• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Mira Kazhani

Gjithmonë i lexoj shkrimet e tij, ndoshta sepse marr përgjigje nga ato që kur i dëgjojmë na duket sikur i kemi patur brenda nesh, por thjesht na ka munguar ai grepi i cili i tërheq ato mbi sipërfaqen tonë. Eshtë vërtet një ditë e ftohtë dhe Blendi Kajsiu më kërkon që të shkoj në një bar afër shtëpisë së tij. Pak a shumë është një takim te kafja e lagjes, edhe pse, të paktën kafenetë në Tiranë, janë aq luksoze sa të mërzisin ndonjëherë. Blendi vjen me një hap të nxituar dhe rreth qafës ka mbështjellur disa herë një shall (ndoshta ngjyrë ulliri). ثshtë njeri komod. Nuk të shqetëson me pyetje të tepërta rreth rubrikës, që me shumë sinqeritet më thotë se nuk e ka lexuar. Ndoshta më mirë i them unë, kështu do jesh më i vërtetë. Ai qesh dukë më lënë përshtypjen se as që e vuri ujin në zjarr sesi do dukej para botës në një profil.

Nuk ka pak muaj që është kthyer nga Londra ku veç doktoraturës gjeti dhe nuse. Loz Adriana është kolumbiania që i vodhi zemrën që në ditën e parë kur u takuan në një nga laboratorët e universitetit.
-Pse do të shkruash edhe për këtë, - më drejtohet ai me një përpjekje jo për të fshehur jetën private, por me idenë se askujt nuk i intereson kjo gjë.
-E dije që në castin e parë që ajo ishte gruaja juaj e ardhshme?
-Besoj që po. Ka histori që i zgjat me vite, edhe i do, por nuk vendos të martohesh. Me Adrianën besoj e kam ndjerë që në çastin e parë.
Ajo tani është ende në Londër por ka ardhur shpesh në Shqipëri. Të dy bashkë kanë vendosur që të shkojnë për dy vite në Kolumbi e më pas Blendi nuk e ka idenë se ku do jetë stacioni, edhe pse më thotë se Shqipëria mbetet destinacion konstant.
Ai është shumë British. Ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar qëkur ishte 16 vjeç dhe jetonte në Durrës. Ishte më i miri i shkollës dhe fitoi një bursë e cila e çoi atë në UK. Unë e di këtë nga të tjerë, ndërsa ai vetë, në mënyrë të habitshme e çmitizon shkollimin apo aftësitë e tij intelektauale.
-Po çfarë domethënë kjo, që t’ju tregosh njerëzve që ti ke bërë shkollë?! Punë e madhe fort. Ti mund të jesh dhe budalla e të kesh mbaruar shkollë e sidomos kur flet për të me krenari atëherë vërtet diçka nuk shkon, - më thotë me një ton sarkastik.
Ka një aftësi për të normalizuar gjithçka. Më pëlqen ky fakt!
-Të kam lexuar shumë shkrime. Ke shkruar për Albin Kurtin, për referendumin e plehrave, për eurotopinë, për homofobinë. Dua të them shkruan për gjithcka dhe nuk shoh të humbasësh ti nëpër shkrime aspak. Do të doja të flisnim për homofobinë shqiptare.
-Po, ndoshta shkrimi u keqkuptua disi. Me atë shkrim po i mbroja shqipatrët. E di pse, sepse në të shkuarën shqiptarët nuk kanë qënë homofobë. Në fakt bota në përgjithësi është bërë homofobe me ardhjen e modernizmit. Pas iluminizmit mendoj që kanë ndryshuar raportet.
Homofobia duhet parë si një produkt i modernitetit më shumë sesa i traditës së vjetër shqiptare. Në këtë aspekt homofobia nuk luftohet thjesht duke i bërë thirrje shqiptarëve të bëhen më europiane. Aq më pak mund të luftohet homofobia me deklarata ambasadorësh europiane që e shikojne atë si pjesë të primitivizmit shqiptar. Ajo që duhet nxjerrë në pah është fakti se me shumë sesa një perversitet apo deviacion europian, homoseksualiteti është një realitet që ka qënë pjesë e kulturës dhe traditës sonë shqiptare që në krye të herës.
-Vërtetet?
-Provo të kërkosh në folkorin tonë dhe do gjesh këngë për dylberët. Ka qenë një këngë “Po vjen një anije me dylberë”. Shqipëria e Mesme e ka patur realitet. Madje shumë nga prej tyre martoheshin dhe mbanin dashnor një djalë, ose një burrë. Kjo si në kohën otomane edhe në kohën e Ahmet Zogut. Spartanët e stimulonin homoseksualitetin si diçka që ndihmonte luftën. Kur kishe më vetë një partner ose ndryshe dashnorin, luftoje më mirë dhe e mbroje dhe atë. Kemi Aleksandrin e Madh që ish i martuar dhe kish një të dashur. Nuk ka patur këto kategorizime në ato periudha. Kush e tha që hetero është korrekt dhe homo nuk është. ثshtë absolutisht prodhim i botës moderne, e cila në mënyrë paradoksale të thotë luftoje me modernizëm. Po si ta luftoj diçka me të njëjtin mjet me të cilin e ke krijuar? Komunizmi, - vazhdon ai duke ju kthyer rastit të Shqipërisë - e ndryshoi sistemin e vlerave. Dhe tani në demokraci hiqemi sikur s’e kemi problem.
-Po në realitet kryeministri lejoi martesat me homoseksualët, - e ndërpres unë.
-I lejoi për tre arsye
1- I tregoi europianëve që nuk është e vërtet që është shpellar siç akuzohet nga disa zëra kritik e opozitar.
2- Përdori një ton dhe një nënqeshje që t’i thoshte elektoratit të vet se nuk e ka seriozisht, por ja do puna, dhe u ndihmua nga të qeshurat e ministrave të tij. (besoj të kujtohet apo jo, që ata qeshën, - më thotë ai)
3- Ishte një deklaratë nga ato që kërkon të zhvendosë vëmendjen nga çështje më fraxhile
-Si deklarata për gjuhën kineze? اfarë ishte ajo deklaratë e kryemnistrit?
-Ajo nuk ishte rastësore. Besoj që ishte diçka e menduar mirë. Kemi 21 vite që flasim për Europën, por ajo tashmë është e shkërmoqur finaciarisht dhe Shqipëria nuk ka më asnjë përfitim prej saj. Investitorët janë tërhequr për shkak të krizës në euro zonë. Kryemnistri e di që Kina po shfaqet si yll i vetëm në botë për shkëlqimin ekonomik. Ishte besoj një strategji për të çuar një mesazh në Kinë dhe e bëri me gjuhën. Nuk e ka të lehtë të ndërrojë premtimin për Europën që është ngjizur në kokën e shqiptarëve si atak, në premtimin për kontinentin e verdhë, Kinën.
-Po thoni që ëndrra për BE nuk sjell më asnjë frut?
-Nga Bashkimi Europian, që nuk është Europa, do të mund të kishim përfituar më tepër gjatë luftës së ftohtë, sic ndodhi me Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë. Tashmë është pak vonë për dy arsye. Së pari, sepse Bashkimi Europian është zgjeruar më shumë në vende të pazhvilluara ose në zhvillim, çka e ka ulur nivelin e ndihmës për secilin vend në veçanti. Së dyti, sot BE-ja ndodhet vetë në një krizë të thellë ekonomike, ndaj i mungojnë fondet apo investimet që mund të bënte në vende në zhvillim si Shqipëria. Por ajo që është e rëndësishme të kuptohet tashmë është fakti që asnjë vend nuk mund të zhvillohet thjesht me ndihma apo me lëmoshë nga jashtë. Mjafton të shikojmë krizën e ekonomise greke në të cilën BE-ja ka derdhur miliarda euro pa fund për të kuptuar se zhvillimi është i pamundur pa pasur prodhim dhe një industri produktive dhe konkurruese. Se zhvillimi buron së pari nga brenda edhe pse mund të nxitet nga jashtë.
-Do ja dalë Europa?
-Cila Europë? Nëse flasim për Gjermaninë apo Francën, natyrisht që ata do t’ia dalin.
-Nëse flasim për Greqinë, ekziston rreziku që ajo të kthehet në një vend që ekziston thjesht për të larë borxhin e jashtëm. Personalisht besoj se BE-ja do ta kalojë krizën, por mjaft e transformuar. Besoj se ka dy mundësi. Së pari, krijimi i një BE-je më të centralizuar ku vende si Gjermania do kenë kontroll më direkt në financat dhe politikat ekonomike të vendeve më periferike. Së dyti, një BE, më pak e integruar, më e decentralizuar, por edhe më pak solidare. Në të dyja rastet Shqipëria përballet me një BE problematike. Në skenarin e parë edhe nëse Shqiperia anëtarësohet në BE politikat ekonomike do vendosen në funksion të nevojave të superfuqive europiane, si Gjermania, dhe jo në funksion të nevojave të ekonomisë shqiptare. Ne skenarin e dytë, Shqipëria do ta kishte më të lehtë të anëtarësohej në BE, por ajo do të përfitonte me pak ndihma dhe fonde nga ky anëtarësim, pasi BE-ja do të ishte një organizate shumë më pak integruar dhe solidare, se c'është sot.
Ndërkohqë që ai flet nuk arrij të ndaj keqardhjen me një ndjesi të mirë. Nuk e kuptoj nëse Shqipëria është me fat apo pa fat. Ajo çka shumë nuk dimë është ndoshta nëse e kemi fajin vetë apo është “Maktub”.
-Asnjë politikan nuk do dalë e do të thotë të vërtetën për Europën. Ata nuk dalin dot më nga kurthi i vetvetes. Sepse 20 vite kanë folur për Europën dhe tani gjejnë shtigje duke folur për gjuhën kineze. Ka dhe një problem të madh në mes nesh. Komunizimi betonizoi izolimin përmes diktaturës ndërsa pluralizmi betonizoi Europën përmes premtimeve. Dhe po ta vësh re në marrim shembull Gjermaninë, Spanjën, apo Greqinë. Në shembull duhet të kemi Hungarinë, Rumaninë që janë në fije të perit dhe po kalojnë ditë të errëta. Ne me ato ngjajmë, jo me pjesën tjetër. Por politika s’mund të marrë përsipër riskun e së vërtetës – thotë ai me bindje.
Dikur Blendi Kajsiu ka qënë neoliberal, por me kohën ai ndryshoi dhe shumë mirë disa ide të tij, shkrime të kujtojnë Marksin.
-Dikotomia neoliberal - marksist është fallco për aq sa ajo eleminon nuancat dhe hapësirat e tjera ideologjike. Në fakt një nga mënyrat se si është vendosur hegjemonia neoliberale në Shqipëri është nëpërmjet reduktimit të zgjedhjes në këtë dikotomi. Pra ose do jesh neoliberal që nënkupton, hapjen totale të tregut, tërheqjen e shtetit nga ekonomia dhe shoqëria dhe rritjen e pabarazisë, ose do jesh marksist, që në realitetin shqiptar nënkupton komunist, ose kriptokomunist. Personalisht mendoj se marksizmi është një përqasje mjaft interesante, por e pamjaftueshme në stadin ku ndodhet sot kapitalizmi, sikurse e ka vënë në dukje, ndër të tjerë edhe Habermasi. Ajo që mendoj se mungon sot në Shqiperi është social-demokracia, pra një demokraci sociale që nënkutpon më shumë solidaritet, më shumë barazi dhe një rol më të madh të shtetit në ekonomi.
Ai pi çaj mali, ndërsa unë portokall të shtrydhur. Ndezim të dy një cigare, unë edhe pse nuk e shijoj më pëlqen ta bëj sot. Ai ka argumente dhe të paktën një emër filozofi për çdo gjë. Pa dorashka nuk u ndjeva mirë në fund të kësaj bisede sepse kuptova që ka shumë injorantë edhe pa shkollë jashtë dhe ndoshta sidoqë të jesh, një njeri i mirë apo me cene, dijet të veçojnë nga të tjerët. Të bëjnë të ndryshueshëm dhe mendjehapur si dhe të mësojnë se ndoshta ende nuk ke mësuar asgjë. “Unë di një gjë që s’di asgjë” Sokrat.
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

homoseksualiteti është një realitet që ka qënë pjesë e kulturës dhe traditës sonë shqiptare që në krye të herës.

Pfff e kush qenka ky qe na tregoka se shqiptaret e paskan ne tradit ???

Shko plesht e mbush gazetat e intervistat me ndo nje gje tjeter e mos na trego traditat e shqiptarve .........Mjer shqiperia qe ka mbet ne doren tuaj ti tregoni traditat ncncnnccn

Mir qe pat bot me sy ju e na tregoni se ca esht e ca nuk esht tradit e shqiptarve u bet evropiane ju pffff
 
Last edited:

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Kjo si bisede kafeje me duket mua edhe pse ky person ka nje edukate siper normales..
Tani te vesh titull dicka te tille duke e argumentuar qe ka pasur dylbera edhe kenge per ta..me duket cikez mendjelehtesi.
Mire do ishte te fliste ndonje historian sesa nje analist qe ka mbaruar per tjeter gje..
 
Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

vertet titulli te le nje shije tjeter nga artikulli...
mund te them qe argumentat dhe te vertetat qe ai sjell, per situatat ekonomike, jetesoore, qendrimet ekonomik, etj; jane reale.
sa i takon argumentave qe sjell per realitetin e tendencave homoseksuale ne vite, i kam studiuar edhe me pare ne fakultet, dhe per kete serish ka te drejte, edhe pse kjo nuk ehste vetem shqiptare, por edhe e vendeve te tjera, te cilen ai e ploteson kur tregon rastin e luftrave greke, apo spartanet.
raste te tilla jane qe tek veprat me te lashta, epi i Gilgameshit, apo nese shihni skulpturat me te vjetra, kur persona te se njejtes gjini percillen nudo..
nje rast tjeter ne Shqiperi eshte Ali pashe Tepelena, dhe faktet historike per kete nuk jane te pakta. nese flasim nga pozitat e vendeve malore te shqiperise keto jane tema pak te lakuara shume dekada me pare, e madje tabu, por shume kenge te shqiperise se mesme , i permendin keto fenomene ne shume kenge...

keto jane komplekse te natyres se edipit, apo elektres, qe mund te ekzistojne edhe brenda nje gjinie, te cilet te gjithe ne boterisht, jo si kohe por edhe si hapesire, ngurrojme ti permendim, analizojne apo studiojme, si gjeneze te fenomenit... sepse asgje nuk lind nga asgjeja... e kete e thote edhe Bibla e Kur'ani...
keshtu qe homoseksualizmi - edhe pse jam totalisht kunder, edhe me bindje e them qe eshte nder te pakta gjera qe me veshtiros, ma shpif - ka nje origjine po aq te lashte sa edhe vete seksualiteti...
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Kjo si bisede kafeje me duket mua edhe pse ky person ka nje edukate siper normales..
Tani te vesh titull dicka te tille duke e argumentuar qe ka pasur dylbera edhe
Mundem me thane se per dylberat eshte fole bukur heret, madje neper oda, pleqt benin shaka ne kurriz te dylberave. :plakush:
Them se kjo dukuri, meq egzistojne shume gojedhena ne popull, ndoshta edhe ka egzistu.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Te nderuar ,.
Une nje pyetje kisha;
Kush jemi ne /ju/ata/ato/..qe marrkemi persiper te diktojme,,gjykjojme apo mohojme apo percmojm dike ,duke u nisur se me ke flen ai ne krevatin intim,.. !?
Eshte jashte gjdo llogjike njerzore, te shifet kjo kadegori njerzish me syrin "ndryshe",..vetem e vetem nisur nga preferencat e tyre homoseksuale..
Une jam vetem kundra adoptimit te femijeve nga ciftet homoseksuale.
 
Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

kete po them dhe une... qe na pelqejne apo jo, ekziston si fenomen, dhe eshte normal, edhe pse ne jemi bindur dhe mesuar qe nuk eshte nomale.
por une e thashe qe personalisht nuk dua t'i shoh.
e the mire, se ca ben tjetri ne krevatin intim, pune per te.
meqe nuk ndihem komod me 'kete dukuri' jam une ajo qe e shman, jo s'e dua qe te largohen ata.
secili ka jeten e vet, e le ta jetoje si t'i vije permbare, per aq kohe sa mua nuk me demton
 
diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Akoma ketu jeni me kete temen 3 mije vjecare.....ehehehe kur ske tjeter pune :kohe:
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Te nderuar ,.
Une nje pyetje kisha;
Kush jemi ne /ju/ata/ato/..qe marrkemi persiper te diktojme,,gjykjojme apo mohojme apo percmojm dike ,duke u nisur se me ke flen ai ne krevatin intim,.. !?
Eshte jashte gjdo llogjike njerzore, te shifet kjo kadegori njerzish me syrin "ndryshe",..vetem e vetem nisur nga preferencat e tyre homoseksuale..
Une jam vetem kundra adoptimit te femijeve nga ciftet homoseksuale.
E vetmja gje qe mund te te japi "leje gjykimi" eshte fakti qe ata mundohen te bejne publike dhe te imponohen me sjelljen e tyre.
Aq kohe sa eshte intimitet, duhet te mbesi i tille, ska pse te dij gjithe globi se ca ben ti, apo komshiu.

Sa per temen, fjala "tradite" nuk pershtatet, sepse kjo gje nuk eshte tradite, ska qene e as do jene ndonjehere.
TRADITث f. sh.

  • 1. kryes. sh. Pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj. që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin. Traditat kombëtare. Traditat patriotike (luftarake, revolucionare). Tradita të larta (të lavdishme). Traditat e së kaluarës. Ruajmë (trashëgojmë) traditat. Zhvillojmë traditat më të mira.
Homoseksualiteti eshte devijim seksual, semundje, nuk transmetohet e nuk trashegohet nga fisi ne fis. Nuk eshte pasuri shpirterore e as virtut.
 
ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Homoseksualiteti eshte devijim seksual, semundje, nuk transmetohet e nuk trashegohet nga fisi ne fis. Nuk eshte pasuri shpirterore e as virtut.(sweetzzinna ) plotesisht dakort
nuk ka te bej me treaditen (na e ben dhe tradite)
ok egziston eshte zgjedhja e tyre
sa per shume qe tregohen kaq te hapur ne mendime nje pyetje do u beja
do donin ne familjen e tyre te kishin nje homo?
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Ergon,.po na ndodhi te jete dhe ne familje,.ndodhi.
S'do hidhemi perpjet nga gezimi,por ama duhet te jete i pranushem nga familja dhe shoqnia.
a-eshte njefare semundje,sic e cilsoi Zinna ,devijim seksual.
b-nuk munde te denosh apo te injorosh,presekutosh tjetrin pse zgjodhi ,apo me sakte ndjen te jete i tille,. ,ne prirjet e tij seksuale,vetem e vetem sepse ajo s'na duket normale ne pjeseS tjeter hetero te shoqeris.
Tani keta njerez munde te jene devijim mutacionesh,,munde te jene probleme psikollogjike..munde..munde etj etj..ama nje gje duhet pranuar,.nuk duhet paragjykuar.
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Ergon,.po na ndodhi te jete dhe ne familje,.ndodhi.
S'do hidhemi perpjet nga gezimi,por ama duhet te jete i pranushem nga familja dhe shoqnia.
a-eshte njefare semundje,sic e cilsoi Zinna ,devijim seksual.
b-nuk munde te denosh apo te injorosh,presekutosh tjetrin pse zgjodhi ,apo me sakte ndjen te jete i tille,. ,ne prirjet e tij seksuale,vetem e vetem sepse ajo s'na duket normale ne pjeseS tjeter hetero te shoqeris.
Tani keta njerez munde te jene devijim mutacionesh,,munde te jene probleme psikollogjike..munde..munde etj etj..ama nje gje duhet pranuar,.nuk duhet paragjykuar.

Never atere me kto perralla qe ka zhgarravit ky mjeshtri ktu jan komplet budalleqe dhe per tu duk qe ja dhe une di dicka e po shkruaj dicka per kte gje nderkoh qe esht komplat jasht asaj qe ka dash te flas besoj qe dhe vet esht habit kur e ka lexuar se ca ka fol .. .......

Dhe per tju pergjigje ksa qe ke shkruajt ti une nje her as qe do e pranoj kurr nje te till e kam then ne mijra tema dhe e them perseri jam KUNDER HOMOSEKUALVE Jan gjeja me e urruer per mua ne kte bot...
 
Mqs me ke cituar mua, po te pergjigjem, aq kohe sa une e konsideroj homoseksualitetin semundje, skam si ti gjykoj per devijimin e tyre. Cfare nuk me pelqen tek ta, eshte fakti qe shpallosen gjithandej ( pjese e tyre, jo te gjithe), dhe mundohen te imponojne pranimin e tyre, nuk e di pse duhet ta bejne kete veper, kur jeta seskuale eshte nje gje private dhe intime dhe ashu duhet te mbesi. Pra kjo eshte e vetmja gje per te cilen nuk jam dakord.
Per te patur ne familje ose shoqeri, cdo gje qe ndodh. Nuk jam absurde ( sic kam lexuar edhe ketu ne forum, qe nqs larg qoft femija ime me thote qe ka shije te tjera seksuale ta vras per se gjalli). Aq kohe sa ata respektojne te tjeret, e jetojne jeten e tyre per vete, skane pse ti bejne dem njeriut.
Nuk jam dakord me racizmin kundra tyre, sic nuk jam dakord me cdo lloj racizmi ( ngjyre, feje, politike). Secili eshte per veten e vete, te gjithe jemi ndryshe, kjo sna jep te drejten te shikojme shtrember njerzit e tjere, sepse skemi asgje per te qene superior asnjeriut....
Nga erdhem, atje dhe do vemi te gjithe.....
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Never atere me kto perralla qe ka zhgarravit ky mjeshtri ktu jan komplet budalleqe dhe per tu duk qe ja dhe une di dicka e po shkruaj dicka per kte gje nderkoh qe esht komplat jasht asaj qe ka dash te flas besoj qe dhe vet esht habit kur e ka lexuar se ca ka fol .. .......

Dhe per tju pergjigje ksa qe ke shkruajt ti une nje her as qe do e pranoj kurr nje te till e kam then ne mijra tema dhe e them perseri jam KUNDER HOMOSEKUALVE Jan gjeja me e urruer per mua ne kte bot...
Tani se kush e ka "fajin" per kete artikull se di, kush e ka shkruar apo ai qe e ka thene. Mbase ka dashur te thote qe homoseksualiteti eshte ceshtje e vjeter, ska lindur njehere me demokracine por ka ekzistuar dhe perpara, dhe pse tabu-ja ishte aq e madhe sa qe nuk ishte i lejuar nje diskutim i tille.
Mbase fjala "tradite" donte te thoshte "ekzistence".
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Citim:Cfare nuk me pelqen tek ta, eshte fakti qe shpallosen gjithandej ( pjese e tyre, jo te gjithe), dhe mundohen te imponojne pranimin e tyre, nuk e di pse duhet ta bejne kete veper, kur jeta seskuale eshte nje gje private dhe intime dhe ashu duhet te mbesi.

E dashur Sweet,.mos valle e bejne sepse shekuj tashme pjesa e tjeter e shoqeris hetero,i turturon ne format e saj sociale e shoqerore,,mos harrojme se vetem ne kete shekull kane filluar te miratohen te drejtat e tyre,.keshtu qe dhe ata kane te drejt te dalin e te bertasin,te thone me ze te larte:
"ne jemi homo, por ju s'keni te drejt te NA vini gishtin si deles se zeze",.
besoj qe nga kjo e bejne.
Kur ne te pushojme se diktuari ,perqeshuri dhe urryeri keta njerez me keto prirje,atehere dhe ata do bijen ne paqe me veten dhe tjeret per-rreth,...dhe sdo bertasin me per padrejtesit qe u behen nga pjesa e tjeter hetero
 
Duke mare shembullin e racizmeve te tjera dhe paragjykimeve qe "denohen" rende nga shoqnia, eshte nisur dhe sjellja e tyre ne publik.
Njerzit jane ndryshe, ne cdo pikepamje, nga gishti vogel deri tek fija fundit e flokut. Dhe per kete skemi te drejte ti gjykojme, se si jane. Fundja kane ata faj qe linden zezak, ose ne nje kulture tjeter se e jona? Jo. Faji qe mund te kene eshte vetem sjellja e tyre, dhe per kete po mund te gjykojme.
Nderkohe qe homoseksualiteti, ka qen i integruar ne shoqeri, eshte dhe sot ( ne ato me mendje me te hapur, me permisive), por nqs te tjeret ( ata qe jane ndryshe nga njerzit "ashu te quajtur NORMAL"), kane mundesi te fitojne respekt dhe te imponojne faktin qe jane ndryshe, pse mos ta bejne dhe ata?
Mbase nuk do ishte problem te pranoheshin dhe homoseksualet nga e gjitha shoqnia, nqs menyra e tyre e shprehjes ne publik sdo ishte ne menyren qe e bejne.
Jam e sigurte qe ka shume homo te cilet nuk shprehen ne menyren e perdredhjes ne publik, dhe imponimit te pelqimit me detyrime. Dhe keta njerez sillen ne menyre "normale", ndjekin jeten e perditcme ne vije normale, pa i interesuar njeriut tjeter privatsia jetes tyre.
Nqs ke nje semundje, duhet te dalesh te lavdrohesh me te?! Jo, s'eshte per tu lavdruar, dhe nqs disa gjera jane bere per tu ndare me 1 njeri ( partnerin e jetes), pse duhet domosdo ti dijne dhe te tjeret?

Ps: Pse shumica e atyre qe jane kaq kundra homoseksualitetit, jane ne fakt kundra homoseksualitetit tek meshkujt, sepse ajo i duket e peshtire, nderkohe qe lesbianizmi ( homoseksualiteti tek femrat), nuk eshte po aq i paragjykuar ( aq me shume nga meshkujt, te cilet e gjejne terheqse mardhenjen midis 2 femrave), dhe kjo eshte nje forme racizmi.
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Citim:Cfare nuk me pelqen tek ta, eshte fakti qe shpallosen gjithandej ( pjese e tyre, jo te gjithe), dhe mundohen te imponojne pranimin e tyre, nuk e di pse duhet ta bejne kete veper, kur jeta seskuale eshte nje gje private dhe intime dhe ashu duhet te mbesi.

E dashur Sweet,.mos valle e bejne sepse shekuj tashme pjesa e tjeter e shoqeris hetero,i turturon ne format e saj sociale e shoqerore,,mos harrojme se vetem ne kete shekull kane filluar te miratohen te drejtat e tyre,.keshtu qe dhe ata kane te drejt te dalin e te bertasin,te thone me ze te larte:
"ne jemi homo, por ju s'keni te drejt te NA vini gishtin si deles se zeze",.
besoj qe nga kjo e bejne.
Kur ne te pushojme se diktuari ,perqeshuri dhe urryeri keta njerez me keto prirje,atehere dhe ata do bijen ne paqe me veten dhe tjeret per-rreth,...dhe sdo bertasin me per padrejtesit qe u behen nga pjesa e tjeter hetero

Uffaaaa Kjo do me cmend mua more vesh mora thuaj :mad:

Po me cte drejt do dalesh ti e te tregosh bindjet e tua sexuale cme intereson mua se ca je ti ti pse ma ben te ditur qe une jam homo kur une as qe dua te diskutoj nje gje te till ,,Pse duhet te inponohet kjo gje kur shum mir dihet qe ska per tu pranuar te pakten ne shoqerin ton shqiptare ok dakort mbase dhe ka por pse pikerisht duhet te na e ven ne ne dukje bindjen e tyre sexuale apo e kan harruar qe sa me shum te dalin hapur aq me keq esht per ta ......Ufaaa zgjohu dhe nje her o Hitler edhe homon me te mir nga veglat e vari ky .....
 
con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

e lexova shumicen e artikullit se nuk me interosoj me prandaj pfff por me sa pashe ky blendi djali kishte studiuar per doktorrature?! dhe jo albanologe dhe nuk e paska idene e tradites shiptare se ka ikur nga shqiperia qe 16 vjec mesa thote artikulli siper!!!!
 
Mesa thot artikulli siper qe ky esht thjesht nje llosh qe kerkon te ngre pluhur kot kur sja ka piken e ides ...:D Jemi mesuar te lexojm perralla te tilla nga kta sic dihet kemi qej te bejem cdo profesion studiojem per mekanik dhe flasim per diplomaci loool hajde beje lidhjen e ksaj ti LOL LOL
 
Ren Mbase titulli eshte marre jashte konteksti dhe gazetaret e kane publikuar artikullin me teme tille qe te kete me shume lexues por sa lexova une profili i tij nuk i pershtatet artikullit me titull te tille
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Sa per temen, fjala "tradite" nuk pershtatet, sepse kjo gje nuk eshte tradite, ska qene e as do jene ndonjehere.

TRADITث f. sh.

  • 1. kryes. sh. Pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj. që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin. Traditat kombëtare. Traditat patriotike (luftarake, revolucionare). Tradita të larta (të lavdishme). Traditat e së kaluarës. Ruajmë (trashëgojmë) traditat. Zhvillojmë traditat më të mira.
Homoseksualiteti eshte devijim seksual, semundje, nuk transmetohet e nuk trashegohet nga fisi ne fis. Nuk eshte pasuri shpirterore e as virtut.
Me fal zinna por sa i perket tradites ke sjelle vetem nenkuptimin e pare, por fjala tradite ka edhe ca kuptime tjera zinna dhe njeri nga keto kuptime eshte edhe ky:

2. Zakon që është krijuar për të bërë diçka, diçka që ngulitet duke u përsëritur vazhdimisht.
Tradita e festimit të Vitit të Ri. Tradita e aksioneve.
ثshtë bërë traditë. Hyri si traditë. Krijohet tradita. E
thyen traditën e keqe. Për traditë.

Pra nese e shofim ne kete kenveshtrim them se artikullshkruesi ka patur te drejte dhe e kam potencuar edhe me heret se kjo ceshtje ndoshta duhet te trajtohet dhe te analizohet duke mos e paragjykuar sepse neper gojedhenat e vjetra flitet si fenomen i tille.

Tani sa per paragjykimet, ndalimet, etj, etj une them se si dukuri (flase per vete) duhet toleruar por jo pranuar. Pra une jam tolerant ndaj saj si dukuri por nuk e pranoj. Nese doni tua spjegoje se cfare eshte tolerimi dhe pranimi edhe munde ta bejme por kemi edhe nje teme te vecante lidhur me kete.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Uffaaaa Kjo do me cmend mua more vesh mora thuaj :mad:

Po me cte drejt do dalesh ti e te tregosh bindjet e tua sexuale cme intereson mua se ca je ti ti pse ma ben te ditur qe une jam homo kur une as qe dua te diskutoj nje gje te till ,,Pse duhet te inponohet kjo gje kur shum mir dihet qe ska per tu pranuar te pakten ne shoqerin ton shqiptare ok dakort mbase dhe ka por pse pikerisht duhet te na e ven ne ne dukje bindjen e tyre sexuale apo e kan harruar qe sa me shum te dalin hapur aq me keq esht per ta ......Ufaaa zgjohu dhe nje her o Hitler edhe homon me te mir nga veglat e vari ky .....
Po ti cke mo si flasin ata..ata spo te gacmojn thjeshte tregojne prirjent e tyre,.ata spo te gacmojn ty, as spo te detyrojne ti pelqesh shijet e tyre.
Ndersa ti,,cben therret Hitlerin..LOL..:p..ky eshte diskriminim..

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Po ti cke mo si flasin ata..ata spo te gacmojn thjeshte tregojne prirjent e tyre,.ata spo te gacmojn ty, as spo te detyrojne ti pelqesh shijet e tyre.
Ndersa ti,,cben therret Hitlerin..LOL..:p..ky eshte diskriminim..

Kush puuu dhe ate pune te bejn ata te me afrohet ndo nje e te me thot se jam i till kur te me shofesh te nwes24 pastaj ...Per vrasje me paramendim LOL LOL LOL
 
ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Ergon,.po na ndodhi te jete dhe ne familje,.ndodhi.
S'do hidhemi perpjet nga gezimi,por ama duhet te jete i pranushem nga familja dhe shoqnia.
a-eshte njefare semundje,sic e cilsoi Zinna ,devijim seksual.
b-nuk munde te denosh apo te injorosh,presekutosh tjetrin pse zgjodhi ,apo me sakte ndjen te jete i tille,. ,ne prirjet e tij seksuale,vetem e vetem sepse ajo s'na duket normale ne pjeseS tjeter hetero te shoqeris.
Tani keta njerez munde te jene devijim mutacionesh,,munde te jene probleme psikollogjike..munde..munde etj etj..ama nje gje duhet pranuar,.nuk duhet paragjykuar.
nuk paragykoj as injoroj njeri
pastaj besoj se lira e cdo kujt fillon dhe mbaron atje ku fillon liria e tjetrit
po jia qe ndodh ta quaj anomali
eshte cinike dhe madje fyese ta quash tradite
mos ndoshta te cohemi te duartrokasim
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

vertet titulli te le nje shije tjeter nga artikulli...
mund te them qe argumentat dhe te vertetat qe ai sjell, per situatat ekonomike, jetesoore, qendrimet ekonomik, etj; jane reale.
sa i takon argumentave qe sjell per realitetin e tendencave homoseksuale ne vite, i kam studiuar edhe me pare ne fakultet, dhe per kete serish ka te drejte, edhe pse kjo nuk ehste vetem shqiptare, por edhe e vendeve te tjera, te cilen ai e ploteson kur tregon rastin e luftrave greke, apo spartanet.
raste te tilla jane qe tek veprat me te lashta, epi i Gilgameshit, apo nese shihni skulpturat me te vjetra, kur persona te se njejtes gjini percillen nudo..
nje rast tjeter ne Shqiperi eshte Ali pashe Tepelena, dhe faktet historike per kete nuk jane te pakta. nese flasim nga pozitat e vendeve malore te shqiperise keto jane tema pak te lakuara shume dekada me pare, e madje tabu, por shume kenge te shqiperise se mesme , i permendin keto fenomene ne shume kenge...

keto jane komplekse te natyres se edipit, apo elektres, qe mund te ekzistojne edhe brenda nje gjinie, te cilet te gjithe ne boterisht, jo si kohe por edhe si hapesire, ngurrojme ti permendim, analizojne apo studiojme, si gjeneze te fenomenit... sepse asgje nuk lind nga asgjeja... e kete e thote edhe Bibla e Kur'ani...
keshtu qe homoseksualizmi - edhe pse jam totalisht kunder, edhe me bindje e them qe eshte nder te pakta gjera qe me veshtiros, ma shpif - ka nje origjine po aq te lashte sa edhe vete seksualiteti...
Jam shume dakort me mendimin tend, pervec pjeses e te qenit kunder homoseksualizimit. Ne historine e Grekeve te lashte ka pas raste qe terheqja e meshkujve nga meshkujt e tjere shihej edhe si shenje mashkulloriteti. Aleksandri i Madh edhe Zeno (ka qene Stoik ky) kane pas tendenca te tilla. Gjithashtu, ceshtja e terheqjes ndaj meshkujve shihej si ceshtje shijesh dhe preferencash dhe jo ceshtje morale. Ka shkruajtur Plutarku mbi kte gje tek nje veper e tija dhe shihet qarte qe nuk eshte gjinia ajo qe ka rendesi tek kto lloj marredheniesh, por karakteri i persosur dhe bukuria e mashkullit qe terheq mashkullin tjeter.
Besoj se ndonjehere eshte e nevojshme qe te dish nga ka ardh si dukuri, duhet te arrish ta kuptosh mir si dukuri, te kesh njohuri midis argumenteve pro dhe kunder pastaj te arrish te japesh nje mendim nqfse duhet 'shuar' nga faqja dheut personat e tille, sic edhe fluturimthi disa ketu konkludojne. Habitem me ca komente qe shkruhen ktu, me duken iracionale.
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Une i pari legal jam kam qen dhe do te mbetem i till pasi esht gjeja e fundit qe do beja duke arrit te lexoj dicka se si kan qen kta ne kohet me par ,,Per me teper sepse ca kam dash te them i kam then dhe ne tem tjeter mendimet e miaj rreth ktyre ktu sdo beja gje tjeter vec se do ripersrisja fjalet e mia..:D :D
 
flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Jam shume dakort me mendimin tend, pervec pjeses e te qenit kunder homoseksualizimit. Ne historine e Grekeve te lashte ka pas raste qe terheqja e meshkujve nga meshkujt e tjere shihej edhe si shenje mashkulloriteti. Aleksandri i Madh edhe Zeno (ka qene Stoik ky) kane pas tendenca te tilla. Gjithashtu, ceshtja e terheqjes ndaj meshkujve shihej si ceshtje shijesh dhe preferencash dhe jo ceshtje morale. Ka shkruajtur Plutarku mbi kte gje tek nje veper e tija dhe shihet qarte qe nuk eshte gjinia ajo qe ka rendesi tek kto lloj marredheniesh, por karakteri i persosur dhe bukuria e mashkullit qe terheq mashkullin tjeter.
Besoj se ndonjehere eshte e nevojshme qe te dish nga ka ardh si dukuri, duhet te arrish ta kuptosh mir si dukuri, te kesh njohuri midis argumenteve pro dhe kunder pastaj te arrish te japesh nje mendim nqfse duhet 'shuar' nga faqja dheut personat e tille, sic edhe fluturimthi disa ketu konkludojne. Habitem me ca komente qe shkruhen ktu, me duken iracionale.
Sweety ne nje histori andekdote Herodotus tregon per greket e indianet ne lidhje me ritet post mortem te trupave njerezor.
Indianet i hanin trupat e njerzve te vdekur ndersa greket i digjnin. Te dyja palet u tmerruan kur moren vesh se ca bente shoqnia tjeter edhe e mbyll kete "anektode" me shprehjen e Pindarit: "Zakoni eshte mbreti i te gjitheve"
Edhe une dua te them qe sme intereson sa normale ishin homoseksualet ne greqin e lashte apo ku ta di une se ku.. Ne shoqerine tone nuk eshte nje gje e pranueshme dac quheni civilizim dac na quani te prapambetur...
Sme intereson se ca ben ai person ne jeten e tij private ama te me dali ne rruge apo ta bej te hapur qe eshte i tille, per mendimin tim eshte e pa pranueshme nga nje mase e madhe e shoqerise sone, perfshire edhe une. :)
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Pe: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Uffaaaa Kjo do me cmend mua more vesh mora thuaj :mad:

Po me cte drejt do dalesh ti e te tregosh bindjet e tua sexuale cme intereson mua se ca je ti ti pse ma ben te ditur qe une jam homo kur une as qe dua te diskutoj nje gje te till ,,Pse duhet te inponohet kjo gje kur shum mir dihet qe ska per tu pranuar te pakten ne shoqerin ton shqiptare ok dakort mbase dhe ka por pse pikerisht duhet te na e ven ne ne dukje bindjen e tyre sexuale apo e kan harruar qe sa me shum te dalin hapur aq me keq esht per ta ......Ufaaa zgjohu dhe nje her o Hitler edhe homon me te mir nga veglat e vari ky .....

Po me cte drejt do dalesh ti e te tregosh bindjet e tua sexuale cme intereson mua se ca je ti ti pse ma ben te ditur qe une jam homo kur une as qe dua te diskutoj nje gje te till
Po time cte drejt del dhe me tregon bindjen tende seksuale,duke fut duart me te dashuren duke u lepire ne publik,per te treguar se je hetero??...Ske pse tregon ca je,marredhenie intime kot si thone,behen tek VENDI(ne intimitet)ndryshe le te behen ne publik e te marrin tjeter emer,marredhenie publike...
Eshte interesant se sdoni tjeret te shfaqin drejtimet e tyre seksuale e per vete keni qejf,pse??Ju duket normale e juaja dhe jo e tjereve??...Ne fakt mu sm duket normale asnjera,shfaqjet apo free show ne publik sme pelqejne,sic e tha dhe Zzinna i vetmi problem i ketyre homove eshte se duan ta bejne publike ate gje,kaq...
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Sweety ne nje histori andekdote Herodotus tregon per greket e indianet ne lidhje me ritet post mortem te trupave njerezor.
Indianet i hanin trupat e njerzve te vdekur ndersa greket i digjnin. Te dyja palet u tmerruan kur moren vesh se ca bente shoqnia tjeter edhe e mbyll kete "anektode" me shprehjen e Pindarit: "Zakoni eshte mbreti i te gjitheve"
Edhe une dua te them qe sme intereson sa normale ishin homoseksualet ne greqin e lashte apo ku ta di une se ku.. Ne shoqerine tone nuk eshte nje gje e pranueshme dac quheni civilizim dac na quani te prapambetur...
Sme intereson se ca ben ai person ne jeten e tij private ama te me dali ne rruge apo ta bej te hapur qe eshte i tille, per mendimin tim eshte e pa pranueshme nga nje mase e madhe e shoqerise sone, perfshire edhe une. :)
Sme intereson se ca ben ai person ne jeten e tij private ama te me dali ne rruge apo ta bej te hapur qe eshte i tille, per mendimin tim eshte e pa pranueshme nga nje mase e madhe e shoqerise sone, perfshire edhe une. :)
Flowmaster,per ty eshte normale qe une si hetero ta shfaq drejtimin tim seksual ne publik??Nisu nga koncepti shfaqje e intimitetit ne publik,jo koncepti shfaqje e asaj qe eshte e turpshme,duke u nisur se eshte relative,dicka per ty normale per mua eshte turp,dicka per ty turp mua me duket normale...
 
flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Titulli: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë

Flowmaster,per ty eshte normale qe une si hetero ta shfaq drejtimin tim seksual ne publik??
Jo nuk eshte normale..
 
Top