• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Berluskoni shkruan parathënien në botimin italisht të librit të At Zef Pllumbit “Rrno

Arfenilla

Themelues i Forumit



Libri sapo ka dalë në të gjitha libraritë e mëdha italiane dhe përkthyesja Kaceli ndjehet e lumtur që më në fund arriti të mbante premtimin dhënë vite më parë At Zef Pllumit.

Përtej kësaj, ajo që ndoshta do të habisë është fakti se parathënia e botimit në italisht është nga ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Për shumëkënd mund të tingëllojë paksa çuditshëm që kavalieri ekstravagant jo aq dhe i pamëkat të ulet e të lexojë librin e fratit françeskan nga Shqipëria, që rrëfen gjithë kalvarin e vuajtjeve të tij dhe misionarëve të tjerë katolikë gjatë regjimit komunist. Dhe pas kësaj të vendosë të shkruajë dhe parathënien e këtij libri. Sigurisht që Kavalieri ka patur arsyet e veta. “Ky libër i françeskanit shqiptar, At Zef Pllumi, është zbulesa e një bote të panjohur, por që na përket nga afër. ثshtë e përlyer me gjak dhe lot, dhe shihet si urrejtja është në gjendje për më të keqen përtej çdo imagjinate. Por në fund është e pafuqishme; nuk arrin ta ndalojë dashurinë e jetuar deri në heroizëm. Nuk arrin të shuajë dëshirën për liri që ndjehet në faqet e këtij libri. Sa varre duhet akoma të gërmojmë në kujtesën e popujve, për të gjetur të gjitha viktimat e komunizmit? Ky vëllim shumë domethënës që në titull “Rrno vetëm për me tregue” me thjeshtësinë e tij u jep zë të vdekurve, në vazhdën e të madhit Aleksandr Sol‍enicyn”,- shkruan ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Po si iu qas Kavalieri veprës së At Zef Pllumit dhe cili ishte pengu që i mbeti pasi mbylli fletën e fundit, e rrëfen për Mapo-n përkthyesja Keda Kaleci.

Përkthyesja Keda Kaleci: Premtimi që i dhashë At Zef Pllumit dhe takimi me Berluskonin

Ajo është mbesa e Jonuz Kacelit, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike. Për përkthyesen Keda Kaleci, dëshmia e pavdekshme e veprës së At Zef Pllumit, njeriut që rroi për me tregue ..ishte dhe pikënisja.

Keda, ju keni përkthyer në gjuhën italiane veprën e At Zef Pllumit, një botim që mban një parathënie të shkruar nga Silvio Berluskoni. Kush ishte pikënisja?

Pasi e kisha përkthyer librin fola me presidentin Silvio Berlusconi për të dhe i kërkova të më shkruante parathënien. Nga raporti human personal që kisha me Patër Zef Pllumin dhe si mbesë e një martiri të lirisë shqiptare, z.Jonuz Kaceli, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike, vendosa që si qytetare e botës së lirë dhe si një e re që jetoja në Itali, të përktheja në italisht këtë vepër madhështore që rrëfen epopenë e vuajtjes së bijve më të mirë të shqiponjës. Dëshmia e pavdekshme e veprës së patër Zefit që ishte par exellance njeriu që rroi për me tregue ..ishte pikërisht pikënisja.

Cili ka qenë raporti juaj personal me At Zef Pllumin dhe, a ka qenë në dijeni ai për këtë projekt tuajin?

Ia bëra me dije Patër Zefit kur e njoha dhe ai u entuziazmua aq shumë sa mezi e priste dhe më dha të drejtën e botimit. Ne ishim vërtet shumë miq, për mëse dy vjet e pata atin tim shpirtëror dhe humbja e tij qe tronditëse për mua.

Pikërisht atëherë, në një takim me të rinjtë i tregova presidentit Berluskoni për librin dhe ai më tha: ‘Kam dëgjuar për komunizmin që në moshë të mitur në shkollë tek salesianët dhe që atëherë kam vendosur të luftoj kundër tij’. Atëherë unë i thashë: “Pra Ju, z. President, tani që e dini se jam mbesë martiri do më ndihmoni, pasi ne duhet të punojmë për kauzën dhe përpos angazhimeve të shumta që keni, do pranoni të më shkruani parathënien e librit ‘Vivi per testimoniare’ e shkruar nga një frat françeskan, At Zef Pllumi, ndër të fundmit i fretërve françeskane shqiptarë. “Patjetër Keda”, – më tha.

Kjo zgjati pak, pasi ai ishte gjithnjë shumë i zënë dhe pas njëfarë kohe u ul e shkruajti parathënien me një përkushtim tejet të veçantë. Me një ndjeshmëri të madhe, pasi edhe ai vetë ndjehet në një forme të ngjashme sigurisht i persekutuar. Kjo është rrjedha e realizimit të një vepre që meriton altarin e historisë, një zinxhir me premtime të mbajtura.

Premtimin ndaj kujt?

Unë i premtova At Zef Pllumit se do të arrija ta përfundoja atë që kisha nisur dhe se vetë presidenti Berluskoni do fliste për të. Sigurisht në atë kohë nuk mendoja t’i kërkoja parathënien. Pater Zefi në bisedat që bëja me të kishte respekt për Berluskonin si figurë politike antikomuniste dhe më pat thënë dikur: “A thue varze, Berluskoni do e lexojë librin?”. I premtova se unë do bëja çmos që ai ta lexonte e të mësonte vuajtjet e tij dhe At Zef Pllumi përhumbej në mendimet e tij, më fiksonte, më shtrëngonte dorën dhe e më thoshte “kjosh beku e shtrenjta varze”. Berluskoni pra jo vetëm e lexoi, por bëri më shumë, bashkëpunoi dhe shkroi parathënien.

Berluskoni pasi lexoi librin, shprehu ndonjë peng që nuk arriti ta njihte At Zef Pllumin? Me sa di unë, ata nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin?

Po, po, sigurisht që atij i mbeti peng që nuk arriti ta njihte. Ai shprehu keqardhje që nuk pati nderin ta njihte. Unë kam kontaktuar me Berluskonin pasi Patër Zefi kishte muaj që ish ndarë përgjithmonë. Asnjë nuk e priste ikjen e At Zefit në gusht. Pak para se ta sillnin në Romë m’u lut që të mos e lëviznin nga Shqipnia. Nuk donte të largohej për kurimet jashtë vendit. Por ishte e domosdoshme

Do të ketë botime të tjera në gjuhën italiane të veprave të At Zef Pllumit?

Ky është botimi i parë i trilogjisë, që do të pasohet dhe nga dy botime të tjera. Do të ketë dhe një version në ebook.

Nga Silvio Berluskoni

At Zef Pllumi thyen vitet e heshtjes dhe të vdekjes në kampet e internimit shqiptar me kurajën e atyre që e duan lirinë dhe lufton në emër të saj. Ai hap zemrën tonë, zbrazëtinë tashmë të njohur, e rimbush me mallëngjim dhe indinjatë po pastaj – si të gjitha gjërat e vërteta – na prin drejt ndërtimit të diçkaje dhe udhëheq për të ndërtuar mirësinë dhe të drejtën. E vërteta është se dashuria është shumë më e fortë se urrejtja….

Komunistët besuan se në pak vite i shkatërruan të gjitha besimet. Shqipëria e lidhur ngushtë me marksizëm-leninizmin mbylli të gjitha kishat, duke u kthyer në një shtet ateist që dënonte me vdekje çdokënd që guxonte të pagëzonte fëmijët dhe t’u mësonte lutjet…

Të ballafaquar me këtë turp, komunistët italianë kanë parë për shumë vite me simpati shokët ‘skiptarë’; qe një aleancë e trishtë pikërisht në muajt dhe vitet në të cilat vrasësit në shërbim të tiranit Enver Hoxha i hiqnin plumb kokës gjithkujt që ishte i dyshuar. Ose, siç rrëfehet në libër, gratë i fusnin në një thes me mace të uritura, dhe pasi i mbyllnin grykën pësonin vdekje të tmerrshme mes të qeshurave të torturuesve komunistë. Disa mijëra shqiptarë ama, fshehurazi të admiruar nga shumëkush që heshturazi gjente veten tek ata, kanë guxuar t’i thonë jo despotizmit. Qëndresa e tyre me koston e torturave dhe vdekjes është prova që nevoja për liri është e pandalshme. Kur despoti mendon se është tashmë pa kundërshtarë dhe duhet edhe një milimetër që të mbyllet kapaku me ulërimën metalike mbi çdo shpresë, ja që në mënyrë të mistershme forcat shpirtërore shkatërrojnë me dëshmitë e tyre perandorinë e errësirës. Shpëtimi erdhi në Shqipëri, si në Bashkimin Sovjetik, por mbi të gjitha si në Poloninë e Vojtilës e Valesës, pa qenë nevoja të përdoreshin bomba….

Ndaj jam i nderuar dhe e përshëndes botimin në gjuhën italiane të ditarit të persekutimit dhe internimit, por mbi gjithçka, të rilindjes. Nuk mund të rri pa përmendur këtu redaktoren dhe përkthyesen e librit, të dashurën Keda Kaceli, krenisht shqiptare aq sa italiane. Ajo i njeh nga përvoja e saj krimet e përshkruara këtu në libër por dhe kurajën që përçon çdo rresht i këtij libri. Në fakt gjyshi i saj, Jonuz Kaceli, që nuk pranoi t’i dorëzohej padrejtësisë, u arrestua, u torturua dhe u pushkatua nga komunistët vetëm sepse ishte intelektual dhe sipërmarrës liberal. Keda e rrok dëshminë në emër të brezit të ri, që jam i bindur se do ta bëjë Shqipërinë gjithnjë e më të lirë, më të fortë, të drejtë e paqësore, një komb vëlla, më në fund i mirëpritur në demokraci dhe liri.
Nga Aida Tuci
(pjesë e shkëputur nga parathënia)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Berluskoni shkruan parathënien në botimin italisht të librit të At Zef Pllum

“Rrno vetëm për me tregue” ..:))
Pa koment..!!
 
Top