo, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të institucionit dhe sigurisht që të gjithë duhet të jenë të qetë, sepse në rast se është shkelur ligji, siç pretendohet nga disa, padyshim që do të ketë përgjegjësi për këtë shkelje. Në raste se nuk është shkelur duhet të jenë të qetë, sepse nuk do të kenë përgjegjësi”

Raportin e kontrollit të përgjimeve nga SHISH për llogari të Berishës, Komisioni i Sigurisë Kombëtare me në krye Spartak Brahon, ia dërgoi Ilir Metës. Në një kohë kur Meta dhe Rama pritej të shkarkonin kreun e SHISH për përgjimet, ata befas e zhdukën raportin dhe e mbyllën këtë çështje.

Më vonë, Rama e dekoroi në fshehtësi Visho Ajazi Likën dhe bashkë me Metën e emëruan ambasador të Shqipërisë në NATO.

Megjithatë, Ilir Meta nuk ishte i qetë pasi Berisha kishte në dorë një dosje shantazhuese ndaj tij, atë të përgjimeve. Berisha i bënte presion dhe e kërcënonte me publikimin e bisedave. Nga ana tjetër, Edi Rama ishte përgjuar mbi 80 herë duke bërë pazare me Metën dhe njerëz të krimit. Në këto rrethana, Ilir Meta, përmes Spartak Brahos, siguroi një video të djalit të Berishës, i cili po bënte pazare me Monikën për koncesione.

Kur Sali Berisha e sulmoi fort Metën në 2015, duke e akuzuar se kishte porositur vrasjen e Mhill Fufit dhe Tom Doshit, Meta urdhëroi Brahon të publikonte videon me Shkëlzenin në sallën e Parlamentit. Berisha nga ana e tij e mori mesazhin dhe që nga ai moment, Meta, Rama dhe Berisha nisën të zbatojnë kodin e heshtjes për çështjen e përgjimeve./Pamfleti
 
E ken se sulmoj Berisha se🤦‍♀️Edhe deputet kosovar madje.
Berisha eshte komunist ne shpirt, ne gjak, komunist me bindje dhe si i tille ka perdorur gjithmone metodat komuniste per te qendruar ne pushtet, si pergjimet, shantazhet, vrasjet, zhdukjet etj etj.

Sa per ju kosovareve ju ka bere shume me keq se fjalet sepse tanket e serbeve vrisnin e prisnin neper Kosove me naften qe Berisha i kalonte Momcilo Bulatovicit nga Mali i Zi.
Serbia edhe pse ishte nen embargo ne 1999 kishte nafte me shumice, i ndihmonte baca Sale qe ka derdh kokrrat e lotit per Kosoven, i dhimbte shpirti per ju, i qante zemra por jo aq shume sa te mos furnizonte me nafte ushtrine serbe.
 
Jo mo jo ska mundesi , sben Berisha nga kto
 
Ishte kohe lufte..dhe askujt nuk i shkonte ne mendje diku tjeter vetem si te mbrohem nga serbi..Berisha ka pas autoritet te kosovare,,po tanime jo.

sa per furnizim me naft ushtrin serbe..beso
Se ktu disa biznesmen se i njohim.kan furnizu ushtrin serbe me naft edhe ne luften e bosnjes..nuk jan ma te mir ase ktu jo.
 
Jo mo jo ska mundesi , sben Berisha nga kto
Kete nuk e kam thene une por ish presidenti i Malit te Zi Momcilo Bulatovic ne autobiografine e tij e madje e sfidoi Berishen balle per balle por vdiq e Sala mire qe nuk i doli balle per balle por as nuk i komentoi akuzat e Bulatovicit.
 
Ceshtja eshte se ne duhet ti harrojme te gjitha kto dhe te besojme se njerezit ndryshojne cdo 4 vjet
Behen me te mire pavaresisht se duart i kane me gjak
 
Me keto akrobacira duan te mbijetojne politikanet tane..por po vjen nje dite...dhe eshte shume afer..dhe..
 
Berisha përgjoi 821 biseda të Ilir Metës duke bërë pazare me Ramën dhe bosë droge, ja pse e mbyllën të tre dosjen.

Shiko fotografinë 1756504

Ilir Meta pasi Spartak Braho i çoi në tavolinë dosjen e përgjimeve nga Visho Lika me porosori të Berishës: Ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin.

Në pranverën e vitit 2013, Ilir Meta nisi pazaret me Edi Ramën, ndërkohë që vazhdonte vjedhjet me grupin e drejtorëve të LSI, duke qeverisur me Sali Berishën.

Ky i fundit kishte arritur një vit më parë, pra në vitin 2012, që të emëronte një ushtar të besuar, Visho Ajazi Likën në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Detyra kryesore e Visho Ajazi Likës ishte të përgjonte të gjithë personat që i interesonin Sali Berishës, përfshirë edhe personazhe në PD që shanin Shkëlzenin apo që ishin të dyshimtë, siç ishte rasti i Sokol Olldashit.

Objekti kryesor i SHISH për t’u përgjuar dhe survejuar ishte Ilir Meta, tek i cili Berisha nuk kishte besim dhe që kërkonte të dinte çdo plan dhe lëvizje të fshehtë të tij. Nga një kontroll që organizoi Spartak Braho në zyrat e SHISH në vitin 2014, një vit pasi Berisha ishte rrëzuar nga pushteti, rezultoi se Ilir Meta ishte përgjuar me porosi të Berishës 821 herë.

Çdo bisedë që bënte Ilir Meta në telefon apo edhe “kokë më kokë” në ambiente publike dhe private, i shkonte Sali Berishës e zbardhur në tavolinë. Berisha u informua në kohë rekord për pazaret e Metës me Ramën, për t’u bashkuar në një koalicion në 2013, për të marrë dhe ndarë pushtetin.

Në këto rrethana, Berisha mori masa duke blerë dy deputetë të PS për të mbajtur në këmbë qeverinë. Por, ata që kanë parë dosjen e kontrollit që Spartak Braho bëri në zyrat e errëta të Visho Ajazi Likës, flasin për shumë biseda të Ilir Metës edhe me koka të trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Bisedat ishin tejet komprometuese dhe që mund ta çonin Ilir Metën në burg.

Në kohën kur Braho zbuloi përgjimin e bisedave të Metës, ky i fundit ishte kryetar Kuvendi.

Sa i takon përgjimit të tij, Meta u shpreh se: “E thashë edhe një ditë më parë, ishte një kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin. Problemi është që kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar. Nuk janë këto tema mjaft interesante për mua, madje këto punët e shërbimeve, të përgjimeve apo spiunimeve për mua janë ndonjëherë fare banale ose në të tilla kthehen kur njerëzit kërkojnë t’iu japin një rëndësi që nuk ekziston.

Por çështja e respektimit dhe zbatimit të ligjit është një problem mjaft i rëndësishëm për cilindo, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të institucionit dhe sigurisht që të gjithë duhet të jenë të qetë, sepse në rast se është shkelur ligji, siç pretendohet nga disa, padyshim që do të ketë përgjegjësi për këtë shkelje. Në raste se nuk është shkelur duhet të jenë të qetë, sepse nuk do të kenë përgjegjësi”

Raportin e kontrollit të përgjimeve nga SHISH për llogari të Berishës, Komisioni i Sigurisë Kombëtare me në krye Spartak Brahon, ia dërgoi Ilir Metës. Në një kohë kur Meta dhe Rama pritej të shkarkonin kreun e SHISH për përgjimet, ata befas e zhdukën raportin dhe e mbyllën këtë çështje.

Më vonë, Rama e dekoroi në fshehtësi Visho Ajazi Likën dhe bashkë me Metën e emëruan ambasador të Shqipërisë në NATO.

Megjithatë, Ilir Meta nuk ishte i qetë pasi Berisha kishte në dorë një dosje shantazhuese ndaj tij, atë të përgjimeve. Berisha i bënte presion dhe e kërcënonte me publikimin e bisedave. Nga ana tjetër, Edi Rama ishte përgjuar mbi 80 herë duke bërë pazare me Metën dhe njerëz të krimit. Në këto rrethana, Ilir Meta, përmes Spartak Brahos, siguroi një video të djalit të Berishës, i cili po bënte pazare me Monikën për koncesione.

Kur Sali Berisha e sulmoi fort Metën në 2015, duke e akuzuar se kishte porositur vrasjen e Mhill Fufit dhe Tom Doshit, Meta urdhëroi Brahon të publikonte videon me Shkëlzenin në sallën e Parlamentit. Berisha nga ana e tij e mori mesazhin dhe që nga ai moment, Meta, Rama dhe Berisha nisën të zbatojnë kodin e heshtjes për çështjen e përgjimeve./Pamfleti

Pamfleti eshte portal shume problematik. Eshte 'par excellence' ne propagand. Punojn fort per te krijuar nje pershtypje profesionale dhe te paanshme. Mbrapa tyre qendrojn investime serioze ne kapital dhe informacion sepse kuptohet qe shpeshhere kane edhe info konfidencial. Por qasja e tyre eshte propagand gjithsesi. Kuptohen vetem ne tema mbi te cilat lexuesi ka info te detajuar. Nje miku im u kap ne debat me ata ne faqen e tyre ne Facebook per nje ceshtje qe e njihte mire. Pasi admini i faqes deshtoi me perpjekjet ne debat, i vendosen 'block'.

Sa per temen ne fjale, ka dyshime shume te arsyeshme se Rama eshte pergjuar nga nje agjensi e sigurise kombetare por nuk eshte SHISH. Eshte Sherbimi Informativ Ushtarak. Te jeni te sigurt per nje gje: sikur Berisha te kishte fakte per aktivitete kriminale te Rames, do i kishte publikuar qysh ne momentin e pare, pa pritur per te humbur pushtetin. Publikime te atilla do e kishin sakatuar PS-ne.
 
KOMUNISTE!

:p
Fiks
Me kujtove nje drejtorleshe qe kam patur dikur , e cila ishte e persekutuar dhe na e bente ferr te shkuarin ne pune aq sa kishin frike e te merrnim e fryme.
Apo nuk krijoi e bandes e saj mu si byroja e partise , e ne sqe ajo , ishin kto chinese dolls
Dhe aty kuptova kuptimin e shprehjes ,
I dhunuari eshte dhunuesi me i pashpirt , sepse ne psikologjine e tij eshte i bindur ne faktin qe meqe ka vuajtur duhet e te tjeret te vuajne !
 
Berisha eshte komunist ne shpirt, ne gjak, komunist me bindje dhe si i tille ka perdorur gjithmone metodat komuniste per te qendruar ne pushtet, si pergjimet, shantazhet, vrasjet, zhdukjet etj etj.

Sa per ju kosovareve ju ka bere shume me keq se fjalet sepse tanket e serbeve vrisnin e prisnin neper Kosove me naften qe Berisha i kalonte Momcilo Bulatovicit nga Mali i Zi.
Serbia edhe pse ishte nen embargo ne 1999 kishte nafte me shumice, i ndihmonte baca Sale qe ka derdh kokrrat e lotit per Kosoven, i dhimbte shpirti per ju, i qante zemra por jo aq shume sa te mos furnizonte me nafte ushtrine serbe.
Shumë e vërtetë. Asaj kohe çisternat me karburant kishin bllokuar rrugën Koplik Shkodër kaq trafik kishte. Deri në Qafë Thanë u trafikonte nafta , që vetëm për të shkuar deri atje u donin dy makina rezerva .
 
Private conversations
Help Users
    Top