• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Bimët mishngrënëse

Në savane braziliane janë zbuluar tri lloje bimësh mishngrënëse, që ushqehen në dhe, transmeton “Dailu Telegraph”.

Këto bimë, me emra latin philcoxia minensis, philcoxia goiasensis i philcoxia bahiensis, janë në “ferfis” me bimët antirrhinum. Janë mishngrënëse dhe ushqehen me ndihmën e rrjetit të gjetheve ngjitëse që rriten nën tokë. Këto gjethe nëntokësore ua bëjnë të mundshme bimëve që të zënë rob dhe ‘lidhin’ insekte e krimba që lëvizin nën dhe.

Botanistët konsiderojnë se ka edhe lloje të tjera bimësh që shfrytëzojnë këtë mënyrë, deri tash të panjohur, të ushqyerit. Shumica e bimëve të njohura mishngrënëse, siç është gjuetarja veneriane, shfrytëzojnë gjethet mbi tokë për të kapur prenë.

Doktor Peter Fish, që po udhëheq kërkimet, ka filluar gjurmimin për bimë të tjera të ngjashme.



Kjo bimë mishngrënëse që “ha” minj, madje tret edhe dhëmbët apo kockat e tyre
Xhiron e botës ka bërë një video e hedhur në Youtube, me një mi që bie në grackën e një bime mishngrënëse.

Ngjason me një skenar fantastiko-shkencor, por në fakt, ekziston një bimë mishngrënëse që “ha” minj, madje tret edhe dhëmbët apo kockat e tyre.

Bima në fjalë, me emrin shkencor Nepenthes spathulata, rritet në Iava dhe Sumatra. Trungu i saj arrin deri në 5 metra gjatësi. Bima i fut “në kurth” kafshët dhe kur ato hyjnë në “lulen” e saj, i izolon dhe si rezultat, ata vdesin nga lodhja e përpjekja për të shpëtuar. Më pas, trupi i tyre tretet nga enzimat e tretjes që përmban kjo bimë.explorerunivers
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Bimët mishngrënëse

E kam par nje her nje filme me nje bim till sa u afroheshin afer saj ajo i gelltiste,me duket e neveritshme edhe kjo se han minje,aqe shum e dua boten bimore po kjo te frikson.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Bimët mishngrënëse

Unë dua një nga këto lulet në shtëpi. Se nuk shkojnë dëm.. LOL
 
Top