• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

BOKS-ndeshja e shekullit.biletat per ndeshjen mayweather-pacquiao arrijne ne 200-mije

cent

Banned
111111111.jpg
Bota e boksit është duke pritur me padurim datën 2 maj kur në ringun e stadiumit “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, do të ngjiten përballë njëri tjetrit Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Interesi nga publiku është i jashtëzakonshëm dhe shifrat në këtë ndeshje do të arrijnë rekorde të paimagjuneshme.

Secili prej kampionëve të ringut do të fusë në xhep të paktën 100 milionë dollarë nga kjo ndeshje, ndërkohë që “MGM Grand”, arena ku do të vendoset dueli, do të arkëtojë plot 70 milionë dollarë. Arbitri veteran i kësaj përballjeje Kenny Bayless do të marrë 25 mijë Dollarë, ndërsa secili prej treshes së gjyqtarëve do të paguhet me 20 mijë Dollarë.

Por, edhe më e çmendur bëhet situata kur flitet për biletat. اmimet fillestare shkonin deri në 10 mijë euro, ndërsa më ekonomiket shkonin jo më pak se 1400 Euro. Pjesa më e madhe e 16.500 biletave shkuan për organizatorët dhe dy rrjetet televizive që fituan të drejtën për ta transmetuar këtë event, ndërsa një numër shumë i vogël u shit në treg për tifozët.

Megjithatë, tregu i zi është tej mbushur me bileta shifra e të cilave arrinë deri në 200 mijë dollarë, por me afrimin e datës së ndeshjes, pritet të kap çmimin prej 300 mijë dollarësh.

Mayweather është sportisti më i paguar i vitit 2014 me 72 minuta në ring dhe 77 milionë euro të fituara. Por përveç shumës që do të fitojë, rreziku më i madh për Mayweather është njollosja e karrierës së tij të pastër me 47 fitore, 26 prej të cilave me nokdaun dhe asnjë humbje.

Në krahun tjetër, Pacquiao numëron 64 ndeshje me 5 humbje dhe 2 barazime. Aktualisht ai mban gjerdanin ثBO, çka do të thotë se fituesi i kësaj sfide do të dalë nga ringu me tre gjerdanë në brezin e tij.

/Newsbomb
 

Aver

VIP
Titulli: BOKS-ndeshja e shekullit.biletat per ndeshjen mayweather-pacquiao arrijne ne

Une jam per Pacquiao por kam frike se fiton Mayweather. Ky i dyti ka statistika briljante. Nga 47 ndeshje aq fitore. Asnje humbje apo barazim.
 
Top